Zhoze Murinjo

Ka probleme familjare, Murinjo refuzon një “thes” me para
Zhoze Murinjo prej disa muajsh është i papunë. Përkundër kësaj, asnjë ofertë nuk ka ardhur në drejtim të tij nga gjigantët evropianë. Të gjitha skuadrat e mëdha janë sistemuar me trajnerët e tyre dhe Murinjos i duhet të shohë për të tjera alternativa. Sipas medieve angleze, Kina ishte një mundësi konkrete për portugezin.

“The Telegraph” raporton se Murinjo ka biseduar në lidhje me marrjen e stolit të klubit kinez të Guangzhu Evergrande. Tekniku është parë të takohet me kryetarin e klubit aziatik. Atij i është propozuar stoli i skuadrës më të madhe në shtetin gjigant dhe në këmbim të kësaj i janë ofruar shumë para në tavolinë.

Gjithsesi, e njëjta medie shprehet se negociatat nuk kanë evoluar aspak, kjo për shkak të refuzimit të menjëhershëm nga ana e “Special One”. Murinjo thuhet të mos e ketë marrë aspak në konsideratë prpozimin, pavarësisht respektit për drejtuesit e klubit. Shkaki i hedhjes poshtë të kësaj ofertë janë arsyet familjare.

Murinjo: Junajtid nuk shënonte as në 900 minuta, jo më në 90!
Ndodh në futboll që një skuadër të humbë “fillin” dhe të jetë aq e turbullt sa të mos arrijë të shënojë edhe nëse kundërshtari i lë mjaft hapësirë. Zhoze Murinjo është një trajner, që bashkë me ekipin e tij e lë sfiduesin të shpalosë talentin dhe e godet në momentin më të papritur.

Sigurisht kjo nuk funksionon gjithmonë, por në 15 gushtin e vitit 2004 ka rezultuar mjaft efikase. Çelsi kishte “Special One” në drejtim dhe në hapjen e Premier Ligës përballej me Mançester Junajtid. Blutë fituan 1-0, me djemtë e Ferguson, që nuk ishin aspak vetvetja.

Gjatë një interviste, Murinjo e kujton me nostalgji atë ndeshje. Gjatë përshkrimit të atyre kujtimeve, ai shprehet se Junajtid nuk do të arrinte të shënonte edhe sikur ndeshja të përfundonte pas 900 minutash. Atë sezon Çelsi u shpall kampion dhe Junajtid u renditën të tretët.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme sepse ishte ndaj një rivali direkt. Nëse ti humbet pikë ndaj kundërshtarëve për titull, nuk mund të dalësh i pari. Kishim bërë një parapregatitje shumë intensive. Në të tilla ndeshje duhet të japësh maksimumin, të gjithë potencialin tënd në çdo sekondë.”

“Në atë përballje ne e bëmë këtë gjë. Në një moment mendova se ndeshja është 90 minuta, por Junajtid nuk do arrinte të shënonte as në 900 minuta. Në ishim të destinuar ta fitonim atë sfidë”, u shpreh Murinjo.

“Nuk janë shifra normale, i ka të gjitha”, një portugez mahnit Murinjon!
Bruno Fernandez ka mrekulluar gjithë Europën me paraqitjet e tij këtë sezon. 24-vjeçari, edhe pse një mesfushor, ka arritur ta dërgojë plot 20 herë topin në rrjetë me Sportingun e Lisbonës. Kjo formë e jashtëzakonshme e tij ka bërë që tre klube të mëdha angleze të përplasin brirët për të.

Mançester Siti, Liverpul dhe Junajtid janë gati të boshatisin kasafortën për të bërë të tyrin portugezin. Edhe Zhoze Murinjo është i befasuar nga aftësitë dhe forma e bashkëkombasit të tij. “Special One” shprehet se mesfushori ka aftësi të një lojtari të madh.

“Jam i habitur nga sezoni i Bruno Fernandez. Mund të parashikohej cilësia e tij sepse ai është një lojtar shumë i mirë, por shënoi një numër të madh golash. Aq rrjeta për një mesfushor nuk janë shifra normale. Që ta bësh këtë duhet të kesh instikt dhe shumë cilësi. Ai i ka të gjitha. Godet mirë, ecën mirë me topin dhe ka saktësi në finalizim. E gjen gjithmonë një hapësirë kur është ballë për ballë me portierin”, u shpreh Murinjo.

Tre alternativa për stolin e Juves, propozimi i fundit intrigon jo pak
Maks Alegri është drejt largimit dhe tre janë alternativat e Juventusit. Shanset e rikthimit të Antonio Kontes janë zvogëluar. Ai pëlqehet shumë nga Nedved dhe Paratiçi, por Andrea Anjeli mendon ndryshe. Presidenti nuk e ka harruar akoma ndarjen e keqe 5 vite më parë dhe ka vënë veton kundër këtij rikthimi.

Dy janë dëshirat e mëdha: Mauricio Poçetino dhe Didier Deshamp. Argjentinasi i Totenhemit pëlqehet shumë. Largimi i tij nga Spurs duket i sigurt pas fjalëve të vetë trajnerit pas kualifikimit në finalen e Champions Ligës.

“Dëshironi të dini nëse mendoj të largohem nga Totenhemi, nëse fitojmë Champions Ligën? Po, e konfirmoj se do të largohem. Mund të largohem edhe nëse e humbasim finalen”.

Kandidat i fortë është edhe trajneri francez. Deshamp e njeh mirë ambientin dhe mentalitetin bardhezi, pasi ka luajtur dhe drejtuar Juven më parë. Problem mbetet kontrata e tij me kombëtaren franceze dhe fakti që dëshiron të luajë Europianin 2020.

Emri i tretë quhet Zhoze Murinjo. Portugezi është propozuar nga Horge Mendes, agjenti i tij. “Special One” është një trajner fitues dhe intrigon jo pak, ndërsa problem mbetet fakti që është shumë më tepër interist se duhet dhe deklaratat thumbuese që ka bërë gjithmonë për bardhezinjtë.

Alternativa të tjera janë edhe Simone Inzagi me Sinisa Mihajloviç. Megjithatë, më parë duhet larguar Alegri dhe pastaj do të nisë ofensiva për të gjetur trajnerin e ri të Juventusit.

Murinjo: Ajaksi eliminoi ekipe “big”, ndërsa Totenhemi jo. Ja kush triumfon në fund
Zhoze Murinjo ka analizuar dy surprizat e bukura të Champions Ligës: Ajaksin dhe Totenhemin. Trajneri portugez vazhdon me parashikimet e tij. Kësaj radhe flet për fituesit e mundshëm dhe “thumbon” Pep Guardiolën.

Në prononcimin e bërë për “Russia Today”, trajneri i njohur, parashikimet e të cilit kanë dalë deri tani, ka një ndjesi të mirë për Ajaksin dhe Totenhemin. Ai shpreson që kupën ta fitojnë një nga këto dy ekipe, që do të përballet në finale me Barcelonën ose Liverpulin.

“Ekipet që mbërrijnë në gjysmëfinale kanë nga 25% mundësi për të fituar trofeun. Nuk do të habitesha nëse fitues do të shpallej Ajaksi ose Totenhemi. Epo, ndoshta do të befasohesha pak, por një nga këto dy ekipe do të jetë në finale, duel që cilësohet si ndeshja e jetës për të gjithë.

Siti-Totenhem 4-3

Mendoj se Ajaksi dhe Totenhemi po ëndërrojnë për të fituar Chamions Ligën dhe të dy ekipet kanë arsye të forta për ta bërë diçka të tillë. Ajaksi është ‘vrasësi’ i ekipeve të mëdha, ndërsa për Totenhemin nuk mund të themi të njëjtën gjë, sepse Siti nuk ka traditë të madhe suksesi në Champions. Gjithsesi, ata mbeten një ekip i madh në Angli, por Totenhemi i nxori jashtë”, përfundon Zhoze Murinjo.

“Zhoze ndryshon me Murinjon, sa keq që shumica njohin të dytin! Për lojtarët jam… bastard!”
Zhoze Murinjo nuk ka vendosur akoma për të ardhmen. Po përflitet prej kohësh për një rikthim të tijin tek Interi, por Antonio Konte mbetet favorit për t’u ulur në stolin zikaltër. Portugezi ka dhënë një intervistë për “DAZN”, që do të publikohet me datë 24 prill.

