Xhenaro Gatuzo

Gatuzo bind si trajner, manjati amerikan i beson ringritjen e klubit
Gatuzo është shkarkuar nga Milani dhe është i papunë. Trajneri italian është në pritje të ofertave që mund të vijnë. Fiorentina është një klub që po ristrukturohet dhe ka për qëllim të bëhet i madh. Manjati amerikan Roko Komiso ka marrë pronësinë e klubit dhe synon ta ngjisë lart klubin vjollcë.

Roko Komiso

Do të vijnë zyrtarë të rinj, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm deri tek ai sportiv dhe trajneri. Xhankarlo Antonjoni do të jetë drejtor i përgjithshëm, ndërkohë që pritet të bashkohet edhe Umberto Gandini. Masara është kandidati kryesor për postin e drejtorit sportiv.

Rino Gatuzo është opsioni kryesor për stolin e skuadrës nga Firence. Grinta e tij dhe puna e bërë te Milani bën që Komiso t’i besojë stolin. Mundësia tjetër është Sempliçi. Ai aktualisht drejton SPAL. Karrierën e tij si teknik e ka nisur te Fiorentina me të rinjtë. Kështu ai e njeh shumë mirë klubin në brendësi të tij.

Gatuzo në treg, fillojnë bisedimet me klubin italian
Xhenaro Gatuzo nuk mundi të rikthente Milanin në Champions League gjatë dy sezoneve që kalabrezi u vu në krye të bankinës së “djallit”. Megjithatë, 41-vjeçari ka dalë në një farë mënyre i fituar nga kjo eksperiencë pasi vlera e tij në tregun e trajnerëve ka pësuar një rritje të konsiderueshme.

Ofertat për ish-mesfushorin s’kanë si të mungojnë dhe e para ka ardhur nga Lacio. E ardhmja e Simone Inzagit duket gjithmonë e më larg Lacios me Juventusin dhe Milanin që po tentojnë të joshin trajnerin italian.

Sipas “Sky Sports”, dyshja Tare-Lotito kanë filluar bisedimet me Gatuzon, ndërsa interes më të pakët për ka dhe nga skuadra tjetër kryeqytetase, Roma. Verdhekuqtë po shqyrtojnë një listë me disa trajnerë, ku është dhe emri i Gatuzos.

Lajmi i fundit: Mbyllje me zhgënjim, Milani merr vendimin për Gatuzon!
Sezoni i Milanit u mbyll në mënyrë tragjike, me “Djallin” që dështoi të rikthehej në Champions League për të pestin vit radhazi. Administratori Ivan Gazidis premtoi revolucion dhe nesër do të bëhen publike dy vendime drastike.

Sipas “Sky Sports”, Xhenaro Gatuzo, po kalon 24 orët e fundit si trajneri i Milanit. Ditën e nesërme pritet që klubi të zyrtarizojë shkarkimin e kalabrezit që i jep fund te Milani pas një viti e gjysmë në këtë post.

Krahas Gatuzos pritet të largohen dhe drejtuesit Leonardo e Paolo Maldini, me të parin që duket se do të kthehet te PSG.

Gatuzo u emërua në krye të Milanit në 27 nëntor të 2017-ës, fillimisht si një trajneri i përkohshëm, ndërsa 6 muaj më vonë puna e mirë në sezonin e parë u shpërblye me një kontratë 3-vjeçare e cila do të ndërpritet të nesërmen në mënyrë të njëanshme nga kryesia e klubit.

Gatuzo: Lojtarët po, unë s’kam nevojë për përkëdhelje. Vë dorën në zjarr për diçka!
Milani luan nesër përballë Fiorentinës në Firence, në një fushë ku nuk fiton prej 5 vitesh. Kuqezinjtë nuk kanë alternativa të tjera përveç fitores. Objektivi Champions është vetëm 3 pikë larg, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund.

Xhenaro Gatuzo tenton si gjithmonë të motivojë ekipin përpara kësaj transfertë të komplikuar dhe prek disa tema gjatë prononcimit të tij. Besimi tek ekipi është maksimal dhe djemtë duhet të sigurojnë fitoren e radhës.

TË DËMTUARIT – “Bilja është grumbulluar, por nuk është gati për të luajtur. Paketa është stërvitur mirë, pavarësisht se është i skualifikuar. Çalhanoglu është rikuperuar dhe është gati. Forca jonë më e madhe kanë qenë shpesh lojtarët që janë aktivizuar pak. Kjo do të thotë forcë grupi.”

FIORENTINA – “Nuk fitojmë në Firence që prej vitit 2014. E kam studiuar Fiorentinën dhe janë një skuadër që të krijon rreziqe të mëdha. Kanë lojtarë të mëdhenj në sulm dhe duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në aspektin fizik, teknik dhe mental.”

PIATEK – “Nuk ekziston asnjë problem. Kristof duhet të qëndrojë i qetë dhe të vihet në dispozicion të skuadrës. Kësaj gjëje duhet t’i japë prioritet.”

MONTELA – “Unë duhet të mendoj vetëm për ndeshjen dhe si ta fitoj atë. Kam respekt të madh për punën e tij, nuk kam çfarë të shtoj tjetër.”

EKIPI – “Djemtë kanë dhënë gjithmonë më të mirën për Milanin. Vë dorën në zjarr për diçka të tillë. Kjo skuadër ka reaguar edhe në momente shumë të vështira. Më vjen keq që fitorja me Bolonjën kaloi në plan të dytë dhe u fol më shumë për Bakajokon. Shoh një skuadër që është stërvitur shumë mirë dhe që po bën atë që kërkoj. Nesër duhet t’i bëjmë gjërat mirë dhe ta vendosim Fioren në vështirësi.”

ABATE-ZAPATA – “E ardhmja e tyre është një problem i klubit, unë kam për detyrë vetëm që të stërvis lojtarët. Abate dhe Zapata janë këtu prej vitesh dhe kanë dhënë kontributin e tyre. Kam vetëm fjalë pozitive për to, por vendimin e merr klubi.”

SKARONI – “Duhet t’i transmetojmë besim të gjithë lojtarëve. Unë nuk kam nevoje për përkëdhelje, nuk më pëlqejnë. Mua më pëlqen të jem aty ku ndonjëherë mbretëron kaosi, nuk ndihem i huaj kur atmosfera është e rëndë.”

Fati i Gatuzos është përcaktuar, zbulohet preferenca e Milanit për stolin
Fati i Xhenaro Gatuzos është përcaktuar, pavarësisht kualifikimit apo jo në Champions. Trajneri kalabrez do të drejtojë Milanin edhe këto tre ndeshje që kanë mbetur. Drejtuesit e kanë marrë një vendim të tillë dhe po punojnë për zëvendësuesin.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, zgjedhja e parë e kuqezinjve është Eusebio Di Françesko, ndërsa alternativa mbetet Gasperini i Atalantës. Ish-trajneri i Romës është i preferuari i Leonardos, por braziliani rrezikon vetë postin nëse Milani nuk arrin objektivin kryesor.

Për Di Françeskon interesohet edhe Sevija, por ai dëshiron Milanin, që ka gati një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për të. Tashmë pritet vetëm të nisin negociatat, por gjithçka pritet të marrë zgjidhje përfundimtare pas mbylljes së kampionatit.

Takim në sytë e drejtuesve, paqe mes Gatuzos dhe Bakajokos?
Milani nuk ka humbur kohë dhe ka zbritur në fushë gjatë paradites së sotme. Palestër për titullarët e fitores së mbrëmshme dhe stërvitje për pjesën tjetër. Të pranishëm kanë qenë dhe dyshja Leonardo-Maldini.

Drejtuesit e “djallit” kanë patur një takim kokë më kokë me Gatuzon dhe Bakajokon. Trajneri dhe mesfushori kanë sqaruar gjithçka mes tyre dhe francezi i është bashkuar stërvitjes.

Ai mund të zbresë në fushë të shtunën kundër Fiorentinës, duke llogaritur dhe mungesat e mëdha në këtë repart. Lukas Paketa u ndëshkua me të kuqe, ndërsa Bilja dhe Çalhanoglu janë të dëmtuar. Aktivizimi i Bakajokos do të varet edhe nga rendimenti i tij gjatë javës.

E ardhmja e tij pritet të jetë larg Milanelos. Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e tij dhe 24-vjeçari do të rikthehet te Çelsi. Një lajm i mirë për trajnerin Sarri. Anglezëve ju është bllokuar merkato dhe trajneri italian do të kishte një opsion më shumë për mesin e fushës.

Leonardo: Stop gjyqeve publike, Bakajoko gaboi dhe do paguajë
Milani u rikthye te fitorja duke mposhtur Bolonjën 2-1. Tre pikë jetike për kuqezinjtë e Gatuzos, të cilët triumfuan falë golave të Susos dhe Borinit. Një episod ka ndodhur në pankinë midis trajnerit dhe Bakajokos. Gatuzo i ka kërkuar francezit që të zbresë në fushë, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe mes palëve ka nisur një ofendim i dyanshëm.

Leonardo ka folur për rastin në fjalë. Gjithçka do të zgjidhet brenda familjes dhe nuk ka nevojë të bëhet publike. Mesfushori ka gabuar dhe do të paguajë. Më pas një koment për fitoren kundër Bolonjës, trajnerin Gatuzo dhe merkaton e Milanit.

EPISODI – “Rasti i Bakajokos do të diskutohet brenda nesh pa bërë publikimin e masave që do të marrim. Lojtari ka vuajtur shumë gjëra javët e fundit, por gabimet mbeten gabim dhe do të ndërhyjmë. Ka shumë gjëra pozitive, por kush gabon, paguan. Njësoj si gjithë të tjerët. Kanë ndodhur shumë gjëra njëkohësisht, por i kemi zgjidhur brenda nesh me Gazidis, Maldinin dhe Gatuzon. Nuk mund të bëhet çdo rast gjyq publik.”

SITUATA – “Pas derbit ishte një moment shumë i vështirë, por kundër Bolonjës treguam një forcë, që sinqerisht nuk e mendoja se e kishim. Ky Milan ka shpirt dhe shumë gjëra pozitive. Nevojitet qetësi dhe durim, sepse ekipi është në ndërtim e sipër.”

GATUZO DHE MERKATO– “Jemi treguar gjithmonë të qartë me Rinon. Gjithçka po shkon sipas planit, nuk mund të ishte gjithçka fushë me lule. Kemi pësuar ndryshime dhe normal që do të hasnim vështirësi. Nuk jemi në një situatë ekonomike të mirë, por nuk bëhet fjalë për demoralizim. Jemi të bllokuar dhe nuk do të bëjmë goditje të mëdha në verë. Megjithatë, gjithçka varet nga kualifikimi në Champions.”

Gatuzo: Jam kundër grumbullimeve, por kishim ikur nga trutë! Dorëheqja? Harrojeni
Milanit nuk i falen më gabimet. Katër ndeshje kanë mbetur deri në fund të kampionatit dhe për t’u kualifikuar në Champions mund të mos mjaftojnë as katër fitore.

Megjithatë, rëndësi ka që të mposhtet Bolonja nesër në “San Siro”. Xhenaro Gatuzo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Trajneri i “djallit kuqezi” shpjegon se pse u detyrua të grumbullonte ekipin për 5 ditë, pavarësisht se është kundër grumbullimeve të gjata.

Një urim për Kaldarën e pafat, thirrje për kujdes ndaj ekipit të Mihajloviçit dhe e ardhmja. Gatuzo as që ka ndërmend të japë dorëheqje, pasi në karakterin e tij nuk ekziston dorëzimi. Në fund Romanjoli dhe Bakajoko. Të dy kanë gabuar, kanë kërkuar ndjesë dhe kaq mjafton.

BOLONJA – “Është një skuadër që ndodhet në formë dhe tenton të luajë me shpejtësi që pas ardhjes së Mihajloviçit. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të treguar që jemi akoma gjallë.”

