Tramexani lë Kombëtaren, ikën në Zvicër

0

Paolo Tramexani na braktis: ndihmëstrajneri i Kombëtares sonë do të lërë postin në krah të Xhani De Biazit, ashtu si edhe postin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare, për të marrë një detyrë të re, tashmë si trajner i parë, Zvicër.

Është Lugano klubi që i ka ofruar postin e trajnerit, pas pushimit nga puna të Andrea Mancos dje, për shkak të rezultateve të dobëta.

Me vetëm 18 pikë në 18 ndeshje, Lugano është në vendet e fundit në Superligën zvicerane dhe presidenti Anxhelo Renxeti ka vendosur t’ia besojë stolin Tramexanit, i cili tashmë nis një epokë të re në karrierën e vet, pasi për herë të parë bëhet trajner i parë.

Tramezzani ka luajtur për 15 vjet futboll profesionist në Itali, duke e mbyllur karrierën në vitin 2004, ndërsa në 5 vitet e fundit ka qenë ndihmës i De Biazit te Shqipëria, duke bërë një punë të shkëlqyer, sepse ka qenë një njeri shumë i besuar i trajnerit dhe ka gëzuar respektin e të gjithëve në FSHF dhe në kombëtare.

Sipas televizionit zviceran RSI, Tramexani ka arritur marrëveshjen për një kontratë 2.5-vjeçare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.