Vila

Sezon jubilar për Teutën, i rikthyeri Vila ka një premtim
Elimiljano Vila rikthehet te Teuta 10 vita pasi la ekipin e zemrës. Futbollisti durrsak ka folur për “RTSH Sport”, në lidhje me rikthimin në vendlindje dhe gjendjen e skuadrës në prag të sezonit të ri të Kategorisë Superiore.

“Ky është qyteti im. Këtu jam rritur dhe kam hedhur hapat e para si futbollist. Është një ndjesi e mirë që rikthehem sërish. Tani e kam për detyrë që t’i shërbej klubit dhe shokëve të ekipit”.

“Çdo vit kampionati bëhet më i fortë, çdo ekip rritet, ashtu si dhe ne. Kemi mbajtur një pjesë të madhe të grupit si dhe kemi bërë përforcime. Shpresojmë të bëjmë mirë pasi është dhe 100-vjetori i klubit”.

Zyrtare | Teuta nuk ndalet në merkato, rikthen ish-mesfushorin
Teuta ka bërë një merkato shumë cilësore këtë verë dhe ka afruar emra të rëndësishëm për sezonin e ri. Lojtari i fundit që është afruar është Emiljano Vila. Mesfushori është rikthyer te “Djemtë e Detit” pas shumë vitesh. 31-vjeçari luajti sezonin e fundit në Greqi, ndërsa para dy sezonesh, u aktivizua në radhët e Skënderbeut  në Superiore.

Njoftimi i klubit:

ZYRTARE: Emijano Vila rikthehet aty ku e filloj

Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Emiljano Vila është përforcimi i rradhës për skuadrën durrsake. Mesfushori 31-vjeçari, luante që nga gushti i këtij viti, me Kerkyra. Pas hodhi firmën nën kontrate Vila është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”

“Mbretërit” e merkatos, shpenzimet e Aston Vilës janë të llahtarshme
Klubi më aktiv i merkatos së verës në Angli nuk ka qenë asnjë prej ekipeve në pjesën e sipërme te tabelës. Të sapo ngjiturit e Aston Vilës kanë zgjedhur të mos presin deri në javët e fundit të merkatos, duke kryer të gjitha blerjet me shpejtësi rrufe.

Deri më tani Aston Vila ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në Angli. Plot 93 milionë euro për shtatë lojtarë. Rekordin e mban sulmuesi brazilian Uesli, i cili u ble nga belgët e Klub Bruzh për 25 milionë euro. Faturë të kripur mban edhe mbrojtësi Mings, i cili u transferua në Midlends nga Bornmuth për 23 milionë euro .

Të të rinjtë anglez Target dhe Konsa kanë kushtuar 29 milionë euro së bashku, 20 milionë të tjera kanë kushtuar kartonët e El Gazit, Zhotës, dhe Kortni Hauz. Krahas emrave të përmendur, Aston Vila është duke mbyllur marrëveshjet për mesfushorin e Sitit Duglas Luiz dhe mbrojtësin e Reims Bjorn Engels, të cilët së bashku kanë një kosto pre 25 milionë eurosh.

Dëmtohet Mersinaj, Bushi bën lëvizjen e çuditshme te Shpresat
Një dëmtim i mbrojtësit Jon Mersinaj ka detyruar trajnerin e kombëtares U21 të Shqipërisë të bëjë ndryshime në listën e të grumbulluarve për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Uellsit.

Bushi nuk ka preferuar të bëjë në zëvendësim kokë për kokë, por ka ftuar një sulmues në vend të mbrojtësit të dëmtuar. Bëhet fjalë për futbollistin e Teutës Lorenco Vila, lojtar që ka qenë dhe më parë në listat e grumbullimeve të kombëtares së shpresave.

Kombëtarja U21 do të niset më datë 5 qershor drejt Stambollit, ndërsa të premten do përballet me Turqinë në kuadër të fazës së grupeve të kualifikueseve të Europianit U21.

