Zekerija Ramadani

E papritur, shkarkohet trajneri i Feronikelit
Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajneri i Feronikelit. Eliminimi në raundin e dytë të kualifikueseve të Europa League ka rezultuar vendimtar për të ardhmen e trajnerit nga Shkupi në stolin e kampionëve të IPKO Superligës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga klubi, bëhet e ditur se vendimi është marrë për shkak të rezultateve të fundit. Nën drejtimin e Ramadanit Feronikeli u shpall fitues i kampionatit dhe Kupës së Kosovës, ndërsa në arenën evropiane skuadra nga Drenasi ia doli të kalonte turin paraeliminator.

NJOFTIMI I KLUBIT

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.

Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës.

Ramadani: Skuadra dha maksimumin, nuk e turpëruam futbollin e Kosovës
Feronikeli u eliminua në mënyrë dramatike nga raundi eliminator i Champions League. Skuadra nga Drenasi u mund me rezultatin 1 – 0 në stadiumin “Fadil Vokrri” nga skuadra uellsiane The New Saints. Në intervistën e dhënë për “RTK”  në fund të ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Zekerija Ramadani, shprehu keqardhje për eliminimin, por motivoi skuadrën duke vlerësuar lojën e bërë

“Më vjen keq për futbollistët që dhanë maksimumin, por nuk arritën të kualifikohemi. Nuk jemi ekipi i parë që dënohemi në të tillë mënyre. Shpërdoruam shumë raste. E dinim që kundër kishim një kundërshtar shumë cinik. Faktikisht mendoj se kundërshtari luajti më dobët se ndeshjen e fundit. Më vjen keq nuk arritëm të gëzonim tifozët të cilët kishin ardhur të shumtë.

“Mendoj që skuadra dha maksimumin, ndoshta kaq është maksimumi i këtij ekipi. Paraqitje ishte e mirë. Skuadra luajti në një mënyrë guximtare. Nuk turpëruam futbollin kosovar, nuk turpëruam Feronikelin. Nga të tilla humbje vetëm mund të mësosh”.

“Ishte dhe rasti i penalltisë, unë nga fusha nuk e dallova, por tani nga pamjet filmike dallohet që arbitri ka gabuar. Gjithsesi  asgjë nuk ka mbaruar. Duhet ta lëmë pas atmosferën që sjell humbja. Përse të mos të bëjmë diçka në Europa League”.

Ramadani: Në finale do bëj ndryshime, mungesa e miqësoreve ndikoi
Trajneri i Feronikelit, Zekiraja Ramadani, foli për “RTK” në përfundim të ndeshjes ndaj Linkoln Red Imps. Skuadra nga Drenasi ia doli të fitonte ndeshjen e të siguronte kalimin në finale, por ky kualifikim nuk erdhi pa vështirësi.

“Ishte një ndeshje shumë të vështirë, nuk e kishim aspak të lehtë. Përballë kishim një ekip që ishte në formë, kishte zhvilluar dhe disa miqësore, diçka që ne nuk e bëmë dot. Mendoj se ka ndikuar shumë fakti që s’kemi pasur mundësi të bëjmë ndeshje miqësore”.

FINALJA – “Padyshim që objektivi është të fitojmë dhe të premten. Tani duhet të bëjmë analizë të kësaj ndeshje për të parë çfarë nuk shkoi sot. Kam një kontingjent të plotë, 24 futbollistë. Besoj se do të bëj disa ndryshime për t’i dhënë freski skuadrës. Për momentin na intereson vetëm Santa Koloma, asnjë skuadër tjetër, pavarësisht se e dimë se më kë do përballemi nëse e  kalojmë turin paraeliminator”.

Ramadani pason Starovën, zbret menjëherë në fushë
Feronikeli e gjeti menjëherë pasuesin e Sulejman Starovës, teksa riktheu në pankinë Zekerija Ramadanin, i cili e ka drejtuar edhe më parë këtë klub, ndërkohë që ka punuar edhe në Superiore me Flamurtarin dhe në Maqedoni me Shkupin.

“Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh. Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit”, njoftonte klubi nga Drenasi pak ditë më parë.

Tanimë Ramadani ka zbritur në fushën e blertë dhe ka nisur nga puna, sikurse edhe ishte paralajmëruar. Në Drenas presin të rikthehen te titulli kampion. Këtë verë janë bërë shumë afrime dhe pagat e lojtarëve janë goxha të larta, ndaj edhe pritshmëritë janë të mëdha.

Largimi i befasishëm, ish-trajneri i Flamurtarit jep dorëheqjen
Gjërat nuk kanë shkuar si duhet në fillim dhe kur nuk ka rezultate ndodh që trajnerët ikin. Diku i largojnë, ndërkohë që në raste të tjera jepet edhe dorëheqja. Rrugën e dytë ka zgjedhur Zekerija Ramadani.

Trajneri i Shkupit, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka dhënë njoftimin për largimin nga posti i tij. Ai thekson se ka marrë përgjegjësitë për rezultatet e bardhekaltërve dhe uron që në vijim klubi të ketë suksese.

“Të nderuar miq, dua të ju informojë që sot kam dhënë dorëheqje nga posti trajner i FC Shkupit pas startit të dobët në kampionat dhe eliminimit nga Kupa e Maqedonisë. Marrë përgjegjësinë e plotë për këto rezultate të dobëta dhe dorëzova postin tim. Vendimi ishte pa mëdyshje dhe u pranua edhe nga pronari i klubit, të cilin dua ta falënderojë për mbështetjen që më dha deri në këtë ditë. Falënderoj edhe futbollistët, dhe patjetër falënderim edhe për Shvercerat për mbështetjen e deritanishme. FC Shkupit  dhe pasardhësit tim i dëshiroj shumë suksese”, shkruan Ramadani, i cili ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superiore, si dhe Trepça ’89 në Kosovë.