Young Boys

Zhduket shqiptarja e Zvicrës, mbytet në liqenin e Komos
Florijana Ismaili do të mbushë 25 vjeç me datë 1 janar, përvjetor që ndoshta nuk do e festojë kurrë për fat të keq. Mesfushorja ofensive e kombëtares së femrave të Zvicrës ishte nisur drejt liqenit të Komos ditën e shtunë.

Bashkë me një mikeshë të saj, edhe ajo futbolliste, shqiptarja nga Presheva kishte marrë një varke me qira. Florijana është zhytur në ujërat e liqenit të famshëm, por nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Mikesha e tmerruar ka lajmëruar policinë, familjen dhe Federatën helvete, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së shtunë. Një operacion i madh është kryer për gjetjen e vajzës, madje është përdorur edhe një helikopter.

Kërkimet nuk kanë dhënë rezultat dhe janë pezulluar me rënien e errësirës për të rinisur ditën e sotme. Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e të zhdukurës. Ismaili është pjesë e ekipit të femrave të Jang Bojs, ndërsa numëron 33 ndeshje me Zvicrën.

Mbrojtësi i Kosovës e mbyll te kampionët e Zvicrës, vjen firma e parë
Lojtari i përfaqësueses U21 së Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me klubin e Kiasos, ekip ku që militon në “Challenge League”, divizioni i dytë për nga rëndësia në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Hajrizi luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe prej katër vitesh ishte pjesë e akademisë së Jang Bojs. 20-vjeçari ishte kapiteni i ekipit U19 të kampionëve të Zvicrës gjatë sezonit të shkuar.

Kampionët e Zvicrës i besojnë, sulmuesi kuqezi me kontratë të re
Shqiptarët që luajnë në Zvicër janë të shumtë, me emra si Xhaka, Kryeziu, Kololli dhe Seferi, lojtarë që po bëjnë sezone shumë të mira. Pikërisht sulmuesi Seferi, ka qenë një nga futbollistët më të mirë këtë edicion futbollistik, duke shkëlqyer me ekipin e Uinterthur.

Kartoni i 22-vjeçarit i përket kampionëve të Zvicrës, Jang Bojs, skuadër e cila e ka huazuar në dy sezonet e fundit. Paraqitjet shumë të mira që Seferi ka bërë me ekipin e Uinterthurit, kanë bindur ekipin e Jang Bojs dhe drejtuesit e klubit, të cilët i kanë rinovuar kontratën sulmuesit kuqezi.

Rinovimin e konfirmoi dhe ish-sulmuesi i Shpresave në rrjetet e tij sociale, duke shkruar: “Marrëveshje e re me klubin e Jang Bojs deri në qershor të 2020-ës, me mundësi rinovimi për tri vitet e ardhshme”. Duket qartë se skuadra kampione e Zvicrës ka besim te aftësitë e 22-vjeçarit, të cilin shumë shpejt mund ta shohim dhe me ekipin A.

Juve “thyhet” jashtë për herë të parë, Murinjo “bie” në Valencia
Juventus dhe Mançester Junajtid pësojnë nga një disfatë në ndeshjet respektive me të njëjtat shifra 2-1, ndaj Jang Bojs dhe Valencias. Bardhezinjtë, më në fund marrin humbjen e parë në transfertë këtë sezon, por gjithsesi vendi i parë në grup nuk u cënua, pasi Junajtid pati të njëjtin fat në transfertën e Valencias.

Ndeshja nisi e ekuilibruar, teksa zviceranët dukeshin mjaft kërkues dhe në minutën e 28-të arritën të shënonin golin e avantazhit me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Horo. Të besuarit e Alegrit provuan të merrnin diçka nga pjesa e parë, por 45 minutat e para u mbyllën në avantazhin e vendasve.

Në fraksionin e dytë ishte Juventus që e shtoi presionin në zonën e Jang Bojs, por atëherë kur të gjithë mendonin një barazim të bardhezinjve, ishte përsëri i zakonshmi, Giljem Horo, i cili dyfishoi shifrat dhe i dha një goditje Juventusit në minutën e 68-të.

Në minutën e 72-të Alegri vendos të hedhë në fushë Paolo Dibalën, i cili pas tetë minutash shkurton diferencën, duke çuar shifrat në 2-1. Bardhezinjtë u përpoqën deri në fund për të marrë qoftë edhe një barazim, por zviceranët rezistuan mjaft mirë, duke marrë fitoren e parë.

