Xhanluka Viali

Sekreti dhe beteja e Vialit: Po luftoj sëmundjen e keqe, dua t’i frymëzoj njerëzit!
Xhanluka Viali është kapiteni, i cili ka ngritur Champions-in e fundit për Juventusin. Ishte 22 maji i vitit 1996 dhe djemtë e Marçelo Lipit ngjyrosnin bardhezi Romën, duke mposhtur Ajaksin pas goditjes së penalltive.

Viali kishte luajtur më parë një finale Champions-i para katër vitesh me Sampdorian e tij. Përballë ishte Barcelona e Krujfit, që fitonte kupën me veshë të mëdhenj me një gol të holandezit Kuman në minutën e 112 të kohës shtesë.

54-vjeçari ka zbuluar për “Corriere dello Sport” një sekret, që e mban të fshehur prej 1 viti. Sëmundja e keqe kishte depërtuar në trupin e tij vitin e kaluar dhe i është dashur të luftojë fort për ta kthyer andej nga kishte ardhur. Vuajtje, frikë, por dhe shumë vullnet e kurajë për të fituar ndeshjen më të rëndësishme të jetës. Atë kundër kundërshtarit më të frikshëm… Viali ia ka dalë ta mposhtë, sot ndihet mirë, por beteja vazhdon.

“Lëvizja me një triko poshtë këmishës, sepse të tjerët nuk kishin vënë re gjë, për të qenë ende personi që njihnin. Do kisha dashur të vazhdoja ‘luftën’ time pa e treguar një gjë të tillë, por nuk ishte e mundur. E ndava mendjen mos ta fsheh më dhe vendosa të tregoja historinë time. E konsiderova si një fazë të jetës, që duhej përballuar me kurajë dhe nga e cila do të kisha se çfarë të mësoja.”

“Tani jam mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe jam rikthyer të kem një fizik prej bishe. Por, akoma nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë kjo ‘ndeshje’. Shpresoj që historia ime mund të shërbejë për të frymëzuar njerëz, të cilët ndodhen në një udhëkryq të rëndësishëm të jetës“, përfundon Xhanluka Viali.

Viali shtyn Juven: Viti i duhur për Champions, Alegri më i miri në botë
Xhanluka Viali është kapiteni i Juventusit të fundit, që ka fituar Champions Ligën. Ishte 22 maji i vitit 1996 dhe bardhezinjtë mposhtën Ajaksin në Romë me penallti, duke dërguar kupën e lakmuar për herë të fundit në Torino.

Ish-sulmuesi i Juves ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke qenë i bindur që ky është viti i duhur për t’u rikthyer te fitimi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Alegri ka në duar dy ekipe, afrimi i CR7 e bën këtë ekip edhe më të fortë si ai i Vialit, ndërsa në fund vetëm elozhe dhe fjalë të mira për Alegrin. Sipas Vialit, Alegri është trajneri më i mirë në botë për momentin.

CHAMPIONS – “Ky mund të jetë viti i duhur, sepse Juventus është skuadra më e fortë në Europë. Nuk po flas vetëm për formacionin titullar, por për gjithë kontingjentin. Klubi u tregua i frikshëm: një strukture që i lejonte të fitonte qetësisht në Itali dhe të arrinte dy finale Champions-i në katër vjet, i shtuan Kristiano Ronaldon. Kjo gjë ka shtuar vetëvlerësimin e grupit të lojtarëve.”

Kush është më i fortë, ky Juventus, apo ai i vitit 1996? – “Le të themi që ekipi i 22 viteve më parë kishte meritën e madhe të fitimit të Champions-it. Sa i takon pjesës tjetër, Juvja e tanishëm ka më shumë cilësi, vetëm për faktin që është në gjendje të fusë në fushë një nga dy lojtarët më të mirë në botë. Alegri ka në dispozicion dy skuadra të vërteta.”

ALEGRI – “Tani që Zidan nuk po drejton, më i miri nga të gjithë është Maks Alegri. Rezultatet e thonë këtë gjë. Mund të theksojmë shumë meritat që ka, por unë preferoj kapacitetin që ai ka për t’i transferuar lojtarëve konceptet e tij.”