GRUMBULLIMI – “Jam kundër grumbullimeve, por ekzistojnë rregulla që duhen respektuar në një grup. Lojtarët nuk ishin mirë nga mendtë e kokës, ndërsa tani janë më të përqendruar. Tani shoh një skuadër të zemëruar dhe dua që ta shoh këtë zemërim edhe në fushën e lojës. Unë vendosa për grumbullimin dhe klubi më mbështeti. Në fillim isha në dyshim, por më pas u binda. Nuk më intereson jeta private e lojtarëve, por kur vihet në Milanelo punohet në një mënyrë të caktuar.”

CHAMPIONS – “Duhet të jemi ambiciozë. Po kalojmë një periudhë të keqe. Kur futesh në tunel duhet të analizosh gjithçka për të kuptuar se çfarë nuk funksionon. Kush luan me Milanin duhet të ketë ambicie.”

E ARDHMJA – “Unë nuk dorëhiqem. Objektivi im është kualifikimi në Champions dhe kam dy vite të tjera kontratë. Pjesa tjetër nuk ka asnjë vlerë. Klubi nuk më ka folur për largim, këto gjëra i shkruani dhe i shpikni ju gazetarët. Ekziston një raport shumë i mirë midis meje, Leonardos dhe Maldinit. Nuk jam i dorëzuar, jam vetëm i trishtuar nga rezultatet negative.”

KALDARA – “Dua t’i dërgoj urimet më të bukura për ditëlindje. I uroj një shërim të shpejtë dhe e presim me padurim, sepse është një djalë që meriton shumë. Kjo periudhë ka qenë e pafat për të.”

ROMANJOLI – “Kemi biseduar dhe kapiteni i ka kërkuar falje shokëve për kartonin e kuq. Alesio është përmirësuar shumë, por i duhet të rritet akoma në këtë aspekt.”

BAKAJOKO – “Ai gaboi, i kërkoi falje të gjithëve dhe kjo çështje është lënë pas krahëve.”

Tramexani: Ja trajneri i duhur për Juven. Gatuzo? Kemi nevojë për njerëz realë si Rino
Paolo Tramexani po shijon një sezon shumë pozitiv në Qipro. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te kombëtarja kuqezi po drejton me sukses APOEL Nikosian. Ekipi i italianit renditet në vendin e parë në kampionat, ndërsa me 22 maj do të përballet kundër AEL Limasolit në finalen e Kupës së Qipros.

Në një prononcim për “MC Sport”, 48-vjeçari është ndalur te Juventusi dhe Milani. Ai dëshiron të shohë Xhan Piero Gasperinin në stolin e bardhezinjve. Trajneri i ka befasuar të gjithë me punën e madhe dhe futbollin holandez që po zhvillon me Atalantën e tij dhe e meriton një pankinë të madhe.

Nga ana tjetër trajneri i Milanit. Rinos ia vlerëson shumë punën, sidomos sinqeritetin dhe ndershmërinë. Situata është e komplikuar, por Tramexani shpreson që Gatuzo të vazhdojë të drejtojë Milanin, pasi futbolli ka nevojë për njerëz real si kalabrezi.

JUVENTUSI – “Mendoj se Gasperini do të ishte zgjedhja më e mirë për stolin e Juventusit, duke parë se çfarë ka bërë në vitet e fundit. Është italian, e njeh mirë futbollin tonë dhe e meriton një mundësi të tillë. Nuk do të ishte aspak rrezik, pasi Gasperini është më i miri në rritjen dhe përmirësimin e lojtarëve.”

GATUZO – “Rino ka krijuar një eksperiencë të madhe dhe Milani është shtëpia e tij. Nuk shoh ndonjë trajner tjetër që mund t’i sillte kuqezinjtë deri në këtë pikë. Ai ka bërë një punë të mirë dhe nuk e hedh poshtë mundësinë që të vazhdojë edhe sezonin tjetër me Milanin. E vlerësoj shumë sinqeritetin e tij, është shumë transparent dhe i ndershëm me veten. Futbolli ka nevojë për më shumë njerëz të vërtetë si Rino.”

Hidhërimi i Gatuzos mes perlave historike: Te Milani im më merrnin me shpulla, tani lojtarët dëgjojnë hip hop!
Xhenaro Gatuzo ka zhvilluar një karrierë të madhe dhe ka shumë për të treguar. Ish-mesfushori i Milanit të mrekullueshëm të Ançelotit, sot në vend të ish-trajnerit të tij, flet për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur.

Rino tregon se çfarë e bëri Milanin ekip aq të madh, ndërsa sot është ndryshe. Respekti mungon dhe të gjithë janë më të llastuar. Një emër si Paolo Maldini merrte aulinë çdo ditë për të përballuar stërvitjen, lojtari më i fortë me të cilin Rino ka luajtur ndonjëherë.

Trajneri i kuqezinjve kujton dhe ditën e parë të stërvitjes në Milanelo, aty ku i erdhën dy goditje rrufe nga Kostakurta. Sot mezi presin që të bësh ndonjë gabim dhe të gjithë ia plasin së qeshurës.

RESPEKTI – “Mendoj se ajo që ka shpëtuar Milanin ndër vite ka qenë respektimi i rregullave. Pak herë i është dashur të ndërhyjë Galianit, madje ishim ne që i shkonim në zyrë dhe e detyronim të ndërhynte. E respektonim historinë e klubit, sot është më e vështirë. Mentaliteti i lojtarëve ka ndryshuar. Sot duhet të tregohesh i kujdesshëm, më parë duhet të mbyllje gojën.”

DITA E PARË – “Ditën e parë në Milanelo u rruajta dhe lashë nja dy qime në lavaman. Mora dy goditje kokës nga Kostakurta dhe e kuptova menjëherë se çfarë mentaliteti ekzistonte te Milani. Galiani tentoi të më bindte për të qëndruar akoma kur u largova si futbollist, por nuk ndihesha më rehat, nuk flisja më gjuhën time. Shumë personave nuk iu pëlqente më ajo çfarë thonim unë, Ambrozini dhe Abiati. Sot jetojmë në një epokë tjetër.”

TRAJNERI – “Gjërat kanë ndryshuar. Një trajner ka nevojë për futbollistë të gatshëm për sakrifica, për t’u përmirësuar dhe për të dhënë diçka më shumë. Sot duhet të tregohesh i kujdesshëm kur i thua diçka djemve. Fillojnë menjëherë të ankohen dhe të krijojnë alibi. Kanë ndryshuar gjërat e vogla në dhomat e zhveshjes. Dikur mund të dëgjoje vetëm muzikë italiane. Tani qeshin nëse e dëgjojnë diçka të tillë. Ka vetëm gjëra të huaja, hip hop, të gjithë me kufje dhe ndoshta shikojnë edhe ndeshjet angleze dhe spanjolle që luhen në orare të ndryshme.”

DHOMAT E ZHVESHJES – “Sot çdokush mendon për vete, por ka një problematikë që e kanë të gjithë në Serie A. Në vitin 1999 nuk dëgjohej muzikë në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë ishin të përqendruar. Si trajner kam provuar ta heq. Më bezdis shumë, por çfarë t’i bëj faktit që të gjithë e duan. Më parë qëndronim grup dhe kalonim për mrekulli. Sot zhduken një nga një sapo mbarojnë së ngrëni.”

MALDINI – “Së pari çdokush duhet të jetë i qëndrueshëm, edhe jashtë fushave. Talenti nuk mjafton kurrë. Kampion bëhet dikush që nuk humbet asnjë stërvitje, që është i qëndrueshëm, që arrin gjithmonë në orar, që bën punën e tij në 360 gradë dhe që respekton çdo rregull. Prandaj e përsëris gjithmonë që Maldini ka qenë më i forti në botë, sepse bëhej gjithmonë copash. Ai merrte 1-2 aulina në ditë për të mos humbur asnjë stërvitje. Mund të kishte jetuar për mrekulli nga të ardhurat që fitonte, por nuk hoqi dorë kurrë nga asgjë. Paolo është lojtari më i fortë më të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ky ishte sekreti i atij grupi historik. Një rregull respektohej dhe pikë.”

BOTËRORI 2006 – “Mbaj mend që nuk festova fare te goli i Grosos në gjysmëfinalen kundër Gjermanisë. Isha i fundit në mesfushë dhe nëse ata niseshin në sulm, më duhej t’i thyeja. Gjithmonë kam dashur në jetë që të bëhem më i forti i rolit tim, të rikuperoj topa pafund dhe kam dashur të përmirësohem. Nuk është e vërtetë që nuk kisha cilësi. Thjeshtë i dija limitet e mia dhe vihesha në dispozicion të grupit.”

2007 – “Në vitin 2007 klubi na dërgoi në Maltë për fazën përgatitore të janarit. Ishte një erë e ftohtë dhe të gjithë ishim të acaruar me Galianin. Sapo u kthyem në Milano filluam të bënim mirë. Qëndronim rreth 10-14 futbollistë deri në 5 të mëngjesit duke pirë verë. Këto gjëra na forconin me njëri-tjetrin. Në fund fituam Champions Ligën.”

Sherri Ibra-Onjevu, Gatuzo: Tentova t’i ndaj si hero, për gjysmë ore s’u afrua askush!
Xhenaro Gatuzo po kalon një moment të vështirë, por kjo nuk e pengon të flasë, sidomos për gjërat që nuk i pëlqejnë. Në prezantimin të librit “Nga Calciopoli te Pink Floyd” të Alberto Kostës, trajneri i Milanit i është rikthyer një episodi që bëri bujë në vitin 2010.

Zllatan Ibrahimoviç ishte pjesë e Milanit. Të bëjë sherr me të ishte e pamundur, aq më tepër të dilje fitues. Megjithatë, një amerikan me emrin Oguçi Onjevu, trupmadh që luante në rolin e mbrojtësit, nuk e njihte fjalën frikë.

Mes dy “gjigantëve” nis një sherr i madh në stërvitje.  Gjysmë ore betejë, ndërsa vetëm Gatuzo guxon për t’i ndarë. Trajneri nuk e harron kurrë atë episod dhe e risjell përsëri në këtë formë.

“Kishim lëvizur në një fushë tjetër nga ajo ku stërviteshim zakonisht. Kishte shumë njerëz dhe Ibra me Onjevun filluan të ziheshin. Peshonte nga 100 kg secili. Unë si hero tentova t’i ndaj dhe i godita me shkelm, ndërsa Ambrozini nuk u afrua fare. Mora një dy shpulla të mira, e pashë situatën keq dhe ika duke ulëritur: ‘vrisni veten’. Qëndruan gjysmë ore duke u zënë me njëri-tjetrin. Ibrës i binin nervat më vonë, nuk mbante kurrë inat. Ku t’i gjesh lojtarë si ai…”, thekson Rino Gatuzo.

Milani në udhëkryq, merret vendimi për Gatuzon
Milani ka marrë një vendim në lidhje me trajnerin e ekipit. Më saktë është detyruar. Xhenaro Gatuzo do të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë deri në fund të sezonit.

Drejtuesit e “djallit” kanë zgjedhur të vazhdojnë me trajnerin kalabrez edhe këto katër ndeshje që kanë mbetur. Pamundësia për të gjetur një zëvendësues e ka shtyrë treshen Leonardo-Maldini-Gazidis që t’i besojnë Gatuzos.

Ky i fundit duhet të bëjë maksimumin që të kualifikojë Milanin në Champions, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë, ai do ta mbyllë në verë me ekipin me të cilin është tifoz. Drejtuesit po i besojnë vetëm prej faktit që nuk kanë zgjidhje për momentin.

Pas humbjes me Torinon ata kanë patur një takim kokë me kokë me trajnerin, aty ku i kanë bërë të qartë situatën dhe të ardhmen.

Disa emra lidhen me stolin e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm dhe në avantazh është Mauricio Sarri. Ish-trajneri i Napolit pritet ta mbyllë me Çelsin në fund të sezonit dhe do të rikthehet në Itali te kuqezinjtë e Milanit.

