Volejboll

Volejboll | Shqipëria e mbyll e treta, fiton ndaj Serbisë
Kombëtarja U20 e Shqipërisë në Volejboll ka fituar ndeshjen përcaktuese për vendin e tretë në turneun “Kampionati Ballkanik”. Kuqezinjtë mundën Serbinë 3 – 2 (22 – 25, 25 – 20, 23 – 26, 25 – 14, 15 – 5) në ndeshjen e zhvilluar në sallën e lojërave “Feti Borova”.

Shqipëria e nisi mirë turneun duke fituar të tri ndeshjet e fazës së grupeve ndaj Kosovës, por në gjysmëfinale kuqezinjtë u ndalën nga Mali i Zi. Turneu “Kampionati Ballkanik” u zhvillua në Tiranë në datat 24 – 28 qershor dhe në të morën pjesë tetë skuadra nga Ballkani.

Pëllumbi: Në Shqipëri sporti diskriminohet, Kosova shembull në investime
Volejbolli është një ndër sportet e shumta që po përjeton një moment kritik në Shqipëri. Presidenti i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka folur në një intervistë për “Supersport”, ku deklaroi se qasja e shtetit shqiptar ndaj sportit është tepër diskriminuese.

Sipas Pëllumbit, Kosova është një shembull i mirë, kjo jo vetëm për ligjin e sportit, por për buxhetin disa herë më të madh që qeveria e Kosovës i jep sektorit të sportit. Neglizhenca e shtetit shqiptar po ndikon direkt në ecurinë e klubeve të volejbollit në Shqipëri, ku shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare për të siguruar përfaqësimin në evenimentet ndërkombëtare.

“Ligji i sponsorizimit në Kosovë nuk është se po funksionon, por buxheti i tyre për sportin është i mjaftueshëm për të mbajtur në nivele të kënaqshme sportet e ndryshme dhe t’u mundësojë atyre përfaqësimin në eventet ndërkombëtare”.

“Sporti në Shqipëri është në gjendje të mjerueshme. Nuk e meritojmë këtë lloj diskriminimi. Ligji i ri i sportit është një iniciativë për t’u përshëndetur, por problemi kryesor në Shqipëri është buxheti i vogël, duhet të dyfishohet”.

Fitore bindëse në Volejboll, Shqipëria mund Greqinë
Kombëtarja U20 e Volejbollit ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Greqisë në kuadër të “Kampionatit Ballkanik”. Kuqezinjtë kanë mposhtur përfaqësuesen helene në tri sete (26 – 24, 26 – 24, 25 – 16). Ndeshja u zhvillua në sallën e lojërave “Feti Borova”, Tiranë.

Ky ishte takimi i  dytë e Shqipërisë në këtë turne që zhvillohet në Tiranë prej ditës së djeshme. Në sfidën e mëparshme Shqipëria regjistroi fitore 3 – 0 ndaj Kosovës. Ditën e nesërme kuqezinjtë do zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Maqedonisë së Veriut.

Kampionati Ballkanik, Shqipëria e nis me fitore kundër Kosovës
Shqipëria U20 ka fituar me lehtësi takimin e parë të “Kampionatit Ballkanik”, duke mundur 3 – 0 me sete Kosovën U20. Takimi u zhvillua në sallën e lojërave “Feti Borova” në Tiranë.

Kampionati Ballkanik është një turne që zhvillohet në Tiranë në datat 24-28 qershor. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Mali i Zi, Greqia, Bosnja dhe Serbia janë skuadrat pjesëmarrëse që janë ndarë në dy grupe me nga katër skuadra.

