Zlatko Dalic

Daliç: Perishiç lojtar fantastik, ja pse po vuan tek Interi!
Ivan Perishiç nuk po kalon një moment të mirë dhe u kërkoi drejtuesve të Interit largimin. Merkato ishte në ditët e fundit të saj dhe dëshira nuk iu plotësua lojtarit, i cili do të mbyllë sezonin me ngjyrat zikaltër mbi supe.

Pavarësisht kualitetit të lartë, lojtari nuk ka dhënë atë që pritet në Serie A. Më Kroacinë e tij “fluturon”, ndërsa me Interin duket si një lojtar normal. Mbi situatën e krijuar ka folur dhe Zllatko Daliç. Trajneri, i cili dërgoi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës, ka folur për “Sky Sport.

Daliç nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur gjatë merkatos së janarit, ndërsa thur elozhe për Perishiç. 30-vjeçari mbetet një lojtar fantastik dhe do të ketë gjithmonë besimin dhe mbështetjen e trajnerit të kombëtares kroate, i cili e mbyll prononcimin e tij dhe me një koment për Marselo Brozoviç.

“Nuk mund të flas për çfarë ka ndodhur gjatë merkatos, por Ivan ka mbështetjen time të plotë. Ai është një futbollist fantastik, por nuk është asnjëherë e lehtë të jesh në formë të mirë pas një Botërori të madh. Ai ka luajtur shumë mirë me ne, ka bërë një punë të madhe gjatë gjithë Botërorit, ndërsa nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Brozoviç? Marselo ka dhënë 100% në Rusi. Shtatë ndeshje fantastike, që treguan se kush është roli i tij më i mirë, sepse i lejon të luajë me topin dhe t’i japë ritëm aksioneve”, përfundon Zllatko Daliç.

Arrihet marrëveshja, Daliç e Shuker shtrëngojnë duart
Kroacia shkoi deri në finale të Kupës së Botës dhe sigurisht është një arritje e madhe. Pas suksesit të arritur në Rusi u përfol shumë në lidhje me të ardhmen e trajnerit Zlatko Daliç, i cili mendohet se do të largohej për të provuar sfida të reja. Gjithsesi nuk do të ndodhë kështu, pasi ish-trajneri i Dinamos së Tiranës ka pranuar të rinovojë kontratën.

“Ishte e rëndësishme të flisja hapur me presidentin për të gjitha temat. E falënderoj Davorin që ka kuptuar ato që nuk u kam konsideruar korrekte. Mendoj se i kemi zgjidhur të gjitha këto çështje dhe shoh përpara për sfida të reja”, ka deklaruar për HNS Zlatko Daliç.

Zyrtarizimi i tij pritet të vijë më 20 gusht, pasi do të duhet të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i Federatës Kroate të Futbollit për të vendosur gjithçka. Presidenti Davor Shuker gjithashtu ka folur për marrëveshjen e arritur.

“Ishte këndshëm të kujtoje gjithë momentet e bukura që përjetuam gjatë Kupës së Botës. Medalja e argjendit është një dëshmi se të gjitha ata që kanë qenë të përfshirë në këtë arritje kanë bërë një punë të shkëlqyer. Jam i lumtur që kemi folur haptazi për atë që do të jetë më e mira për të ardhmen. Do të shkojmë më tej me suksese të reja”.