vecaj

Firmë e rëndësishme te Teuta, rinovon mesfushori i talentuar
Skuadra e Teutës ka rinovuar sot me mesfushorin e talentuar, Uendi Vecaj. “Djemtë e Detit” kanë bindur 22-vjeçarin që të rinovojë kontratën edhe për tre vite te tjera. Vecaj do të jetë pjesë e Teutës deri në 2022 dhe shihet si një lojtar i rëndësishëm nga drejtuesit e klubit. Sezonin e shkuar, 22-vjeçari luajti 17 ndeshje në Superiore, ku shënoi dhe një gol.

Vecaj: Ja ku gabuam në pjesën e parë, ishte një ndeshje pozitive për ne
Uendi Vecaj u aktivizua në fillimin e pjesë së dytë, duke ndryshuar lojën e Teutës. Pas ndeshjes, shkodrani komentoi ndeshjen e sotme në “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” duke veçuar se ai punon shumë që të fitojë besimin  trajnerit Shkëmbi për t’i dhënë një fanellë titullari.

“Ishte një ndeshje e mirë dhe pozitive. Në pjesën e parë toleruam pak, pasi u duk sikur ishim më superior. Në pjesën e dytë hymë me mendje tjetër dhe erdhi edhe goli i barazimit. Ne stërvitemi për të dhënë më të mirën dhe them se ishte pozitive si ndeshje.”

“Të gjithë duan të luajnë titullar, por këtu ka lojtarë të mirë dhe unë duhet të jap më të mirën në stërvitje dhe ndeshje. Sa herë që më jepet mundësia mundohem që të kap formacionet. Uroj që me vitin e ri të jem aty me djemtë e tjerë”.

“Jam mundur gjithnjë të jap maksimumin të bind trajnerin. Futbolli i tillë është dhe duhet të pranojmë çdo gjë”.

“Mendoj se kam për të dhënë akoma dhe më shumë dhe them se do ta arrij. Unë futem për ta ndihmuar skuadrën dhe për të bërë maksimumin për të fituar ndeshjen.

Zyrtare: Talenti shkodran lë Zagrebin për Teutën
Siç ishte paralajmëruar ditët e fundit nga Sport Ekspres, tashmë ka marrë fund: Uendi Vecaj lë Dinamon e Zagrebit për të firmosur për Teutën.

Talenti shkodran në fund të verës së shkuar la Shkodrën për Zagrebin, me Dinamon që pagoi 20 mijë euro për ta bërë të vetin.

Një sezon me shumë punë e stërvitje dhe pak ndeshje zyrtare për Vecajn, që natyrisht në Kroaci mësoi shumë, por është 21 vjeç dhe i duhet të luajë futboll në nivele të larta, ndaj vendosi të kthehej në atdhe.

E kërkonin edhe Kukësi e Kastrioti, mëson Sport Ekspres, por në fund mesfushori ofensiv zgjodhi Teutën, ndikuar pa dyshim edhe nga menaxheri i tij, Alban Hasani. Drejtori i Akademisë Vllaznia ka vendosur ta çojë tek Teuta për hir të miqësisë që ka me presidentin Edmond Hasanbelliu, por duke preferuar edhe një klub që u jep shumë besim të rinjve, aq më shumë që Bledi Shkëmbi te Teuta do të bazohet tek shumë djem të rinj, pa pasur presionin për të luftuar për majat e renditjes.

Vecaj te Dinamo e Zagrebit, i jep lamtumirën Vllaznisë
Mesfushori shkodran Uendi kalon te gjigantët kroatë. Firmos një kontratë 3-vjeçare me ta dhe tani ka ëndrrën e tij përpara. Kuqeblutë humbasin një talent

Momentet para fillimit të stërvitjes së djeshme kanë qenë prekëse dhe emocionuese për mesfushorin e Vllaznisë, Uendi Vecaj. 20- vjeçari i talentuar është parë të takohet me të gjithë pjesëtarët e skuadrës dhe po kështu edhe me stafin teknik, pasi pak minuta para se të mbërrinte në stërvitje ai kishte firmosur kontratën me klubin kroat të Dinamos së Zagrebit. Ndarja me shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit teknik nuk ka qenë shumë e lehtë, sepse deri dje është stërvitur rregullisht me kuqeblutë. Për këtë mesfushor krahu, vëmendja e trajnerit Armando Cungu nuk ka qenë e paktë, madje në disa ndeshje është aktivizuar edhe titullar. Dhe  ndërkohë që Vecaj mund të fitonte më shumë besim nga stafi teknik, vjen edhe lamtumira e tij ndaj skuadrës kuqeblu.