Gatuzo: Paketa nuk ka çfarë bën i vetëm, po dëgjoj shumë fjalë kafenesh!
Milanin e pret një finale nesër në mbrëmje. Nga ata që duhen fituar me çdo mënyrë ose objektivi Champions komplikohet tmerrësisht shumë. Kuqezinjtë do të vizitojnë Torinon. Ekipi granata renditet tre pikë poshtë Milanit dhe kërkon fitoren e ndeshjes. Një përballje e zjarrtë dhe plot me duele parashikohet, ndërsa Xhenaro Gatuzo karikoi ekipin e tij. Trajneri kërkon reagim dhe… fitore.

TORINO – “Nesër do të luajmë për fanellë, karrierën e lojtarëve dhe gjithë universin e Milanit. Vijmë nga një periudhë e keqe dhe kritikat janë të drejta. Nesër do të përballemi me një skuadër, që na kujton Atalantën. Kanë karakteristika të ngjashme. Kemi nevojë për forcë fizike dhe qartësi. Mbi të gjithë kemi nevojë për diçka që e kemi pasur gjithmonë, por që sot na mungon. Duhet të japim shpirtin në fushën e blertë.”

KARIKIMI– “Nuk i gjuaj askujt me grushte, thjesht duhet të kuptojmë që duhet të jemi të bashkuar dhe të japim edhe më shumë. Le të logjikojmë të gjithë njësoj. Dëgjoj shumë fjalë për të ardhmen time dhe të lojtarëve, por boll. Le të mendojmë vetëm për të ardhmen e Milanit. Në këtë moment jemi shuar të gjithë. Nevojiten fakte dhe rezultate. Diferencën do e bëjë dëshira për të sakrifikuar.”

KRITIKAT – “Po vuajmë në rikuperimin e topit. Nuk po luajmë si skuadër. Nuk jemi të rrezikshëm në sulm dhe as të kujdesshëm në mbrojtje. Po i bëjmë gjerat përgjysmë. Unë i marr përsipër përgjegjësitë e mia. Futbollisti ndryshon nga trajneri. Nuk e them kot që jam përgjegjësi i parë për këtë situatë. Disa lojtarë nuk gjenden në formë të mirë, ndërsa të tjerë harxhojnë kohë duke menduar. Po e paguajmë diçka të tillë, por duhet të tregohemi të afte për t’i marrë maksimumin skuadrës. Dëgjoj fjalë kafenesh sikur lojtarët nuk e ndjejnë fanellën e Milanit, apo sikur nuk e vrasim mendjen fare për objektivat tonë. Është e vërtetë që kemik probleme dhe defekte, por duhet treguar respekt për këta djem.”

PAKETA – “Nuk mund të zgjidhë gjithçka i vetëm ka nevojë për ndihmën e skuadrës. Lukas na ka dhënë një dorë të madhe, por ka nevojë për të gjithë kolektivin.”

ZHGËNJIMI – “Unë jam i zhgënjyer nga vetja ime. Nuk po arrij t’i ndryshoj gjërat dhe të futem në kokat e lojtarëve. Jam i zhgënjyer sepse një trajner duhet t’i transmetojë gjithçka ekipit të tij. Mund të gabojmë teknikisht, por është problem i madh kur mungon dëshira për të vuajtur. Jam më shumë i zhgënjyer nga vetja sesa nga lojtarët. Një jetë rresht më kemi thënë që nuk bëj për Milanin si lojtar, por lidershipi nuk mund të blihet me para. Nuk mund të shkosh në supermarket dhe t’i thuash shitësit: ‘Të lutem, dua 10 euro lidership’.”

BAKAJOKO – ‘Timuenë e kam parë mirë. Ajo që ndodhi në Kupë është e dokumentuar me foto dhe video. Po e dëgjoj nga ju gazetarët që lojtari dëshiron të largohet. Ai ka bërë një sezon të rëndësishëm dhe ndihet mirë në Itali. Jam dakord me Reinën, jemi akoma në vitet 1800, por jo të gjithë tifozët e pranishëm në stadium logjikojnë njësoj.”

Zbulohet takimi sekret, Gatuzo italiani i radhës drejt Premier Ligës?
E ardhmja e Xhenaro Gatuzos në stolin e Milanit është në dyshim. Drejtuesit e kanë mbështetur gjithmonë, edhe atëherë kur rezultatet kanë munguar. Megjithatë, raporti me Leonardon nuk ka arritur të bëhet kurrë perfekt.

Në mes është kualifikimi në Champions Ligë, por Gatuzo mund të largohet edhe nëse ia del të rikthejë kuqezinjtë në futbollin elitar. Sipas raportimeve të mediave italiane, trajneri kalabrez ka darkuar para dy javësh me Horge Mendez. Gatuzo ka një raport respekti të dyanshëm me agjentin e famshëm portugez.

Ky i fundit po punon për të gjetur një ekip jashtë Italisë për Gatuzon. Në skenë ka dalë Premier Liga, më saktë Njukasëlli. “Qymyrxhinjtë” nuk po arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët me Rafa Benitez për të rinovuar kontratën dhe trajneri i Milanit do të ishte zgjidhja ideale për ekipin anglez.

Revolucion në stol, Milani dëshiron një futboll më të bukur
Xhenaro Gatuzo dhe djemtë e tij duhet të rikthejnë Milanin në Champions. Pozicionimi në një nga katër vendet e para të renditjes është objektiv dhe detyrim. Nëse kuqezinjtë nuk ia dalin, sezoni mund të quhet totalisht i dështuar.

Trajneri kalabrez ka besimin e drejtuesve, por ai e di mirë që e ardhmja varet nga rezultatet. Në verë priten shumë lëvizje trajnerësh dhe po qarkullon një skenar në lidhje me Milanin.

Sipas mediave italiane, klubi i “Djallit” po mendon për Mauricio Sarrin. Ish-trajneri i Napolit mund ta mbyllë me Çelsin në fund të sezonit. Ai është gati për t’u rikthyer në Serie A dhe Milani do të ishte një mundësi shumë e mirë. Nëse kualifikohen në Champions kthehet në një mundësi perfekte. Opsion shumë i mirë edhe për kuqezinjtë, të cilët do riktheheshin te futbolli i bukur me Sarrin në krye.

Po Gatuzo? Rino mund të marrë drejtimin e Romës. Emri i tij lidhet prej kohësh me stolin verdhekuq. Toti është tifozi i tij i parë dhe presidenti Palota mund t’i dhurojë besimin e duhur. Megjithatë, në fillim duhet të presim fundin e sezonit për t’u qartësuar më shumë në lidhje me mundësinë e kësaj lëvizje të dyfishtë.

Gatuzo në Prokurori: Akuza për pastrim parash, avokatët sqarojnë
Xhenaro Gatuzos i është dashur të marrë rrugën për në Torino gjatë ditës së djeshme. Jo për të parë ndeshjen Juventus-Ajaks, por për të dalë para prokurorit dhe për të mbrojtur veten. Trajneri i Milanit ka përfunduar në hetim bashkë me 52 persona të tjera. Akuzat? Pastrim parash. Ai foli rreth dy orë përpara Prokurorit Publik, Ruxhero Krupi.

“Rino dhe Paskuale Mota (biznesmen i konsideruar si figura qendrore e hetimit) nuk kanë qenë miq. Ky i fundit ka përfituar nga një besim i bazuar në një njohje të kohëve të fundit. Në atë kompani, Gatuzo nuk ka mbajtur kurrë një rol operacional. Historia e tij është një copëz e vogël e një hetimi të madh”, kanë theksuar dy avokatët e tij.

Trajneri i ”Djallit” i ka shpjeguar Gjykatësit se e ka njohur Motën në vitin 2011, në kohën që biznesmeni frekuentonte restorantin e peshkut të Gatuzos. Atë periudhë, Rino bleu 35% të aksioneve të “Cascina Tre Olmi”, e specializuar në prodhimin e salsiçeve të derrit. Ai vendosi të largohej dy vjet më vonë, pasi mori vesh se furnizuesit nuk ishin paguar.

Gatuzo: Milani ngrihet kur ka vështirësi, nuk po vuajmë vetëm ne
Milani do të udhëtojë nesër drejt Torinos për t’u ndeshur me Juventusin vendas. Ndeshje shumë e vështirë, por Xhenaro Gatuzo tenton të karikojë djemtë e tij.

Trajneri i Milanit analizon momentin e vështirë, tenton të mbajë moralin lart dhe beson te paraqitja e mirë dhe marrja e pikëve kundër bardhezinjve. Gatuzo ndalet dhe te gjendja e të dëmtuarve, ndërsa komenton rivalitetin e madh për një vend në Champions.

JUVENTUSI – “Duhet të kuptojmë pse nuk fitojmë pas derbit. Ky është problemi im kryesor tani. Ndeshja kundër Juventusit mund të na japë një shtytje në aspektin mental. Kemi nevojë të bëjmë një paraqitje të mirë me Juventusin dhe të bëjmë një kapërcim. Kemi ende edhe tetë ndeshje dhe gjithçka për të luajtur në këtë periudhë. Kemi provuar disa opsione për ndeshjen e nesërme, duhet të hedhim në fushë një skuadër që në jep garanci. Ka ende nervozizëm, por kjo mund të jetë edhe një aspekt pozitiv.”

FORMA – “Historia ka treguar se Milani gjithmonë ngrihet në momentet e vështira. Derbi ishte i rëndësishëm, por i përket së shkuarës tani. Duhet të fokusohemi te ndeshjet në vazhdim dhe të bëjmë paraqitjet që kemi bërë muajt e fundit.”

KARIKIMI – “Besoj se ndeshja me Juventusin mund të në japë energjinë e nevojshme për të përfunduar mirë sezonin. Duhet ta rindezim sërish atë shkëndijën brenda nesh. Nëse bëjmë një paraqitje të mirë në Torino dhe marrim një rezultat pozitiv, kjo mund të jetë një pikë kthese për ne. Jam dakord që disa njerëz thonë se jemi në një lloj stacioni për sa i përket performancës sonë dhe shpresoj të vërtetoj të kundërtën. Sigurisht luajmë kundër një ekipi që pothuajse e ka fituar titullin kampion. Luajmë ndaj një ekipi të frikshëm nesër.”

INFERMIERIA – “Kesi është stërvitur me grupin. Romanjoli ka pasur temperaturë, por ishte me ekipin gjatë seancës së fundit. Konti do të kthehet javën e ardhshme. Paketës i duhet pak kohë të rikuperohet, ndërsa Donaruma do të rikthehet brenda një jave apo për pak më shumë kohë.”

VENDI I KATËRT – “Nuk jemi ekipi i vetëm që po vuajmë, përveç Atalantës që ka vazhdimësi në rezultatet e saj. Vendi i katërt është ende i yni. Fati ka qenë në krahun tonë në disa momente dhe do të luftojmë për të.”

PAKETA – “Ai ka nevojë për më shumë ose më pak se 20 ditë. Varet nga lojtari gjithashtu, nga niveli i dhimbjeve dhe se si kavilja e tij do të përgjigjet gjatë trajtimit.”

Dëshira e madhe e Milanit, një emër i ri për postin e Gatuzos
Rezultatet e fundit negative kanë vënë në rrezik rikthimin e Milanit në Champions Ligë. Kuqezinjtë vazhdojnë të renditën në vendin e katërt, por gara është komplikuar dhe ndjekësit janë afruar.

Xhenaro Gatuzo rrezikon postin e tij. Trajnerit i duhet të arrijë objektivin e madh, përndryshe e ardhmja e tij do të jetë larg Milanelos. Rino ka edhe dy vite kontratë me Milanin dhe shkarkimi i tij do i sillte klubit një faturë prej 10 milionë eurosh.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, në rast të një shkarkimi të mundshme të Gatuzos (preferohet shumë nga Roma, me Totin sponsorin e tij të madh), do të jetë Ivan Gazidis ai që do zgjedhë trajnerin e ri.

