Venger

Venger: Çfarë presioni kjo finale, sezoni i dështuar për humbësin
Kompania e njohur televizive “Bein Sports” ka mundur të mbledhë në një tavolinë Zhoze Murinjon dhe Arsen Venger si analistë të finales së Champions-it. Trajneri francez foli mbi situatën në të cilën vjen Totenhemi dhe Liverpuli në këtë takim, duke u shprehur se ekipi humbës do të përmbyllë një sezon të dështuar.

“Finalja e Champions League është një moment shumë unik. Si trajner duhet të bësh shumë kujdes të mos bësh shumë gabime sidomos me lojtarët e dëmtuar. Ndodh shpesh që futbollistët i bëjnë presion mjekëve dhe fizioterapistëve në mënyrë që të luajnë”.

“Në këtë ndeshje ekziston gjithmonë frika, pasi të gjithë e dinë shumë mirë se trofeun mund ta marrë skuadra tjetër. Si trajner duhet t’i japësh lojtarëve dozën e duhur të besimit dhe t’i zemërosh pak. Ndryshon kur ke një skuadër me eksperiencë, thjesht mund t’i thuash: Djema futuni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni. Me të rinjtë ndryshon puna. Presioni është i madh. Skuadra që do humbasë sot do të mbyllë një sezon të dështuar, nuk është diçka e drejtë, por është ky është realiteti”, tha Venger.

Në Francë përgatisin goditjen e bujshme, Venger pranë rikthimit në stol!
PSG është padyshim ekipi që po dominon tërësisht në Francë prej vitesh, me Lionin që ndoshta ka qenë ekipi që është munduar më së shumti për t’i prishur punë vitet e fundit.

Edhe sezonin e ardhshëm, pritet që Lioni të bëjë të njëjtën gjë, teksa pritet të ketë shumë ndryshime, duke nisur që nga pankina. Trajneri aktual Bruno Zhenesio, ka deklaruar se do të largohet në fundin e sezonit.

I gjendur përpara këtij fakti, presidenti i francezëve ka nisur kërkimet pë një trajner të ri dhe Lioni e ka një ëndërr. Është pikërisht Arsen Venger, i cili ka drejtuar për herë të fundit një ekip francez plot 25 vite më parë, kur ishte në krye të Monakos.

Presidenti Zhan-Mishel Olas do të mundohet ta bindë ish-teknikun e Arsenalit, me një operacion që duket i vështirë, por jo i pamundur.

Venger: U detyrova të largohem! Ndeshja e fundit si funeral
Arsen Venger është rikthyer të flasë për ndarjen e tij nga ekipi i Arsenalit pas 22 vitesh në drejtim të “topçinjve”. Në një intervistë për medien franceze “Olympia”, ish-trajneri i famshëm pranoi se vendimi i dorëheqjes kur kishte ende një vit në kontratë ishte gjysmë i detyruar, e thënë ndryshe një shkarkim i maskuar si “dorëheqje”.

Arsen Venger

“Në jetë ka momente ndarjeje. Disa ndarje i zgjedh vetë, të tjerat janë të detyrueshme. Në rastin tim ishte një përzierje e të dyjave. Tifozët kishin nevojë për një ndryshim dhe në sezonin tim të fundit fillova të kisha disa vuajtje në aspektin e shëndetit.

“Mu duk sikur po merrja pjesë në një funeral të klasit të parë. Njerëzit u treguan të jashtëzakonshëm, më treguan mirënjohje. Është një traditë angleze. Nuk u qava ose u preka sepse kam mësuar si ta përmbaj emocionet”.

“Një trajner është dikush që identifikohet me klubin. Ai duhet të sillet sikur do qëndrojë aty përjetë. Duhet të tregojë besnikëri. Çdo vit bëja foto me çdo punonjës te Arsenali, qofshin ata kopshtarë e kuzhinier etj. E shpjegoja këtë me një shprehje: “Çdokush në klub ka vlerë!”, përfundoi Venger.

Arsen Venger i thotë “jo” PSG-së, zbulohet shkaku
Arsen Venger i ka habitur të gjithë: Ka refuzuar një ofertë konkrete nga presideti i PSG-së, Al Khelaifi, për të punuar në FIFA. Ish-trajneri legjendar i Arsenalit do të punojë si drejtor i seminarëve të trajnerëve, sipas “Le Parisien”. Flitej prej shumë kohësh që Venger do të jetë trajner i PSG-së, por veterani francez nuk ka pranuar t’i rikthehet stolave, të paktën dhe për këtë vit 2019.