VIDEO | Lampard nuk ia del, Aston Vila rikthehet në Premier League
Aston Vila rikthehet në Premier League pas katër sezonesh në Championship. Klubi nga qyteti i Birmingamit siguroi biletën për në elitë falë fitores 2 – 1 ndaj derbit në finalen e fazës “play-off” të zhvilluar sot në “Wembleu”.

Derbi i Frenk Lampard zhvilloi një pjesë të parë shumë zhgënjyese që u mbyll me Aston Vilën në avantazh falë golit të El Gazit. Në fraksionin e dytë të lojës Derbi reagoi, por një garë e portierit Ros solli golin e dytë të Vilës. Marriot aktivizohet nga stoli dhe ngushton diferencën në minutën e 82-të, por ishte tepër vonë, festa është vetëm për lojtarët dhe tifozët e Aston Vilës.

Aston Vila 2 – 1 Derbi

Shënues: El Gazi 44’ , Mekgin 59’ / Marriot 82’

https://twitter.com/villareport/status/1133021674092281856

https://twitter.com/HfcNufc/status/1133030085081092096

Lampard’s super sub Jack Marriott is at it again!! Game on! #CFC

https://t.co/z0TntR3oc7

— CFC-Blues (@CFCBlues_com) May 27, 2019

Runi “jetë mbreti” në Amerikë, vila madhështore do t’u mahnisë
Uejn Runi është padyshim një ndër futbollistët më me famë në futbollin amerikan. Vetëm Zllatan Ibrahimoviç është konkurrenti i tij i vetëm në “MLS”, për nga arritjet e mëdha që kanë pasur në karrierë. Sulmuesi anglez u transferua para pak muajsh te skuadra e me bazë në Uashington,“DC United”. Runi së bashku me bashkëshorten dhe katër djemtë e tyre jetojnë mes luksit në një vilë madhështore, që me shumë gjasa mund të jetë më e shtrenjta në shtetin e Uashingtonit.

Vila zyrtarisht në Greqi, firmos për dy vite
Emiljano Vila u largua nga Skënderbeu vetëm pas gjashtë muajsh. Mesfushori durrsak do të rikthehet të luajë në Greqi, ku më parë është aktivizuar me Pas Janinën. Kërkyra është ekipi i ri i Vilës dhe në fakt lajmi ishte bërë i ditur prej ditësh.

“AOK FC KERKYRA njofton blerjen e lojtarit Emiliano Villa. 30-vjeçari u aktivizua deri tani te Skënderbeu dhe me ne ka nënshkruar për dy vite. Në të kaluarën, ai ka luajtur, ndër të tjera, te Pas Janina, Partizani, Inter Baku dhe Dinamo Zagreb, si dhe është aktivizua me Shqipërinë. Ne i dëshirojmë atij një fillim të mirë dhe sa më shumë suksese”, njofton klubi grek.

Vila te Kërkyra pat nënshkruar edhe në vitin 2015, por më pas pati një ofertë nga Inter Baku dhe u largua drejt Azerbajxhanit, duke mos debutuar me skuadrën greke, që nuk e pengoi mesfushorin.

“Faleminderit nga zemra presidencës,trajnerit, shokëve,stafit dhe gjithë futbolldashësit e KF Skënderbeu për korrektësinë dhe gjithë emocionet që përjetova, ju uroj suksese në vazhdimësi!“, shkruan Vila në rrjetet sociale.

Ali Soue e nis nga stoli, Vila titullar për Skënderbeun
Skënderbeu do të zbresë sot në fushë me disa mungesa, kryesisht për arsye dëmtimi. Mungesa më e madhe është ajo e sulmuesit Ali Soue, i cili ka pasur probleme dhe do të jetë në stol, pasi ka pasur një farë përmirësimi. Në mungesë të tij, si sulmues qendre do të luajë Xhejms. Nëse skuadra të ketë nevojë, Soue mund të sakrifikohet në pjesën e dytë. Afrim Taku është një tjetër mungesë prej më shumë se një muaji, pasi nuk është kthyer nga Amerika. Suad Sahiti nuk ka udhëtuar me ekipin për shkak dëmtimi, ndërsa Nazmi Gripshi është i grumbulluar me kombëtaren U-20. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, edhe sulmuesi Blerim Krasniqi ka probleme me dokumentacionin, pasi deri dje nuk ishte federuar. Këtë gjë mund ta bëjë sot dhe Krasniqi ka udhëtuar me skuadrën drejt Gjirokastrës, ku mund të debutojë me fanellën e korçarëve.