Në Spanjë, Valencia arriti një triumf ndaj Mançester Junajtid, më së shumti për statistikë, pasi vendi i tretë ishte i siguruar. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-1, ku spanjollët shënuan nga një gol për çdo pjesë, ndërsa Junajtid shënoi tre minuta përpara fundit të kohës së rregullt.

Fillimisht ishte Karlos Soler, i cili shënoi pas 17 minutash lojë, duke dërguar në avantazh të tijtë. Mançesteri u përpoq, por rastet e krijuara nuk u konkretizuan. Në fillimin e pjesës së dytë, kur kishin kaluar vetëm dy minuta, Fill Xhons shënoi në portën e tij, duke i dhuruar golin e dytë vendasve. Në fund të takimit pati lavdi për Rashford, i cili shënoi golin e nderit për “djajtë”, duke mbyllur çdo gjë në 2-1.

Shezni: Championsin e luaj edhe në rërë!
Juventus nesër do të sfidojë Jang Bojs në transfertë, për të ruajtur vendin e parë, ku ka dy pikë më shumë se Mançester Junajtid i vendit të dytë. Në kuadër të sfidës ka folur portieri i “zonjës së vjetër”, polaku Shezni. “Gardiani” i bardhezinjve ndër të tjera, tha se zhvillimi i sfidës në fushë sintetike, është diçka që nuk do të përbënte problem, pasi do të luante edhe në rërë.

FUSHA – “Gjërat ndryshojnë, sepse luhet më shpejt në një fushë sintetike. Gjithsesi, ndeshjet e Championsit do t’i luaja dhe në rërë, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim”.

NDESHJA – “Presim një ndeshje të vështirë, kundër një skuadre që në shtëpi është shumë e fortë. Duhet të jemi të vëmendshëm në mbrojtje”.

VENDI I PARË – “Të përfundosh në vendin e parë është vendimtare, deri tani e kemi merituar dhe na duhet ta konfirmojmë nesër këtë gjë. Më pas shortin do ta presim akoma më të qetë”.

PSG s’ka konkurrencë? Kampionët “fqinj” ia kalojnë në këtë aspekt
Kampionati francez është bërë objekt talljeje nga shumë persona për shkak të dominimit absolut të PSG-së. 15 ndeshje, 14 fitore dhe një barazim dhe 14 pikë nga vendi i dytë që mbahet për momentin nga Montpeliesë. Shifrat janë frikshme, por në vendin “fqinj”, Zvicër, situata është akoma më e rëndë.

Kampionët në fuqi të Zvicrës, Jang Bojs, po zhvillojnë një sezon si kurrë më parë. Në 16 javë kampionat kanë fituar 14 herë, ndërsa diferenca me vendin e dytë është më e madhe se sa ajo e kampionëve të Francës, plot 18 pikë.

Bazeli dominoi kampionatin zviceran për tetë sezone radhazi, Jang Bojs e ka siguruar titullin e dytë, që pa nisur faza e dytë, ndoshta një hegjemoni të ngjashme do ta tregojë dhe ekipi nga Berna.

Protestë e veçantë në Zvicër, tifozët kundër lojërave virtuale
ESports është një fenomen që po pëson rritje nga dita në ditë. Së fundmi ky fenomen po tërheq interesin edhe të klubeve sportivë “tradicionale” që vendosin të zgjerohen gjithashtu dhe në kontekstin e “lojërave virtuale”.

Klubet e futbollit janë një shembull i qartë për këtë iniciativë, por jo të gjithë duket se janë aq entuziastë për këtë. Për të provuar këtë gjë tifozët e Jang Bojs kanë menduar një protestë të veçantë.

Pikërisht në ndeshjen e djeshme që Jang Bojs zhvilloi kundër Bazel, grupimi ultras i kampionëve të Zvicrës kishte përgatitur një protestë ndaj ESports, duke hedhur në fushë doreza “Playstation” si dhe topa tenisi. Gjithashtu në tribunë kishin përgatitur një baner me simbolin e “pauzës”. Një protestë  kundër lojërave virtuale dhe investimeve të klubit në këto të fundit.

Ndërkohë për sa i përket sfidës së luajtur, Jang Bojs “shpartalloi” 7-1 Bazelin, që duket shumë ende shumë larg për të sfiduar rivalët nga Berna. Jang Bojs udhëheq kampionatin zviceran me 7 fitore në 7 ndeshje. Pas 7 javëve e shohin veten të shkëputur menjëherë 10 pikë përpara rivalit më të afërt.