Wenger

Venger: Çfarë presioni kjo finale, sezoni i dështuar për humbësin
Kompania e njohur televizive “Bein Sports” ka mundur të mbledhë në një tavolinë Zhoze Murinjon dhe Arsen Venger si analistë të finales së Champions-it. Trajneri francez foli mbi situatën në të cilën vjen Totenhemi dhe Liverpuli në këtë takim, duke u shprehur se ekipi humbës do të përmbyllë një sezon të dështuar.

“Finalja e Champions League është një moment shumë unik. Si trajner duhet të bësh shumë kujdes të mos bësh shumë gabime sidomos me lojtarët e dëmtuar. Ndodh shpesh që futbollistët i bëjnë presion mjekëve dhe fizioterapistëve në mënyrë që të luajnë”.

“Në këtë ndeshje ekziston gjithmonë frika, pasi të gjithë e dinë shumë mirë se trofeun mund ta marrë skuadra tjetër. Si trajner duhet t’i japësh lojtarëve dozën e duhur të besimit dhe t’i zemërosh pak. Ndryshon kur ke një skuadër me eksperiencë, thjesht mund t’i thuash: Djema futuni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni. Me të rinjtë ndryshon puna. Presioni është i madh. Skuadra që do humbasë sot do të mbyllë një sezon të dështuar, nuk është diçka e drejtë, por është ky është realiteti”, tha Venger.

PSG refuzohet nga trajneri legjendar, arsyeja është një drejtues!
PSG zyrtarisht mbështet pa kushte trajnerin Tomas Tuhel, por mbyllja e sezonit me vetëm një trofe dhe dështimi i radhës në Champions League ka bërë që mediat në Francë e jashtë saj të kërkojnë çdo javë një trajner të ri.

Sipas gjermanes Bild, PSG ia ka ofruar sërish postin e trajnerit një legjende si Arsene Ëenger, i cili është pa punë që prej largimit të Arsenalit, ku drejtoi për 25 vite.

Megjithatë, francezi ka refuzuar dhe sipas gazetarëve gjermanë arsyeja është Antero Henrike.

Drejtori sportiv i PSG-së është kritikuar shpesh në të shkuarën  nga Venger për punën e tij dhe trajneri nuk pranon të punojë në një klub me të.

Venger: U detyrova të largohem! Ndeshja e fundit si funeral
Arsen Venger është rikthyer të flasë për ndarjen e tij nga ekipi i Arsenalit pas 22 vitesh në drejtim të “topçinjve”. Në një intervistë për medien franceze “Olympia”, ish-trajneri i famshëm pranoi se vendimi i dorëheqjes kur kishte ende një vit në kontratë ishte gjysmë i detyruar, e thënë ndryshe një shkarkim i maskuar si “dorëheqje”.

Arsen Venger

“Në jetë ka momente ndarjeje. Disa ndarje i zgjedh vetë, të tjerat janë të detyrueshme. Në rastin tim ishte një përzierje e të dyjave. Tifozët kishin nevojë për një ndryshim dhe në sezonin tim të fundit fillova të kisha disa vuajtje në aspektin e shëndetit.

“Mu duk sikur po merrja pjesë në një funeral të klasit të parë. Njerëzit u treguan të jashtëzakonshëm, më treguan mirënjohje. Është një traditë angleze. Nuk u qava ose u preka sepse kam mësuar si ta përmbaj emocionet”.

“Një trajner është dikush që identifikohet me klubin. Ai duhet të sillet sikur do qëndrojë aty përjetë. Duhet të tregojë besnikëri. Çdo vit bëja foto me çdo punonjës te Arsenali, qofshin ata kopshtarë e kuzhinier etj. E shpjegoja këtë me një shprehje: “Çdokush në klub ka vlerë!”, përfundoi Venger.

“Kisha zbuluar një sulmues si Pele”, Venger rrëfen kontaktin e parë me Mbapen
Arsen Venger drejtoi Arsenalin për me shumë se dy dekada dhe gjatë periudhës së tij si trajner i “Topccinjve”, ka zbuluar shumë lojtarë të talentuar, si Fabregas, Nasri, Uilsher dhe disa të tjerë. Po ashtu, trajneri ka zbuluar dhe lojtarë si Kilian Mbape, por nuk ka pasur mundësinë t’i ketë në skuadër.

Talenti francez është pengu më i madh i Vengerit, i cili tha: “Gjithmonë e kam dashur Mbapen në skuadër. Kur e pashë për herë të parë, thashë me vete: Uau, kam gjetur Pelen e ri. Ai është 20-vjeç dhe është në majën e botës. Pyetja e vetme që ka mbetur tani është se sa larg do të shkojë Kilian. Një talent i rrallë dhe që premton shumë”,- tha ish-trajneri i Arsenalit.

Është folur shumë që Arsen Venger do të jetë trajner i PSG-së, por deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Ndoshta, trajneri francez do të ketë nën urdhrat e tij Mbapen një ditë.

Venger gati të ndërpresë pushimet, Sheiku i PSG-së i bën një ofertë të parefuzueshme
Arsen Venger prej më shumë se gjashtë muajsh është i papunë. Megjithatë, ofertat nuk kanë si të mungojnë për ish-trajnerin legjendar të Arsenalit. Mediet franceze kanë zbuluar dy ofertat që po tundojnë së tepërmi 69-vjeçarin.

