Të gjithë sytë te Takaj, sot priten largimet dhe afrimet

0

Leonard TREBICKA

Në Korçë mezi presin atë që “Sport Ekspres” ka bërë të ditur dje, pra emrat e dy të larguarve të tjerë nga skuadra si dhe emrat e përforcimeve. Sipas “bosit” të kampionëve, të hënën, pra sot,  pritet të ketë zhvillime në këtë drejtim te Skënderbeu. Së pari, ai do të deklarojë emrat e dy largimeve të tjera që ka planifikuar. Martins dhe Stojkov ishin dy të parët, që u larguan nga Skënderbeu, pasi skuadra e Josës nuk i kishte në plan dy sulmuesit në fjalë. Cilët do të jenë dy të tjerët? Kjo mbetet për t’u parë pas bisedës së presidentit Takaj me trajnerin Mirel Josa. Përveç largimeve, presidenti Takaj ka premtuar se do të bëjë të ditur edhe emrat e përforcimeve të para, që pritet të jenë më shumë se dy. Në fakt, nevojë për përforcime ka sulmi. Drejtuesit janë duke u menduar mirë përpara se të deklarojnë emrat, sepse duan të bëjnë zgjedhjet e duhura. Trajneri Josa e do gati skuadrën deri më 10 qershor, kur të gjithë do të jenë në “Tropikal”, pasi pas tre ditësh do të udhëtojnë drejt Austrisë për fazën përgatitore. Që në fillim të kësaj faze trajneri e do skuadrën gati, edhe për atë se përgatitjet do të jenë një mujore për të qenë gati.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.