Tirana do Superioren për 100 vjetorin, thumbimi i Dinamos: Nuk i kanë fituar dot edhe aq më parë!

Dinamo po përjeton një moment shumë të keq prej disa vitesh, që nuk e meriton aspak për vetë historinë që ka. Por kjo është situata. Pavarësisht premtimeve për një ringjitje në elitën e futbollit shqiptar, kanë dalë nga Kupa që në turin e parë dhe nuk e njohin ende fitoren në Kategorinë e Parë.

Të paktën deri tani, ky duket një tjetër premtim bosh që nuk ngroh më tifozët, e jo më për të folur për vërtetësi. Ndërsa me një postim pak ditë më parë, ka ardhur edhe një thumbim për Tiranën, që dikur ishin kundërshtarë.

Bardheblutë e kërkojnë me ngulm një trofe të Superiores, sidomos në këtë sezon, pasi përkon me 100 vjetorin e klubit, pra për përvjetorin jubilar. Te Dinamo kthehen pak pas në kohë, duke thënë se Tirana ka të drejtë që e kërkon diçka të tillë, pasi më parë nuk ka mundur t’i shijojë, atëherë kur vetë Dinamo ishte në periudhën e artë. /Sport Ekspres/

Postimi nga Dinamo

“TITUJT KAMPIONË NË PËRVJETORËT JUBILARË”

Dinamo është themeluar më 1950. KF Tirana më 1920.

Çdo fund-fillim dhjetë-vjeçari ka qenë një betejë e veçantë sportive mes dy ekipeve se kush do ta fitonte titullin në sezonin që përkonte me përvjetorin jubilar të themelimit të secilit klub.

Ndaj ka të drejtë KF Tirana që do të fitojë kampionatin aktual për përvjetorin e themelimit.

Nuk i ka fituar dot dhe aq në përvjetorët e tjerë :

– 1950 – Kampion Dinamo

– 1960 – Kampion Dinamo

– 1980 – Kampion Dinamo

– 1990 – Kampion Dinamo

– 2010 – Kampion Dinamo

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online