Tërbuni- Skënderbeu, Ndryshime në formacion edhe sot

0

 

Skënderbeu dje ka mbyllur përgatitjet në Durrës, në resortin “Tropikal”. Kampionët e kanë bërë seancën e fundit në orën 11:00, në mënyrë që të jenë sa më të çlodhur për ndeshjen e sotme. Ka qenë një seancë me pak ngarkesë, ku lojtarëPostst më shumë kanë punuar me topin dhe me skemat taktike. Trajneri Josa nuk ka zbuluar asgjë, por edhe sot do të kemi rotacion. Disa prej titullarëve ndaj Vllaznisë do të qëndrojnë në stol. Shehi do të jetë në portë, përpara tij Souza, Radas, Arapi dhe Abazi. Në mesfushë, Progni e nis nga e djathta, në qendër Nimaga dhe Shkëmbi, kurse në të majtë pritet të jetë Eskuerdinja. Sulmi sot pritet të ketë dyshen Olayinka-Latifi. Ky pak a shumë mund të jetë formacioni i sotëm për Skënderbeun. Disa prej titullarëve duhet të çlodhen, pasi të enjten Skënderbeu luan ndaj Beshiktashit në “Elbasan Arena”. Lilaj dhe Berisha mund të qëndrojnë në stol, ashtu si Osmani dhe Abilaliaj. Mungesat e sotme janë Salihi dhe Vangjeli.

Formacioni i mundshëm

            Shehi

 

Souza   Radas    Arapi    Abazi

 

Progni   Nimaga   Shkëmbi  Eskuerdinja

 

Latifi      Olayinka

 

 

Kampionët zgjohen në Pukë

Korçarët sot do të luajnë transfertën e dytë radhazi, ndeshjen e javës së 3-të ndaj Tërbunit. Kjo ka bërë që dje, në orën 17:00, bardhekuqtë të lënë Durrësin dhe në mbrëmje të akomodohen në Pukë. Me një fitore të mundshme ndaj Tërbunit, Skënderbeu mban  kryesimin. Kampionët e kanë vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje të radhës, ndërkohë që duhet theksuar se Skënderbeu e ka grupin për të siguruar një tjetër fitore. Korçarëve u intereson më shumë kampionati dhe nuk do që të bëjë gabime në start, siç ndodhi sezonin e kaluar, kur në fund arriti të siguronte titullin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.