Zaneti

Kivu: Nata e Madridit nuk harrohet, ja çfarë i bëmë Zanetit pas ndeshjes
Kristian Kivu mbetet një nga lojtarët e paharruar për tifozët e Interit, si të gjithë ata që ishin pjesë e ekipit që fitoi tripletën e famshme në vitin 2010. Ish-mbrojtësi rumun, i cili u aktivizua për shtatë sezone me ekipin zikaltër, ka treguar një histori interesante sa i përket Havier Zanetit.

Kapiteni legjendar i zikaltërve njihej për profesionalizmin e madh dhe faktin që nuk abuzonte kurrë. “Nuk kam pirë kurrë alkool. Makaronat dhe uji natyral më kanë shoqëruar gjithmonë”, shprehej Zaneti përpara disa vitesh, ndërsa Kivu nis e tregon.

“Pasi fituam kundër Bajernit në finalen e Madridit dhe ngritëm në qiell trofeun e Champions Ligës, iu drejtuam Havierit: nëse je një kapiten i vërtetë, duhet të festosh me ne dhe të pish të paktën një gotë verë. Ishte ndoshta hera e parë që e shijonte aq shumë triumfin, por nuk u tërhoq as atë rast. Ishte një natë speciale dhe bëri një përjashtim për të gjithë. Kemi qeshur dhe bërë shaka deri në agim”, përfundon ish-mbrojtësi i Interit.

Zaneti këshillon Uanda Narën: Trego respekt
Tek Interi të gjithë po mendojnë për rinovimin e Mauro Ikardit. Argjentinasi ka një klauzolë largimi prej 110 milionë eurosh dhe drejtuesit e klubit i zikaltër po përpiqen të negociojnë një marrëveshje të re.

Pak ditë më parë agjentja dhe njëkohësisht gruaja e “bomberit”, Uanda Nara, deklaroi në një emision televiziv se negociatat janë ende shumë lartë. Komentet e gruas së sulmuesit lanë një shije të keqe te drejtuesit e klubit zikaltër, që kërkon që detajet e bisedime të mbahen brenda dyerve të familjes zikaltër. I fundit që ka reaguar për këtë çështje ka qenë legjenda zikaltër Havier Zaneti, i cili në një intervistë për “Radio DeeJay”, i dha një këshillë bashkëkombësen së tij.

“Është një çështje respekti. Çdokush duhet të respetojë pozicionin që mban. Gjëja më e rëndësishme është se Mauro (Ikardi) është i gëzuar. Kjo gjë dallohet sa herë që ai shkel në fushë dhe tregon se çfarë është i aftë të bëjë”.

“Murinjo do të ngelet gjithmonë një trajner i madh. Ai bëri mirë në Madrid dhe te Mançesteri ku fitoi disa trofe, më pas hasi shumë vështirësi në menaxhimin e grupit. Të gjithë trajnerët kalojnë momente të vështira, por duke e njohur mirë atë, mund të them se ai do të kërkojë të rikthehet në majë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Zaneti.

Açerbi s’e njeh fjalën pushim, rekordi i vendosur nga Zaneti në rrezik
Françesko Açerbi regjistroi takimin e 140-të radhazi në transfertën qipriote të Lacios ndaj skuadrës së Apollon Limasol. Mbrojtësi italian ka humbur për herë të fundit një ndeshje më 4 tetor të 2015-ës, kur Sasuolo ndeshej me Empolin.

Açerbit i janë dashur pak ndeshje për të fituar statusin e një lideri në mbrojtjen e Lacios, ku ka zëvendësuar të larguarin De Vrij.  Me siguri trajneri Simone Inzagi ka dashur ta kursente në këtë takim të Europa League siç ka bërë me shumicën e formacionit titullar, por ndoshta 30-vjeçari i ka kërkuar të bëjë një përjashtim dhe për këtë e ka një arsye shumë të fortë.

Italiani është në ndjekje të rekordit të vendosur nga legjenda e Interit, Havier Zaneti, i cili ka luajtur 162 takime radhazi me zikaltrit.

Rikthimi në Champions, Zaneti kujton triumfin e 2010: Kievi ishte momenti vendimtar
Inter rikthehet në Champions pas gjashtë vitesh dhe është gati për sfidën e mbrëmjes kundër Totenhemit. Ish-kapiteni legjendar i zikaltërve, Havier Zaneti, i cili mban postin e zëvendës presidentit, flet për kompeticionin prestigjioz dhe tregon momentin kur Interi filloi të besojë se mund të fitojë Championsin në vitin 2010.

Ekipi po humbiste përballë Dinamos së Kievit në Ukrainë dhe ishte pothuajse i eliminuar. Shevçenko kishte kaluar vendasit në avantazh, por Milito dhe Shnajder shënonin në minutat e 86-të dhe 89-të për t’i dhuruar djemve të Murinjos një fitore epike. Historia më pas dihet dhe Inter triumfoi përballë Bajernit të Mynihut në finale duke rikthyer kupën me veshë të mëdhenj në klub pas 40 vitesh.

“Champions është një kompeticion i jashtëzakonshëm. Përballesh me skuadrat më të forta të Europës, ke gjithë ‘San Siron’ mbas vetes, që të mbështet. Ky është dimensioni natyral i një klubi si Interi. Më kujtohet ndeshja e parë në Champions. Luanim në Pisa dhe përballeshim me letonezët e Skonto Rigës.”

“Fitimi i Champions në 2010? Kievi ishte momenti kyq, kur menduam që mund ta fitonim këtë kompeticion. Ishim pothuajse të eliminuar, por ia dolëm në sekondën e fundit”, përfundon Havier Zaneti për “Matchday Programme”.