Një pjesë e vogël është bërë publike në mediat italiane, aty ku “Special One” për trajnerin Murinjo dhe njeriun Zhoze. Në fund zgjedhja midis të dyve dhe epiteti që do të përdornin lojtarët e tij për të.

“Zhoze është një njeri i qetë, i ndjeshëm dhe mendon shumë për të tjerët. Si trajner është pragmatik, emocionalisht inteligjent, por edhe dominues. Mua më pëlqen shumë Zhoze si njeri dhe është mëkat që shumica më njohin më shumë si trajner sesa si një njeri. Çfarë termi do të përdornin lojtarët e mi për mua? Bastard…”, përfundon trajneri i famshëm.

Murinjo: Barcelona ose Juvja mund të eliminohet, ju shpjegoj pse!
Zhoze Murinjo është i dashuruar vetëm pas fitoreve, sidomos atyre në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Portugezi ka fituar dy herë Champions Ligën me Porton dhe Interin. Aktualen po e shijon nga televizori, sepse për momentin është pa ekip.

Futbolli është bërë i paparashikueshëm, në fakt kështu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. “Special One” ka komentuar ndeshjet e kthimit çerekfinale për “Russia Today”. Juventusi dhe Reali i Madridit shihen me një këmbë në gjysmëfinale nga opinioni i gjërë.

Bardhezinjtë barazuan 1-1 në Holandë kundër Ajaksit, ndërsa Barcelona fitoi 0-1 në “Old Trafford” përballë Junajtid vendas, por një prej tyre mund të eliminohet mbrëmjen e sotme.

“Tani asnjë ekip nuk niset i eliminuar pas ndeshjes së parë. Juventusi dhe Barcelona kanë një avantazh të vogël. Megjithatë, nuk do të befasohesha nëse një prej tyre do të eliminohej. Rezultatet po na tregojnë se të gjitha ekipet luajnë në ndeshjet e kthimit pa e patur mendjen te ndeshja e parë. Askush nuk niset me idenë që ka marrë fund.

Mançester Siti-Totenhem? Është një parashikim shumë, shumë i vështirë. Mund të them që Siti është favorit, por me shumë dyshime. Do të jetë një ndeshje e ashpër, por Totenhemi mund t’ia dalë që të kualifikohet. Duhet ta pranojmë se të gjitha ekipet kanë nga 12.5% mundësi për të fituar kupën”, përfundon Zhoze Murinjo.

“Rilindja” e De Brujn: Se harroj bisedën me Murinjon, u shtanga kur hapi letrat!
Kevin De Bryjn ka zbuluar një nga momentet që i ka dhënë mundësi të jetë ky lojtar që është sot. Ky moment është një bisedë me ish-trajnerin e tij te Çelsi, Zhoze Murinjo. Londinezët e patën blerë belgun nga skuadra e Genk në vitin 2012. Te blutë ai nuk arriti të gjente hapësira dhe regjistroi vetëm 9 ndeshje zyrtare.

Belgu vendosi të largohej dhe e bëri. U ble nga Volsburgu për 22 milionë euro, ku fitoi vendin e titullarit dhe u shndërrua në një yll. Mançester Siti e mori nga “ujqërit” gjermanë për plot 74 milionë euro, duke u bërë një nga blerjet më të shtrenjta për “qytetarët”.

27-vjeçari kujton si një moment kyç kalimin e tij nga Çelsi te skuadra gjermane. Pasi lojtari kishte kërkuar largimin nga “Blutë e Londrës”, Zhoze Murinjo e kishte ftuar në zyrën e tij për të parë atë çfarë mesfushori kishte bërë për skuadrën.

Trajneri ishte treguar i sinqertë me djaloshin. Portugezi ishte shprehur se ai ishte zgjedhja e pestë apo e gjashtë, pasi statistikat e lojtarëve të tjerë ishim shumë më të mira. De Bryjn më pasi i kishte kërkuar largimin dhe Murinjo me keqardhje e kishte lejuar.

“Një bisedë më Murinjon mendoj se është momenti i dytë më i rëndësishëm në karrierën time. Ai më thirri në zyrë. Kishte disa letra në dorë dhe tha: ’Një asist, zero gola dhe dhjetë rikuperime të topit’. Mu desh një minutë për ta kuptuar. Më pas filloi të lexonte statistikat e lojtarëve të tjerë si Uillian, Oskar apo Mata. Ato kishin shifra si 5 gola, 10 asiste, diçka e tillë.

Unë i thashë se disa prej këtyre lojtarëve kanë luajtur 20 ndeshje, ndërsa unë vetëm tre të tilla. Më foli mbi idenë e një huazimi. Pastaj u shpreh: ’Nëse Mata largohet, ti do kalosh nga zgjedhja e gjashtë në të pestën’. I thashë se ndihem sikur klubi nuk më dëshiron dhe dua të më shesësh.

Mendoj se në atë moment Murinjo ishte disi i zhgënjyer. Gjithsesi, them se e kuptoi se më nevojiteshin minuta. Klubi më shiti dhe mori më shumë para se sa shpenzoi për mua. Në Volsburg gjeta një situatë shumë më të mirë”, përfundon ylli i Mançester Sitit.

Murinjo nuk fshihet: Bundesliga të entuziazmon, më pëlqen… Dortmundi
Zhoze Murinjo po pret me padurim rikthimin në stol. “The Special One” është i dashuruar pas sfidave të reja. Flitet shumë për të ardhmen e tij. Italia dhe Franca janë dy opsione reale, por portugezi ka shfaqur interes për kampionatin gjerman.

Në një prononcim për “Bild”, Murinjo i “shkel syrin” Borusias së Dortmundit dhe “snobon” Bajernin e Mynihut. Ai tregon një detaj interesant në lidhje me presidentin Vacke, ka një koment për Niko Kovaç, trajnerin e ekipit bavarez, dhe tregon se çfarë i pëlqen më shumë nga Bundesliga.

DORTMUNDI – “E admiroj punën e drejtuesve të Borusias së Dortmundit. Vacke ka besuar tek unë kohë më parë, duke më marrë mendimin për një futbollist dhe një trajner, të cilët i njoh mirë. Unë jam i ndershëm dhe i bëra vlerësimin më të mirë të mundshëm. Që nga ajo ditë kemi patur një respekt të madh për njëri-tjetrin.”

KOVAÇ – “Shpresoj që të qëndrojë, sepse ka punuar shumë për të mbërritur në këto nivele. Është e vështirë të mendosh se Bajerni mund ta humbasë titullin. Ata kanë shumë eksperiencë për të kontrolluar fatin e tyre në Gjermani.”

BUNDESLIGA – “Është një kampionat entuziazmues. Skuadrat po përmirësohen shumë në aspektin taktik. Ka një organizim shumë të mirë dhe stadiumet mbushen plot. Bundesliga është me të vërtetë shumë interesante.”

Në Francë janë të sigurt, zbulojnë të ardhmen e Murinjos
Zhoze Murinjo dëshiron rikthimin në Serie A. Portugezi drejtoi në mënyrë të suksesshme Interin për dy sezone, aty ku fitoi dhe tripletën e famshme në vitin 2010.

Interi dhe Roma janë dy klubet e interesuara nga kampionati italian për 56-vjeçarin. Në garë për shërbimet e tij janë edhe Bajerni i Mynihut me Lionin, por trajneri mund të transferohet në Itali.

Murinjo me trofeun e Champions në 2010, vit në të cilin Interi fitoi tripletën

“Telefoot” raporton se dëshira e Murinjos është rikthimi në futbollin italian dhe se ai ka nisur kontaktet me këto dy klube. Ai është zgjedhja e parë e Interit për zëvendësimin e Spaletit në fund të sezonit, edhe pse Marota preferon Antonio Konten.

Nga ana tjetër është Roma. Xhejms Palota, presidenti i klubit verdhekuq”, është gati që të nisë një projekt ambicioz dhe dëshiron ish-trajnerin e Mançester Junajtid në krye të stolit. Gjithsesi, ekipi kryeqytetas duhet të sigurojë kualifikimin në Champions në fillim dhe pastaj mund të arrijë akordin me trajnerin nga Setubali.

