VAR-i

Penalltia dhe “indiferenca” e VAR-it, Niki: Gabim i pafalshëm, do të japin llogari!
Rasti i dyshimtë i Zaniolos në ndeshjen Roma-Inter ka sjellë polemika të shumta në Itali. 19-vjeçari i Romës u pengua në zonën nga D’Ambrozio, ndërsa kryesori Roki sinjalizoi vazhdimin e lojës.

Quarto episodio: rigore non dato a Zaniolo in #RomaInter pic.twitter.com/Othw2QwT9L

— Edoardo (@_Edoar8) December 2, 2018

Lojtarët e Di Françeskos protestuan dhe kërkuan shikimin e VAR-it, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Roki nuk u sinjalizua nga Fabri (arbitri në dhomën e VAR-it), i cili i ka patur të qarta pamjet.

“Të gjithë e pamë çfarë ndodhi, nuk është nevoja të flasim më shumë për atë rast. Dua të marr vesh se përse arbitrat e dhomës së VAR-it, nuk e panë atë rast. Është e turpshme”, reagoi Françesko Toti, ish-kapiteni legjendar i Romës.

Marçelo Niki

Për episodin e ndodhur ka reaguar dhe Marçelo Niki, presidenti i shoqatës së arbitrave në Itali. Ky i fundit ka mbetur i befasuar nga një gabim i tillë dhe ka paralajmëruar masa për personat përgjegjës.

“Nuk arrij ta kuptoj se si ndodhi një gabim i tillë, një mbikëqyrje e pakonceptueshme. Ricoli do të merret me këtë që ka ndodhur, le të kthejmë faqe dhe të rikthehemi të flasim për futboll”, sqaron shkurt Niki, duke pranuar gabimin e Fabrit. Ky i fundit duhet të sinjalizonte Rokin dhe pamjet do të detyronin arbitrin kryesor të akordonte penallti për Romën. Direkt mbas këtij episodi, Interi shënoi gol me anë të një aksioni shumë të bukur, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

VAR-i në Champions që këtë sezon, por ka vetëm një problem!
Para pak kohësh mediat angleze dhanë lajmin befasues, që VAR-i mund të përdoret në Champions, duke nisur nga faza e ndeshjeve “play-off” të këtij sezoni.

Nga ana tjetër, Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s ka deklaruar: “Brenda një jave do të marr konfirmimin dhe do të kuptojmë nëse jemi gati për aplikimin e VAR-it në Champions.”

Siç citon “Gazzetta dello Sport”, arbitrat janë prej kohësh pro-teknologjisë, por ekziston vetëm një gjë për t’u zgjidhur. Bëhet fjalë për një problem teknologjik, pasi numri i transmetuesve i komplikon gjërat. Nevojitet një siguri që sinjali video të jetë i fortë dhe i besueshëm dhe imazhet të mbërrijnë në kohën e duhur.

Këto nuk janë probleme të pazgjidhshme, sidomos nën presionin e një opinioni publik që kërkon futjen e VAR-it në kompeticionet europiane. Gabimet nuk kanë munguar në Champions dhe një gjë e tillë do të ofronte debutimin e teknologjisë në kompeticionin më të madh për klube.

VAR-i në Premier? Ka një kleçkë të vogël për Junajtid dhe Liverpul!
Premier Liga është “dorëzuar” ndaj VAR-it dhe teknologjia do të nisë të aplikohet në kampionatin anglez që nga sezoni i ardhshëm, njësoj si në Champions. Ishullorët ishin skeptikë ndaj teknologjisë në fjalë, sezonin e kaluar eksperimentuan në FA Cup dhe League Cup, por një gjë e tillë nuk i bindi klubet dhe tifozët.

Situata ka ndryshuar këtë sezon. Disa gabime arbitrare detyruan klubet të pranojnë futjen e VAR-it në Premier dhe të 20 klubet votuan unanimisht pro-teknologjisë. Por, siç citon “The Sun”, ekziston një problem në dy nga stadiumet legjendare të Anglisë: “Old Trafford” i Mançester Junajtid dhe “Anfield” i Liverpulit.

Stadiumi “Old Trafford”

Problemi është që këto stadiume nuk ka monitorë të mëdhenj, që iu tregojnë tifozëve se çfarë po ndodh në rastet kur nevojitet ndërhyrja e VAR-it. Një gjë e tillë nuk është problem për t’u instaluar, por do të bllokonte pamjen e një sektori, duke bërë që shumë tifozë të mos kishin pamje të pastër të ndeshjes.

“Nuk duam të detyrojmë Junajtid dhe Liverpulin për të instaluar ekrane gjigante në stadiumet e tyre, por është një problem që duet trajtuar dhe zgjidhur pa filluar sezoni i ri. Duhet të diskutojmë se si tifozët do të informohen se si përdoret VAR-i”, flet për “The Sun” një burim i Federatës angleze.

Stadiumi “Anfield”

Krahasimi i presidentit të Bokës, Angeliçi: VAR-i si një pilot avioni
Boka Zhuniors po përgatitet për dy superfinalet e Kupës Libertadores kundër River Plejt, “armikut” të urryer. Daniel Angeliçi, presidenti i Bokës ka folur për teknologjinë VAR, duke bërë një krahasim interesant.

Teknologjia është futur dhe në Kupën Libertadores dhe një gjë e tillë ndihmoi ekipin e Riverit të fitonte një penallti në gjysmëfinalen e kthimit kundër brazilianëve të Gremios dhe të kualifikohej në finalen e madhe.

“Që në fillim e kam thënë që teknologjia është një faktor i rëndësishëm, një mjet për arbitrin, i cili mbetet autoriteti superior. Nëse ai bën një gabim në ato pak sekonda që ka për të vendosur, VAR-i mund të korrigjojë gabimin, duke e bërë gjithçka më të drejtë. Kjo është një gjë e re dhe siç kam thënë në Conmebol, VAR-i është si një pilot avioni, i cili ka nevojë për shumë orë fluturim për t’u perfeksionuar”, komenton kreu i klubit të Bokës për teknologjinë në fjalë.