Skema nuk ndryshon, me 4-3-3 edhe në Gjirokastër

Trajneri Ilir Daja, pas mbylljes së përgatitjeve anti-Luftëtar, ka vendosur për 11-shin, që do të zbresë sot në fushë. Gazeta e bërë të ditur pak ditë më parë formacionin dhe nuk ka asnjë ndryshim. 4-3-3 është skema e lojës për Skënderbeun në përballjen e javës së 17-të, ku ndryshimet e vetme janë në sulm, për shkak të mungesës së Soue. Shehi e nis titullar në portë, më pas vijnë Vangjeli, Mici, Radas dhe Jashanica në mbrojtje. Fidan Aliti do të jetë në stol, ndërsa Osmani do të luajë në mesfushë, ku do të bëjë rolin e shkatërruesit. Përpara tij luajnë Muzaka dhe Lilaj dhe në sulm debuton Emiljano Vila, i cili do të luajë në ta djathtë. Enis Gavazaj kalon në të majtë dhe Xhejms do të jetë sulmuesi kryesor i Skënderbeut.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani – Muzaka, Lilaj – Vila, Gavazaj – Xhejms

Daja: Vila na bën punë, jemi të kompletuar kështu
Trajneri i Skënderbeut e ka lënë të hapur edhe ndonjë lëvizje të fundit në merkato, por mendon se edhe kështu ekipi është në gjendje shumë të mirë

Një ditë pas ndeshjes me Beshiktashin, ku të tijtë humbën 3-2, trajneri Ilir Daja ka folur me qetësi për gjendjen e ekipit, për afrimet dhe merkaton në përgjithësi. Trajneri kryeqytetas nuk e ka fshehur entuziazmin për formën që po tregon grupi i lojtarëve, pavarësisht rezultateve në miqësore. Në një intervistë për Sport Ekspres, numri 1 i stolit korçar u shpreh se me ardhjen e Vilës skuadra është e kompletuar dhe nuk është çudi që merkatoja te jetë mbyllur, edhe pse mund të ketë ndonjë lëvizje në ditët e mbetura të saj.

Leonard Trebicka

– Daja, Skënderbeu humbi ndaj Beshiktashit, por ju folët me superlativa për lojën e ekipit tuaj. Përse?

– Përtej humbjes, mund të them se është një fazë përgatitore dhe rezultatet nuk kanë shumë rëndësi. Më shumë rëndësi ka loja dhe forma e ekipit. Për këtë kam qenë i kënaqur. Kam parë në fushë një ekip të vendosur mjaft mirë, por edhe shumë lart nga gjendja fizike. Kemi luajtur ndaj një që vazhdon të luajë në Champions dhe sigurisht ishte e vështirë, por rastet i kemi pasur ne më të mira. Nëse do të kishim më shumë kujdes për rezultatin dhe jo për lojën, do të ishte tjetër histori. Konkluzioni im për atë ndeshje është shumë pozitiv.

– Po për fazën përgatitore në përgjithësi, çfarë vlerësimi keni?

– Jemi duke punuar fort, që në pjesën e dytë të sezonit të kemi të njëjtën ecuri. Po bëjmë një fazë përgatitore të mirë. Ngarkesa apo lodhja është e madhe deri tani, por do të jemi në maksimum kur të rifillojë kampionati. Gjithsesi, deri në fund duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm.

– Mund të veçoni ndonjë lojtar, që ju la përshtypje të veçanta në ndeshjen e fundit?

– Pa përjashtim të gjithë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, edhe lojtarët që janë aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë. Këtë sinjal kërkoja dhe e mora.

– Është aktivizuar Krasniqi, çfarë mendimi keni për këtë lojtar?