E bujshme nga Franca, një emër i madh për stolin e Bajernit
Bajerni do të shpenzojë shumë në merkaton e verës. Brezi fitues po shkon drejt plakjes, disa janë larguar, të tjerë si Roben po luajnë ndeshjet e fundit dhe në Bavari nevojiten lojtarë të rinj kualitativë.

Presidenti Hënes paralajmëroi që klubi nuk do të kursehet në merkato dhe sinjalet e parë janë dhënë. Pavard dhe Hernandez janë goditjet e para, me francezin që është blerja më e shtrenjtë në historinë e rekordmenëve gjermanë.

Niko Kovaç është drejt largimit. Kroati nuk ka bindur dhe në stol mund të ulet një emër i madh. Siç raporton francezja “Footmercato”, Bajerni po mendon për Zhoze Murinjon! Portugezi e ka shprehur gjithmonë që kërkon një klub ambicioz, që nuk kursehet në merkato dhe që synon fitimin e trofeve.

“Special One” do ishte dakord të provonte këtë aventurë. Drejtuesit e klubit e monitorojnë prej kohësh dhe Salihamixhiç është gati të nisë kontaktet me Murinjon. Problem mbetet stili i tij ultra difensiv, që bie ndesh me filozofinë sulmuese të ekipit bavarez. Megjithatë, portugezi mbetet një mjeshtër në profesionin e tij dhe Bajerni mund t’i besojë stolin me qëllimin për t’u rikthyer te fitimi i Champions Ligës.

“Thumbimet” e Murinjos: Zidan i duhuri për Realin, por tani i nis karriera!
Zhoze Murinjo po pret me padurim rikthimin në stol. Portugezi u shkarkua në dhjetor nga Mançester Junajtid, ndërsa ka refuzuar 3-4 oferta gjatë kësaj periudhe. “Special One” është një trajner që ka fituar titullin kampion në katër vende të ndryshme (Portugali, Angli, Itali, Spanjë), ndërsa ka fituar Champions Ligën me Porton dhe Interin.

Në një prononcim për “Canal +”, Murinjo flet për dëshirën për t’u rikthyer sa më shpejt në një klub ambicioz dhe nuk i kursen thumbimet për Zinedin Zidan, trajnerin francez që fitoi Champions Ligën tre herë rresht me Realin e Madridit.

“Më mungojnë stërvitjet gjithnjë e më shumë, ditë pas dite. Nuk mund ta fsheh diçka të tillë. Dua të fitoj një kampionat të pestë dhe një tjetër Champions me një klub të tretë. Zidan? Mendoj se ai është personi më i mirë për Realin, por nuk mund të flasim ende për një karrierë të tijën. Ai arriti në një kohë të shkurtër atë që nuk e ka arritur askush më parë, domethënë, fitimi i tre Champions Ligave rresht. Zizu po ndërmerr një hap në karrierë. I duhet të ndërtojë një skuadër, të marrë vendime, të blejë dhe të shesë lojtarë, të stërvisë dhe t’i japë një filozofi loje skuadrës”, komenton Zhoze Murinjo.

Krenaria e Murinjos: Vetëm unë kam mposhtur Juventusin!
Zhoze Murinjo po shijon pushimet, po studion dhe po qetësohet. Një trajner nuk mund të qëndrojë gjatë larg stolit dhe portugezi është gati për t’u rikthyer në sezonin e ri.

Ai po bën edhe rolin e opinionistit, ndërsa analizat e tij janë gjithmonë interesante. Mou ka folur për “RT”, duke mos i kursyer batutat për bardhezinjtë. Juventusi ka pësuar vetëm një humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni. Ishte 7 nëntori i vitit të kaluar, kur Murinjo dhe Mançesteri i tij befasonin në fund vendasit me golat e Matës dhe Bonuçit (autogol).

“Unë mbetem i vetmi, i cili kam fituar në Torino përballë Juventusit në këtë sezon”, thekson plot krenari trajneri portugez. Marrëdhëniet e tij me tifozët bardhezi nuk janë aspak pozitive.

E kaluara e portugezit si interist ndikon, ndërsa tifozët e “Zonjës së Vjetër” ofenduan gjatë gjithë ndeshjes Murinjon. Ky i fundit duroi deri në fund, riktheu rezultatin dhe iu përgjigj atyre me dorën në vesh dhe ironinë në fytyrë.

Jetoi dy vite rresht në hotel, fatura e Murinjos do t’u shtangë
Gjatë qëndrimit për dy vite e gjysmë te Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo mori një vendim që çuditi shumë vetë. Portugezi ka grumbulluar një pasuri prej qindra miliona dollarësh dhe për të nuk do të ishte sforcim nëse do të blinte një vilë në qytetin në veri të Anglisë, por jo Murinjo zgjodhi të bënte diçka krejtësisht të veçantë…

Për dy vite e gjysmë, trajneri i Mançester Junajtid ka jetuar në suitën luksoze të një hoteli shumë pranë qendrës së qytetit të Mançesterit. Suita ku jetoi portugezi ishte me sipërfaqe 90 metra katrorë dhe e kompletuar në çdo aspekt.

Së fundmi media britanike “The Daily Mirror” ka zbuluar se fatura totale e portugezit në hotelin luksoz i kalont 800 mijë paundë. Shumë e çmendur, por s’duhet të harrojmë se Murinjo paguhej 12 milionë euro në sezon nga “djajtë e kuq”.

VIDEO | Murinjo specialist i rrëzimeve, shikoni çfarë i ndodh!
Në dhjetor drejtuesit e Mançester Junajtid vendosën të shkarkonin Zhoze Murinjon dhe ai po shijon pushimet. Portugezi është ftuar së fundmi në Rusi për të ndjekur një ndeshje hokeji.

Atij iu dha e drejta për të qenë në pistë përpara fillimit të ndeshjes mes Shën Petersburg dhe Omsk. Pasi ka sinjalizuar fillimin e duelit si një arbitër boksi, Murinjo është nisur të largohet, kur befas ka rrëshqitur në pistën e akullt. Të dy kapitenët kanë nxituar menjëherë për ta ngritur trajnerin e famshëm.

Një gjë e tillë i ndodhi dhe para pak kohës në një aeroport, ndërsa tashmë nuk ka patur dhe aq shumë faj, sepse në akull është gjithmonë e vështirë të mbash ekuilibrin.

He has form pic.twitter.com/JaSGCh9r6W

— Sensiblefootball (@sensiblefootbal) February 4, 2019

Murinjo shfajësohet: Guardiola dhe Klop patën mbështetje, unë jo
Zhoze Murinjo ka dhënë një intervistë të gjatë për “Bein Sports”, ku ka hedhur disa akuza ndaj drejtuesve të Mançester Junajtid. Sipas portugezit ai nuk pati mbështetjen për të marrë lojtarët që ai dëshironte te Junajtid dhe për këtë ai përdor si krahasim dy kolegët e tij Pep Guardiola dhe Jyrgen Klop.

“Sezoni i parë i Guardiolës në Angli ishte shumë i vështirë. Ai kishte një ekip kampionësh me lojtarë si Kompani e Aguero dhe në fund u rendit në vendin e katërt. Megjithatë në atë sezon ai mori disa vendime shumë të rëndësishme, që u mbështetën plotësisht nga drejtuesit e klubit. Për shembull: Ai nuk donte Zabaletën, Sanjan, Kolarovin dhe Klishin. Në një merkato vere ai largoi katër mbrojtës krahu dhe mori katër të tjerë: Uallkër, Danilo, Mendi dhe dikë tjetër.”

“Përsa i përket Klop. Sa prej këtyre lojtarëve ishin te Liverpuli para se Klop të emërohej trajnert. Van Dijk, Robertson, Salah, Mane, Alison. Nëse je një menaxher që ke mundësi të zgjedhësh lojtarët që t’i beson se mund të marrësh lojtarë që mund të ndjekin idetë e tua, atëherë gjithçka ndryshon është shumë e thjeshtë”, përfundoi Portugezi.