Mauricio Poçetino

Shefi ekzekutiv i “Djallit” preferon një emër të njohur nga Premier Liga. Ai është Mauricio Poçetino, trajneri i Totenhemit. Një nga pikat më të forta të argjentinasit është puna e mirë me lojtarët e rinj dhe rritja e tyre.

47-vjeçari përfiton një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon. Ai dëshiron të provojë një eksperiencë të re në fund të sezonit dhe Milani mund të ishte një opsion fantastik për të.

Gatuzo: Nuk kemi vdekur, në kokën time ekziston vetëm një problem!
Milani duhet të rikthehet te fitorja. Këtë gjë e di mirë Xhenaro Gatuzo dhe të gjithë në kampin milanist. Kuqezinjtë do të presin nesër Udinezen në “San Siro”. Ekipi duhet të reagojë pas dy humbjeve kundër Interit dhe Sampdorias.

Atalanta dhe Lacio janë afruar dhe të rrezikshme mbeten e Roma me Sampdorian. Dy pikë më shumë është dhe Interi i vendit të tretë, por trajneri përqendrohet vetëm tek ekipi i tij. Gatuzo po e përgatit me qetësi ndeshjen kundër Udinezes.

Trajneri i “Djallit” analizon çfarë nuk ka shkuar në dy ndeshjet e fundit dhe ndalet te lojtarë të caktuar. Rino mohon problemet me Leonardon dhe nuk i kursen batutat si gjithmonë.

UDINEZE – “Vijmë nga dy rezultate negative, por skuadra është e gjallë. Momenti është negativ, por do të japim gjithçka. Nuk kemi vdekur akoma. Kaldara po stërvitet me ne, ndërsa nuk kemi vendosur akoma për modulin e ndeshjes. Gjithsesi, kam në kokë një ide ndryshe. Kjo është një ndeshje e rëndësishme, të cilën jemi të detyruar ta fitojmë. Duhet të futemi në fushë me dëshirë dhe qetësi.”

GJYKIMI – “Nuk duhet të krijojmë alibi. Duhen kuptuar edhe arbitrat. Orsato fishkëllen pak, ndonjëherë duhet të dimë të komunikojmë me ta. Duhet të rritemi në këtë aspekt. Na ndodhën dy episode kundër në ndeshjen me Sampdorian, por duhet t’i pranojmë dhe të besojmë tek ata.”

DREJTUESIT – “Gjithmonë jemi rreshtuar të gjithë në të njëjtën anë. Nesër është ndeshje e rëndësishme. Jam i qetë, por jo prej faktit që kam biseduar me Leonardon dhe Maldinin. Askush nuk mund ta vërë në dyshim bashkimin që ekziston mes nesh në këto momente. Shtypi shkruan, por unë e di se çfarë flasim dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin. Problemi i vetëm që kam në këto momente është rikthimi i Milanit në Champions.”

PIATEK – “Mendoj se ka luajtur mirë në pjesët e dyta kundër Interit dhe Sampdorias. Nuk është Piatek problemi, por mënyra se i futemi në ndeshje. Nuk duhet të fokusoheni vetëm një lojtar i vetëm. Të gjithë duhet të japin diçka më shumë, jo vetëm ai. Nëse e furnizojmë me topa, ai e dëmton kundërshtarin.”

BAKAJOKO – “Vuajti në pjesën e parë kundër Sampdorias, njësoj si gjithë skuadra. Pjesën e dyte bëri mirë, madje dhe si ‘mezzala’. Ky lojtar na jep cilësi dhe sasi, si dhe i bën mirë të dyja rolet. Na mungon qetësia dhe në këtë moment duhet të kuptojmë se si kemi dëshirë që të luajmë.”

DONARUMA – “Kritikat pranohen. E kam parë mirë Xhixhion, nuk është fshehur dhe ka marrë përgjegjësitë e tij. Një gabim i tillë mund të ndodhë. Më pëlqen shumë mënyra se si e menaxhoi ndeshjen dhe i vlerësoj shumë fjalët e Kontit. Kjo tregon se grupi është solid dhe i pastër.”

RIKTHIMI – “Për të kaluar këtë moment të vështirë, duhet të fitojmë. Unë jam i qetë, dikush mund të më marrë për të çmendur, por kështu ndihem. Duhet t’i nisim më mirë ndeshjet. Edhe kur kemi fituar pesë ndeshje rresht, nuk kemi luajtur gjithmonë mirë. Megjithatë, jam i qetë për atmosferën që ekziston në dhomat e zhveshjes.”

OBJEKTIVI – “Po luajmë për diçka shumë të rëndësishme. Rikthimi në Champions është si fitimi i titullit për ne. Dy ndeshjet e fundit kemi shkuar shumë shpejt në dizavantazh dhe kjo gjë na ka penalizuar. Gjithsesi, kam parë një ekip të gjallë dhe të gatshëm për të reaguar. Duhet të analizojmë aspektet negative, por kam besim të ky grup. Duhet të ruajmë qetësinë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një.”

KESI – “U habitët që Bilja u ul afër Kesisë pasi u zëvendësua? Frenk e përqafoi Lukasin (Bilja) përpara të gjithëve, pasi u kthye nga kombëtarja. Patën një debat, gabuan që e bënë përpara të gjithëve, por tashmë nuk ekziston asnjë problem.”

PAKETA – “Deri para dy javësh të gjithë më akuzonin se lojtari ishte i lodhur, ndërsa tani ka dalë sikur jam zënë me Leonardon për mos aktivizimin e tij kundër Sampdorias. Vërtetë e mendoni se niveli i drejtuesve tonë është kaq i ulët? Më duket sikur jam në ëndërr.”

Gatuzo: S’jam i zemëruar me Kesin, ja çfarë donte të bënte Galiani pas sherrit tim
Milani do të luajë nesër në transfertë përballë Sampdorias, në një ndeshje tepër të rëndësishme që duhet fituar nga kuqezinjtë. Xhenaro Gatuzo është ndalur te çështja e Kesi. Afrikani pati një përplasje me Lukas Bilja në stol gjatë derbit kundër Interit.

Një skenë e shëmtuar, por nervat e lojës bëjnë të veten. Lojtarët kërkuan falje, ndërsa Milani gjobiti Kesin me 40 mijë euro gjobë. Trajneri është një person që ka bërë shumë sherre të tilla kur ishte lojtar. Ai nuk i mban mëri mesfushorit dhe e cilëson çështjen të mbyllur.

“Nuk jam i zemëruar me Kesin. Episodi është mbyllur dhe nuk ka asnjë problem. Ajo që ka rëndësi në një skuadër është respekti që çdokush duhet të ketë për të tjerët, për të gjithë. Tani është e kotë të vazhdojmë të flasim për këtë temë. Të dy lojtarët nuk bënë bisht. Ky është një sinjal pozitiv, do të thotë që mund t’i arrijmë objektivat tanë”, thekson Gatuzo.

Rino i rikthehet edhe njëherë episodit në ndeshjen e Champions Ligës kundër Totenhemit në vitin 2011. Miqtë fituan me një gol të Krauç, ndërsa në fund shpërtheu një sherr i madh. Protagonisti? E kush tjetër, përveçse “luftëtarit” të mesfushës.

Gatuzo kapi prej fyti Xho Xhordan, trajnerin e dytë të “Spurs”, i cili kishte luajtur me Milanin në vitet ’80. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që të qetësohej sadopak një “bishë” si Xhenaro Gatuzo, atë periudhë kapiten i kuqezinjve.

“Kam gabuar edhe unë në karrierë si futbollist, si në rastin me Xhordan (në ndeshjen me Totenhemin). Kam vënë fytyrën time përpara dhe kam paguar shtrenjtë gabimet. Gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia dhe klubi masat e veta. Pas ndeshjes Milan-Totenhem, luanim në Verona kundër Kievos. Unë isha kapiten atë periudhë dhe Galiani donte të më hiqte shiritin. Dëshironte të jepte një sinjal, por skuadra e kundërshtoi”, përfundon trajneri i “Djallit”.

Gatuzo: Mbrojtja super, por në sulm nuk bëmë asgjë
Xhenaro Gatuzo e cilësoi si një hap mbrapa paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në përballjen kundër Lacios. Para mikrofonit të “RAI SPORTS”, tekniku i Milanit analizoi çfarë nuk shkoi te skuadra e tij në këtë takim.

“Ishte një hap mbrapa përsa i përket nivelit të lojës që kemi shfaqur gjatë ndeshjeve të fundit. Kishim kundër një skuadër shumë fizike, por mbrojtjta jonë bëri shumë mirë.  Fatkeqësisht në fazën sulmuese lamë për të dëshiruar, nuk i dhamë asnjë top Piatekut”.

“Mund të kishim bërë mirë, por duhet të merren parasysh karakteristikat e lojtarëve. Për shembull Laksalt nuk është aq i mirë me topin sa Rodrigez, ai preferon të bëjë sprinte në sulm. Borini nuk është Çalhanoglu, por ata duhet të pushojnë ndonjëherë dhe gjëja e duhur ishte të provonim diçka ndryshe”.

“Gjithë merita u takon djemve të mi. Kam qenë shumë me fat që besojnë tek idetë e mia. Tani jam i fokusuar që ti marr maksimumin atyre”, përfundoi Gatuzo.

Gatuzo: I urrej komplimentet, ne italianët kemi një problem! Na mbytën tifozët e tastierave!
Milani do të presë nesër në mbrëmje Empolin në “San Siro”, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren e radhës për të vazhduar drejt objektivit Champions Ligë. Triumfi përballë Atalantës në transfertë ka rritur entuziazmin në kampin milanist, por Xhenaro Gatuzo kërkon kujdes dhe përqendrim.

Askush nuk duhet ta marrë lehtë kundërshtarin e radhës, për të cilin Gatuzo ka shumë respekt. Në konferencën për shtyp, trajneri i Milanit ndalet dhe te situata e ekipit të tij. Komplimentet nuk bëjnë për të, ashtu siç nuk vlen më të diskutohet për Gonzalo Higuain.

Në fund një koment për diferencën mes ekipeve italiane dhe atyre europiane, problemin e madh që ekziston në Itali, Atletikon e Madridit dhe gjestin e Diego Simeones, i cili ngjan shumë me Gatuzon në aspektin karakterial dhe emocional.

KUNDËRSHTARI – “Ndeshja me Empolin nuk do të jetë e lehtë. Ata kanë ndryshuar skemën taktike dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Ata kanë vlera të mira teknike, kanë një mbrojtje interesante, janë të rrezikshëm në goditjet standarde, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të vazhdojmë të besojmë në gjithçka që bëjmë. Nuk duhet të mendojmë se gjithçka është e lehtë, sepse tani jemi në një formë të mirë.”

ÇALHANOGLU DHE PAKETA – “Dje shkova për të përshëndetur Hakanin me filxhanin e kafes në duar. Unë përpiqem të krijoj raporte me të gjithë futbollistët, jo vetëm me Çalhanoglunë. Gjithashtu përpiqem të përqafoj ato që kanë pasur pak mundësi të luajnë kohët e fundit. Ka shumë lojtarë, të cilët po stërviten me një dëshirë të madhe, pavarësisht faktit që nuk po luajnë. Paketa mund të luajë në të gjitha pozicionet. Do ta shohim nesër se si do të shkojë. Nëse nuk gaboj, kemi tre ndeshje në një periudhë të shkurtër kohe dhe duhet ta vlerësojmë situatën me kujdes. Dua t’u jap mundësinë disa lojtarëve që kanë luajtur pak kohët e fundit, por pa ndryshuar shumë. Gjëja më e rëndësishme është që të ruajmë entuziazmin në ekip. Një trajner duhet t’i marrë parasysh të gjitha aspektet.”