Oferta e parë vjen nga sundues i Katarit, sheiku Al Thani, i cili i ka ofruar francezit postin e drejtorit të përgjithshëm të PSG-së. Oferta është bërë që në verën e shkuar dhe pronari i kampionëve të Francës është ende në pritje të përgjigjes përfundimtare të Venger.

Oferta e dytë vjen presidenti i FIFA-s Xhani Infantino, i cili i ka ofruar Vengerit poste të ndryshme në komisionet e shumta të institucionit qeverisës së futbollit botëror.

Fati i Gatuzos në duart e Frosinones, Venger pret prapa derës
Milani pësoi një humbje të hidhur pasditen e djeshme, ku Fiorentina fitoi 0-1, brenda në “San Siro”. Një disfatë, që shton akoma më shumë pikëpyetjet për numrin një të pankinës kuqezi, Xhenaro Gatuzo, ku tashmë Milani ka humbur dhe vendin e katërt, që të çon në Champions për sezonin e ardhshëm.

Ecuria e “djallit” ka ardhur gjithnjë e në ulje, mjafton të kujtojmë tre ndeshjet e fundit në Serinë A, ku nuk kanë shënuar asnjë gol, rekordi më i keq ky që nga viti i largët 2001. Sfidat e ardhshme, do ta vënë përballë Frosinones dhe Spalit ekipit e Gatuzos dhe siç raportohet nga mediat italiane, janë dy mundësitë e fundit për trajnerin.

Në rast të një hapi fals, numri një i stolit do të shkarkohet, me zëvendësuesin e mundshëm që thuhet të jetë Arsen Venger. Fati i Gatuzos, luhet këto gjashtë dit, ku do të ketë dy ndeshje jo të vështira në letër.

Venger paralajmëron rikthimin: Futbolli është si një drogë që e dua çdo fundjavë
Arsen Venger po shijon pushimet pas “mbretërimit”  22-vjeçar tek Arsenali. Në një intervistë për “Bild”, tekniku 68-vjeçar theksoi se nuk kishte ndërmend të dilte akoma në pension dhe se shpejti do të vendosë për të ardhmen e tij.

“Kam punuar për 35 vite si trajner dhe tani është hera e parë që unë pushoj më shumë se tri muaj, ndoshta kjo gjë i bën mirë shëndetit tim. Nuk besoj se do të punoj në Bundesligë. Gjithsesi të ardhmen s’i dihet asnjëherë”

“Ndoshta do e vazhdoj punën si trajner te fshati im i lindjes ose në Japoni, ose kudo. Kombëtare? Ndoshta, por ka një problem. Më nevojitet droga në fundjavë. Nëse nuk e marr herë pas herë është problem (qesh). E kam thënë dhe herë të tjera që nuk më pëlqen rutina e të punuarit në kombëtare”

KRIZA E BAJERNIT – “Kam ngelur i surprizuar ashtu si të gjithë gjermanët, por nuk jam i shqetësuar. Bajerni gjithmonë e merr veten sa herë që e fillon keq. Dy gjërat më të rëndësishme sipas meje janë që ata të vazhdojnë me Niko Kovaç si trajner dhe skuadra të gjejë vetëbesimin. Më pas do të jetë përsëri Bajerni i mëparshën”, përfundoi Venger

Venger rinovon dhe premton titullin
Arsen Venger ka firmosur një kontratë të re dy-vjeçare me Arsenalin dhe në këtë mënyrë u ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij te klubi i Premier Ligës angleze. Arsenali zyrtarizoi sot rinovimin, pas takimit që trajneri francez zhvilloi me aksionarin maxhoritar Stan Kroenke të hënën, një ditë para takimit me bordin drejtues të Arsenalit.

Kontrata e Vengerit skadonte në qershor dhe Venger i kishte evituar diskutimet në lidhje me të ardhmen e tij, por tashmë është konfirmuar se ai do të qëndrojë,duke qenë se tek Arsenali besojnë se ai është personi i duhur për të fituar titullin e parë që prej vitit 2004/

“Ambicia jonë është të fitojmë Premier Ligën dhe trofe të tjerë të mëdhenj në Europë – deklaroi Kroenke për faqen zyrtare të klubit. – Kjo është ajo që presin tifozët, lojtarët, trajneri, stafi dhe bordi drejtues, ndaj nuk do të pushojmë derisa t’ia dalim mbanë. Arsen është personi më i mirë për të na ndihmuar në realizimin e synimeve tona, ai ka një bilanc fantastik dhe ka mbështetjen tonë të plotë”.

Venger ka drejtuar 709 ndeshje në Premier Ligë, duke qenë i dyti në histori, me Sër Aleks Fergusonin që ka drejtuar në 810 ndeshje, ndaj nëse Venger e mbyll sezonin e ardhshëm tek Arsenali, do të vendosë rekordin e ri.

Pas rinovimit, Venger tha: “E dashuroj këtë klub dhe po shoh me entuziazëm nga e ardhmja. Po shohim si mund të përforcohemi dhe mendojmë se me pak afrime cilësore ky grup mund të bëhet edhe më i suksesshëm, duke synuar titullin kampion. I jam mirënjohës bordit drejtues dhe do të bëj të pamundurën që të fitoj trofe madhorë”.

Tifozët kanë qenë të përçarë në lidhje me Vengerin, pasi të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e tij, pas 21 vitesh në drejtim dhe shumë trofesh të fituar kryesisht në 10-vjeçarin e parë të drejtimit.

Javën e shkuar Arsenali fitoi Kupën FA, por për herë të parë pas 20 vitesh nuk do të marrë pjesë në Champions League.