Runi thumbon Murinjon: Diçka duhet të ndryshonte, ja çfarë më thanë lojtarët
Shkarkimi i Zhoze Murinjos nga stoli i Mançester Junajtid dha frytet e para. Ole Gunar Solskjaer ka marrë detyrën e trajnerit deri në fund të sezonit dhe norvegjezi debutoi me një fitore fantastike kundër Kardifit në transfertë. 1-5 për “Djajtë e Kuq” dhe tashmë të gjithë janë më të lumtur.

Uejn Runi ka folur për “BT Sport”, duke thumbuar trajnerin portugez. Raportet e Murinjos me një pjesë të lojtarëve ishin në pikën zero dhe kjo është diçka shumë e keqe për një ekip futbollit. Sulmuesi i famshëm, i cili mbylli sezonin në SHBA me DC United, mendon se klubi mori vendimin e saktë dhe është kurioz të shohë Solskjaerin dhe reagimin e ekipit në vijim.

SHKARKIMI – “Po, diçka duhet të ndryshonte dhe mendoj se është marrë vendimi i duhur. Klubi i ka dhënë detyrën e trajnerit Solskjaerit deri në fund të sezonit dhe do të shohim se si do të shkojë, ndërsa drejtuesit po kërkojnë një trajner të ri. Mbi të gjitha, do të tentojnë të gjejnë trajnerin e duhur kësaj radhe… ”

PROBLEMET – “Natyrisht, dëgjoj shpesh shumë persona nga Junajtid dhe sigurisht që kam folur shumë me ta gjatë kësaj jave. Duhet të shkojë gjithçka mirë që një klub të ketë sukses. Stafi teknik duhet të jetë i lumtur në fushat e stërvitjes, po ashtu duhet të ndihen dhe lojtarët. Kjo është tepër e rëndësishme, por mendoj se raporti midis stafit teknik dhe lojtarëve nuk ka qenë i mirë.

SOLSKJAER – “Mendoj se ai është zgjedhja e duhur për Junajtid, duke parë që i jep kohë klubit të zgjedhë trajnerin e ri për në verë. Në të njëjtën kohë është interesante të shohim se si Ole (Solskjaer) do ta vendosë skuadrën në fushë dhe si do i përgjigjen lojtarët, të cilët reaguan me një fitore të bukur me Kardifin.”

“Perez e adhuron Murinjon, do të kthehet në Madrid”
Gjatë ditës së djeshme, Mançester Junajtid e shkarkoi Zhoze Murinjon nga posti i trajnerit të ekipit. Një gjë e tillë pritej, ndërsa e ardhmja e portugezit mund të jetë Spanja. Ai ka drejtuar më parë Realin e Madridit gjatë sezoneve 2010-2013 dhe mund të rikthehet përsëri aty.

Florentino Perez ka mbetur i lidhur me Murinjon dhe tashmë e ka rrugën e lirë për të arritur akordin e dytë me të. Kreu i Realit nuk po arrin të gjejë një trajner të madh për klubin e tij, që për momentin drejtohet nga Santiago Solari.

Predrag Mijatoviç

Predrag Mijatoviç, ish-sulmuesi i Realit, ka folur për “Cadena Ser”, duke shpjeguar mundësitë e kalimit të Murinjos në kryeqytetin spanjoll. Malazezi ishte pjesë e komentatorëve të ndeshjes së Realit kundër Kashimës në Botërorin e klube, nga ku bëri deklaratën e fortë.

“Unë nuk e di në përqindje, por ka shumë mundësi të ndodhë kjo që po them. E di që Florentino Perez e adhuron Murinjon dhe mendoj se çdo herë që ndërron ndonjë trajner, i pari që i vjen në mendje për ta ulur në stol është portugezi. Ka shumë mundësi që Murinjo të rikthehet te Reali i Madridit”, përfundon Predrag Mijatoviç, i cili ishte heroi i Realit me golin e shënuar kundër Juventusit në finalen e Champions Ligës së vitit 1998.

Pronarët e Junajtid marrin vendimin, ja trajneri i ri
Drejtuesit e Mançester Junajtid nuk kanë humbur kohë për të caktuar zëvendësuesin e Zhoze Murinjos. Në mëngjesin e ditës së sotme në mediet angleze filluan të qarkullonin lajme se trajneri i ri i “djajve të kuq” do të ishte norvegjezi Ole Gunar Solskjaer.

Sipas gazetarit të “ESPN”, Mark Ogden, vendimi është marrë dhe Solskjaer do të prezantohet ditën e nesërme. Ish-sulmuesi i Junajtid, ka punuar të shkuarën si trajner i skuadrës rezervë të klubit anglez, ndërsa prej tre vitesh trajnon klubin e Moldes në vendlindje.

Ole Gunar Solskjaer

Solskjaer ka pasur një eksperiencë të shkurtër në kampionatin anglez në vitin 2014, kur iu besua pankina e klubit uellsian të Kardifit. Sipas “ESPN”, Solskajer do të firmosë një kontratë 6 mujore, e do t’i lërë vendin një trajneri me emër, që do të zgjidhet në muajt në vazhdim nga kryesia e klubit ndërsa objektivi tjetër i Junajtid do të jetë emërimi i një drejtori sportiv, pozicion ky, që nuk ka ekzistuar më parë te djajtë e kuq, për shkak se gjithçka i është lënë në dorë trajnerit.

E kush tjetër përveçse tij? Ironia e Pogba për shkarkimin e Murinjos
Dikush është mërzitur nga fundi i aventurës së Zhoze Murinjos me Mançester Junajtid, por ka dhe nga ata që janë gëzuar. Njëri prej tyre është Pol Pogba dhe kjo nuk është një befasi. Mesfushori francez nuk arriti të krijonte kurrë një marrëdhënie normale me trajnerin portugez, ndërsa tashmë është larguar “armiku” i tij.

Kampioni i botës në fuqi ka qenë i pari që ka reaguar pas shkarkimit të Murinjos. Pogba ka postuar në rrjetet sociale një foto duke buzëqeshur, por ai e ka fshirë atë pas disa momentesh. Megjithatë, foto e tij ka bërë xhiro nëpër rrjet, edhe pse mesfushori e ka fshirë postimin.

Postimi i Pogba (më pas i fshirë)

“Komentojeni vetë” ka shkruar Pogba, ndërkohë që ka zgjedhur një foto pikante, ku shfaqet duke buzëqeshur me ironi. Mesazhi i tij është i qartë, ai fitoi “luftën” me ish-trajnerin e tij dhe kjo gjë e ka gëzuar. Por, dikujt në klub mund të mos i ketë pëlqyer kjo gjë dhe lojtari e ka fshirë postimin. Por, ai e bëri të vetën dhe nuk mund të mos rrinte pa e shprehur lumturinë e tij për largimin e trajnerit…

Kur shkarkimi të mbulon me “ar”, tre kandidatë për pasuesin e Murinjos
Zhoze Murinjo firmosi me Mançester Junajtid me 27 maj të vitit 2016 dhe të gjithë tifozët e “Djajve të Kuq” u gëzuan, pasi menduan se klubi kishte arritur të gjente pasardhësin perfekt të Sër Aleks Ferguson. Skocezi është një legjendë e vështirë për t’u zëvendësuar dhe ashtu ndodhi.

Aventura e portugezit me klubin e famshëm nuk zgjati shumë dhe sot erdhi shkarkimi i tij. Prej kohësh stoli i 55-vjeçarit ishte në rrezik dhe shkaqet janë të shumta. Mungesë rezultatesh, lojë e vakët dhe defensive, ndërkohë që te Junajtid ishin mësuar me një tjetër stil futbolli. Por, ndikim në këtë vendim pati dhe marrëdhënia e vështirë e Murinjos me lojtarët e ekipit dhe mos menaxhimi i mirë i situatës.

“Djajtë e Kuq” renditen në vendin e gjashtë me 26 pikë pas 17-të javëve. Diferenca me Liverpulin kryesues është 19 pikë dhe kjo është nisja më e keqe e sezonit në 28 vitet e fundit për ekipin nga Mançesteri.