Roli i Vengerit në FIFA është shumë i rëndësishëm dhe shumë trajnerë të rinj, por dhe ata që kanë disa vite eksperiencë, do të dëgjojnë këshillat e teknikut francez, që ka drejtuar për më shumë se 22 vite një nga klubet më të mëdha në Angli, Arsenalin.

Venger gati të ndërpresë pushimet, Sheiku i PSG-së i bën një ofertë të parefuzueshme
Arsen Venger prej më shumë se gjashtë muajsh është i papunë. Megjithatë, ofertat nuk kanë si të mungojnë për ish-trajnerin legjendar të Arsenalit. Mediet franceze kanë zbuluar dy ofertat që po tundojnë së tepërmi 69-vjeçarin.

Oferta e parë vjen nga sundues i Katarit, sheiku Al Thani, i cili i ka ofruar francezit postin e drejtorit të përgjithshëm të PSG-së. Oferta është bërë që në verën e shkuar dhe pronari i kampionëve të Francës është ende në pritje të përgjigjes përfundimtare të Venger.

Oferta e dytë vjen presidenti i FIFA-s Xhani Infantino, i cili i ka ofruar Vengerit poste të ndryshme në komisionet e shumta të institucionit qeverisës së futbollit botëror.

Bajerni mendon për planin B, agjenti i Venger i pranishëm në “Allianz Arena”
Niko Kovaç nuk ka pasur një fillim ëndrrash në detyrën e re si trajneri i Bajern Mynihut. Pas 12 ndeshjesh në Bundesligë, bavarezët ndodhen në vendin e pestë të renditjes, 9 pikë larg kryesuesve të Borusia Dortmundit.

Është e natyrshme që në këtë situatë, drejtuesit e klubit të mendojnë për një plan B, në rast se kroati nuk arrin të rikthejë ekipin në rrugën e duhur. Shpëtimtari i vjetshëm, Jup Hajnkes, nuk është më një opsion. Megjithatë trajnerët e lirë janë me shumicë dhe sipas “SPORTBILD”,  emri më i përfolur për të pasuar Kovaç është Arsen Venger.

Një tjetër fakt që mbështet “kandidaturën” e francezit është prania e agjentit të tij në tribunën “VIP” të “Allianz Arena”, gjatë takimit të së martës midis Bajernit dhe Benfikës. Në fundjavë bavarezët kanë një transfertë shumë të vështirë përballë Verder Bremen, skuadër kjo që këtë sezon ka kaluar pritshmëritë e shumicës. Një humbje ose barazim në këtë 90-minutësh do ishte “fatale” për karrierën e Kovaç si trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

Venger paralajmëron rikthimin: Futbolli është si një drogë që e dua çdo fundjavë
Arsen Venger po shijon pushimet pas “mbretërimit”  22-vjeçar tek Arsenali. Në një intervistë për “Bild”, tekniku 68-vjeçar theksoi se nuk kishte ndërmend të dilte akoma në pension dhe se shpejti do të vendosë për të ardhmen e tij.

“Kam punuar për 35 vite si trajner dhe tani është hera e parë që unë pushoj më shumë se tri muaj, ndoshta kjo gjë i bën mirë shëndetit tim. Nuk besoj se do të punoj në Bundesligë. Gjithsesi të ardhmen s’i dihet asnjëherë”

“Ndoshta do e vazhdoj punën si trajner te fshati im i lindjes ose në Japoni, ose kudo. Kombëtare? Ndoshta, por ka një problem. Më nevojitet droga në fundjavë. Nëse nuk e marr herë pas herë është problem (qesh). E kam thënë dhe herë të tjera që nuk më pëlqen rutina e të punuarit në kombëtare”

KRIZA E BAJERNIT – “Kam ngelur i surprizuar ashtu si të gjithë gjermanët, por nuk jam i shqetësuar. Bajerni gjithmonë e merr veten sa herë që e fillon keq. Dy gjërat më të rëndësishme sipas meje janë që ata të vazhdojnë me Niko Kovaç si trajner dhe skuadra të gjejë vetëbesimin. Më pas do të jetë përsëri Bajerni i mëparshën”, përfundoi Venger

“Nejmar nuk i ka treguar arsyet pse e la Barcelonën”
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, dyshon se Nejmar ka zgjedhur të lërë Barcelonën për PSG-në vetëm për arsye sportive. Francezi mendon se sulmuesi 25-vjeçar është ndikuar fort nga aspekti ekonomik, sepse sipas tij çdo futbollist në botë kërkon të luajë me më të mirët.

