Venezia

E bujshme, klubin italian e zbresin në Serie C!
Palermo zhvilloi një sezon shumë të mirë dhe nuk ia doli për 3 që të ngjitej direkt në Serie A. Ekipi sicilian e mbylli kampionatin në vend të tretë dhe do të luante ndeshjet play-off për një vend në elitën e futbollit italian, por kjo gjë nuk mund të ndodhë më.

Përkundrazi, Palermo do të zbresë një kategori më poshtë! Klubi akuzohet për kundërvajtje administrative, ndërsa sot është marrë masa që do të zbresë Palermon në Serie C.

Drejtuesit kanë bërë mashtrime me bilancet, kanë deklaruar të ardhura fiktive, ndërsa hetimi ka nisur para disa javëve nga Prokuroria e vendit fqinj. Një goditje e madhe për klubin e njohur, i cili shkon nga ëndrra Serie A në makthin Serie C brenda pak ditësh.

Nga ky dënim ka përfituar Peruxhia dhe Venecia. Ekipi i drejtuar nga Alesandro Nesta do të luajë ndeshjet play-of, ndërsa skuadra e Xhakomo Vrionit shpëton dhe do të luajë përsëri në Serie B sezonin e ardhshëm.

Vrioni karikon Venecian: Kozmi na ka ndryshuar, ja çfarë duhet për të shpëtuar
Serse Kozmi e nisi mbarë aventurën në krye të Venecias. Ekipi ku bën pjesë Xhakomo Vrioni, sulmuesi shqiptar, barazoi kundër Palermos së vendit të dytë. Autori i një goli këtë sezon në Serie B, i cili nuk u aktivizua fare kundër ekipit siçilian, komenton punën e trajnerit të ri në një prononcim për mediat lokale dhe moralin e ekipit, që vazhdon të renditet në vendet e fundit.

“Po punojmë ndryshe me trajnerin e ri. Kozmi po tenton që të përcjellë në ekip zemërimin dhe vendosmërinë e duhur për ndeshjet që kanë mbetur. Duhet të tregohemi të aftë në fushë dhe duhet të japim maksimumin. Morali në ekip është rritur, pasi zhvilluam një ndeshje të madhe kundër Palermos, që do të luftojë deri në fund për t’u ngjitur në Serie A.”

Sulmuesi i kombëtares shqiptare komenton dhe ndërrimet e shpeshta në stol. Kozmi është trajneri i tretë i Venecias në këtë sezon. Eksperiencë e rë për 20-vjeçarin, i cili tenton t’i karikojë shokët e skuadrës për ndeshjen e radhës kundër Kremonezes.

“Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë diçka e tillë, por janë situata ku rritesh në aspektin personal. Kemi patur një rënie përnqendrimi nga ana e të gjithë lojtarëve dhe diçka të tillë e paguan shtrenjtë në një kampionat si Serie B, aq më tepër sivjet me 19 ekipe. Ka ardhur momenti të shfaqim gjithë potencialin tonë. Duam të dalim sa më shpejt nga zona ku ndodhemi në renditje. Ky është objektivi ynë momental“, përfundon Xhakomo Vrioni.

Trajneri i Vrionit dhuron spektakël në prezantim: Ne jemi si gratë shtatzëna!
Venecia nuk po kalon një formë të mirë. Ekipi i Xhakomo Vrionit pësoi kundër Veronës humbjen e tretë rresht në Serie B dhe të katërtën në pesë ndeshjet e fundit.

Drejtuesit nuk duruan më dhe vendosën të shkarkonin Valter Zengën. Roli i trajnerit i është besuar një eksperti si Serse Kozmi, i cili është gati për të nisur aventurën e re. Venecia renditet e katërta nga fundi dhe do të luftojë fort deri në fund për të siguruar qëndrimin në kategori.

Kozmi është një trajner i njohur në Itali. Ai u bë i famshëm me Peruxhian vite më parë dhe njihet për karakterin e tij të nxehtë dhe deklaratat pikante. Kështu ka ndodhur dhe gjatë kësaj radhe.

“80% e trajnerëve punojnë në bazë të pritshmërive, ndërsa pjesa tjetër kënaqen me faktin që nuk janë shkarkuar ende. Nuk pres asgjë normale nga ky lloj futbolli. Shkarkimi i Zengës besoj se ka qenë një vendim i vështirë në të gjitha aspektet. Unë isha me valixhe gati prej kohësh. Isha bërë si gratë shtazëna, të cilat mezi presin për të lindur”, deklaroi trajneri gjatë prezantimit te Venecia.

Përmbysje fantastike e Memushajt, Vrioni ngushëllohet me një pikë
Janë luajtur ditën e sotme shumica e ndeshjeve të vlefshme për javën e 18-të të Serisë B. Lojtarët kuqezi, të cilët aktivizohen në Itali kanë marrë rezultate pozitive, ku Ledjan Memushaj ishte titullar për 90 minuta në triumfin që Peskara arriti në fushën e Salernitanës.

Sfida përfundoi me shifrat 2-4, ku miqtë treguan karakter, duke përmbysur disavantazhin e dyfishtë, ku vendasit e Salernitanës udhëhiqnin 2-0 deri në minutën e 37-të. Mankuzo shënoi një tripletë, ndërsa Skonjamilio gjeti rrjetën një herë po ashtu, duke i dhuruar fitoren ekipit të Memushajt. Një triumf që e ngjit Peskarën në vendin e dytë përkohësisht.