Shqipëria U20 3 – 0 Kosova U20

(25 – 9, 25 – 11, 25 – 13)

Partizani me petk kampioni, përmbysje spektakolare ndaj Barleti Volej
Gjergj Vyshka

Dramë, vendosmëri dhe spektakël. Këto kanë qenë tre cilësitë e ndeshjes së javës së tretë të volejbollit të femrave, Partizani-Barleti Volej. Pas dy orë e 21 minutash lojë, me një përmbysje të madhe, ka dalë e fituar Partizani i Roland Tares. Barleti Volej, nën udhëheqjen e Amarilda Prengës, duke e pasur në formë Picakun e Agollin, por dhe Stërmillën e Çaushajn, sa hap e mbyll sytë merr setin e parë 11-25.

Po kështu dhe të dytin 21-25 dhe krijohet përshtypja se do të jetë një ndeshje e fituar 3-0 nga vajzat e Hasan Gurabardhit. Madje përforcohet kjo ide kur fillimi i setit të tretë është 4-0 për Barletin Volej. Partizani rekuperon në 5-4, 12-10, 18-13 dhe rihap lojën duke fituar setin e tretë 25-19. Forcon mbrojtjen, por dhe pritjen e topit të parë.

Është i efektshëm në shërbim, ku bie në sy Uglenko e Beshiri dhe për rrjedhojë ka një tjetër ritëm në setin e katërt; 7-4, 14-11, 23-18, 23-21 dhe fiton setin 25-22. Gjendja psikologjike e Partizanit është më e lartë, pavarësisht se në finale Barleti Volej ka kryesuar 6-8, 6-10, 8-10, 11-12, 13-14. Dhe barazohet rezultati, jo pak por pesë herë, me shanse për të dyja ekipet për të mbyllur ndeshjen. Fati i ka buzëqeshur Partizanit, që ka fituar 20-18 dhe krejt ndeshjen 3-2.

Gëzim i madh tek Partizani, ndërsa Gurabardhi ka ikur menjëherë pas ndeshjes, krejtësisht i nervozuar me vajzat e tij. Ndërkohë për femra Tirana ka fituar në Lushnjë 3-0, Mirdita në Shkodër 3-0 dhe Teuta në Durrës, 3-1 ndaj Skënderbeut.

Për meshkuj Erzeni, pas fitores 3-0 ndaj Tiranës në fushën e kësaj të fundit ndodhet në vendin e parë. Madje kryeson së bashku me Skënderbeun, që ka mundur në kryeqytet Farka Volejin, 3-1. Studenti ka fituar në Durrës 3-0 e të njëjtën gjë ka bërë dhe Partizanit në Elbasan.

Volejboll | Sonte një mbrëmje magjike, derbi në finalen e Kupës
Do ketë derbin në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit. Partizani për meshkuj, ashtu si Tirana, siguruan kualifikimin dhe tanimë do të luftohet për trofeun. Sonte dy ekipet do të zbresin në parket prej orës 20:00, ndërkohë që një biletë për të parë spektaklin e këtij takimi në pallatin e sportit “Feti Borova” kushton 200 lekë të reja.

Për të ardhur në finale Partizani mundi Studentin me rezultatin 3-0. Një ndeshje e dominuar nga ekipi i drejtuar prej Ylli Tomorit, pasi të kuqtë triumfuan duke i fituar tre setet me diferencë të konsiderueshme: 21-14, 25-18 dhe 25-16.

Kështu Partizani sfidon sonte Tiranën, që e kishte siguruar më parë finalen. Bardheblutë mposhtën 3-1 Erzenin kampion në fuqi. Kryeqytetasit fituan setin e parë 25-20, ndërkohë që shijakasit reaguan dhe fituan setin e dytë me të njëjtin rezultat. Më pas Tirana triumfoi në dy setet e tjera 25-17 dhe 25-22, duke u kualifikuar në finale.

FINALJA E FEMRAVE – Po sot luhet edhe finalja e Kupës së FSHV-së për femra. Ky takim nis në orën 18:00. Barleti Volley kaloi në finale pasi mundi Tiranën me rezultatin 3-2 (22-25, 25-11, 25-27, 25-18, 15-13) dhe përballë do të ketë Partizanin. Vajzat e skuadrës së kuqe mundën Teutën me rezultatin 3-0 (25-19, 25-17, 25-21) dhe kërkojnë trofeun.