“Nejmar kurrë nuk i ka thënë qartë arsyet e largimit. Mendoj se lojtarët gjithmonë kanë një dëshirë të madhe për të luajtur me më të mirët. Ai vendosi për atë rrugë, kështu që kjo është… për arsye financiare, ose për arsye se ai mendon se PSG-ja është klubi i së nesërmes dhe do t’ua kalojë Real Madridit dhe Barcelonës”, – është shprehur Venger. Trajneri, gjithsesi, nuk ka folur në mënyrë absolute.

“Kjo mund të jetë edhe për arsye individuale. Ai ndoshta dëshiron të bëhet pika e referimit e skuadrës dhe të njihet si numri 1 në botë”, – ka përfunduar francezi. Mbetet të shohim nëse Nejmar do të reagojë sërish, sepse askujt nuk i pëlqen të “akuzohet” si një njeri i etur pas parave.

Venger: Humbasim një pasuri duke mos shitur Sançez. Dembele 150 milionë është absurditet
Arsenali duhet të shpenzojë 70 milionë paund për të zëvendësuar të sakrifikuarin Aleksis Sançez verën tjetër, pasi kiliani do të largohet falas

Arsen Venger pranon që Arsenali po paguan një çmim të madh duke sakrifikuar për Aleksis Sançez, i cili do të jetë i lirë në fund të sezonit të gjejë një ekip të ri, në vend që ta shisnin lojtarin në merkaton verore. Venger vendosi të mos e shesë lojtarin në ditën e fundit të merkatos te rivalët e Mançester Sitit, pasi dështoi ne blerjen e yllit të Monakos, Tomas Lemar, i cili do ishte zëvendësuesi perfekt i lojtarit kilian. Menaxheri francez parashikon se do të duhen rreth 70 milionë paund merkaton tjetër verore për te zëvendësuar Aleksis Sançez, edhe pse oferta e tij 92 milionë paundshe per Thomas Lemar u pranua nga Monako në ditën e fundit te merkatos.

“Nëse nuk e shet Sançezin në vitin e tij të fundit të kontratës, sakrifikon 60 deri ne 70 milionë paund të ardhura, dhe po me të njëjtin çmim duhet të blesh dikë tjetër për ta zëvendësuar. Pra, është një sakrificë mjaft e madhe për ne. Prandaj, në një moment të caktuar gjithmonë duhet të marrësh një vendim për të sakrifikuar një apo dy lojtarë”, thotë Arsen Venger në një intervistë për Bein Sports. Lëvizja për Lemarin dështoi, pasi menaxheri pohoi se nuk kishte mjaftueshëm kohë për ta realizuar këtë transfertë, por gjithashtu dyshohet edhe se 21-vjeçari francez nuk donte të transferohej te një ekip jashtë Champions League, siç është Arsenali këtë sezon.

Venger pranoi gjithashtu edhe superinflacionin ne çmimet e lojtarëve dhe tha që ‘kjo dukuri është totalisht jashtë realitetit dhe të vërtetës’ dhe mori si shembull transferimin e Usman Dembele për te Barcelona në merkaton e verës pak pas transferimit të Nejmarit te PSG.

Menaxheri 67-vjeçar i Arsenalit tregoi se ka shumë lojtarë, ashtu si Aleksis Sançez, të cilët janë në fund të kontratës së tyre dhe vuajnë nga pasojat e këtij superinflacioni çmimesh transferimesh. Mesut Ozil është një nga yjet e Arsenalit, i cili është ne vitin e fundit të kontratës së tij dhe mes një udhëkryqi, të rinovojë kontratën me Arsenalin apo të nënshkruajë me një ekip tjetër në janar. Aleks Okslejd Çambërlejn ishte në një situatë të tillë, para se të shitej te Liverpuli për 35 milionë paund në ditën e fundit të merkatos.

“Janë 107 lojtarë në Angli, të cilët janë në vitin e fundit të kontratës. Ka një ndryshim në mënyrën sesi futbollistët e shohin karrierën e tyre në ditët e sotme për dy arsye. E para, çdo lojtar kërkon rritje rroge pasi parashikon inflacion në të ardhmen dhe e dyta është sepse çmimet e lojtarëve janë rritur shumë për lojtarë të mirë, por jo jetësorë për ekipin” dhe këtu Arsen merr shembullin e Dembele, i cili u shit 150 milionë euro nga 15 milionë vlerësim nga viti i kaluar. “Është e pamundur që një lojtar të shkojë nga 15 milionë në 150 milionë brenda një viti, nuk ka trajner të aftë ta bëjë këtë gjë, çfarëdo që të bëjë në stërvitje. Llogaritja midis investimit dhe asaj që merr mbrapsht ka ikur me kohë. E vetmja gjë qe ka ngelur është: E blen dot apo jo?”