Ndërkohë, Xhakomo Vrioni po ashtu ishte titullar për 90 minuta në majën e sulmit në barazimin e Venecias 1-1 ndaj Karpit. Suager shënoi për miqtë fillimisht, duke e mbyllur pjesën e parë në favor të Karpit. Gjithsesi, Venecia reagoi, duke vënë baraspeshën në minutën e 61-të.

Vendos vetëm një gol, Memushaj fiton “derbin” me Vrionin
Peskara ka arritur një fitore tepër të rëndësishme, duke mposhtur Venecian me rezultatin 1-0. Gaston Brugman ishte heroi i vendasve, ndërsa goli i uruguaianit në minutën e 74-ët dërgon Peskarën në vendin e katërt me 29 pikë, duke qenë vetëm dy pikë larg zonës së Serisë A.

Ledian Memushaj u aktivizua si titullar te Peskara, ndërsa Elhan Kastrati qëndroi në stol. Nga ana tjetër, pjesë e formacionit titullar të Venecias ishte dhe Xhakomo Vrioni, i cili u zëvendësua nga trajneri Zenga në minutën e 67-të.

“Delfinët” po bëjnë një kampionat shumë të mirë. Në fillim të sezonit objektivi ishte mbijetesa, ndërsa tashmë tifozët e Peskarës po ëndërrojnë rikthimin në elitën e futbollit italian. Humbja e dytë rresht për Venecian pas asaj në shtëpi kundër Kozencës dhe ekipi i Vrionit renditet në vendin e 12-të me 20 pikë.

Venecia në krizë, Vrioni me trajner të ri
Venecia nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, kjo për faktin se ka grumbulluar vetëm 4 pikë pas 6 ndeshjesh. Në të tilla kushte drejtuesit kanë marrë vendimin për të larguar trajnerin Uilliam Veki. Sulmuesi i Shpresave Xhakomo Vrioni do të gjë një trajner të ri kur të kthehet në Itali, pasi drejtimin e skuadrës do ta marrë Valter Zenga.

Trajneri, i cili së fundmi ka drejtuar Krotonen ka biseduar me drejtuesit dhe e ka pranuar ofertën e tyre për të nxjerrë nga kriza Vencian. Duhet thënë se Zenga nuk është se ka shkëlqyer në eksperiencat e mëparshme si trajner ndaj kërkon një sfidë ku të tregojë vlerat e tij.

Zenga ka qenë kandidat për të marrë dhe drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë, por kjo gjë nuk u arrit. Tani 58-vjeçari do të nisë një eksperiencë të re në Seria B, ku ka një detyrë jo të lehtë, për të evituar minimalisht rënien nga kategoria.

Inzagi nuk vjen te Shqipëria, çështje logjike dhe… sallami
Pipo Inzagi do të vazhdojë të drejtojë Venecian dhe lajmi për një interesim të Shqipërisë nuk është se i ka bërë shumë përshtypje.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka publikuar asnjëherë ndonjë listë zyrtare emrash me të cilët po bisedohet, sepse presidenti Armando Duka ka biseduar personalisht me trajnerë e agjentë, duke mos qenë asnjëherë konkret për emra të veçantë.

Tani mund të hiqet pa frikë nga lista SuperPipo, nëse në listë ka qenë ndonjëherë. Logjikisht, në Itali trajnerët e kanë si synim kombëtaren vetëm në fund të karrierës, për të braktisur punën e lodhshme në klub dhe për të drejtuar një kombëtare, edhe si çmim karriere.

Për këtë arsye, Inzagi asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht idenë e drejtimit të Shqipërisë, duke e ditur se është ende shumë herët dhe gjithashtu Shqipëria mund ta djegë si trajner, pasi është e qartë që nuk ka ndonjë brumë që të shkojë rregullisht në Europianë e Botërorë.

Sot Venecia ka nisur grumbullimin për sezonin e ri dhe nesër skuadra do të nisë punën në Sapada, në Beluneze, ku do të qëndrojë deri më 18 korrik, ditë kur do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballet me Detroiti.

Inzagi është entuziast: “Jam i kënaqur që po rifillojmë, kemi four me drejtuesit dhe kemi ndërtuar strategjitë. Pas dy ngjitjesh rresht një kategori më sipër, tashmë titulli ynë është mbijetesa në Serinë B, ndaj edhe në kontratë kam një premio në rast qëndrimi. Do të bëjmë disa afrime cilësore dhe shpresoj që Venecia të jetë surpriza e turneut”.

Pronti per questa nuova stagione! #Staff #VFC #ritiro2017 Venezia FC Lega B

A post shared by Pippo Inzaghi (@pippoinzaghi) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2017-07-08T13:55:47+00:00">Jul 8, 2017 at 6:55am PDT</time>

Ndërkaq, presidenti Xho Takopina ka bërë humor për zërat që çonin Inzagin pranë Shqipërisë: “Kam qeshur kur dëgjova që Shqipëria kërkonte Inzagin. Atje nuk kanë bresaola (lloj sallami i famshëm në Venecia) dhe Pipo e ka shumë të nevojshme, ndaj nuk mund të shkonte. Është entuziast për suksesin që po arrin te Venecia, ndaj nuk jam shqetësuar kurrë nga interesimi i të tjerëve”.

Siamo tornati! ? #VFC pic.twitter.com/D7t6dEeHO0

— Venezia FC (@VeneziaFC_IT) May 8, 2017