Paga e madhe e trajnerit mbetej një problem dhe kjo çoi në vonesën e shkarkimit të tij. Të dy palët luajtën shah, por drejtuesit e Junajtid nuk duruan më dhe sot e shkarkuan trajnerin. Siç raporton “The Sun”, ata do të detyrohen t’i paguajnë tashmë ish-trajnerit të tyre plot 24 milionë sterlina. Murinjo rinovoi në janar të këtij vitit kontratën deri në vitin 2020 dhe gjithçka ishte e parashikuar, nëse ai do të shkarkohej.

Nga ana tjetër, kanë dalë në skenë dhe emrat e parë që mund të pasojnë portugezin në stolin e Junajtid. Zinedin Zidan mbetet favoriti kryesor, i ndjekur nga Antonio Konte dhe Mauricio Poçetino. Dy të parët janë në avantazh, pasi për momentin janë trajnerë të lirë, ndërsa argjentinasi do të mbyllë sezonin me Totenhemin. Kandidatë për stolin janë dhe dy francezët: Lorent Blank dhe Arsen Venger.

Elozhet e Murinjos: Salah ishte i brishtë, tani është një fuqi bërthamore!
Mançester Junajtid viziton Liverpulin, ndërsa të gjithë janë gati për të shijuar klasiken e famshme të futbollit anglez. Zhoze Murinjo ka folur për ndeshjen e vështirë, duke u ndalur te Mohamed Salah.

Portugezi ka punuar me sulmuesin egjiptian te Çelsi. Salah nuk ishte ky lojtar që njohim sot, ndërsa shpërthimi i tij filloi kur kaloi në huazim te Fiorentina. Më pas Roma dhe tashmë Liverpuli, aty ku është kthyer.

Salah dhe Murinjo kur ishin pjesë e Çelsit

“Salahun që njihja te Çelsi ishte një premtues, ndërsa sot është një nga më të mirët në botë. Që nga ai moment, ai është rritur në mënyrë të pabesueshme në të gjitha aspektet. Ishte një djalosh i brishtë dhe i shpejtë. Sot është i fortë, i shpejtë dhe fizikisht është fantastik. Nuk ishte gati psikologjikisht për kampionatin anglez, pasi vinte nga një klub i vogël zviceran. I kam dhënë shansin të luajë në stadiumin e Totenhemit dhe Mançester Sitit, por ishte tepër për të. Tani ai luan kudo, në Barcelonë, Madrid dhe është pak a shumë tipi ‘unë jam Momo Salah dhe nuk kam frikë nga askush’. Liverpuli ka shumë pika të forta, por Salah është një fuqi bërthamore”, përfundon trajneri portugez i “Djajve të Kuq”.

Merret vendimi final për titullin e 2006, tifozët e Interit kanë një ëndërr për stolin
Më në fund ka marrë fund përfundimisht çështje e titullit të shumëpërfolur të vitit 2006 në Serie A. Juventusi ishte ekipi që e fitoi në fushë, por më pas shpërtheu “Calciopoli” dhe titulli i kaloi Interit.

Diçka e tillë nuk është pranuar kurrë nga klubi dhe tifozët bardhezi, por Gjykata e Kasacionit të Italisë e ka vendosur përfundimisht: titulli i vitit 2006 është i Interit. Kasacioni përfaqëson shkallën më të lartë të gjykimit në vendin fqinj dhe Juventusit i mbetet ta “harrojë” atë titull.

Një vendim në kohën e duhur për tifozët zikaltër, të cilët e kanë akoma të freskët plagën e eliminimit nga Champions. Ata kanë “shpërthyer” kundër Luçiano Spaletit, të cilin nuk e duan më si trajner.

“Gazzetta dello Sport” ka hapur një sondazh online, ku tifozët e Interit mund të votojnë për preferencën e tyre për trajnerin e sezonit të ardhshëm. Në krye është Diego Simeone me 53.3% të votave, i ndjekur nga Antonio Konte me 20.8%. Vetëm vendi i tretë për Zhoze Murinjon me 13.4%, idhull absolut dhe i përjetshëm për çdo interist, për ta mbyllur me Luçiano Spaletit, për të cilin 12.5% mendojnë se duhet të vazhdojë punën.

RENDITJA

1- Diego Simeone – 53.3%

2- Antonio Konte 20.8 %

3-Zhoze Murinjo 13.4%

4-Luçiano Spaleti 12.5%

Ouen: Nëse Pogba do të kishte patur trajner Klopin, ose Guardiolën…
Majkëll Ouen është anglezi i fundit, i cili ka fituar “Topin e Artë”. Ish-ylli i Liverpulit ia doli të shpallej më i miri në botë në vitin 2001 në moshën 21-vjeçare, duke lënë pas Raulin e Real Madrid dhe Oliver Kahnin e Bajernit.

38-vjeçari ka folur për “The Sun” për Pol Pogba, mesfushorin francez të Mançester Junajtid, ndërsa “thumbon” dhe Zhoze Murinjon. Nëse 25-vjeçari do të kishte një tjetër francez, do të shijonim një Pogba akoma më të fortë dhe “prodhues” si futbollist.

“Nëse Pogba nuk shkëlqen dhe nuk ka intensitet, mendoj se një pjesë përgjegjësie i shkon dhe Murinjos. Pol është një lojtar i fortë, por sipas mendimit tim, nëse do të kishte si trajner Klopin, ose Gaurdiolën, do të bëhej një nga më të mirët në botë. Puna me to do bënte që Pogba të realizonte më shmë gjëra”, përfundon Majkëll Ou

Plani i dyfishtë i Perez për stolin e Realit
Florentino Perez vazhdon punën për të gjetur një trajner të madh për Realin e Madridit. Santiago Solari vazhdon i qetë punën e tij në stolin e ekipit “merengues”, por kreu i klubit e ka gati planin e tij.

Ai dëshiron të rikthejë Zhoze Murinjon në Madrid dhe e sheh portugezin si njeriun e duhur për të rikthyer ekipin në “shinat” e duhura. Siç citon “OKDIARIO”, Murinjo mund të rikthehet te Reali si trajner i parë dhe ndihmësi i tij do të jetë Ksabi Alonso. “Për sezonin e ardhshëm, plani është rikthimi i Murinjos, me Ksabi Alonson si ndihmës të tij”, shkruan portali spanjoll.

Ish-mesfushori, i cili ka një lidhje të fortë me trajnerin e Junajtid, ka nisur karrierën si trajner, ndërsa Perez dëshiron ta shohë afër Murinjos. Pak a shumë si në rastin e Zinedin Zidan, i cili punoi si ndihmës i Ançelotit për të marrë pastaj drejtimin e Realit dhe për të shkruar historinë me fitimin e 3 Champions-ëve rresht.

Interesimi i Junajtid, 40 milionë për pasardhësin e Murinjos
Pozitat e Zhoze Murinjos në stolin e Mançester Junajtid janë të lëkundura prej kohësh. Mungesa e rezultateve, por dhe problemet e shumta me grupin e lojtarëve mund ta shkurtojnë periudhën e portugezit te “Djajtë e Kuq” dhe drejtuesit nuk duan të mbeten të papërgatitur.

Siç citon “Mirror”, Mauricio Poçetino është i preferuari i drejtuesve të Junajtid. Argjentinasi po bën mirë prej kohësh me Totenhemin dhe emri i tij u përfol dhe si një kandidat për stolin e Realit të Madridit.

Poçetinos i skadon kontrata me Totenhemin në verën e vitit 2023, por Junajtid është gati të ofrojë 40 milionë sterlina për ta ofruar atë në “Old Trafford” në verën e ardhshme. Ndarja me Murinjon do të bëhet më e lehtë, nëse Mançesteri nuk kualifikohet në Champions sezonin e ardhshëm, një objektiv tepër i vështirë për momentin, pasi ekipi ndodhet në vendin e tetë në kampionatin anglez.

Provokimi i “ish”-it të Anglisë: Festimi i Klop? Murinjo do ishte dënuar… 25 ndeshje!
Jurgen Klop nuk e përmbajti vetën gjatë derbit të fituar në minutat shtesë kundër Evertonit. Origi përfitoi nga një pasiguri e Pikford, portierit të kombëtares angleze dhe shënoi golin e fitores për Liverpulin, duke dërguar tifozët në ekstazë. Mes tyre dhe trajneri gjerman, i cili u fut në fushë duke vrapuar nga lumturia dhe festoi me portierin Alison.