– Të them të drejtën, është ende herët të gjykosh një lojtar me kaq pak minuta. Megjithatë, ka karakteristika të mira dhe do të na ndihmojë shumë në pjesën e dytë të sezonit. Është një vlerë që i shtohet ekipit dhe mbetet të përshtatet me mënyrën e lojës sonë.

– Edhe Vila është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. Si e shihni këtë afrim?

– Po, është një afrim, që na shton alternativat në lojë dhe do të na ndihmojë edhe ai në vazhdim. Mund ta quaj një afrim të mirë për aq sa edhe unë kam qenë dakord të kemi shërbimet e tij. Ka mbërritur të premten në mëngjes dhe ishte gati për ndeshjen me Beshiktashin, por menduam se ishte më mirë të mos e aktivizonim. Edhe Vila do kohën e vet të përshtatet me skuadrën. Ka vlera dhe këtë nuk e mohoj aspak.

– Sa e ndihmon Skënderbeun një afrimi si ky?

– Vila është një lojtar me potencial, ka luajtur edhe me ekipin kombëtar. Luan në disa pozicione dhe për këtë na bën mirë. Ne presim që Vila të vijë në formën që ka qenë kur ishte pjesë e Kombëtares. Kemi shumë besim tek aftësitë e tij dhe jemi të bindur se do të bëjë mirë së bashku me grupin.

– Mos ndoshta është si rasti i Muzakës?

– E keni fjalën që presim të shpërthejë te ne? Po, kemi shumë besim se Vila do të bëjë një sezon të mirë te Skënderbeu, që ka një ambient, ku gjithkush punon i qetë dhe jep maksimumin. Edhe Vila ka mundësi të shpërthejë, por tia lëmë më mirë fushës.

– Me Vilën dhe Krasniqin, a mbyllet merkatoja në hyrje?

– Dua ta pranoj se jemi të kompletuar dhe nuk është çudi, nëse mund të mbyllet kështu merkatoja. Por të shohim çfarë mundësie do të na ofrojë tregu në këto ditë të mbetura. Do të vazhdojmë të kërkojmë të paktën edhe një sulmues. Se çfarë do të ndodhë, nuk jam në gjendje ta them.

– Po merkatoja në dalje? Si do të veprohet me Jashanicën dhe të tjerët?

– Klubi po sheh mundësitë në merkato për sa u përket largimeve. Po shqyrtohen të gjitha pistat për disa lojtarë. Gjithsesi, këto janë punë të klubit. Nëse do të gjendet gjuha e përbashkët si për largimin e ndonjërit dhe për alternativat e zëvendësimit të tij, do të ndërhyhet.

– Edhe pak ditë ju kanë mbetur në Antalia, a po ia arrini qëllimit?

– Sigurisht që po. Shpresoj ta ruajmë këtë ritëm, si në ndeshjet miqësore, ashtu edhe në seancat me ngarkesë që do të vazhdojnë të jenë me intensitet deri më 19 janar. Grupi po më përgjigjet mirë dhe kjo është e rëndësishme për mua si trajner.

Edhe Vila “korçar”, misioni i parë është të fitojë tifozët
Mesfushori është transferuar në Antalia dhe përforcon mesfushën. Sfida e madhe e tij, të rikthehet në nivelet e para pak viteve dhe të bëjë tifozët ta respektojnë

Është Emiljano Vila përforcimi surprizë i Skënderbeut, që ka kënaqur kështu një nga kërkesat e trajnerit Ilir Daja këtë janar. Një përforcim i papritur, por Skënderbeu e ka treguar edhe më parë se i shfrytëzon mirë okazionet që dalin në merkato, kujtoni rastin e Afrim Takut. Mesfushori i djathtë la lënë Partizanin për të provuar për herë të parë në karrierë fanellën e Skënderbeut dhe për të provuar të fitojë titullin e dytë në karrierë, pas atij me Dinamon në vitin 2010.