EKIPI – “Ne jemi një skuadër e re dhe ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me vendosmërinë që duhet të kemi në fushën e blertë. Hap tjetër i rëndësishëm për ne është ruajtja e vazhdimësisë. E bëj këtë punë, sepse më pëlqen. I di karakteristikat e mia dhe si të jap kontributin tim për ekipin. Ka shumë njerëz që janë jashtë nga këtu dhe lehtësisht kritikojnë një që punon. Zgjidhja është t’i injorojmë ata dhe të fokusohemi te detyrat që na janë ngarkuar.”

KOMPLIMENTET – “E përjetoj keq këtë situatë, pasi nuk preferoj asnjë kompliment. Më duhet të falënderoj skuadrën dhe stafin tim. Skuadra po bën mirë dhe po arrin gjëra të rëndësishme. E bëj këtë profesion sepse më pëlqen dhe besoj se di ta bëj. Nuk dua t’i dëgjoj fjalët bravo, bravo. Ndonjëherë arrijnë të masakrojnë dhe trajnerë, të cilët kanë fituar pafund si Ançeloti, Murinjo, Alegri… Futbolli kështu është. Ka shumë tifozë tastierash, por ne duhet të mendojmë për punën tonë, të rritemi ditë pas dite dhe të mos i kushtojmë vëmendje atyre që shkruhen dhe fliten.”

HIGUAIN – “Nuk dua të flas më për Higuain, le të flasim për ata që janë këtu. Për momentin kemi një sulmues, i cili po kthen në gola çdo top që i shkon në këmbë, por merita është e të gjithëve. Duhet t’u japim të gjithëve meritat që u takojnë, skuadra është e re dhe mund të rritemi akoma. E rëndësishme është që ka shumë dëshirë, duhet të kalojmë çdo pengesë dhe le t’i japim vazhdimësi rezultateve tona.”

TAKTIKA – “Diskutoj tre herë në javë me një trajner, Moraçen, i cili është shumë i përgatitur. Mendoj se në botën ku jetojmë ka shumë gra që marrin vesh nga futbolli. Bisedat për futboll me Karolinën (gruaja e Gatuzos) janë gjithmonë të hapura dhe interesante.”

DREJTUESIT – “Leo, Paolo dhe Gazidis janë një vlerë e shtuar dha janë treguar të aftë për të më rritur si trajner. Mes nesh ka diskutime dhe respekt. Ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer dhe ka dakordësi mes nesh. Shpeshherë ka debate, por një gjë e tillë ekziston dhe në familje, është e pamundur të mos ndodhë në punë. Derbi? Nuk duhet ta mbajmë mendjen aty. Duhet të jemi të aftë të gjejmë përqendrimin e duhur dhe kundër Empolit dua të shoh Milanin e minutave të para kundër Kaljarit.”

CIKLI I RI – “Nuk arrij të mendoj aq shpejt, jam një person me këmbë në tokë. E ardhmja jonë ka të bëjë me rezultatet dhe punën e përditshme. Kemi disa lojtarë që u përfundon kontrata, por unë mendoj ditë pas dite dhe më duhet të përqendrohem për të dhënë maksimumin.”

DIFERENCA ME KLUBET EUROPIANE – “Nuk duhet të bëjmë vetëm lojtarët që të vrapojnë, por dhe topin. Kemi trajnerë të mëdhenj, por mendojmë se jemi një komb që nuk gabon kurrë. Përveç stërvitjes është shumë e rëndësishme dhe aspekti i çlodhjes së lojtarëve. Si futbollist nuk ndaloja kurrë së vrapuari, por në fund të sezonit mbërrija i sfilitur. Nuk duhet t’i masakrojmë lojtarët, pasi kanë shumë nevojë për pushim.”

ATLETIKO MADRID – “Ata janë një skuadër e vërtetë. Nuk është rastësi fakti që nuk pësojnë gol pothuajse kurrë. Atletiko është një skuadër shumë e komplikuar për ta patur përballë, krijojnë dhe të bëjnë të luash keq. Kjo është meritë e Simeones. Gjesti i Diegos? Si futbollist kam bërë dhe unë pafund gjeste të tilla. Nuk është diçka e bukur, por mund të ndodhë kur dikujt i vlon gjaku.”

E ARDHMJA  – “Futbolli ka ndryshuar dhe nuk mund të programosh asgjë. Duhet të kuptojmë se kush dëshiron të qëndrojë dhe kush, jo. Para 12 vitesh ishte e vështirë që një lojtar të largohej nga Milani. Me Leon dhe Maldinin jemi në duar të sigurta, ata dinë se si të lëvizin në merkato dhe kanë marrë dy lojtarë shumë të rëndësoishëm si Paketa dhe Piatek. Kështu që jemi në dua të sigurta.”

RIKTHIMET – “Zapata do të jetë gati pas një jave. Konti në sulm? Ai i ka karakteristikat për ta bërë një gjë të tillë, por dhe për të mbrojtur rezultatin. Kemi disa sulmues krahu, kështu që le ta lëmë në rolin e tij. Konti është i rëndësishëm për ne.”

Milani hedh sytë nga Porto, okazion për yllin e kampionatit portugez
Trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo e ka bërë të qartë se ekipit të tij i mungon një sulmues krahu, për të kompletuar plotësisht “trinomin”, që tani ka pjesë të tij vetëm dyshen Suso-Piatek. Drejtuesi i lartë i “djallit”, Leonardo ka hedhur sytë drejt kampionatit francez e atij portugez për të zgjidhur këtë problem të ekipit të tij.

Krahas interesimit për sulmuesin anësor të Nicës, Alan Sent-Maksimin, një tjetër lojtar që i intereson Milanit është sulmuesi i Portos, Jasin Brahimi. Algjeriani është një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës kampione në fuqi dhe një detaj më i rëndësishëm i këtij transferimi është se mund të kryhet me kosto 0.

Kontrata e Brahimit me Porton mbaron në fund të këtij sezoni dhe drejtuesve të Milanit u mjafton vetëm të bindin 28-vjeçarin. Një transferim me kosto 0 i leverdis shumë ekipit të Gatuzos, duke marrë parasysh bilancet e rënduara të skuadrës dhe raportin e keq të klubit me UEFA-n, që gjashtë muaj më parë vendosi t’i pezulloi nga kompeticionet europiane për shkak të thyerjeve të rregullave të “Financial Fair-Play”.

Ndeshja e fundit e Higuain? Fjalët e Gatuzos të bëjnë të dyshosh
Xhenaro Gatuzo nuk u tregua kritik ndaj skuadrës së tij pas finales së humbur ndaj Juventusit. Trajneri i Milanit komplimentoi djemtë e tij, ndërsa më pas foli për çështjen me delikate te “djalli”: të ardhmen e Gonzalo Higuain.

“Më duhet t’i bëj komplimente skuadrës, pasi siç e thashë edhe më parë na duhej të ngjitnim një mal dhe u përpoqëm ta bënim këtë gjë”, tha Gatuzo fillimisht.

“Nuk më takon mua të gjykoj mbi rastet e dyshimta. E pranoj se kartoni i kuq i Kesies ishte i merituar. I vetmi shqetësim që unë kam është mënyra e përdorimit të teknologjisë. Skuadra tregoi karakter sot, duke luftuar fort ndaj një kundërshtari të madh. Tani mbetemi pa dy lojtarë ndaj Xhenoas (Kesie dhe Kalabria të pezulluar për shkak kartonësh). Pavarësisht paraqitjes, ka gjithmonë pendesë kur humbet një finale”.

“Higuain ka qejnë i pafat. Atë e kapi një e ftohur ditën e djeshme dhe në bëmë gjithçka për ta përmirësuar gjendjen e tij, por në fund vendosa të aktivizoj një lojtar më të freskët. Mund të duket sikur po tallem, por sinqerisht, kjo është e vërteta”.

Më pas Gatuzo u pyet nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Higuanit me fanellën e Milanit, pyetje të cilës kalabrezi iu përgjigj me një mënyrë të çuditshme duke thënë: “Tani na duhet të kujdesemi për plagët tona, nesër të shikojmë çdo të ndodhi”, përfundoi trajneri i Milanit.

Gatuzo: Higuain ka vuajtur shumë, na duhen golat e tij
Milani i dha fund një serie negative prej katër ndeshjesh pa fitore, teksa mundi në “San Siro”, SPAL-in me rezultatin 2 – 1. Trajneri Xhenaro Gatuzo vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe u shpreh shumë i gëzuar për golin e argjentinasit Gonzalo Higuain, i cili u rikthye të shënojë pas më shumë se dy muajsh.

NDESHJA – “Më pëlqeu paraqitja e skuadrës si nga ana teknike, por edhe taktike. Mund ta kishim mbyllur lojën më shpejt. Por, më pëlqeu mentaliteti i skuadrës, që edhe pse vuajti, arriti të mposhte kundërshtarin”.

HIGUAIN – “Ai jeton me golin. Si sulmuesi i skuadrës sonë, kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të. Humbja ndaj Juventusit, penalltia e humbur dhe kartoni i kuq, të gjitha këto së bashku e lënduan shumë”.

“I duhet të rikthehet si më parë. Duhet të mos ketë më luhatje para porte, pasi kjo është pika e tij e fortë. Shpresoj që me golin e sotëm, ai të ketë lënë pas atë gjendje të renduar psikologjike. Na kanë munguar shumë golat e tij”

“Fanella e rëndë e Milanit dhe historia e këtij klubi bën që njerëzit të presin më shumë prej nesh dhe kjo është normale, këtu përfshihen dhe drejtuesit si Leonardo, Maldini, por dhe pronarët. Skuadra mund të bëjë më shumë se kaq”, përfundoi Gatuzo.

Mungesat e shumta, Gatuzo bën “shpikje” në mesfushë
Milanin e pret një ndeshje e vështirë kundër Fiorentinës të shtunën në mesditë, pavarësisht se do të luhet në “San Siro”. Trajneri Gatuzo duhet të bëjë llogaritë me mungesat e shumta, sidomos në repartin e mesfushës.

Bakajoko do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë kundër Bolonjës, ndërsa do të mungojë dhe Andrea Bertolaçi. Ky i fundit ishte në stol në ndeshjen e fundit, por vazhdon të vuajë nga një dëmtim në tendinë.

Davide Kalabria

Në një situatë të tillë, Gatuzo ka vendosur të “shpikë” diçka, ose më saktë është i detyruar ta bëjë një gjë të tillë. Siç raporton “MilanNews.it”, në mesfushë do të luajë Davide Kalabria, mbrojtësi i krahut të djathtë. Ai do të formojë treshen e repartit të mesit të fushës bashkë me Çalhanoglu dhe Hoze Mauri në qendër.

Në rolin e Kalabrias do të aktivizohet Ignacio Abate, i cili është rikuperuar dhe është gati të zbresë nga fillimi në përballjen me Fiorentinën e Piolit.

“Asgjësohet” mesfusha e Milanit, “të dëbuarit” shpresa e vetme e Gatuzos
Milani nuk humbi vetëm dy pikë në barazimin pa gola ndaj Bolonjës. Kuqezinjve të Gatuzos do i duhet të bëjnë pa dyshen e mesfushës “Kesie-Bakajoko” në ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës. Francezi u ndëshkua me të kuqe, ndërsa lojtari nga Bregu i Fildishtë grumbulloi kartonin e katërt të verdhë për këtë sezon.

“Do më duhet të shoh nga stoli dhe të shpik diçka. Nuk mund ta quajmë veten të mundur pa zbritur akoma në fushë”, tha Gatuzo kur u pyet për planin pas pezullimit të dy mesfushorëve.

Shpëtimi i vetëm për Milanin mund të jetë veterani Rikardo Montolivo dhe italiani tjetër Andrea Bertolaçi. Të dy mesfushorët nuk janë aktivizuar në asnjë ndeshje të Serie A deri më tani dhe një pjesë e tifozëve të Milanit e kanë harruar se ata janë ende pjesë e skuadrës. Një tjetër opsion për mesfushën është dhe 22-vjeçari Zhoze Mauri.