Një lamtumirë, që në fakt i ka bazat jo shumë larg, por thuajse vetëm një muaj më parë, kur 20-vjeçari Uendi Vecaj u stërvit për rreth tri javë me Dinamon e Zagrebit. Një provë, që siç u tha nga specialistët e futbollit kroat, por edhe menaxherët që e kanë shoqëruar në tratativat e kësaj transferte, shkoi në mënyrën më të mirë. Sinjalet ishin pozitive dhe në vazhdim pritej që të kishte edhe lëvizje në këtë drejtim. Por që të ndodhte kaq shpejt, askush nuk e kishte besuar, ndaj ishte kjo arsyeja që edhe dje kolegët e tij kuqeblu janë gjendur pak të papërgatitur ndaj këtij fakti. Firmën me Dinamon e Zagrebit për një afat trevjeçar Vecaj e ka pranuar edhe për “Sport Ekspres”, por duke qenë në momente prekëse, që vinin pas ndarjes me skuadrën, ka kërkuar mirëkuptimin që një prononcim më konkret rreth kësaj lëvizjeje ta përcjellë ditët në vazhdim.

Uendi Vecaj është lojtari i dytë nga Vllaznia që kalon në një skuadër të huaj brenda një kohe të shkurtër. Pas Rubin Hebajt, i cili firmosi me Domzhalen në Slloveni pak kohë më parë, vjen dhe kalimi i Vecajt në Kroaci, madje me ekipin më të madh në këtë kampionat. Skuadra e trajnerit Armando Cungu humbet një tjetër talent, ndërkohë që duhet evidentuar fakti se edhe këtë radhë klubi nuk ka përfituar financiarisht, edhe pse kjo gjë nuk konfirmohet zyrtarisht.

Vecaj transferohet në Zagreb, bind Dinamon
Pas sulmuesit Rubin Hebaj që u transferua tek sllovenët e Domzhales, një tjetër prodhim i akademisë shkodrane hedh hapin e madh në karrierë. Uendi Vecaj do të ketë mundësinë të rritet në një nga klubet më të mëdha në Ballkan, Dinamo e Zagrebit, ku “Shkodra Sport” raporton se ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Vetëm pak kohë më parë Vllaznia njoftonte se kishte nisur bashkëpunimin me klubin kroat dhe hapi i parë ishte kalimi i Vecajt në Zagreb, fillimisht në provë.

Mesfushori 20-vjeçar ka dy sezone që luan me ekipin e parë të Vllaznisë, ndërsa tani në Zagreb gjen ambientin ideal për t’u rritur, sepse përtej faktit që Skënderbeu e eliminoi në Europa League me meritë, Dinamo mbetet një ndër klubet me akademitë më të mira në Europë dhe është qindra vite përpara nesh, kur bëhet fjalë për të zbuluar dhe rritur talente.

Informacion mbi kushtet e transferimit nuk ka ende, por me shumë gjasa Vllaznia e ka lejuar të riun të largohet, duke ruajtur një përqindje të kartonit.

Vecaj tek Dinamo e Zagrebit
Edhe pse Vllaznia nuk është aty ku mbështetësit kuqeblu dëshirojnë, Shkodra vijon që të prodhojë talente. Pas sulmuesit Rubin Hebaj që u transferua tek sllovenët e Domzhales, duket se një tjetër prodhim i akademisë shkodrane është gati që të bëjë hapin e madh në karrierë. Uendi Vecaj do të ketë mundësinë që të shfaqë vlerat e tij në një nga klubet më të mëdha në Ballkan, Dinamo e Zagrebit, ku do të provohet në një periudhë 10 ditore. Siç bëhet e ditur dhe nga njoftimi i klubit të Vllaznisë, falë bashkëpunimit të dy klubeve është arritur marrëveshja.

“Hidhet hapi i parë i bashkëpunimit mes  Vllaznisë dhe klubit shumë të njohur kroat, Dinamo e Zagrebit. Falë këtij bashkëpunimi  profesional mes drejtuesve të dy klubeve, sapo është mundësuar një stazh punë për një nga lojtarët e talentuar të Vllaznisë. Bëhet fjalë për të talentuarin Uendi Vecaj, i cili sot ka mbërritur në Kroaci, ku edhe do të ketë fatin të stërvitet dhe testohet për një periudhë dhjetë ditore pranë Dinamos së Zagrebit. Shpresojmë e urojmë që bashkëpunime të tjera të vazhdojnë e të rrisin edhe më tej marrëdhëniet shoqërore e profesionale mes Vllaznisë dhe klubit kroat”, përfundon njoftimi në faqen e Vllaznisë.