Finlanda na e ka marrë dorën…
Shqipëri – Finlandë 0-3

(19-25, 23-25, 20-25)

Shqipëria: Marina, Ar.Prenga, Thaka, Bici, Rexhepi, Tuci, Sejfullai (L)/Matoshi, Sade Trajner: A.Martiri

Finlanda në volejboll për femra na e ka marrë dorën, ndërsa edhe dje në Minsk, atje ku është duke u luajtur stacioni i dytë i Ligës së Evropës, na ka mundur 0-3. E kemi nisur mirë setin e parë, ndërsa kemi kryesuar 8-7 në pushimin e parë teknik. Më pas Finlanda ka përmbysur në 13-16, 15-21 dhe ka marrë setin e parë 19-25. Edhe seti i dytë është për finlandezet 5-8, 11-16, 20-21 dhe në fund 23-25. Po kështu në të tretin 6-8. Kemi kthyer në 16-15, por sërisht janë finlandezet në avantazh 20-21 dhe krejt seti 20-25 dhe 0-3. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Pia Korhonen e Finlandës me 19 pikë e ndjekur nga Erblira Bici me 17 pikë, Arjola Prenga 15 pikë. Në bllok ka dalë fituese Laura Pihlajamaki dhe Arjola Prenga secila me katër të tilla. Kurse në shërbim Pia Korhonen e Finlandës me katër të tilla. Në total Shqipëria në tre sete ka shënuar 62 pikë prej të cilave 51 pikë vetë, kurse 11 pikë kanë ardhur nga gabimet e Finlandës, që vazhdon të jetë skuadër, e cila gabon shumë pak. Në krahun tjetër Finlanda në tre sete ka shënuar 75 pikë në total prej të cilave 53 pikë vetë, kurse 22 pikë kanë ardhur nga gabimet e Shqipërisë, që ashtu si në ndeshjen e parë thuajse e ka falur një set. Sot ndaj Bjellorusisë ndeshja vendimtare për vendin e dytë në grup.

Grupi A – Liga e Evropës

Shqipëri – Finlandë        0-3

Bjellorusi – Austri        3-0

Renditja

Skuadra         N    F    H    Setavarazhi          P

Finlanda        4    4    0    12-0                 12

Bjellorusia     4    2    2    7-6                  6

Shqipëria       4    2    2    6-8                  6

Austria         4    0    4    1-12                 0

Luhet sot

Finlandë – Austri          ora 15:30

Bjellorusi – Shqipëri      ora 18:00

Shqipëria, çfarë përmbysjeje!
Gjergj Vyshka

Shqipëri – Suedi 3-2

(15-25, 23-25, 25-23, 26-24, 15-9)

Shqipëria: Bashi, Xhelati, Shurdhi, Kula, Deliu, Husaj, Kola (L), Musliu (L), Muslia (L)/Gjoklaj, A.Qafarena, Çali, Koçi Trajner: J.Melka

Shqipëria e meshkujve ka fituar me përmbysje në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës, e cila është duke u zhvilluar në Shkup të Maqedonisë. Nga 0-2 në disavantazh në 3-2 ndaj Suedisë, në një ndeshje ku Gazmend Husaj është vendimtar me sulmet e tij. Sidomos në setin e tretë, të katërt dhe të pestë, shpërthimet e kosovarit të Inegol Beledejesi Bursa janë spektakolare. E në fund 27 pikë të shënuara dhe dy me shërbim e bëjnë Gazmend Husajn lojtarin e ndeshjes. Por nuk duhen harruar dhe Enea Xhelati, Alvi Shurdhi, Arqile Bashi, Asmend Kula, Amarildo Deliu dhe lojtarët e lirë Renato Kola dhe Italo Muslia, pa harruar këtu dhe zëvendësuesit Gjoklaj, Anton Qafarena, Redjo Koçi, Ervin Çali kanë bërë gjithçka mirë dhe e kanë merituar suksesin duke i dhënë shpresë vetes se do të jenë të tillë dhe në vazhdim ndaj Maqedonisë dhe Azerbajxhanit. Aq më tepër që stacionin e dytë të Ligës së Evropës do ta mirëpresim në Tiranë më 23-25 qershor.

