Xhafa

Xhafa: U ndëshkuam nga një episod, mbrojtja nuk mund të gjykohet
Zv. trajneri i Tiranës, Erion Xhafa foli për “Supersport” pas ndeshjes me Laçin, ku i preku të gjitha temat. Nga penalltia e humbur, deri te kapriçiot e disa lojtarëve, Xhafa foli pa doreza. Në fjalën e tij, numri 2 i stolit tha:

PENALLTIA – “Është e vërtetë, përveç se mund të vulosej fitorja, ka dhe një ndikim jo të mirë te skuadra. Kërkonim qetësi dhe nuk na erdhi asnjëherë kjo qetësi. Skuadra kaloi disi në aventurë, tentuan të bënin golin e sigurisë dhe i liruam terren kundërshtarit prapa”.

GOLI I PËSUAR – “Pësuam gol në goditjen e parë. Në mos gaboj, është minuta e 99 dhe janë dhënë 6 minuta shtesë. Justifikimi i arbitrit ishte që 2 minuta është vonuar loja, por prapë u luajt një minutë më shumë. Megjithatë, nuk duhet të gjejmë justifikime, por duhet të ishim më të ekuilibruar në minutat e fundit. Ishim të shpëqendruar, 5-6 minuta nga fundi nuk kishim pse të kalonim në aventurë. Ndeshja ishte 1-0 për ne dhe nuk është se na u desh goli në minutat e fundit”.

GJYKIMI – “6 minuta shtesë m’u dukën të ekzagjëruara, megjithatë nuk e komentuam shumë. Minutat po kalonin dhe nuk po mbyllej ndeshja. Në kampionatin shqiptar, kemi parë lloj-lloj manovrash, por ne nuk duhet të merremi me këto gjëra. Nuk duhet të merremi me pjesën e komploteve e ku di unë”.

MBROJTJA – “Nuk besoj se një episod e vë në diskutim repartin e mbrojtjes tonë. Kemi shumë ndeshje që jemi në ekuilibër. Goli i pësuar ishte gabim vendosja e mbrojtësit të djathtë. Duhet të ishim më poshtë si skuadër, kishim vetëm katër mbrojtës mbrapa në sekondën e fundit”.

KAPRIÇIOT – “Kjo bën dallimin e një lojtari të madh me një të vogël. Në situata të caktuara, duhet ta kuptosh ku lejohesh të bësh finte e ku jo. Nuk mund të them kapriçio, pasi nuk dua të ndikoj te lojtarët dhe t’i vendos në faj. E kemi pak problem si skuadër, nuk jemi cinikë aq sa duhet. Në shumë ndeshje, e kemi humbur në minutat e fundit”, përfundoi Xhafa.

Xhafa: Këto lojtarë mund të bëjnë më mirë, kjo Tiranë shumë ndryshe
Erjon Xhafa ka marrë prej pak ditësh rolin e zëvendëstrajnerit te skuadra e Tiranës. Sot, 36-vjeçari folur për mediat, ku ka folur për rikthimin e tij te bardheblutë. Ish-mbrojtësi ka qenë pjesë e 24-herë kampionëve të vendit në vitin 2007-2008.

Xhafa beson se skuadra e ka forcën për të bërë kthesën, edhe pse e pranon se është një situatë shumë ndryshe nga periudha kur ishte pjesë e kryeqytetasve si futbollist. r

Keni ardhur te Tirana në një moment delikat

E vërtetë është, delikat është për pikët që ka Tirana. Shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë. Kam ardhur të ndihmoj sadopak me kontributin tim dhe me eksperiencën time profesor Ardin. Shpresoj të jem futur me këmbën e mbarë.

Si ju dukjet ambienti, tani që riktheheni pas shumë vitesh?

Shumë ndryshe, pasi kur kam qenë pjesë e Tiranës objektivat kanë qenë për të dalë kampionë, jo për të mbijetuar. Sërish mendoj se nuk është ky objektivi real. Me disa ndeshje të mira klasifikimi ndryshon”.

A e ka forcën kjo skuadër për të bërë kthesën?

Besoj se po, pasi ky grup lojtarësh është ai që ka kaluar në avantazh me Partizanin. Shpresoj që të lirohemi në aspektin psikologjik, pasi ky grup lojtarësh mund të bëjë shumë.

Tirana emëron zëvendëstrajnerin, ish-mbrojtësi në krahun e Memës
Tirana nuk fiton prej 8 ndeshjesh dhe suksesi i fundit është ai me Kastriotin në fazën e parë. Me vetëm 11 pikë në 15 javë, bardheblutë ndodhen vetëm 2 pikë larg vendit të fundit dhe 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Ardian Mema ka besimin  presidentit refik Halili, i cili nuk nguroi që pas takimit me Partizanin të shprehej se për të, trajneri mund të vijonte për gjatë gjithë jetës. Normalisht, Mema është një pjesëtar i familjes bardheblu.

47-vjeçari e ka marrë skuadrën prej 8 javësh, por vetëm sot është emëruar dhe ndihmësi i tij. Do të jetë Erion Xhafa zëvendëstrajneri i ri i ekipit bardheblu. 36-vjeçari ka një karrierë të gjatë, si futbollist, ku ka qenë pjesë e 24-herë kampionëve të vendit në vitin 2007-2008. Xhafa do të bashkohet me Memën menjëherë, me synimin për të dhënë kontributin e tij, për ta ndihmuar ekipin që të dalë nga ky moment i vështirë ku ndodhet.

Xhafa: Klubi ka objektiva më madhore se dhënia e dorës për të rinjtë
Fjodor Xhafa ka luajtur për shumë skuadra në Superiore, ndërsa tani është trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të Flamurtarit. Në një prononcim për “Supersport” në emisionin “Gol pas goli” ka komentuar situatën tek Tirana dhe Flamurtari. I pyetur nëse ka ndonjë e,element cilësor në skuadrën e tij, që mund t’i shërbejë dhe ekipit të parë, Xhafa është shprehur se klubi ka objektiva më të mëdha se promovimi i lojtarëve të rinj.

“Lojtarët që janë në ekipe nuk e kuptojnë peshën që ka fanella që kanë veshur si te Tirana ashtu dhe tek Flamurtari”.

“Edhe kur kemi luajtur ne kemi pasur si momente të mira ashti dhe të vështira. Atëherë ishte pesha e fanellës që impononte kundërshtarin”.

“Jo vetëm se ndodhemi në vend të parë me U19, por kemi bazën me moshë premtuese. Ndodhemi në një situatë të tillë, ku klubi ka objektiva më madhore sesa dhënia dorë e lojtarëve të rinj”.

“Momentet më të rëndësishme të miat kanë qenë kur kam qenë tek Dinamo dhe tek Tirana.