Xhan Piero Gasperini

Tramexani: Ja trajneri i duhur për Juven. Gatuzo? Kemi nevojë për njerëz realë si Rino
Paolo Tramexani po shijon një sezon shumë pozitiv në Qipro. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te kombëtarja kuqezi po drejton me sukses APOEL Nikosian. Ekipi i italianit renditet në vendin e parë në kampionat, ndërsa me 22 maj do të përballet kundër AEL Limasolit në finalen e Kupës së Qipros.

Në një prononcim për “MC Sport”, 48-vjeçari është ndalur te Juventusi dhe Milani. Ai dëshiron të shohë Xhan Piero Gasperinin në stolin e bardhezinjve. Trajneri i ka befasuar të gjithë me punën e madhe dhe futbollin holandez që po zhvillon me Atalantën e tij dhe e meriton një pankinë të madhe.

Nga ana tjetër trajneri i Milanit. Rinos ia vlerëson shumë punën, sidomos sinqeritetin dhe ndershmërinë. Situata është e komplikuar, por Tramexani shpreson që Gatuzo të vazhdojë të drejtojë Milanin, pasi futbolli ka nevojë për njerëz real si kalabrezi.

JUVENTUSI – “Mendoj se Gasperini do të ishte zgjedhja më e mirë për stolin e Juventusit, duke parë se çfarë ka bërë në vitet e fundit. Është italian, e njeh mirë futbollin tonë dhe e meriton një mundësi të tillë. Nuk do të ishte aspak rrezik, pasi Gasperini është më i miri në rritjen dhe përmirësimin e lojtarëve.”

GATUZO – “Rino ka krijuar një eksperiencë të madhe dhe Milani është shtëpia e tij. Nuk shoh ndonjë trajner tjetër që mund t’i sillte kuqezinjtë deri në këtë pikë. Ai ka bërë një punë të mirë dhe nuk e hedh poshtë mundësinë që të vazhdojë edhe sezonin tjetër me Milanin. E vlerësoj shumë sinqeritetin e tij, është shumë transparent dhe i ndershëm me veten. Futbolli ka nevojë për më shumë njerëz të vërtetë si Rino.”

Pasuesi i Ranierit, Roma e “piketon” që tani
Roma mendon që tani për trajnerin që do të pasojë Klaudio Ranierin. Italiani u rikthye te verdhekuqtë pas shkarkimit të Eusebio Di Frannçeskos dhe tashmë në mediat e vendit fqinj kanë nisur zërat e parë të merkatos dhe zbulohet i preferuar i klubit të Serie A.

Sipas Corriere Dello Sport, emri kryesor për ta pasuar Ranierin është tekniku i Atalantës, Xhan Piero Gasperini. Ai po bën mirë me skuadrën në Bergamo  dhe nuk duhet harruar që ka një kontratë afatgjatë me klubin aktual.

Gjithsesi Roma e ka në krye të listës së dëshirave. Gasperini nuk është emri i vetëm që po ndiqet, pasi një sy është edhe nga Mauricio Sarri. Ish-trajneri i Napolit është në pikëpyetje për ta vazhduar eksperiencën e tij në Angli me Çelsin dhe verdhekuqtë nëse del i lirë janë gati t’ia bëjnë një ofertë.

Gasperini: Gatuzo e ka bërë Milanin si vetja, test force për ne!
Xhan Piero Gasperini ka një bilanc pozitive me Xhenaro Gatuzon, pasi në tre përballjet mes tyre nuk është mposhtur asnjëherë. Ai regjistron një fitore dhe dy barazime, ndërkohë që nesër prej orës 20:30 Atalanta dhe Milani do të vihen përballë.

Për teknikun e zikaltërve, ndeshja është e rëndësishme. Gjithsesi ai ngulmon që nuk është vendimtare, pasi kampionati ka edhe shumë ndeshje deri në fund. “Ndeshja me Milanin do të jetë një test i mirë, nga ata të fortët. Gjithsesi ne jemi gati. Nuk është ndeshje vendimtare, por e rëndësishme sigurisht. Është një takim nga ato që të jep besim dhe bindje për vazhdimësinë”, thotë Gasperini.

Më tej ai shtoi: “Nisim një periudhë kur do të përballemi me ekipe që i kemi afër në renditje. Le ta jetojmë këtë moment me dëshirën për të bërë mirë. Për klasifikimin nuk ëshët vendimtare, por duhet të luajmë mirë. Më saktë njësoj siç bëmë kur u ndeshëm me Juventusin”.

Gasperini më tej pranon se përballen me një tjetër Milan, por edhe Atalanta e tij është përmirësuar nga ndeshja e fundit që kanë zhvilluar me kuqezinjtë. “Gatuzo është i aftë, ai ka arritur ta ndryshojë Milanin. E ka kthyer në një ekip të vështirë për t’u mundur, duke i veshur pak nga karakteri i tij. Është një ekip i madh dhe me lojtarë të rëndësishëm. Do jetë një mundësi që të matim forcat me ta.

Këto janë ndeshje që duhet t’i interpretojmë me respekt, vëmendje të madhe dhe përqendrim. Ndeshjen e parë nuk kemi bërë një lojë të mirë. Nesër shpresoj të jetë një tjetër paraqitje. Nga ajo ndeshje jemi rritur shumë të dyja ekipet”, tha tekniku i Atalantës, që nesër kundër Milanit do të jetë në stol për të 100 herë me ngjyrat zikaltër.

“Ndoshta bëj edhe 100 ndeshje kështu, me këto rezultate. Duhet të ruajmë këtë lloj energjie, këtë shtysë të madhe që na vjen nga ambienti dhe ta shprehim në fushë. Kemi nevojë të bëjmë paraqitje të rëndësishme deri në fund”, përfundoi Gasperini.

Gasperini si Stavri Nica: Me këta lojtarë nuk përballohet sezoni!
Atalanta pret Hapoel Haifën të enjten në ndeshjen e kthimit për Europa Ligë. Ekipi i Gasperinit e ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin, 4-1, dhe tashmë është pothuajse në turin tjetër. Në konferencën për shtyp, trajneri bergamask ka shpërthyer kundër klubit. I pakënaqur nga merkato, Gasperini nuk ngurron të “sulmojë” politikën e këtyre të fundit.

“Merkato deri më tani ka qenë e trishtë dhe e varfër, prandaj skuadra ndodhet në vështirësi. Drejtuesit e dinë së për çfarë kemi nevojë, sepse e kam shprehur gjithmonë. Ata kanë vendosur në dispozicion një buxhet të rëndësishëm, por kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, të cilët nuk janë akoma gati.”

“Kontingjenti aktual vështirë që do të jetë kompetitiv në të gjitha kompeticionet. Nëse pritshmëritë janë që ne të përsërisim dy sezonet e fundit, ndoshta do nevojitet një trajner më i aftë”, përfundon tekniku 60-vjeçar, i cili ka arritur të kualifikojë Atalantën, për të dytin vit rresht në Ligën e Europës.

Një “shpërthim” i tillë na kujton Stavri Nicën në futbollin tonë. Në fillim të sezonit të kaluar, durrsaku u largua për të disatën herë nga bardhezinjtë. “Nuk përballohet Superliga me futbollistë të rinj”, tha Stavri dhe mori rrugën që merr gjithmonë kur mërzitet. Ata djemtë e rinj i habitën Nicën dhe të gjithë, duke përballuar Superligën dhe duke zhvilluar një kampionat të madh, madje eleminuan dhe Anorthosisin e “vjetër” dhe me eksperiencë.