Ndeshja

Faktikisht takimin e kemi nisur si të trembur, të pa ambientuar me arenën ndërkombëtare, ndërsa përvoja e pakët karshi kundërshtarit që ne kishim, i cili ishte Suedia, bënte të veten. Sidomos mungesa e miqësoreve, që shërbejnë për kolaudimin e skuadrës, e kanë bërë të veten. Dhe për rrjedhojë në setin e parë nuk jemi vetvetja, ndërsa Suedia kryeson vazhdimisht 5-8, 5-10, 10-16. Kemi një afrim 14-16, 15-17. Por këtu ndalemi dhe Suedia fiton 15-25. Setin e dytë e kemi nisur mirë, teksa kemi kryesuar 8-6, 16-13, 18-16, 22-20. E pikërisht atëherë kur mendohej se po shkonim drejt fitimit të setit të dytë, Suedia ndryshon rrjedhën e lojës dhe përmbys në 22-23 dhe merr setin 23-25. Duket sikur ka një nënvlerësim të suedezëve ndaj nesh, ndërsa në setin e tretë, teksa kanë kryesuar 7-8, 15-16, 20-22, janë pranë fitores. Por rizgjohet Husaj dhe Shqipëria nuk përmbahet më, ndërsa fitohet seti i tretë 25-23. Kuqezinjtë ngrihen psikologjikisht dhe kryesojnë në të katërtin 8-6. Përmbys Suedia në 15-16. Madje për nervozizëm ndaj gjyqtarit izraelit ka karton të kuq për Xhelatin dhe 17-18. Melka merr pushim dhe skuadra merr zemër dhe përmbys në 21-19. Pas barazimit 24-24 dy pikët me Husajn na japin fitoren e setit të katërt 26-24. Husaj fillimisht e Deliu në fund me shërbim dhe fitojmë setin 15-9 dhe krejt ndeshjen 3-2. Ajo që na ka çaluar gjatë ndeshje ishte sulmi në qendër i suedezëve, ndërsa Kula, apo Bashi e kanë pasur të vështirë të ndalin vrullin e nordikëve. Megjithatë ia kemi dalë të fitojmë.

Shifrat

Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Gazmend Husaj i Shqipërisë me 27 pikë i ndjekur Fredrik Gustavson i Suedisë me 18 pikë, si dhe Enea Xhelati e Erik Sundberg me 13 pikë. Në bllok ka dalë fitues Gustavson i Suedisë me tre mure fituese, ndjekur nga David Peterson dhe Erik Sundberg me dy të tilla, e po kaq dhe Enea Xhelati. Në shërbim është fitues Amarildo Deliu me tre të tilla i ndjekur nga Gazmend Husaj, apo dhe Linus Ekstrand, David Peterson me dy të tilla. Në total Shqipëria në pesë sete ka shënuar 104 pikë prej të cilave 69 pikë vetë, kurse 35 pikë kanë ardhur nga gabimet e Suedisë. Në krahun tjetër Suedia në total ka shënuar 106 pikë prej të cilave 65 pikë vetë, kurse 41 pikë kanë ardhur nga gabimet e tanëve, që kështu e kanë merituar fitoren.

Grupi A – Liga e Evropës

Shqipëri – Suedi 3-2

Maqedoni – Azerbajxha 3-0

Renditja

Skuadra N F H Setavarazhi P

Maqedonia 1 1 0 3-0 3

Shqipëria 1 1 0 3-2 2

Suedia 1 0 1 2-3 1

Azerbajxhani 1 0 1 0-3 0

Luhen sot

Azerbajxhan – Suedi ora 17:00

Maqedoni – Shqipëri ora 19:30