Nga Lemar te Mbape, Venger “zbërthen” merkaton
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, më në fund ka folur hapur për merkaton e verës që lamë pas, duke zbuluar detaje që në korrik dhe në gusht nuk mund t’i thoshte. Francezi ka pranuar të shprehet, sepse synimet e tij nuk i ka arritur dhe e ka parë të arsyeshme të paktën të justifikohet para tifozëve, të cilët duan “kokën” e tij për formën e dobët të skuadrës dhe merkatos jo ideale. Duke folur në televizionin “Telefoot” në Francë, ai ka pranuar se Arsenali ka bërë një ofertë rekord për Tomas Lemarin e Monakos. Po flasim për një shumë prej 100 milionë eurosh. Francezi, i cili donte të merrte 21-vjeçarin si zëvendësues direkt i Aleksis Sançezit, gjithashtu ka konfirmuar planin e klubit londinez për të bërë një tjetër ofertë në të ardhmen. “Po, kemi ofruar 100 milionë euro, por lojtari donte të qëndronte dhe një vit te Monako”. A ka më qartë se kaq? I pyetur nëse klubi anglez ishte ende i interesuar për blerjen e tij, ai tha: “Po, ne do të bisedojmë sërish me të dhe me Monakon.”

Kundërshtia

Çuditërisht, Venger ka dalë edhe kur rregullave të “fair play” financiar të vënë nga UEFA, pavarësisht se ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të saj, ashtu si Bajerni. “Në fillim e doja shumë këtë iniciativë të UEFA-s, por tani që janë gjetur shumë mënyrë për ta xhiruar rregulloren, ka probleme. Nuk duhet të ekzistojë një rregull, nëse ky rregull nuk i detyron skuadrat të sillen si duhet”, – ka deklaruar ai.

Mbape

Venger ka pranuar gjithashtu se ka qenë i interesuar për Kilian Mbapenë, por që Arsenali nuk e përballonte dot koston e blerjes së tij. “E doja edhe unë, sigurisht. Por 180 milionë euro janë shumë për ne. Ai mund të bëhet Peleja i ardhshëm. Nuk ka kufij. Është vetëm 18 vjeç dhe do të bëhet edhe më i fortë. Ka një lojë të ekuilibruar për një sulmues, shënon dhe krijon shanse shënimi edhe për shokët. Këto janë cilësitë e lojtarëve të mëdhenj”.

Venger: Ta nisim me këmbën e mbarë
Premier Liga do të startojë sezonin e ri sonte në mbrëmje me përballjen në “Emirates Stadium” mes Arsenalit dhe Lester Sitit. Një sezon i ri, ambicie të reja për trajnerin Venger, i cili përgatitet të nisë sezonin numër 21 në krye të klubit londinez. Dhe Venger është shprehur në konferencën për shtyp se shpreson në një start të mbarë të sezonit të ri. Por bosi i Arsenalit nuk ka dashur të flasë për objektiva sezonalë, pasi sipas tij duhet të kalojnë disa javë për të parë se çfarë po ndodh. “Është shumë e vështirë për të vendosur që tani objektiva të saktë se ku jemi dhe çfarë duam të arrijmë në fund. në këtë moment të sezonit mund të intervistoni 7-8 trajnerë në Premier dhe mund të merrni të njëjtën përgjigje, se ata dua titullin kampion, janë ambiciozë dhe kjo është diçka normale. Por ne nuk mund të nisim sezonin, duke menduar që tani për në maj. Për ne gjëja më e rëndësishme është ta nisim sezonin në mënyrën e duhur, duke fituar ndaj Lesterit. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund të bëjmë llogaritë. Në këtë moment e kam shumë të vështirë të parashikoj se sa të fortë janë rivalët tanë, sepse disa prej tyre kanë shpenzuar shumë në merkato”- ka thënë Venger.

Tabu për Lesterin

Venger kërkon një nisje të mbarë të sezonit nga ekipi i tij, ndërsa tekniku i Lesterit, Kreig Shekspir kërkon të thyejë një tabu. Arsenali është kthyer në një makth për “Dhelprat”, që kanë fituar për herë të fundit përballë “Topçinjve” në kampionat në vitin 1983, 34 vjet më parë. Nëse i referohemi sfidave në Londër, Lesteri nuk fiton në fushën e Arsenalit që prej 44 vitesh!