Yll Hoxha

Heroi i titullit në Kosovë “prangoset” nga kampionët
Merkato e Feronikelit ka nisur dhe klubi nga Drenasi ka bërë me dije se pjesë e tyre do të mbetet edhe për dy sezone Yll Hoxha. Anësori i djathtë, i cili në Kosovë po aktivizohet në mbrojtje, ka qenë sot në zyrat e klubit dhe ka firmosur kontratën e re. Diçka e tillë është njoftuar nga Feronikeli dhe lojtari. Mbrojtësi ishte vendimtar në finalen me Prishtinën, teksa shënoi golin e fitores dhe më pas ngriti titullin kampin.

Hoxha spikati në Superiore me Kukësin, duke ndihmuar shumë në kalimin e tre tureve në Europë me verilindorët që në sezonin e parë. Më pas ai është aktivizuar edhe me Flamurtarin, për të kaluar më pas te Vllaznia. Në Shkodër nuk shkuan gjërat mirë dhe Hoxha në janar të vitit 2016 nisi një eksperiencë të re në Kosovë me Feronikelin.

NJOFTIMI I FERONIKELIT – Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me klubin e Feronikelin. Pas një takimi me presidentin, Naser Ramaj, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme.

Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë. Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë  në ditët e ardhshme.

“Kandari” i prishur i Disiplinës, futbollistët marrin qindarka dhe arkivohen gjyqet milionere
Më së shumti gjyqtarët janë ata që “sulmohen”. Gabojnë, me apo pa qëllim, dhe vendimet e tyre merren në fraksion sekonde. Gjithsesi edhe u falet ndonjëherë, pasi nuk është një punë e lehtë. Ndryshe nga ata, janë të tjerë gjyqtarë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit që nga kolltuku ku ulen njëherë në javë bëjnë gabime trashanike.

Flasim për anëtarët e Komisionit të Disiplinës, që shpesh kanë pasur guximin të hedhin poshtë edhe vendime të marra vetë prej tyre. Komisioni i Apelit është anashkaluar, kurse tanimë tregohen edhe selektivë në çështjet që shqyrtojnë.

Sikurse edhe është bërë me dije, në dhjetor të vitit 2018, Tiranës iu la afat të shlyente borxhin ndaj Rei Qilimit. 30 ditë kohë, ndryshe tre pikë të hequra. Bukur, kështu thotë rregullorja. Në fillim të kësaj jave Tirana u njoftua ta shlyente lojtarin, me të cilin u gjet një marrëveshje. Borxhi ndaj tij ishte i vogël në fakt.

Shumë “nxitim” (afati ishte kaluar edhe këtë herë) për ta zgjidhur këtë çështje, ndërkohë që Komisioni i Disiplinës as që e ka vënë ujin  në zjarr për të shqyrtuar një çështje të protokolluar që në muajin maj të vitit 2018. SportEkspres.com mëson se Yll Hoxha ka kërkuar ekzekutimin e vendimit të marrë nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve.

Klubi i Flamurtarit ka humbur gjyqin me ish-lojtarin dhe i detyrohet 11 mijë euro. Hoxha, aktualisht lojtar i Feronikelit, ka ngarkuar një jurist për t’u marrë me këtë çështje, por akoma asnjë përgjigje. Dosja qëndron në FSHF dhe Disiplina nuk e jep ultimatumin e radhës.

Por edhe nëse e jep, nuk është se beson njeri se do të bëhet pagesa. Kemi rastin “Muzaka”, afate të shkelura herë pas here, paralajmërim për së dyti. Kemi edhe rastin e Emiljano Çelës. Më shumë se dy muaj kanë kaluar që kur Disiplina i la afat Korabit për të shlyer kapitenit e Kastriotit. Ende asnjë qindarkë në llogari të tij, ende asnjë dënim për dibranët.

HESHTJA E KLUBEVE – Rregullorja është e qartë, por as klubet nuk reagojnë. Asnjë presion ndaj Komisionit të Disiplinës për të zbatuar vendimet që vetë ky komision merr. Në të Parën ka klube që rivalizojnë me Korabin dhe heqja e tre pikëve u intereson.

Njëjtë edhe me kundërshtarët e Flamurtarit, Tiranës, apo ndonjë klub tjetër të përfshirë në telashe të tilla. Sa duket të gjithë e duan këtë situatë, për ta pasur në favor kur t’u ndodhë në kurriz. Nëse Disiplina i “mëshiron”, UEFA E FIFA nuk falin. Para këtyre institucioneve qëndrohet “gati tu”.

VLADIMIR PRENGA

Formacioni i vitit në Kosovë, pjesë edhe ish-lojtari i Kukësit
Si në çdo vend tjetër edhe Federata e Kosovës ka organizuar mbrëmjen e fundvitit, ku janë ndarë disa çmime, por ka zgjedhur dhe formacionin e vitit. 11 lojtarët më të mirë janë zgjedhur nga specialistët e futbollit në Kosovë.

Në formacionin e nxjerrë nga mediat kosovare shihet se dominojnë lojtarët e Prishtinës si dhe të Ferronikelit, apo edhe ata të Dritës. Pjesë e formacionit të vitit në Superligën e Kosovës është edhe ish-mesfushori i Kukësit, Flamurtarit dhe Vllaznisë, Yll Hoxha.

Lojtari i vitit është shpallur lojtari i Herenvenit. Arbër Zeneli. Lojtari i cili luan në kampionatin holandez ka shkëlqyer këtë edicion, duke e shtyrë federatën kosovare ta nderojë në mbrëmjen gala të organizuar mbrëmjen e sotme.