Willie McKay

Akuza të rënda: Kardifi e kishte braktisur Salën në hotel!
Emiliano Sala ishte “braktisur” nga Kardif Siti dhe iu desh ta organizonte vetë udhëtimin nga Nanta për në Uells, pas ndarjes me shokët e skuadrës, thotë ish-agjenti i futbollistëve Uilli MekKej.

I biri i Uillit, Mark, ishte agjenti që punonte për llogari të Nantës në transferimin e sulmuesit argjentinas për 17 milionë euro në Premier Ligë.

Uilli MekKej organizoi fluturimin që i mori jetën sulmuesit 28-vjeçar, me avionin e drejtuar nga David Ibbotson që u rrëzua në Kanalin Anglez, pranë brigjeve të Britanisë së Madhe.

Kardifi ka mohuar prerë pretendimet se ka neglizhuar dhe nuk e ka ndihmuar Salën që të organizonte udhëtimin për në Uells: “Ne ishim në provesin e organizimit të një udhëtimi me avion për zotin Sala, derisa kjo ofertë u refuzua, pasi na u tha që futbollisti kishte planifikuar më parë udhëtimin, për të cilin Kardifi nuk kishte detaje. Jemi shumë të shqetësuar nga shkeljet që janë bërë në këtë udhëtim dhe duam përgjgje për detajet e kësaj tragjedie”.

“Ai ishte braktisur në një hotel, pak a shumë iu desh të organizonte vetë gjithçka”, tha Uelli MekKej në një intervistë për BBC.

Sala dhe Ibotson

“Askush në Kardif nuk dukej se e dinte çfarë duhej të bënte, ishte e sikletshme për një klub të Premier Ligës. Ata blejnë një futbollist për 17 milionë euro dhe e lënë vetëm, para një kompjuteri, për të gjetur linjë ajrore për të udhëtuar drejt Uellsit. Mendoj se Kardifi ka dështuar. Nga mënyra si kanë vepruar, ata janë një fatkeqësi. Është e turpshme të hidhet baltë edhe mbi pilotin, sepse ishte profesionist dhe i zoti, nuk mund të fajësohet ai për tragjedinë”.

Uilli MekKej sqaron se Nanta i detyrohet 1.5 milionë sterlina djalit të tij: “Megjithatë, nuk do të merremi me gjyqe. Nuk është çështje parash, dy njerëz kanë humbur jetën. Nuk vijnë paratë para njerëzve. Unë kam familje, nuk do grindem për ato para, nuk më interesojnë fare, të jem i sinqertë, sepse kam përjetuar ferrin këto javë”.

“Nuk ka vend për ndjenja, ne duam vetëm… para!”, zbardhet emaili cinik për Sala
Kanë kaluar dhjetë ditë që nga zhdukja e avionit ku udhëtonte Emiliano Sala dhe shpresat për gjetjen e tij janë venitur. Tashmë janë dorëzuar dhe familjarët e miqtë e tij, ndërsa francezja “L’Equipe” ka zbuluar emailin e agjentit, i cili bëri të mundur transferimin e sulmuesit fatkeq nga Nanta te Kardif Siti.

Ai quhet Uilli Mek Kej dhe është personi që organizoi dhe fluturimin fatal. Konkret dhe shumë cinik, agjenti i prezantohej argjentinasit në këtë mënyrë. Ai i shpjegon lojtarit mënyrën se si funksionon bota e merkatos dhe fjalët e shumta që qarkullonin rreth transferimit të tij në Premier Ligë.

“Emiliano, emri im është Uilli Mek Kej. Ne nuk na interesojnë çështjet e tua personale: llogaritë bankare, pushimet apo babysitter. Ky nuk është biznesi ynë, sepse ne bëjmë vetëm transferime lojtarësh. Deri tani kemi kaluar shifrën 600, duke përfshirë ato të Drogba, Anelka, Pajet, Seri dhe Anguisa. Ne nuk themi që ‘jemi si baballarë për lojtarët tanë’. Jo, nëse ti nuk do të ishe një futbollist, nuk do të ishim interesuar kurrë për ty. Në fund të fundit, jemi të gjithë të interesuar vetëm për para dhe natyrisht që duam të fitojmë sa më shumë. Aspak ndjenja, ne bëjmë vetëm biznes.”

“Eksperienca ime më thotë që nëse nuk do të zgjedhësh në këtë moment Premier Ligën, atëherë do të pendohesh më vonë. Dikush ka thënë që ty nuk të intereson Kardifi, por ndoshta është faji ynë. Kemi zbuluar se ka dhe klube të tjera që duan të blejnë kartonin tënd si: Evertoni dhe Uest Hemi. Një mënyrë për të simuluar interesin. Ne punojmë në këtë mënyrë, pavarësisht se mund të keqinterpretohet nga futbollisti. Por pa këto zëra, askush nuk do të njihte, sepse, sinqerisht, askush nuk e ndjek kampionatin francez.”

Marrëveshja u arrit, madje Mek Kej sponsorizoi dhe udhëtimin e fundit tw sulmuesit 28-vjeçar. Madje edhe agjenti cinik e ka kuptuar fatin e tij mizor: “Nëse nuk do ia kisha kërkuar kurrë mandatin Nantës për të negociuar për transferimin e Salës, ai do ishte ende mes nesh“. Ndonjëherë, nuk është thjesht biznes…