LARGIMI I HESHTUR Partizani e largoi si të panevojshëm, pa asnjë njoftim zyrtar për mediat dhe pa asnjë shpjegim. Vila nuk ishte i adhuruari i tifozerisë dhe me siguri pakkush u mërzit për largimin e tij, por kontributin e tij e ka dhënë gjithnjë dhe nuk ishte ai fajtori i vetëm për krizën e këtij sezoni te Partizani. Nuk bëri zë, të paktën këtë virtyt duhet t’ia njohin të gjithë, sepse te Partizani është një ndër ata që nuk është përfolur kurrë si problematik. Edhe pas largimit nuk foli, pavarësisht se mund të kishte shumë për të thënë. Priti në heshtje që të gjente një ekip të ri, rasti i erdhi dhe tashmë Vila është i Skënderbeut.

DJE NË ANTALIA Bisedimet e ditëve të fundit përparuan me shpejtësi dhe marrëveshja u gjet me lehtësi: Vila është i Skënderbeut. Firma dhe prezantimi janë lënë për sot, por Vila u paraqit që dje në Antalia, ndoqi ndeshjen kundër Beshiktashit dhe kreu vrapime të lehta. Ndoshta do të debutojë që në miqësoren e radhës. Një armë më shumë për Dajën, mbi të gjitha për faktin se po bëhet shqetësuese mungesa e tejzgjatur e Takut, i cili ka ngecur në Amerikë. Mesfusha është e mbushur me emra cilësorë dhe ndoshta në këtë moment Vila nuk konsiderohet titullar në mendjen e Dajës, por ashtu e nisi edhe Muzaka dhe ja ku është…

FTOHTËSIA E TIFOZËVE Në Korçë nuk është se lajmi i transferimit të Vilës te Skënderbeu ka ngjallur ndonjë entuziazëm të madh. OK, është lojtar me eksperiencë të madhe, ka luajtur shumë ndeshje me kombëtaren, di të fitojë edhe trofe, por… te Skënderbeu ka shumë të tillë. Tifozët e Skënderbeut ndoshta shohin një armik, një “ish” të Partizanit, por ndoshta edhe e teprojnë pak. Fundja, edhe me Muzakën u tallën, e konsideruan të mbaruar, por u penduan. Sfida e Vilës është pikrëisht kjo, t’i bëjë tifozët t’i kërkojnë falje. Fundja, është vetëm 29 vjeç, nuk është në fund të karrierës!

Videoja i prishi transferimin te Kerkyra, Vila kërkon kontakte të reja
Mesfushori ishte afër ekipit grek të futbollit. Publikimi i bisedës së videos me menaxherin Çaushi bllokoi gjithçka, tani kërkon mundësi të reja

Një ndër personazhet më pikant të sezonit që lamë pas ishte Emiljano Vila. Mesfushori u përfshi në skandalin e përgjimeve dhe publikoi bisedën ndërmjet tij dhe menaxherit Drini Çaushi. Ky i fundit i kërkonte që të toleronte në ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Kukësit. 29-vjeçari ka regjistruar gjithçka dhe klubi i “demave” e publikoi përmes medieve. Vila mori shumë urime dhe u vlerësua për gjestin që bëri në publikimin e videos, por jo gjithçka shkoi mirë për të. Në këtë rast, s’po flasim për pikëpyetjet e lindura nga frazat e menaxherit Çaushi që i përsëriste se ai dinte si “gatuheshin” tolerimet e as për faktin se pse ishte Vila “i sulmuari”. Po flasim për të ardhmen e tij, pasi futbollisti ka bllokuar transferimin e tij te Kerkyra në Korfuz. Negociatat ishin hapur dhe ai ishte shumë afër realizimit të kësaj marrëveshje, por pas publikimit të videos gjithçka u bllokua.

GREQIA – 29-vjeçari po shijon pushimet e tij në Greqi dhe është në pritje të rifillimit të stërvitjes me “demat”. Burime pranë lojtarit tregojnë se ai po kërkon kontakte të reja për të parë mundësinë e një transferimi në Greqi. Diçka e tillë shihet shumë e vështirë, gjithsesi Vila po i lëviz edhe ato mundësi që i kanë mbetur.