“Pushtimi” i fushës nuk lejohet në Angli dhe Klop u dënua me 8 mijë sterlina. Veprimi i tij solli kritika të shumta, por kishte dhe nga ata që i dolën në krah. Si mund të përmbash vetën, kur mposht “armiqtë” e urryer të njëjtin qytet me një gol në minutat shtesë?!

Paul Merson, ish-mesfushor i Arsenalit dhe kombëtares angleze, ka lëshuar një deklaratë interesante s ai përket veprimit dhe gjobës së Klop. 50-vjeçari ka folur për “Sky Sport”, duke theksuar se Federata e vendit ishullor bën disa diferencime midis personazheve të ndryshëm.

Paul Merson

“Le ta themi në këtë mënyrë: nëse do të ishte Murinjo në vendin e Klopit, portugezi do të ishte dërguar direkt në tribunë, sapo të kthehej në stol. Të gjithë e adhurojnë Klopin, madje dhe tifozët e Mançester Junajtid. Unë kam frikë se Zhoze Murinjon do ta dënonin me 25 ndeshje, nëse do të bënte një gjë të tillë”, përfundon Merson.

Shyrle: Rrezikova karrierën për shkak të… pulës, ju tregoj surprizën e Murinjos!
Andre Shyrle u rikthye sot në “Stamford Bridge” si kundërshtar me Fulhemin e tij. Sulmuesi ishte pjesë e Çelsit në sezonet 2013-2015, ndërsa ai zbulon dhe shkaqet e largimit nga “Blutë e Londrës”.

Trajner i ekipit ishte Zhoze Murinjo, me të cilin Shyrle ka një lidhje të veçantë. Kampioni i Botës po përjetonte një periudhë shumë të mirë, por një helmim i çuditshëm i rrezikoi karrierën.

Probleme fizike dhe psikologjike. Helmimi është një problem i madh për të gjithë, sidomos për futbollistët. 28-vjeçari rrëfen gjithçka për “The Sun”, duke e nisur me helmimin nga pula, që ndryshoi gjithçka. Megjithatë, Shyrle është rikthyer dhe po përjeton një periudhë të mirë me Fulhemin e Ranierit.

“Më bëri dëm një pulë dhe që nga ai moment, nuk kam ngrënë kurrë më pulë në jetën time. Nga e gjitha skuadra u bëra keq vetëm unë. Kjo gjë ndodhi gjatë një transfertë në Poloni. Duke qenë kaq i hollë, humbja e tre, katër, apo pesë kilogramëve ishte një problem për mua. M’u desh shumë kohë për të rifituar energjitë dhe për të marrë veten fizikisht. Ndihesha shumë keq dhe e ndjeja se nuk mund të ngrihesha as nga krevati. Në fund e zbuluam se kishte qenë salmoneloza (infeksioni i salmonelës, sëmundje e zakonshme e bakteriale që dëmton zorrët).”

“Një mëkat, ndihesha në formë dhe kisha besimin e trajnerit. Më pas u bëra keq dhe nuk pata më mundësinë të tregoja vlerat e mia. Kur erdhi mundësia të rikthehesha në Gjermani, Murinjo më lejoi të largohesha. Kur Çelsi fitoi kupën e ligës, Murinjo më dërgoi një mesazh urimi, duke më ftuar të shkoja në Londër për të festuar, sepse, në fund të fundit, kupën e kisha fituar dhe unë. Ishte me të vërtetë një gjest shumë i bukur.”

Ofertë me 3 shifra nga Premier për Kulibali, reagon De Laurentis!
Kalidu Kulibali luan me Napolin që nga vera e vitit 2014, ndërsa në gusht të këtij viti rinovoi kontratën me ekipin deri në vitin 2023. Qendërmbrojtësi senegalez është një mur i prapavijës dhe është rritur shumë si lojtar.

27-vjeçari është ndër më të mirët në rolin e tij dhe ofertat nuk i kanë munguar. E fundit vjen nga Anglia dhe, siç citon “Corriere dello Sport”, Mançester Junajtid ka ofruar 103 milionë euro për kartonin e tij. Murinjo po kërkon medoemos një mbrojtës kalibri, i cili bën dhe liderin e repartit.

Aurelio De Laurentis e ka refuzuar një ofertë të tillë dhe e ka bërë të qartë që Napoli nuk shet asnjë lojtar në janar. Kulibali ishte një ndër kërkesat e vetme të Karlo Ançelotit, kur erdhi te Napoli. “Kulibalinë e dua në skuadër”, insistoi trajneri dhe presidenti është i detyruar të refuzojë një shifër të madhe si oferta e Murinjos.

Problem mbetet rroga e lojtarit, i cili përfiton 3.5 milionë euro në sezon me kontratën e re. Junajtid nuk e ka problem t’i dhurojë një rrogë shumë herë më të lartë, por afrikani nuk do të lëvizë nga Napoli. Të paktën në janar, pasi vera është larg dhe nuk dihet çfarë ndodh.

Acarimi i Murinjos dhe ndëshkimi për Pogba, fajtori është… berberi!
Ndeshja kundër Jang Bojs ishte deçizive për Mançester Junajtid. Goli i Felainit në minutat shtesë i dha kualifikimin ekipit të Murinjos, që u ndihmua dhe nga fitorja e Juventusit kundër Valencias.

Ajo çfarë ra në sy ishte mungesa e Pol Pogba në formacionin titullar. Francezi u aktivizua në minutën e 65 në vend të Fred, ndërsa “The Sun” zbulon arsyen e uljes së tij në stol. Marrëdhëniet e vështira midis tij dhe Murinjos janë aktivizuar përsëri dhe shkaku është… berberi!

Përpara ndeshjes së fundjavës kundër Kristal Palas në kampionat, Pogba kishte ftuar thirrur berberin personal në hotelin “Lowry”, aty ku është dhe shtëpia e trajnerit dhe baza e grumbullimeve të skuadrës për ndeshjet shtëpiake. Një veprim i tillë vetëm pak orë përpara ndeshje skundër Palas e ka tërbuar Murinjon.

Ndeshja shkoi keq dhe u mbyll pa gola, ndërsa Pogba u zëvendësua gjatë ndeshjes. Murinjo nuk ia fali dhe kundër Jang Bojsit, francezi e pa vetën në pankinë. “Trajnoj djem të papjekur dhe të llastuar” u shpreh trajneri i Junajtid përpara disa ditësh, duke u ankuar për mentalitetin dhe stilin e lojtarëve të ditëve të sotme. Ai përmendi disa lojtarë, por kuptohet qartë se për kë e kishte fjalën kryesisht…

Psikologu Murinjo: Trajnoj djem të llastuar dhe të papjekur, sot njerëzit piqen ngadalë!
Zhoze Murinjo është një trajner që nuk përton kurrë të thotë mendimin e tij. Origjinal, inteligjent, i drejtpërdrejtë dhe pa “mëshirë”. Trajnerit i pëlqen të bëjë lojëra psikologjike, është një nga pikat më të forta të tij dhe portugezi i stolit të Junajtid ka thumbuar katër lojtarë të skuadrës së tij.

Në një prononcim për “The Mirror”, Murinjo shigjeton lojtarët për mungesë pjekurie dhe personaliteti. Kohët kanë ndryshuar dhe sot ka më shumë djem të llastuar e më pak burra.

“Kanë mungesë pjekurie dhe më lejoni të jem i qartë kur them pjekuri, e kam për pjekurinë në aspektin personal. Më parë ishim më burra, më të pjekur, më të përgatitur për jetën, ishim më pak të mbrojtur. Tani janë fëmijë të llastuar, djemtë e sotëm kanë një jetë ndryshe, një ambient më të qetë dhe flas për njerëzit që jetojnë afër futbollistëve. Këto tipa u japin atyre shumë dashuri dhe shumë justifikime. Njerëzit piqen shumë më ngadalë sot.”

Trajneri i “Djajve të Kuq” tregohet më i qartë, duke zbuluar se për kë e ka fjalën. Shou, Marsial, Lingard dhe Rashford. Të gjithë të rinj dhe të talentuar, por më defekte në aspektin njerëzor.