Një gjë e përbashkët e tre emrave të lartpërmendur, është se kontrata e tyre mbaron në fund të ketij sezoni. Tani lojtarët e dalë jashtë planeve të skuadrës kanë për detyrë të tregojnë se janë profesionistë dhe një paraqitje e mirë ndaj Fiorentinës do të linte një shije të mirë te tifozët, të cilët për momentin  i shohin me skepticizëm emrat e tyre.

Gatuzo: Me 10 lojtarë në sulm kundër Torinos! Interi? Firmos që sot për këtë skenar!
Milani pret nesër në mbrëmje Torinon në një përballje Champions-i. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e katërt, një pikë sipër Lacios dhe katër sipër ekipit “granata”. Katër pikë sipër është dhe Interi, që u mposht përballë Juves në transfertë.

Megjithatë, Xhenaro Gatuzo kërkon fitoren për të përforcuar pozitat, pasi objektivi kryesor i ekipit të “Djallit” është kualifikimi në Champions. Trajneri i kuqezinjve ka folur në konferencën për shtyp për Torinon, të dëmtuarit, Paketën, i cili do të jetë i pranishëm në stadium dhe i jep fund polemikës me paraardhësin e tij në stolin e Milanit, Vinçenco Montelën.

TORINO – “Nuk është një rastësi që Torino është kaq e fortë në transfertë. Janë një ekip teknik, fizik dhe i mirë vendosur në fushë nga një trajner i përgatitur. Do të jetë një përballje e vështirë, Iago Falke, për shembull, është shumë i rrezikshëm dhe ngjan me Suzon në aspektin teknik.”

TAKTIKA – “Mund të luajmë me 10 lojtarë ofensivë, rëndësi ka se si do të lëvizim në fushë. Higuain nuk diskutohet, është një kampion. Mezi po pret momentin për të na dhënë një dorë. Ai duhet të përqendrohet te skuadra dhe jo gjetja e golit medoemos.”

RENDITJA – “Ndoshta nuk e kam pritur që të jemi kaq afër skuadrave të para, por dëmtimet e shumta na bashkuan më shumë me njëri-tjetrin. Juve-Inter ishte një ndeshje e bukur, por nuk bëra tifozllëk. Nuk po tentojmë të kalojmë Interin për momentin, për ne duhet të jetë simuluese t’u qëndrojmë afër. Nuk e kemi si objektiv të renditemi sipër Interit, objektivi ynë është kualifikimi në Champions. Jam gati të firmos direkt për kualifikimin në Champions dhe renditjen poshtë Interit.”

MONTELA-PAKETA-IBRA  – “I uroj çdo të mirë Montelës dhe shpresoj të gjejë shpejt një ekip. Nuk dua ta vazhdoj polemikën, pasi kam bërë shumë të tilla. Paketa? Do të vijë, do të qëndrojë 2-3 ditë, do të kryejë disa teste dhe më pas do të kërkojë për shtëpi. Për të do të flas në janar, kur të jetë zyrtarizuar kalimi i tij tek ekipi ynë. Ibra? Nuk kam asnjë koment për Ibrën. Këto janë pyetje për Leonardon, Maldinin dhe Gazidis. Unë duhet të mendoj për Borinin, i cili ka një dëmtim në kavilje.”

DËMTIMET – “Romanjoli dhe Muzakio kanë nisur punën, po vrapojnë. Mateo (Muzakio) është 4-5 ditë më përpara se Alesio (Romanjoli).”

Gatuzo: Nuk ka ndeshje të lehta, vërshëllimat ndaj Bertolaçit? Për të ardhur keq…
Xhenaro Gatuzo nuk është çuditur aspak kur ka parë skuadrën e tij, teksa vuante ndaj Dudenlazhit. Në përfundim të takimit, trajneri italian u shpreh se në futboll nuk ka ndeshje të lehtë dhe se djemtë e tij reaguan siç duhej për të përmbysur takimin.

“Mbas golit të barazimit, skuadrën e kapi frika. Por, deri në atë moment skuadra po e interpretonte shumë mirë lojën. Nuk ka ndeshje të lehta. Dudelanzh është një skuadër që di s’i ta qarkullojë topin, por ata nuk shumë frymë, kjo gjë dallohet lehtë në numrin e madh të golave që pësojnë në minutat e fundit”.

“Është e vështirë që skuadra të ketë një lojë të rrjedhshme kur bën kaq shumë ndryshime. Për shembull Bakajoko po haste vështirësi në fillim të sezonit, pasi nuk po luante rregullisht, e njëjta gjë po u ndodh lojtarëve të tjerë”.

“Ishte e rëndësishme që fituam sot, skuadra reagoi mirë pasi loja shkoi 2 – 1 për kundërshtarët. E dija që s’do ta kishim të lehtë sot”.

Vërshëllimat ndaj Bertolaçit- “ Është për të ardhur keq që tifozët vërshëllyen Bertolaçin, Milanit i duhet çdo lojtar”, përfundoi Gatuzo.

Polemika Salvini-Gatuzo, ‘zbutet” politikani: Po flisja si tifoz, kam respekt për Rinon
Goli i argjentinasit Korrea në minutat shtesë i dha një pikë të artë Lacios dhe i hoqi dy të tilla Milanit. Të dy ekipet luftojnë për të arritur në Champions, por ndeshje e zhvilluar në “Olimpico” nuk pati fitues.

Një gjë e tillë i ka mërzitur të gjithë në kampin milanist, sidomos zëvendëskryeministrin e Italisë. Flasim për Mateo Salvinin, i cili është një tifoz i zjarrtë i ekipit të “djallit”. Ai nuk nguroi të kritikonte Xhenaro Gatuzon pas barazimit kundër Lacios. Trajneri vendosi t’i besonte titullarëve deri në fundin e ndeshjes, duke mos kryer asnjë zëvendësim.

“Gatuzo është shumë kokëfortë. Duhet të kishte kryer zëvendësimet menjëherë pas golit. Çfarë po priste kohën shtesë? Lojtarët ishin të rraskapitur. Në dhjetë minutat e fundit duhej dikush si Kastijeho, Borini po vraponte sikur të ishte gjyshja ime. Kur pashë që po luanim me tre mbrojtës fillova të lutem. Ai i patë se çfarë kundërsulmesh po bënin Kutrone dhe Suso, ata të shkretët s’kishin fuqi. Po të kishim në fushë lojtarë të freskët do ta kontrollonim më mirë situatën. Çdo tifoz mund ta kuptojë këtë gjë e jo më një trajner me eksperiencë”, u shpreh politikani ndryshe italian.

Mateo Salvini me Klaudio Lotiton, presidentin e Lacios gjatë ndeshjes Lacio-Milan

Përgjigja e trajnerit nuk vonoi dhe Gatuzo reagoi kundër tij. “I këshilloj Salvinin të mendojë më shumë për politikë se sa për futboll, pasi kemi probleme të mëdha në Itali. Më inatos shumë fakti se midis të gjitha këtyre halleve që kemi, Salvini gjen kohë për të diskutuar për Milanin. Nuk është hera e parë që i dëgjoj këto prej tij. Në fillim kritikonte Higuanin, tani po kapet me zëvendësimet që bëj unë. Si një qytetar i Italisë, kam shumë gjëra për të thënë për atë çka ka bërë Salvini deri më tani.”

U duk se një polemikë e tillë do të vazhdonte, por Salvini ka bërë një hap prapa dhe i ka dhënë fund situatës së krijuar.

“Gatuzo është trajneri më i mirë që Milani mund të ketë dhe unë fola si tifoz. Le të themi që, ndoshta me ndonjë ndërrim, ndeshja mund të mbyllej në një tjetër mënyrë. Kam një respekt shumë të madh për Rinon, si futbollist dhe si trajner. Trajneri i Lacios bëri 3 zëvendësime kur ndeshja ishte 0-1 për ne. Ai hodhi 3 lojtarë të freskët në fushë, ndërsa ne nuk kryem asnjë zëvendësim, pavarësisht se po na shtypnin në 20 minutat e fundit. Unë fola vetëm si tifoz”, përfundon Mateo Salvini.

Mallkimi i dëmtimeve: Milani humb gjatë Romanjolin, Gatuzo projekton lëvizjen
Milan po përjeton një makth dëmtimesh. Alesio Romanjoli është lojtari i fundit, i cili është dëmtuar, duke lënë kombëtaren dhe nisur fazën e rikuperimit. Tashmë për të është përacktuar edhe shkalla e dëmtimit dhe do të qëndrojë për katër javë jashtë fushave të blerta. Kapiteni lë një boshllëk të madh në mbrojtjen e kuqezinjve dhe Gatuzo nuk ka shumë alternativa.

Me Donarumën, Kutronen, Rodrigez, Kesi dhe Suson të grumbulluar me kombëtaret e tyre, gjysmën e titullarëve të dëmtuar dhe Higuain të dënuar për dy ndeshje, Gatuzos i është dashur të thërrasë shumë lojtarë të të rinjve në ekip dhe të punojë me ta.

Mbrojtja mbetet reparti më problematik dhe Zapata është i vetmi qendërmbrojtës i gatshëm. Zgjidhja e Gatuzos? Aktivizimi i Rodrigez në qendër, ose vendosja e Kesi në këtë post. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është një nga të paktët, që mund të bëjë këtë rol, madje një gjë të tillë e ka bërë më parë dhe me kombëtaren e tij.

Stefan Simiç është një tjetër alternativë e trajnerit për qendrën e mbrojtjes, por 23-vjeçari çek nuk ka eksperiencë dhe numëron vetëm 5 minuta në Serinë A, të zhvilluara në sezonin e kaluar kundër Krotonës.

Ndryshimet e Gatuzos dhe “rilindja” e Milanit
Milani përjetoi një nga javët më të bukura të kohëve të fundit, duke arritur tre fitore rresht në kampionat. Sampdoria, Xhenoa dhe Udineze. Kundër Sampdorias erdhi përmbysja e rezultatit, ndërsa në dy ndeshjet e fundit, fitorja erdhi në minutat shtesë, me të njëjtin protagonist, kapitenin Alesio Romanjoli.

Kuqezinjtë renditen për momentin në vendin e katërt, bashkë me Lacion, ndërkohë që dyshja Inter-Napoli nuk është shumë larg, por vetëm katër pikë më shumë. Objektivi i “Djallit” është rikthimi në Champions dhe kjo gjë duhet arritur medoemos.

Deri para pak ditësh, Xhenaro Gatuzo rrezikonte seriozisht postin e tij, ndërsa sot meriton komplimentet e të gjithëve. Kështu është futbolli, trajnerët kanë fatin e keq, ose të mirë që të varen nga rezultatet dhe këto të fundit po vijnë. Emri i fundit i përfolur për stolin e Milanit është francezi Arsen Venger, por Gatuzo qëndron i fortë, ka besimin e drejtuesve dhe respektin e lojtarëve.

Ekipi numëron pesë pikë më shumë se sezonin e kaluar në këtë fazë të kampionatit. Kuqezinjtë ndodhen për momentin në zonën e Champions-it, ndërkohë që sezonin e kaluar ishin 12 pikë poshtë vendit të katërt në këtë pikë të sezonit.

Trajneri kuqezinjve ka bërë 3 ndryshime të rëndësishme në ekip: skema, lojtarët dhe mentaliteti i ekipit. Ky Milan luan bukur, ka dëshirë të madhe për të fituar, zotëron grintën e trajnerit dhe po rritet nga dita në ditë.

Gatuzo ka ditur të menaxhojë mirë situatën, duke llogaritur dhe dëmtimet e shumta të Milanit në këtë periudhë. Dy ndeshjet e ardhshme janë deçizive, të enjten transferta spanjolle me Betisin me synimin për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit më tej në Europa League, ndërsa në fundjavë vjen Juventusi në “San Siro”. Një sfidë e madhe, që do të tregojë dhe forcën e vërtetë dhe limitet e këtij Milani.

Në klub është rikthyer entuziazmi dhe Gatuzo me djemtë e tij do të tentojnë fitoren kundër bardhezinjve, tepër e nevojshme për renditjen e Milanit, por dhe moralin e ekipit.

