Teuta merr frymë lirisht, “mbyt shpresat” e Elbasanit

0

Durrsakët mundin minimalisht 1-0 verdheblutë në “Niko Dovana”, me golin e vetëm të shënuar nga Hyseni në pjesën e dytë 

 

Florian Behlula

 

E diel, 12 prill 2015, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 14:00

 

Teuta – Elbasani 1-0

Shënues: Hyseni 72’

Teuta: Rizvani, E. Hoxha (Deliallisi 72’), Brahja, R. Hoxha, Kotobelli,  Kastrati (Peposhi 61’), Dita, Hyseni, Hoxhallari, Nika, Çota (Beqja 57’)

Trajner: G. Begeja

Elbasani: Ruçi, Kaçuli, Hila, Jaupi, Musta, Malindi (Grabova 62’), Toçi, Gava, Agboi (Luta 49’), Çyrbja, Lamçja

Trajner: M. Dosti

Gjyqtarë: A. Beqiri, D. Myftari, N. Bregasi

Kartonë të verdhë: Hoxhallari 67’, Nika 82’, Deliallisi 90+2’ / Malindi 21’, Hila 28’, Toçi 76’, Grabova 80’, Kaçuli 83’

 

 

Goli

72’ – Hoxhallari kroson nga një aksion nga krahu i majtë i sulmit durrsak, Hyseni gjuan me kokë, teksa portieri Ruçi ka dalë nga porta. Topi përplaset në tra dhe sulmuesi i cili e ndjek sferën që mbetet në vijën fatale, duke qenë i pambuluar e shtyn sërish me kokë për në rrjetë dhe shënon golin e fitores për Teutën

 

 

 

 

Episodet

6? – Rasti i parë i përket Teutës. Ansi Nika në afërsi të zonës merr një top dhe gjendet i vetëm përballë portierit kundërshtar, por nuk e gjen momentin e duhur për të goditur dhe Ruçi ia rrëmben sferën nga këmbët

11’ – Krosim në zonën elbasanase, por Çota nuk arrin të godasë në drejtim të portës mike

14’ – Rustem Hoxha ka një rast për shënim, por gjuajtja e tij përfundon mbi traun e portës së verdhebluve

17’ –  Bruno Dita jep një pasim të saktë për Nikën, por shkodrani i gjendur në pozicion të favorshëm brenda zone godet keq, duke shpërdoruar një mundësi të mirë për shënim

35’ – Nika nga e majta pason në zonë për Çotën, i cili i pambuluar gjuan me të majtën, por topi devijohet nga një mbrojtës në goditje këndi

38’ – Çota mund të kishte kaluar Teutën në avantazh, pasi gjendet i vetëm në zonë, por gjuajtja e tij nuk është e saktë

39’ – Kundërsulm i Elbasanit, Lamçja ka topin në zotërim, futet në zonë, por në momentin që bëhet gati të gjuajë ndërhyn Hoxha që largon rrezikun në portën durrsake

45? – Mirel Çota pasi kombinon me Nikën del i vetëm përballë Ruçit, por nuk arrin ta shmangë portierin, i cili largon rrezikun nga kuadrati i tij

59’ – Ansi Nika jep një top në zonë për të sapofuturin Beqja, por ky i fundit gjuan keq, duke mos shfrytëzuar rastin që i paraqitet

66’ – Nga a majta Kotobelli vepron bukur, kroson në zonë për Peposhin, i cili gjuan me kokë, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Ruçit

68’ – Toçi gjuan me të majtën nga jashtë zone, në pozicion ballor me portën durrsake, topi përfundon paksa mbi tra

69’ – Shtyllë për Elbasanin. Luta godet dhe mposht Rizvanin, por për fatin e tij të keq topi përplaset në shtyllën pingule të durrsakëve

73’ – Nga krahu i majtë kroson Nika, Dita gjuan bukur me kokë, por shtyllë

86’ – Teuta ka mundësinë për të siguruar fitoren. Hoxhallari gjuan në hyrje të zonës, por një mbrojtës i pret rrugën topit që po i drejtohej rrjetës

 

 

 

 

Teuta merr frymë lirisht, pasi me fitoren e arritur në shtëpi me Elbasanin e sheh veten 7 pikë nga vendi i parafundit, ndërsa verdheblutë tashmë mund të thuhet se nuk kanë asnjë shans për mbijetesë dhe sezonin që vjen do të luajnë në Kategorinë e Parë. Në “Niko Dovana” durrsakëve i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Hyseni në pjesën e dytë, për të marrë tri pikët me Elbasanin e vendit të fundit, që duhet thënë se bëri mjaft rezistencë gjatë 90 minutave.

Ndeshja – Teuta mori iniciativën që në fillim, duke treguar superioritetin në fushën e lojës që në minutat e para. Kur kishin kaluar vetëm 6 minuta, Ansi Nika pati rastin ideal për të gjetur rrjetën, por goditja e tij u bllokua nga portieri Ruçi. Tetë minuta më vonë, Rustem Hoxha bëri më të vështirën, duke e goditur topin mbi traversën e miqve, ndërsa në të 18-ën, Nika gaboi një rast të pabesueshëm me kuadratin e portës të boshatisur, por topi u ngjit mbi portën e Elbasanit. Sërish rast i artë për Teutën edhe në të 38’ me protagonist Mirel Çotën që i vetëm në zonë nuk arriti të zhbllokonte sfidën. Në krahun tjetër, Elbasani reagoi me një kundërsulm të udhëhequr nga Eri Lamçja, por mbrojtja e djemve të detit e bllokoi në momentin e fundit. Në fillimin e pjesës së dytë Hoxhallari dorëzoi një top të lehtë në duart e Ruçit. Më pas, në të 58’, Nika i dhuroi një pasim Beqjas, por ky i fundit nuk i dha fuqi goditjes i bllokuar edhe nga mbrojtësit e Elbasanit. Ardit Peposhi humbi një tjetër mundësi në të 65-ën kur topi i devijuar me kokë kaloi ngjitur me shtyllën e majtë të Ruçit. Tre minuta më pas Shamet Luta ishte shumë pranë golit, por goditja e elbasanasit u stampua në shtyllën durrsake. Ndeshja u bë më interesante pasi Bruno Dita goditi shtyllën, ndërsa Klaudio Hyseni në tentativën e dytë pasi topi u kthye nga traversa, shënoi golin e parë. Kaq mjaftoi që Teuta të kontrollonte ndeshjen deri në minutat e fundit, ndërsa Elbasani u dorëzua duke ngritur flamurin e bardhë. Tre pikë shumë të rëndësishme për ekipin durrsak që ngjitet në shifrën 26, ndërsa verdheblutë mbyllin fundin e klasifikimit me 13 pikë, ku tashmë nuk kanë shanse për shpëtim.

 

 

7 Pikë

është diferenca e Teutën nga vendi i fundit që mbahet nga Apolonia, kur kanë mbetur dhe 6 ndeshje nga përfundimi i kampionatit

 

 

 

Durrsakët shmangin mediat

Edhe pse ndaj Elbasanit skuadra e Teutës arriti të fitojë, duke konsoliduar pozitat në klasifikim, nga klubi durrsak nuk u dha deklaratë për mediat. Trajneri Gentian Begeja në fakt e ka shpallur me kohë “divorcin” me shtypin, ndërsa dje as drejtori teknik, Ilir Biturku, nuk doli të prononcohej për sfidën me Elbasanin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.