Vincent Kompany

Surpriza e Kompani, trajner-lojtar te klubi legjendar
Vinsent Kompani zyrtarizoi sot largimin nga Mançester Siti, pas 11 vitesh. Ai do të rikthehet në Belgjikë dhe diçka të tillë e ka bërë me dije vetë me pjesën e dytë të letrës së hapur drejtuar tifozëve. Qendërmbrojtësi ka nënshkruar për tre vite dhe do të jetë lojtar-trajner i skuadrës së Anderlehtit.

“Kjo mund të jetë një befasi për ju. Është vendimi më pasionant që kam marrë, por edhe më racionali që kam marrë ndonjëherë.  Si një futbollist  jam formuar dhe jam rritur tek Anderlehti. Që në moshën 6-vjeçarë kam qenë në atë klub. Një histori prej 34 titujsh kampion, nuk kanë të dytë”.

“Kam vendosur të marr përsipër sfidën si lojtar-trajner tek Anderlheti. Dua të ndaj njohiuritë e mia me brezat e ardhshëm. Me këtë dua të fus pak Mançester në zemër të Belgjikës. Nuk është një lamtumirë, është një shikohemi sërish”, shkruan mes të tjerash Kompani.

11 vite “dashuri”, çfarë largimi brilant i Vinsent Kompani!
Goli i tij ndaj Lester ishte vendimtar për titullin kampion, por kishte ardhur koha që ta mbyllte me Mançester Sitin. Kështu ka ndodhur dhe Vinsent Kompani zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e klubit anglez pas plot 11 vitesh.  Kompani me Sitin ka arritur të fitojë 4 herë titullin kampion, dy herë FA Cup, katër kupa të Ligës dhe dy “Community Shields”. Mbrojtësi belg numëron 360 ndeshje me “Qytetarët” dhe ka arritur të shënojë 20 gola.

Mbrojtësi u transferua në Premier League në verën e vitit 2008, kur Siti asokohe pagoi 8.5 milionë euro te Hamburgu. Rëndësinë e Kompani te Siti e tregon vetë presidenti, Khaldoon Al Mubarak, i cili është shprehur mes të tjerash: “Ka pasur shumë kontribuues të rëndësishëm te Mançester Siti, por asnjë prej tyre nuk ka pasur rolin e Kompani. Ai përkufizon kuptimin e këtij klubi. Për një dekadë ai ka qenë gjaku, shpirti dhe zemra e një skuadre të talentuar. Vinsent duhet të jetë krenar për veten e tij dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes tonë”.

DEKLARATA E KOMPANI – “Ka ardhur koha të iki dhe çfarë sezoni kemi mbyllur! Nuk ndjej asgjë tjetër veç mirënjohjes. I jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur në këtë udhëtim special, në një klub shumë special. Më kujtohet dita e parë, aq qartë sa dita e fundit te Siti. Më kujtohet mirësia pa fund që mora nga populli i Mançesterit.

Kurrë nuk e harroj se tifozët tanë qëndruan besnikë ndaj meje në momente të mira dhe veçanërisht në periudha të vështira. Gjithmonë më kanë frymëzuar dhe më kanë bërë të mos heq dorë.

Sheiku Mansur ndryshoi jetën time dhe atë të të gjithë tifozëve të Sitit anembanë botës. Për këtë unë jam gjithmonë mirënjohës. Siti nuk mund të jetë në duar më të mira”, shkruan mbrojtësi belg në një letër të hapur për tifozët.

“Të gjithë po më ulërinin që të mos gjuaja…”, Kompani rrëfen golin-titull!
Leister Siti zhvilloi një ndeshje shumë të fortë dhe i rezistoi për 70 minuta ekipit të Guardiolës. Te tifozët e Mançester Sitit u rrit tensioni dhe frika që mund të humbisnin titullin kampion, por kapiteni vendosi të merrte situatën në dorë dhe ta zgjidhte atë.

Vinsent Kompani marshoi drejt sulmit, nuk i dëgjoi ulërimat e shokëve, të cilët prisnin një pasim, dhe goditi portën. Një e djathtë fantastike që pushoi në trekëndësh. Për të thyer Leisterin nevojitej një kryevepër si ajo e mbrojtësit belg dhe stadiumi kaloi në ekstazë.

Lojtari po mbyll sezonin e 11-të me Sitin dhe zbulon një detaj interesant para shënimit të golit historik, që mund t’i dhurojë titullin kampion ekipit nga Mançesteri.

“Të gjithë po më ulërinin që të mos gjuaja, por nuk kam arritur në këtë pikë të karrierës për të më thënë të tjerët se çfarë duhet të bëj. Luaj me mesfushorë të mëdhenj prej 15 vitesh, të cilët më kërkonin që të mos gjuaja. Ju kam thënë që një ditë do të gjuaj nga jashtë zone dhe do të shënoj gol. Nuk ka shumë rëndësi sasia e golave sesa koha kur i shënon. Kundër Leisterit ishte jetike. Kasper (Shmajkëll) kreu disa pritje deçizive dhe ndoshta vetëm kështu mund të pësonte gol. Ata u mbrojtën mirë dhe vuajtëm në pasimin e fundit. Jam i lumtur për klubin dhe tifozët, por kemi edhe një ndeshje. Nuk kemi fituar akoma asgjë”, përfundon kapiteni i ekipit kryesues.

In case Liverpool fans missed Kompany’s goal #MCILEI #ManCity pic.twitter.com/iyqpYTo0U8

— #Team8Rakaat (@ddnainggolan) May 6, 2019

Sekreti i Kompani: Vendi i tretë në Botëror? Meritë e… Guardiolës dhe pilulës!
Belgjika zhvilloi një Botëror fantastik në Rusi, duke e mbyllur kompeticionin më të rëndësishëm në futboll në vendin e tretë. Belgët eliminuan Brazilin në çerekfinale, ndërsa një gol i Umtiti ndali ecurinë e djemve të Martinez dhe kaloi Francën në finalen e madhe.

Vinsent Kompani ishte kapiteni i Belgjikës në Rusi dhe ai ka rrëfyer për “RTBF”, një detaj interesant sa i përket duelit kundër Brazilit. 32-vjeçari kishte marrë një pilulë gjumi natën përpara ndeshjes, pasi nuk po arrinte të flinte dot, por kishte harruar të vinte zilen e zgjimit në telefon.

Pasojat? Lamtumirë pjesës së parë të diskutimit teknik të trajnerit Martinez, i cili i kishte treguar ekipit skemat e Brazilit në goditjet standarde. Mbrojtësi paraqitet me vonesë, kërkon ndjesë dhe i kërkon Tieri Henrisë (zëvendëstrajneri i Belgjikës në Botëror, aktualisht trajner i Monakos) t’i bëjë një përmbledhje të shpejtë të direktivave të trajnerit.

Pikërisht në atë moment kapitenit i kujtohet diçka. Tite, trajneri i Brazilit, ishte një fans i madh i Guardiolës, trajnerit të lojtarit te Mançester Siti. Kompani këshillon që shokët e tij të përdornin një skemë që do ta befasonte Brazilin.

U tha, u bë! Diçka e tillë u provua në fushë dhe Belgjika kaloi në avantazh. Minuta e 13-të e ndeshjes: Çadli kroson nga goditja e këndit, Kompani kërcen në shtyllën e parë dhe Fernandinjo “detyrohet” të shënojë në portën e tij. E gjitha meritë e Guardiolës dhe pilulës së marrë një natë më parë…