Gatuzo: Udineze e fortë fizikisht, acarohem nga fjalët e kafeneve
Pas dy fitoreve rresht kundër Sampdorias dhe Xhenoas, Milani do të përballet me Udinezen në transfertë, të dielën në mbrëmje. Xhenaro Gatuzo ka folur në konferencën për shtyp përballë ekipit friulan dhe objektivi është fitorja. Kuqezinjtë renditen në vendin e katërt dhe dëshirojnë ta mbajnë me çdo kusht këtë pozicion deri në fund, për të arritur objektivin Champions.

UDINEZE – “Kam vuajtur gjithmonë në atë stadium dhe njësoj do të jetë dhe nesër. T’i lëmë alibitë e dëmtimeve, Udineze do të na sulmojë, janë të fortë fizikisht dhe do të na duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Ata besojnë, dëgjiva Velaskez (trajneri i Udinezes) dhe duhet të jemi gati. Ata mund të na vënë në vështirësi të mëdha. Jemi pak të lodhur, dikush nuk është rikuperuar në aspektin psikologjik, por nesër dua të shoh më tepër uri dhe cinizëm.”

MONTOLIVO – “Gjëja që më bezdis më shumë janë fjalët e kafeneve. Montolivo nuk ka qenë kurrë jashtë kontingjentit, gjithmonë është stërvitur me skuadrën, por zgjedhjet i bëj unë. Klubi e di mendimin tim dhe sot e grumbulluam për shkak të mungesave që kemi. Nëse do të ketë hapësira, do të grumbullohet. Nuk i mbyll derën askujt, nuk kam patur asnjë problem me Montolivon, janë thjeshtë zgjedhjet e mia.”

FORMA – “Kemi humbur disa lojtarë, duhet të jemi gati dhe të luajmë si skuadër. Kemi vuajtur shumë për të arritur zonën Champions dhe shpresoj që të qëndrojmë aty. Skuadra është stërvitur gjithmonë mirë, fitoret na ndihmojnë të ndihemi mirë, por nuk është momenti për buzëqeshje.”

DËMTIMET – “Çalhanoglu sakrifikoi të mërkurën, e vlerësoj për këtë gjë, ashtu siç bëri dhe Kesi. Dje provoi të stërvitej, por këmba i dhemb dhe 3-4 ditë pushim do i shërbejnë për të marrë veten. Bilja do të qëndrojë në shtëpi deri ditën e hënë dhe nuk mund ta mbështesë këmbën në tokë. E njëjta gjë dhe për Kaldarën. Kalabria po përpiqet, por ndjen vështirësi dhe dhimbje, ndërsa Bonaventura ka punuar në aspektin atletik dhe është përmirësuar.”

SKUADRA – “Kur arrin rezultate dhe bën 3-4 fitore rresht rritet besimi dhe personaliteti i skuadrës. Djemtë kanë dëshirë, sakrifikojnë dhe një gjë të tillë e bënë në dy ndeshjet kundër ekipeve xhenoveze. Sampdoria na vuri në vështirësi të mëdha, ndërsa kundër Xhenoas mund të bënim më mirë pas avantazhit. Gabimet ndodhin, por duhet të luajmë pa frikë. Shqetësimi më i madh janë lojtarët e humbur rrugës. Ndodhemi në një moment ku duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të japim diçka më shumë. Më pëlqen sakrifica dhe shpirti i ekipit.”

MERKATO – “Për këtë gjë përgjigjet Leonardo, unë jam trajneri dhe stërvis lojtarët.. Pyetjet për merkaton duhet t’ia bëni Leonardos dhe Maldinit. Dua të flas për lojtarët që kam në dispozicion dhe nuk dua të flas për merkaton.”

ZGJEDHJET – “Nuk kam shumë zgjedhje për të bërë dhe duhet të përshtatim cilësinë me sasinë. Nesër është një ndeshje ku duhet të duelojmë, të fitojmë topin dhe të jemi të aftë në duelet një kundër një. Udineze është një nga ekipet më fizike të kampionatit dhe duhet të gabojmë sa më pak të jetë e mundur. Duhet të bëjmë dy lloj ndeshjes, kur kemi topin dhe kur e ka kundërshtari.”

Sedorf “asist” për Gatuzon: Punë e shkëlqyer, Milani në rrugën e duhur
Rino Gatuzo dhe Klarens Sedorf kanë fituar gjithçka së bashku me bluzën e Milanit, kanë drejtuar të dy ekipin, i pari vazhdon ta bëjë, ndërsa i dyti ka marrë drejtimin e Kamerunit.

Në një prononcim nga Montekarlo, ku ndodhet për të marrë pjesë në “Golden Foot 2018”, Sedorf ka lëshuar fjalë pozitive dhe mbështet Rino Gatuzon. Klubi ka ndryshuar për mirë dhe te Milani është rikthyer qetësia.

“Mendoj se Gatuzo po bën një punë të shkëlqyer, ndërsa klubi është i qëndrueshëm. Ti japësh Rinos mundësinë për të ndërtuar diçka, ishte një gjë e pamundur deri para pak kohësh. Kishte turbulenca në klub dhe ishte e vështire të punoje me qetësi. Duke e njohur mirë Rinon, e di që rruga që ka marrë është e duhura, duhet të përmirësojë diçka, por kjo është normale. Po bën një punë shumë të mirë dhe duhet të vazhdojë të bëjë atë që beson”, përfundon trajneri i Kamerunit.

Inzagi: Sot pashë Xhemajlin e vërtetë, Gatuzos i uroj fitore
Të mos ishte për penalltinë e kthyer në gol pesë minuta përpara fundit të ndeshjes nga Boateng, Bolonja do të kishte marrë fitoren e parë në transfertë. Megjithatë, Filipo Inzagi ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij dhe ndalet dhe te Blerim Xhemajli.

Trajneri vendosi ta linte në stol mesfushorin me origjinë shqiptare dhe e futi në lojë në minutën e 65-të të ndeshjes. “Sot ripashë Xhemajlin e vërtetë. Ai luftoi për çdo top me një dëshirë të madhe”.

Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit ndalet dhe te situata e vështire që po kalon Xhenaro Gatuzo. Bashkë kanë fituar gjithçka në fushën e blertë, por roli i trajnerit është ndryshe dhe specifik. Je i varur nga rezultatet, që nuk po i japin të drejtë trajnerit të Milanit.

“Kam biseduar me Rinon dhe është shumë i qetë. Kjo situatë është pjesë e futbollit dhe i uroj të fitojë sot përballë Sampdorias. Rinon është miku im dhe e di se çfarë duhet të bëjë për të superuar këtë situatë”, përfundon trajneri i Bolonjës.

Ideja e “çmendur” e Milanit, jo vetëm Donadoni dhe Venger për stolin!
Milan po kalon një periudhë të keqe sa i përket rezultateve, ndërsa e ardhmja e trajnerit Gatuzos është në rrezik. Dy sfidat në kampionat kundër Sampdorias dhe Xhenoas janë deçizive për të ardhmen e 40-vjeçarit.

Roberto Donadoni është kandidati kryesor për të zëvendësuar Gatuzon, nëse Milani i tij nuk reagon në dy ndeshjet e ardhshme, por një lajm i bujshëm vjen nga mediat italiane. Siç citon “Messaggero”, nëse vjen shkarkimi i Gatuzos, në stolin e “Djallit” mund të ulet Leonardo…

Braziliani mban postin e drejtorit sportiv, por ka punuar dhe më parë si trajner. Shtat vite ka Leonardo pa u ulur në pankinë, ndërsa ka drejtuar Milanin, Interin dhe Antaliasporin, edhe pse vetëm 70 ditë në krye të ekipit turk.

Gjatë drejtimit të Milanit, Leonardo tërhoqi vëmendjen me futbollin e tij ultra ofensiv dhe skemën e famshëm “4-2-fantazi”. Ulja e tij për herë të dytë në stolin e kuqezinjve do të ishte një zgjidhje e momentit. Jashtë gare mund të llogaritet Antonio Konte, i cili është pranë kalimit te Reali i Madridit, ndërsa mes kandidatëve është dhe Arsen Venger. Ish-trajneri i Arsenalit pretendon një rrogë të lartë, që nuk mundësohet nga Milani, dhe mbërritja te Venger është shumë e komplikuar.

Me këtë situatë, Maldini, Skaroni dhe Leonardo mund ta gjejnë mes tyre trajnerin e ri të ekipit, me shpresën që kjo gjë të mos ndodhë dhe Milani i Gatuzos të kthehet te rezultatet pozitive.

Gatuzo: Lojtarët gati të “vdesin” për mua? Disa duan të më “masakrojnë”!
Milan po përgatitet për derbin e qytetit kundër Interit, që zhvillohet të dielën në mbrëmje. Xhenaro Gatuzo ka folur në konferencën për shtyp, duke komentuar gjendjen e ekipit të tij dhe kundërshtarët e Interit. Trajneri i Milanit kërkon qetësi dhe aspak frikë. Do të luajnë ata lojtarë, të cilët e përballojnë mirë presionin e kësaj ndeshje, ndërsa ekipi është në rritje, po luan bukur dhe kjo e mbush Gatuzon me shpresë e besim.

DERBI – “Suso ka të drejtë, këto ndeshje përgatiten vetë. Duhet të jemi të aftë, të mos ndjejmë presionin dhe të menaxhojmë energjitë në fushë. Inter është një ekip i fortë, jo vetëm në letër. Ata kanë vlera, janë të fortë fizikisht, por ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, të mos kemi frikë dhe të mos bëjmë gabime. Duhet ta respektojmë Interin dhe të luajmë futbollin tonë. Duhet të kemi kujdes nga Ikardi, Perishiç dhe goditjet standarde. Nuk kam ankth, ekziston vetëdija se do të luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Na duhet të bëjmë ndeshjen perfekte. Do kemi probleme, nëse nuk tregohemi agresivë. Duhet të luajmë me qetësi, pa frikë dhe me kurajë. Cilin lojtar do i hiqja Interit? Do hiqja formacionin titullar. Në këtë moment është kolektivi që të frikëson dhe jo një lojtar i vetëm.”

FJALËT E LOJTARËVE – “Ndoshta dikush më urren, por nuk tregoj emra. Kjo është pjesë e vizionit tim të futbollit. Në stërvitje kërkoj profesionalizëm, kur mbaron mund të diskutojmë për problemet familjare. Jam i gatshëm për gjithçka, kur iu besoj njerëzve, iu dhuroj zemrën atyre. Detyra ime është të bëj zgjedhje, dikujt i pëlqejnë, dikujt më pak, por unë vazhdoj punën time. Kam mbetur shumë i kënaqur nga fjalët e mira të lojtarëve, por 20% e tyre janë gati të më ‘masakrojnë’.”

EKIPI – “Po rritemi, nesër duhet të bëjmë mirë të dy fazat e lojës. Nuk mjafton mbajtja e topit, duhet të dimë të vuajmë, të zotërojmë fushën dhe të jemi të kujdesshëm ndaj karakteristikave të tyre. Në muajin e fundit jemi përmirësuar shumë në aspektin mental. Ky ekip po luan një futboll të bukur. Të rinjtë na kanë dhënë një dorë, ndërsa Higuain na e ka ngritur stekën. Jemi të kompletuar dhe besojmë më shumë se vjet. Sezonin e kaluar krijonim, por gabonim shumë, ndërsa sivjet finalizojmë më shumë.”

DIFERENCA ME INTER – “Nëse i marrim lojtarët me radhë, ata kanë karakteristika të ndryshme. Janë një ekip që kombinon cilësinë me fizikun. Ne na mungon diçka në aspektin fizik, kjo është diferenca. Teknikisht nuk ndihemi inferiorë, përkundrazi, kemi diçka më shumë se ata.”

