vata

Vata: Vllaznia do ta ketë të vështirë në Superiore, ja çfarë nuk shkon me skuadrën
Ish-futbollisti dhe trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, ka komentuar gjendjen e klubit të zemrës në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Vata tregohet pesimist mbi sezonin e ardhshëm të Vllaznisë në Superiore, duke rreshtuar një mori problematikash te klubi shkodran.

“Vllaznia mbetet peng i politikës. Politika e keqe bën klubin e keq. Politika e ka në kthetrat e veta e nuk e lëshon për interesat e veta. Talentet të rinj po ikin vit pas viti nga akademia në drejtim të klubeve të tjera”.

“Ata drejtuesit e tanishëm po ndërtojnë një klub shumë të vogël. Mendoj se do kenë probleme të qëndrojnë në Superiore. Janë shumë mbrapa me merkato, ndërsa nuk e kuptoj as zgjedhjen e trajnerit. Se kuptoj se si ka ardhur te Vllaznia. Si mund të marrësh një trajner të huaj kur nuk ke asnjë garanci pasurore”.

“Dëgjojmë këtë kryetarin e ri të bashkisë, ose më mirë të them atë që mendon se do të jetë kryetari i ri që thotë mos firmoni asgjë, ndërkohë kryetarja e vjetër vazhdon akoma, drejtori Suad Lici nuk  e di me çfarë fondesh punon”, tha Vata.

Vata sulmon sërish Takajn: Tregon përralla, UEFA i ka bërë nder futbollit shqiptar
Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ku ka folur për vendimin e CAS për të mbajtur në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA për pezullim 10-vjeçar të Skënderbeun. Shkodrani ka komentuar dhe disa nga deklaratat e bëra nga presidenti i Skënderbeut, Ardan Takaj në dalje e zhvilluar për shtyp gjatë ditës së djeshme.

“Kam folur shpesh për Skënderbeun dhe futbollin shqiptar. Ky është një futboll i korruptuar. Duke qenë të gjithë institucionet në Shqipëri janë të korruptuar, nuk ka mundësi që futbolli të jetë ndryshe”

“Skënderbeu është bërë viktimë e sistemit që ndërtoi vetë. Skënderbeu u ndërtua me qëllimin që do të bëheshin të paprekshëm, por ata nuk kuptuan se futbollit është një lojë që aq sa e dhunon, aq dhunohesh më vonë”.

“Sponsori i Skënderbeut foli si ata politikanët shqiptarë që i thonë popullit që ne jemi burra të mirë dhe shiko çfarë kemi bërë. Ata kanë kurajën të akuzojnë Dervishin. Dervishi për mendimin tim është një figurë që nuk ka qenë përlyer në afera korruptive”.

“Tani flasim për persona që flasin për historitë e Nastradinit. S’ka shqiptarë që nuk e din se çfarë ndodh me ndeshjet, shitjet e blerjet. Vetë sistemi i futbollit është i tillë. Unë Skënderbeun nuk e urrej, por unë urrej mënyrën se si mundohen të mbulojnë gjërat e të shiten si njerëz të pastër, sikur kanë zbritur nga qielli”.

“U dha një dënim i paprecedentë. Këtu nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Sportit ose kryeministri. Është diçka e frikshme. Turp të kenë këto njerëz që në vend të reflektojnë e të marrin përgjegjësi, justifikohen. UEFA nuk të bie në qafë kot. Janë marrë njerëz të specializuar me këtë çështje. Shqiptarët menduan se ishin të shkathët po vjen një moment që laku ngushtohet”.

“Unë mendoj se është një lajm i mirë për futbollin shqiptar. Futbolli duhet të ndërtohet me projekte konkrete, duhet të punohet me të rinjtë dhe duhet kohë”, tha Vata.

Vata: E bëni Superioren si Premier Liga, Shkurtaj një lojtar normal
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ishte pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Shkodrani analizoi skenat e dhunës të shfaqura së fundmi në Superiore dhe përballjen midis Kukësit e Partizanit, ku nuk i kurseu kritikat për lojtarë si Cuculi dhe Shkurtaj.

“Futbollit shqiptar ju i bëni shumë reklamë për atë që jep. Këtu ne flasim për dhunë. Dhuna ekziston në shoqëri. Çka ndodh në shoqërinë, ndodh në stadiume. Është pjesë e edukatës. Në këtë vend funksionon ligji i të fortit. Një mik më tha: ‘Në Shqipëri nuk është a lejohet apo nuk lejohet, por a mundesh apo nuk mundesh’. Çdo gjë bëhet nëse mundesh. Këtë gjykojeni vetë pastaj. Këtu gjërat bëhen me vetëdije. I bwni reklame futbollit shqiptar, si të jetë Premier Liga angleze”.

“Prisja Kukësi më agresiv, që të luante për gjithçka, fitore ose humbje. I mungonte sulmi i vërtetë. Sulmuesi i tyre (i referohet Shkurtajt) një lojtar i thjeshtë, pa ato vlera që trumbetohet. Qendërmbrojtësit nuk patën shpejtësinë dhe agresivitetin e duhur. Uilliam shikohej se kishte vlera. Në mesfushë ishin disi më mirë. Partizani luan njëlloj, mbrohet mirë. Edhe atyre u mungon një sulmues kryesor, që mund ta çojë më lehtë te goli. Ishte një ndeshje e luftuar deri në atë pikë që mua nuk më kënaqi. Rastet ishin të pakta. Golit i Rexhinaldos ishte një vlerë e asaj ndeshjes, si dhe Asani me lëvizshmërinë e tij. Kukësi kishte një mbrojtje të lodhur. Krasniqi ishte shumë i ngadaltë, Cuculi nuk është më ai që ka qenë te Partizani”.

“Kam qenë tifoz i çmendur i Partizanit. Isha tifoz i Ferit Rragamit. E ndiqja në Shkodër atëherë. Kam qenë i vetmi në tribunë, që kur ai i shënoi gol Vllaznisë, kam festuar”.

GREZDA –  “Grezda dje nuk ishte as në 18-she. Ka bërë një lëvizje të madhe, në një futboll tepër të vështirë. Vjen nga futbolli kroat, që luhet në një klime tjetër. Nga një shtet me 300 ditë me diell, kalon në një vend që ka 300 ditë me shi. Është e vështirë. Nuk është përshtatur si duhet. Tani atje pozitat nuk janë të mira as për Stiven Xherard. Kanë bërë shumë blerje dhe janë eliminuar edhe nga Kupa”.