“Luk Shou ka një potencial të madh, por nuk di të sillet. Potencial i madh, po, për momentin vetëm potencial i madh. Po flas për Luk Shou, Marsial, Lingard dhe Rashford. Të gjithë të rinj, me një potencial të madh, por në fund të ditës të gjithë e gjitha përkthehet në një fjalë, që nuk dua ta them, por që e përdorim shumë këtu… Le të themi se kanë mungesë karakteri dhe personaliteti. Po, atyre iu mungon“, përfundon Zhoze Murinjo.

“Shpërthimi” i Drogba: Kisha humbur besimin, biseda me Murinjon më ndryshoi karrierën!
Didier Drogba i dha fund karrierës në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka qenë një nga më të mirët në rolin e tij, ndërsa kulmin e arriti te Çelsi. Potencë, fizik i frikshëm dhe makineri golash. Në vitin 2012 fitoi Champions-in me Çelsin, ndërsa sekreti i shpërthimit të tij ishte Zhoze Murinjo.

Ish-bomberi ka folur për “The Sun”, duke treguar momentin më të vështirë në karrierë. Ishte vitit 2004, kur ai la Marsejën për të kaluar te Çelsi i Murinjos. Viti i parë ishte për t’u harruar: mungesë besimi në vetvete dhe dëshirë për t’u larguar. Më pas një bisedë më portugezin dhe… historia dihet se si shkoi.

“Hera e vetme që kam dyshuar për veten ishte kur u transferova nga Marseja te Çelsi. Dy vite e gjysmë më parë luaja në kategorinë e dytë franceze dhe pastaj, brom, papritmas ndodhesh në një klub që u bë një nga më të mëdhenjtë në botë. Një vend i ri, një kulturë e re. Kisha dilema dhe pyesja veten nëse mund t’ia dilja. Më dukej sikur gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt dhe kisha frikë se mos dështoja. Pas vitit tim të parë të vështirë me Çelsin, fola me Murinjon dhe i thashë: ‘Nuk jam i lumtur këtu. Ndoshta, Çelsi nuk bën për mua, dua të largohem.’ Ai më kërkoi të qëndroja dhe më premtoi se do të më ndihmonte. Në Francë isha i qetë, ndërsa në Angli përpiqesha të ndihesha mirë.”

“Një ditë dëgjova Murinjon të thoshte diçka vërtetë interesante. Ai më tha: ‘Nëse do të jesh mbreti i vetëm, kthehu te skuadra ku ishe dhe shëno 100 gola. Te Çelsi ka 22 mbretër, kështu që duhet të pranosh të punojmë së bashku. Përndryshe, largohu.’ Në atë moment e kuptova që Çelsi po më jepte mundësinë për të shkuar përtej asaj që kisha bërë deri në atë moment. Në atë moment kuptova se kisha nevojë për t’u përmirësuar dhe falë Murinjos u bëra futbollisti që jam. Kam patur një raport të veçantë me të dhe Zhoze më rriti vetëbesimin tim, sidomos kur më thoshte: ‘Dua të shkoj në luftë me ty.’”, përfundon Didier Drogba.

Elozhet e Valdanos: Ramos, lider i rrallë! Luan sikur të ketë shpikur futbollin!
Horge Valdano, ish-lojtar, trajner dhe drejtues i Realit të Madridit, ka folur në një prononcim për “El Pais”, duke u ndalur te Sergio Ramos. Argjentinasi komenton dhe trajnerët e dy ekipeve nga Mançesteri: Pep Guardiolën e Sitit dhe Zhoze Murinjon e Junajtid.

“Murinjo është një trajneri, i cili duhet të fitojë për të patur të drejtë. E njëjta gjë vlen dhe për Pepin, por ndryshon puna për të. Për Guardiolën, fitorja nuk vlen. Duhet të fitosh dhe të luash një futboll të bukur. Është një çështje qëllimesh dhe pritshmërish.”

“Sergio Ramos? Një lider, por nga ata në zhdukje. Ai futet në fushë më kurajë dhe grintë, sikur Reali të jetë i tij. Sikur të jetë ai, i cili e ka shpikur futbollin. Kur të gjithë fshihen, ai përballet me gjithçka me anë të një “Panenke”. Klubi e akuzon shpeshherë se është i zjarrtë dhe agresiv, por kjo është mënyra e Sergios për të treguar se është kapo“, përfundon Horge Valdano.

Murinjo kokëfortë: Siti nuk na dominoi, por ne ishim të lodhur
Mançester Junajtid doli pa pikë nga derbi kundër Mançester Sitit, duke humbur me rezultatin 3-1. Golat e Silvës dhe Agueros i dhanë avantazhin e dyfishtë Sitit, ndërsa Marsial shkurtoi diferencën me një penallti, për të arritur te goli i Gyndogan në minutën e 86, që vulosi fitoren e djemve të Guardiolës.

Zhoze Murinjo, trajneri i Junajtid, ka folur pas humbjes, duke vlerësuar paraqitjen e të tijve për 80 minuta. Portugezi nuk përton të justifikohet, si gjithmonë, edhe pse Siti ishte dominues në derbi.

DERBI – “Nëse goli i tretë u shënua në një moment kur ata po dominonin, ndoshta do ta pranoja, por ai erdhi në një moment kur po luftonim për të barazuar ndeshjen. Nëse përqendroheni në ndeshjen e sotme, ajo ishte e hapur për 80 minuta. Ndeshja ishte e hapur, në një javë kur ata luajtën tre ndeshje në shtëpi, dhe arritën fitore 6-0, 6-1. Ishin të relaksuar, çdo gjë iu shkoi lehtë dhe këndshëm, ndërsa ne luajtëm dy ndeshje të vështira në transfertë, ku njëra ishte si një finale kundër një prej ekipeve më të mira në Europë dhe dhamë gjithçka fizikisht dhe psikologjikisht.”

MUNGESA E POGBA – “Ne futëm Felainin në lojë, por ai nuk ishte gati të luante 90 minuta.  E imagjinoj duke futur Felainin në lojë kur ndeshja ishte 2-1 dhe ata do të kishin shumë probleme. Për shkaqe të ndryshme Pol na mungoi, por nuk do të thotë që me Polin i fitojmë ndeshjet, kështu që nuk është një justifikim.”

DOMINIMI I TOPIT NGA SITI – “Njerëzit që nuk e kuptojnë futbollin, e analizojnë atë në bazë të statistikave. Unë nuk i shoh statistikat. Ne bëmë gabime, por unë e konsideroj pozitive paraqitjen e ekipit. Ishte ndryshe nga një performancë e keqe. Sterling? Ai bëri disa lëvizje me gju, duhet t’i shmangim këto gjëra, por ai është i ri dhe do të përmirësohet.”

Murinjo eksperti i mbrojtjeve? Te Mançesteri ka statistika të frikshme
Mançester Junajtid do të ndeshet të dielën ndaj Mançester Sitit në një ndeshje që konsiderohet me plot të drejtë si më e vështira e sezonit për “djajtë e kuq”. Tekniku portugez Zhoze Murinjo është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Juventusit, por mbrojtja mbetet ende një shqetësim konstant për të dhe tifozët e skuadrës angleze.

“Nëse vazhdojmë të pësojmë gola para se të krijojmë raste, atëherë do vijë një ditë ku nuk do mund të përmbysim rezultatet. Duhet të përmirësohemi përsa i përket mënyrës se si futemi në një ndeshje futbolli. Nuk mund t’i fillojmë më ndeshjet kështu”, tha Murinjo në daljen për shtyp që i paraprin derbit të Mançesterit.

Në të shkuarën skuadrat nën drejtimin e Zhoze Murinjos shquheshin për mbrojtjen e “hekurt”, por këtë vit te Mançesteri po ndodh krejt e kundërta. Në gjashtë ndeshjet e fundit “djajtë e kuq”, nuk kanë mundur ta mbarojnë një 90-minutësh me rrjetën e tyre të paprekur, duke pësuar tetë gola.

“Puna me Guardiolën, më mirë se seksi! Ju tregoj ç’më ndodhi me Murinjon”
Dani Alvesh ka qenë një nga pikat më të forta të Barcelonës së mrekullueshme të Pep Guardiolës. Braziliani zhvilloi tetë sezone në Katalunjë, duke fituar gjithçka, përpara se të transferohej te Juventus dhe më pas te PSG, aty ku dhe vazhdon të luajë.