PIKA E KTHESËS – “Pikët këto janë, ndeshjet duhen luajtur, pastaj kush i fiton shkëputet. Kjo është një ndeshje e veçantë për tifozët, ambientin, por dhe për ne. Mendoj se lojtarët janë të ndërgjegjshëm për forcën e tyre, ndërsa psikologjikisht ndihemi shumë më mirë se në sezonin e kaluar.”

PROBLEMET – “Kemi patur probleme për dy lojtarë, por nuk i them emrat. Kemi provuar t’i rikuperojmë, por të shohim. Çfarë ndodh nëse e humbasim derbin? Mendoj për ndeshjen, pastaj të shohim se si do të dalë rezultati. Nuk e mendoj humbjen.”

SI FITOHET DERBI – “Sezonin e kaluar ishim me fat në derbin e fundit, nuk luajtëm mirë dhe ata e meritonin fitoren. Nuk e di se si fitohen derbet, por di se isha i tensionuar. Tani e përjetoj më mirë, kur isha lojtar nuk shtyhej dita. Tani kalon më shpejt.”

HIGUAIN – “I besoj kolektivit, por duhet ta vendosim Gonzalon në pozita goli.”

PAKETA – ”Do të flas për të kur të vijë këtu. Tani flas vetëm për lojtarët e mi. Kur Paketa të vijë këtu, do e them mendimin tim për të.”

GRINTA – “Grinta nuk transmetohet dot, ndërsa mentaliteti po. Shumë herë duhet të kuptosh se më kë flet dhe kë ke përballë teje. Nëse e karikoi shumë një lojtar që nuk e mban presionin, është problem. Vitin e kaluar e bëja këtë gabim. Nëse shoh një lojtar, i cili nuk angazhohet, unë mund të ndërhyj, por nuk e kam vënë re diçka të tillë. Më pëlqen ta përgatis ndeshjen me qetësi dhe pa shumë presion.”

KALDARA – “Ka patur disa probleme, por nesër do të jetë i gatshëm, pavarësisht se do e nisë ndeshjen nga pankina.”

ÇALHANOGLU – “Në dy ndeshjet e fundit me Turqinë e kam parë shumë aktiv. Flas gjithmonë me të, ashtu siç flas me të gjithë. Hakan ka nevojë më shumë se të gjithë për të diskutuar dhe punuar në aspektin e kokës. Ai ka patur disa probleme familjare dhe ka nevojë për ndihmën tonë. Vjen nga një periudhë e vështirë familjare dhe po i qëndrojmë afër.”

SPALETI – “Ai është një trajner që arrin të gjejë gjithmonë zgjidhje taktike. Luçiano është një pikë referimi për një trajner të ri si unë. Ka një mendje të hapur dhe është i aftë të kuptojë momentin se kur duhet kryer një zëvendësim, duke ndryshuar fizionominë e ekipit.”

KALABRIA-ABATE – “Të shohim se kush do të luajë në formacion. Jam menduar gjatë. Nuk është momenti për t’u kapur pas eksperiencës, por duhet të aktivizojmë ata lojtarë që nuk ndjejnë presion dhe ndihen mirë. Duhet të bëjmë një ndeshje me personalitet dhe jo të mendojmë për Perishiç. E kam bërë zgjedhjen time. Kalabria kur luan nuk dallohet se është një lojtar i U21 të Italisë, është më i pjekur, mund të bëjë ndonjë gabim, por luan me mentalitetin e duhur. Nuk ka frikë të krosojë dhe nuk ka frikë të mbrojë. Ignacion (Abate) e njihni të gjithë, po na jep një dorë të madhe brenda dhe jashtë fushës.”

FJALËT E BERLUSKONIT – “Mendoni se mund të bind një president fitues si ai? Nuk jam i zemëruar me të, nuk është një gjë e re për mua. Nuk kam folur me të prej dy muajsh, por për katër muaj rresht më ka thënë që ky ekip duhet të luajë me dy sulmues. Kam shumë respekt për atë që më ka bërë të fitoj, kështu që mund të flasë çfarë të dojë. I kam dhënë shpjegimet e mia, por respekti dhe dashuria janë të mëdha dhe nuk ofendohem. Tentoj gjithmonë t’i jap shpjegime për zgjedhjet që bëj. Nuk është e vërtetë se nuk i pëlqen ky Milan. Nuk i pëlqen vetëm fakti që nuk sheh dy sulmues në fushë.”

KONTI – “Po punon me ne prej dy javësh. Ndodhet në 60-70% të formës dhe ka akoma pak frikë të përplaset. Nuk do të nxitohemi me aktivizimin e tij.”

MONTOLIVO – “Nuk kam asgjë kundër tij, janë vetëm zgjedhje teknike. Ai stërvitet veç, kur ndërroj pozicionet e lojtarëve dhe ky është i vetmi moment kur nuk e përdor. Ai është pjesë e ekipit dhe nuk ka të bëjë fare me çështje simpatie, ose antipatie.”

MBROJTJA – “Duhet parë mënyra se si pësojmë gola. Sivjet po mbrojmë më mirë se në sezonin e kaluar. Goli me Kievon ishte një gabim në vendosje. Kemi pësuar pak gola me mbrojtjen e pozicionuar. Gjithmonë pësojmë nga ndonjë gabim në vendosje, ose gabim pasimi. Duhet të rrisim përqendrimin gjatë gjithë ndeshjes.”

Tasoti: Italia po rritet. Sheva në stolin e Milanit? Një ditë do të drejtojë një klub…
Mauro Tasoti po punon si ndihmës i Andri Shevçenkos te kombëtarja e Ukrainës. Ish-milanisti është prononcuar për mikrofonat e “Radio Anch’io Lo Sport”, ku komenton Italinë e Mançinit. Tasoti vlerëson fitoren me Poloninë dhe lojën e të kaltërve.

“Ishte një Itali shumë e mirë, që luajti shumë mirë për një orë lojë. E ka mundësinë për të mposhtur Portugalinë dhe mund të rritet dhe më shumë deri në ndeshjen përballë luzitanëve”, komenton Tasoti, i cili ndalet dhe te derbi i Milanos. “Pres një ndeshje të ekuilibruar dhe të bukur në planin e lojës.”

Tasoti jep mendimin e tij dhe për faktin që Shevçenko mund të ulet në stolin e Milanit. “Mendoj që dëshiron që një ditë të stërvitë një klub, që nuk duhet të jetë domosdoshmërisht Milani. Kuqezinjtë ndodhen në duar të sigurta, kështu që ta lemë Gatuzon të qetë të punojë për disa vite.”

Të “tmerrshmit” dhe përzgjedhja e Modriç, Gatuzo flet hapur
Xhenaro Gatuzo ka dhënë një intervistë shumë interesante për “UEFA.com”, ku komenton gjëra jashtë aktualitetit dhe punës së tij si trajner i Milanit. Ish-mesfushori i kuqezinjve me të cilët fitoi gjithçka dhe Kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, ka qenë pjesë e episodit “On the Spot”, ku ka dhënë një video-intervistë.

Futbollisti që do dëshiroje të kishe luajtur me të – “Janë shumë të tillë. Të gjithë thonë Kristiano Ronaldo, ose Leo Mesi, por unë do të kisha dashur të luaja me Luka Modriç. Mendoj se është një futbollist i jashtëzakonshëm, ka një mentalitet të fortë dhe është një futbollist i pastër.”

Futbollisti që do të doje të përballeshe si kundërshtar – “Në kohën time ka patur shumë “përbindësha” si: Davids, Uais, Pol Ins në fillimet e karrierës time, lojtarë plot karakter. Nga lojtarët në aktivitet, do të preferoja të përballesha me Pol Pogba. Një tjetër lojtar është Blaiz Matuidi. Duket sikur nuk pushon kurrë së vrapuari dhe ai gjendet gjithmonë pranë teje. Ai është i aftë të rikuperojë topin dhe është i shkëlqyer në ndërhyrjet e tij.”

Kush është i preferuari yt për një film në Hollivud – “Mendoj se Robert De Niro për mënyrën se si flet dhe gjestet e tij. Gjithashtu për fytyrën dhe fizikun e tij.”

Kolona zanore e jetës tënde – “Është kënga ‘Una vita da mediano’ (jeta si mesfushor) e bandës Ligabue. Kur e dëgjoj atë këngë, gjej gjithçka që kam bërë në vitet e mia si futbollist.”

Gatuzo: Kujdes Kievon! Ibra? Të shkatërron nëse je i dobët!
Fitoret me goleadë përballë Sasuolos dhe Olimpiakos kanë rikthyer qetësinë në kampin milanist. Megjithatë, kalendari nuk lë mundësi për pushim dhe në “San Siro” vjen Kievo.

Xhenaro Gatuzo e di mirë që asnjë ndeshje nuk është e thjeshtë dhe kërkon të mbajë të karikuar ekipin e tij. Trajneri i Milanit komenton dhe disa lojtarë në veçanti, ku nuk mungojnë fjalët e mira për Patrik Kutronen.

KIEVO – “Nesër duam tri pikët. Po pësojmë gola sistematikisht, duket si një ndeshje e lehtë në letër, por nuk është aspak kështu. Kievo është një skuadër shumë e përgatitur nga ana taktike dhe ata janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarde. Na duhet të minimizojmë gabimet teknike. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Unë jam i përqendruar te Kievo dhe nuk e di fare se më kë luajmë më pas.  Kemi treguar shumë mangësi, por duhet t’i korrigjojmë. Na nevojitet kohë, ja pse duhet t’i marrim ndeshjet me radhë.”

ÇALHANOGLU – “Zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me Romën, por ka kaluar një muaj dhe pastaj pësoi një rënie. Duhet të kërkojë saktësinë, në disa raste ndalon topin dhe mendohet shumë. Nuk duhet ta bëjë, ka talent dhe këmbë që të sigurojnë 10 gola. Duhet të qëndrojë i qetë, ndërsa ne duhet ta vëmë në pozita goditje.”

KUTRONE – “Që në sezonin e kaluar më vinte në vështirësi. Nuk zbavitem kur e lë në stol. Kutrone ka aftësinë për të shënuar dhe të ndryshojë ndeshjen me entuziazëm dhe dinamizëm. Nuk jam i prerë për vendosjen “4-3-3”, ndonjë ndeshje e gaboj, por mund të luaj me dy sulmues, por të dy ata duhet të punojnë jashtë zakonisht shumë. Kutrone po na jep një dorë të mirë me karakteristikat dhe fuqinë e tij, kur futet gjatë ndeshjes. Kjo është diçka që e ka brenda vetes. Nuk e di nëse është më mirë ta nisë nga stoli ose jo. Duhet të jetë krenar për grumbullimin në kombëtare. Tani e ka pak keq kaviljen, por do të shkojë dhe do vendosë kombëtarja. Jam shumë krenar për të.”

RODRIGEZ – “Është një lojtar, i cili na e bën lojën shumë të thjeshtë. Jam i kënaqur me lojën që po zhvillon, sepse është një lojtar, i cili mund të bëjë mirë të dy fazat e krahut. Është i aftë të çlirohet nga presingu i kundërshtarit dhe mund ta çojë aksionin përpara, por në të njëjtën kohë është i aftë të bëjë mirë dhe fazën mbrojtëse.”

BLERJET E REJA – “Jam i kënaqur. Kastihejo nuk luajti mirë kundër Olimpiakosit, por ai dhe Laksalt luajtën shumë mirë kundër Sasuolos. Bakajoko duhet të japë diçka më shumë. Noshta nuk kam arritur t’ia ngulis në kokë idetë e mia taktike dhe mbaj përgjegjësi. Kemi detyrën ta përmirësojmë si lojtar. Nuk është një problem komunikimi, thjesht nuk po e vendos në kushtet për t’i marrë maksimumin.”

IBRAHIMOVIÇ – “Nuk mund të flas për lojtarë, të cilët nuk janë pjesë e kontingjentit tonë. Ibra është një lider, ka personalitet të madh. Nëse nuk je i fortë, ai të shkatërron. Nëse klubi do të vendoste të bënte diçka, do të bënim një zgjedhje.”