Vangjeli do të qëndrojë, apo do të largohet…!?

0

Dy largimet e tjera që ka bërë publik për mediat vetë presidenti Ardjan Takaj, akoma nuk po ndodhin. Në fakt, pas Stojkov dhe Martins, dy emrat e tjerë që pritet të largohen tashmë janë zbuluar, janë ato të Kristi Vangjelit dhe Fatjon Sefës. Ndërkohë që për të dytin thuajse është e sigurt, për korçarin Kristi Vangjeli, e vetmja mëdyshje është, nëse do të largohet përpara Ligës së Kampioneve, apo pas saj. Zërat janë të shumta që Vangjeli mund ta ndërpresë që në këtë moment aventurën me Skënderbeun, por ka edhe zëra të tjerë që thonë se mbrojtësi i krahut të djathtë mund të luajë në Europë, gjithmonë nëse gjendet gjuha e përbashkët me presidentin Ardjan Takaj. Por është e sigurt që, nëse luan në Champions, pas saj Vangjeli do ta ndërpresë aventurën e tij, kjo edhe për arsye familjare. Kristi për momentin ndodhet me pushime me bashkëshorten e tij në disa ishuj në Greqi, ndërkohë që pret edhe lindjen e djalit të tij dhe sigurisht që ndoshta ky moment e ka detyruar lojtarin që të bëjë edhe divorcin me qytetin e tij të lindjes, qytet që i ka falur kënaqësi në sezonin e kaluar, duke fituar titullin kampion.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.