Mbrojtësi i djathtë, një nga më të mirët e dekadës së fundit në rolin e tij, flet për “Sky Sport” për dy trajnerë: Zhoze Murinjon, me të cilin nuk punoi kurrë dhe Pep Guardiolën, me të cilin dominoi botën, trajnerin më të mirë që ka patur në karrierën e tij.

MURINJO – “Më pëlqen të punoj më njerëz konkurues, të cilëve iu pëlqen të fitojnë. Dëshiroja të punoja me Murinjon dhe mund të kisha shkuar te Çelsi, përpara se të kaloja te Barcelona. Nuk shkova në Londër për një zgjedhje të klubit dhe jo timen. Mendova se transferimi im ishte kryer dhe isha i bindur të punoja me Murinjon. Nuk e di nëse ai ka patur informacione të ndryshme, që nuk doja të kaloja në Premier, ose të stërvitesha nga ai, por fakti është se pas kësaj historie marrëdhëniet tona nuk ishin kurrë të mira. Por, nuk është faji im, isha i bindur që do të punoja me të dhe që do të isha pjesë e skuadrës së tij.

Guardiola, Murinjo dhe Dani Alvesh

GUARDIOLA – “Pep është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks. Në momentet e rëndësishme ai është absolutisht një gjeni. Di t’i bëjë lojtarët të kuptojnë saktësisht atë që duhet të bëjnë. Në disa raste na ka bërë të fitojmë thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet e tij të shkruara në letër. Pse nuk u bashkova me të te Mançester Siti? Ishte gjithçka e përfunduar për të kaluar te Siti, por gjithçka u prish për një shkak familjar. Fola me Pepin dhe ai e dinte se qëllimi im ishte të rikthehesha të punoja me të. E di mirë se sa e vlerësoj atë dhe stafin e tij. Ky ishte shkaku që doja të punoja përsëri me të, por gjërat morën një tjetër drejtim.

Bien kuotat e Kontes, trajneri që shkëlqeu në Botëror në garë për stolin e Realit
Florentino Perez po kërkon kohë dhe nuk dëshiron të nxitohet. Julen Lopetegui nuk është shkarkuar ende, por i ka orët e numëruara në stolin e Realit. Presidenti i ka thënë disa miqve të tij gazetarë pas përfundimit të ndeshjes kundër Barcelonës, se Antonio Konte do të jetë trajneri i ekipit.

Megjithatë, kreu i Realit nuk është akoma i bindur dhe kuotat e Kontes janë ulur siç citon një radio e vendit iberik. Palët nuk kanë gjetur akordin mes tyre dhe klubi “merengues” po sheh për alternativa të tjera. Tre janë emrat në listën e Perez: Zhoze Murinjo, Santiago Solari dhe Roberto Martinez. Ky i fundit është trajneri i Belgjikës dhe vjen nga një Botëror shumë i mirë, duke arritur të fitojë medaljen e bronztë.

Ëndrra mbetet portugezi i Junajtid, ndërsa Solari, i cili drejton ekipin e Real Madrid B mbetet një alternativë e momentit. Si fillim pritet të vijë shkarkimi i Lopeteguit dhe më pas do të mësohet më mirë se kush do të jetë pasardhësi i tij. Solari, Martinez, Murinjo, ose… Konte.

Murinjo, Pogba dhe Herrera surprizojnë tajlandezët e mbijetuar
Futbolli të dhuron emocione të papërshkrueshme, ndonjëherë një gol i shënuar, herë tjetër një veprim teknik i nivelit të lartë, e disa herë ndonjë sparkatë, ndoshta dhe pak e ashpër, por që frenon kundërshtarin t’i ofrohet zonës me tifozët që shpërthejnë në duartrokitje.

Ka dhe raste kur mjafton një gjest për t’i lumturuar të tjerët. Mançester Junajtid ka kryer një të tillë dhe i ka dhuruar momente të paharrueshme ekipit tajlandez të Wild Boars FC.

I mbani mend djemtë aziatikë, të cilët mbeten të bllokuar në një shpellë për më shumë se dy javë? Ishte muajti qershor i këtij viti, forcat e shpëtimit realizuan një kryevepër, duke i shpëtuar të gjithë. Klubi i Junajtid shkruante atë periudhë një komunikatë në “Twitter”.

“Do të donim të ftonim skuadrën e Wild Boars Football Club dhe shpëtimtarët e tyre në ‘Old Trafford’ këtë sezon.”

U tha, u bë. Pas shpëtimit lojtarët, të gjithë mes moshave 11-17 vjeç, ishin akoma të tronditur dhe të lodhur fizikisht për të marrë një udhëtim kaq të gjatë, por momenti i duhur erdhi. Ata kanë fluturuar drejt Mançesterit dhe janë paraqitur në Karington, fushën e stërvitjes së ekipit të Murinjos.

Ky i fundit, bashkë me Pol Pogba dhe Ander Herrera kanë pritur djemtë. Foto, autografe, përqafime dhe shumë buzëqeshje në fytyrat e tajlandezëve. Momente të bukura me idhujt e tyre dhe emocione të forta. Drama e qershorit është lënë pas krahëve, sidomos pas kësaj vizite të veçantë te Mançester Junajtid, që meriton përgëzime dhe respekt për gjestin e fantastik.

Dy emra për pasardhësin e Murinjos, Junajtid i fiksuar me italianët
Posti i Zhoze Murinjos mbetet gjithmonë në rrezik dhe klubi po mendon për zëvendësuesit e portugezit. Rezultate aspak pozitive, grindje me lojtarë të ndryshëm, polemika pafund me mediat dhe çdokënd tjetër.

Drejtuesit e Junajtid janë lodhur me këtë situatë dhe po shohin për alternativat e duhura. Siç citojnë mediat angleze, dy janë kandidatët kryesorë për stolin e “Djajve të Kuq” në sezonin e ardhshëm: Antonio Konte dhe Maks Alegri.

I pari shkëputi marrëdhënien me Çelsin dhe është i lirë, por emri i tij shihet afër stolit të Real Madrid. Vështirë do të jetë për të mbërritur dhe te trajneri i Juventusit, i cili po bën mirë me bardhezinjtë dhe dëshiron të fitojë Champions-in, pas dy finaleve të humbura. Mbi të gjitha, Alegri ka refuzuar më parë ofertat e Arsenalit dhe Çelsit.

Urdhri i prerë i Junajtid: Pol Pogba, hesht!
Kur flitet shumë për një temë dhe situatë të caktuar, gjërat përkeqësohen dhe zgjidhja më e mirë është heshtja. Raporti i Pol Pogba me Zhoze Murinjon nuk është aspak pozitiv, përkundrazi. Një gjë e tillë e ka detyruar klubin e Mançester Junajtid të marrë masa dhe të frenojë mesfushorin francez.

Siç citon “The Mirror”, drejtuesit e Junajtid nuk i kanë ndaluar Pogbasë konferencat për shtyp dhe deklaratat në media, por ai duhet të harrojë diçka. Asnjë koment për trajnerin portugez dhe asnjë fjalë për merkaton dhe të ardhmen e tij.

Një gjë e tillë sjell polemika, kështu që më mirë asnjë fjalë. “Nuk mund të flas, nuk më lejohet ta bëj një gjë të tillë. Dëshiroj shumë të flas, por nuk jam i autorizuar, më kanë kërkuar të mos flas”, është shprehur Pogba për “The Mirror”, pas ndeshjes së Champions-it kundër Valencias.

Gjithçka nisi me deklaratën e Pep Guardiolës, i cili u shpreh në majin e kaluar se Mino Rajola (menaxheri i Pogba) i ka ofruar mundësinë e blerjes së lojtarit. Një gjë e tillë solli kritika të shumta për 25-vjeçarin dhe që nga ai moment nuk kanë mbaruar kurrë polemikat me trajnerin dhe rëndësinë e tij tek ekipi i “Djajve të Kuq”.

Me Barcelonën dhe Juventusin që presin janarin për të nisur sulmin për shërbimet e tij, mesfushorit i mbetet të stërvitet fort, të zhvillojë ndeshje të mëdha dhe të mbajë gojën mbyllur.