Vangjeli

E kryer, Vangjeli arrin marrëveshjen me klubin e Superiores
Tirana përforcon mbrojtjen me një emër të njohur të futbollit shqiptar si Kristi Vangjeli.  Sipas “Supersport”, palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kontratës dhe futbollisti korçar do vihet nën urdhrat e trajnerit Mema më datë 24 gusht.

Momentalisht 33-vjeçari ndodhet në Austriali, ku aktivizohet prej një muaji e gjysmë me Adelaide Olimpik. Fillimisht përflitej se Vangjeli do të rikthehej te Skënderbeu për sezonin e ri, por vendimi i “CAS”  për të mbajtur në fuqi e pezullimin e dhënë nga UEFA prishi planet e të dyja palëve.

Afrimi i Vangjelit te skuadra bardheblu krijon një “problem luksi” për trajnerin Mema, i cili do i duhet të zgjedhë midis ish-futbollistit të kombëtares, të riut Albi Doka dhe një lojtari me eksperiencë në Kategorinë Superiore si Dorian Kërçiku.

Vangjeli: Skënderbeu për vend të tretë, ja si skuadra ecën përpara!
Fitorja dhe loja e bërë ndaj Flamurtarit ka ngritur moralin te skuadra e Skënderbeut. Mbrojtësi Kristi Vangjeli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” foli mbi sezonin e tanishëm të skuadrës korçare.

NDESHJA – “Ne lojtarët tregojmë vlerat tona. Skënderbeu ka pasur vështirësi gjatë këtij kampionati, por shpresoj që në këtë finish të arrijmë objektivat tona. Sa më shumë kalojnë javët, aq më shumë vështirësohen objektivat tona. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të arrijmë Kupat e Europës”.

SKEMA – “Nuk besoj se ka lidhje skema, është më tepër ajo që jep çdo lojtar në fushë, duke dhënë më të mirën. Kjo është gjëja kryesore për mua. Dua përpara një lojtar më agresiv dhe unë e mbështes edhe më mirë. Të gjithë janë të rëndësishëm, me të gjithë luaj mirë. Kryesorja është të jemi kompaktë dhe të luftojmë për çdo pikë”.

RENDITJA – “Më vjen keq që nuk jemi të parët në renditje. Klubi ka pasur shumë ndryshime të mëdha dhe nëse më pyesni mua, shikoj vendin e tretë”.

AGRESIVITETI – “Në ndeshje, duhet të jesh agresiv, të japësh maksimumin dhe të mposhtësh çdo kundërshtar që del përpara. Vetëm kështu, skuadra mund të ecë përpara”.

Vangjeli: Në 2004-ën refuzova ftesën e Greqisë, ja çfarë i them Durmishajt
Kristi Vangjeli ka qenë i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Mbrojtësi i Skënderbeut foli në lidhje me rastin Durmishaj, ku kujtoi se vite më parë ishte gjendur në të njëjtën pozitë, por në ndryshim nga sulmuesi i Panionios, ai i kishte kthyer përgjigje negative ftesës së përfaqësueses helene.

“Është një lojtar që ka treguar nivel të lartë me Panionios gjatë viteve të fundit. Besoj se do ta vazhdoj në një ekip më të madh brenda ose jashtë Greqisë”.

“Mendoj se Durmishaj s’do jetë kurrë në 100% e tij me kombëtaren greke, me kombëtaren shqiptare do jepte shumë më shumë. Mendoj se e shikon si një vlerë më shumë për të dalë në tregun evropian. Besoj se dhe menaxherët i kanë bërë presion duke e çuar në ekipin e Greqisë”.

“Kur kam qenë me ekipin e Arisit dhe pjesë e shpresave të Shqipërisë, kam marrë një ofertë në thonjëza për të përfaqësuar Greqinë në lojërat olimpike “Athinë 2004”. Kam takuar drejtuesit e lartë dhe i dhashë përgjigjeve negative”.

“Vendimi për Durmishajt nuk ka është marrë nga familja, por besoj se faktor kryesor në këtë zgjedhje të Durmishajt ka qenë menaxheri i tij”, tha lojtari i Skënderbeut.

PEZULLIMI I KAMPIONATIT – “Realisht është diçka e mirë që nuk do të luajmë në Kupë dhe kalojmë në gjysmëfinale. Tani duhet të fokusohemi në kampionat, ku na duhen pikë për t’u afruar vendeve të Kupave të Europës. Kemi një ndeshje të vështirë ndaj Kukësit, skuadër shumë e mirë që ka treguar se di të marrë pikë edhe në Korçë”

GJYQI NË CAS – “Unë nuk di asnjë gjë. Unë po ashtu si të gjithë kam lexuar komunikatën në “Facebook” të klubit. Shpresoj që ky proces të ketë një fund të mirë për Skënderbeun dhe të gjithë futbollit shqiptar. E them këtë, pasi Skënderbeu ishte ekipi që ngriti nivelin dhe këtë vit e kemi parë që është ulur cilësia e kampionatit për shkak të uljes së investimit nga klubi jonë”.

VIDEO | Perla nga Vangjeli e Krasniqi, optimizëm në Korçë
Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme sot në Kupën e Shqipërisë, pasi mposhtën skuadrën e Besëlidhjes me rezultatin e pastër 3-0. Pas disa ndeshjeve jo të mira në kampionat dhe një situate të trazuar, kjo fitore mund të jetë pika e kthesës për të besuarit e Shehit.

Golat nga Vangjeli, Abazi dhe Krasniqi i dhanë fitoren “Ujqërve” në takimin e sotëm, duke u kualifikuar dhe duke vazhduar ecurinë e tyre në Kupë. Mbrojtësi Vangjeli realizoi një gol spektakolar, duke goditur nga jashtë zone dhe duke mposhtur portierin mik, i cili bëri të pamundurën për ta ndaluar atë top që përfundoi në rrjetë. Abazi dyfishoi shifrat, ndërsa Krasniqi konkretizoi me gol një aksion spektakolar të Skënderbeut.

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu – Besëlidhja  3-0

Vangjeli 57’ Abazi 72’ Krasniqi 84’

Aliti: “Ja pse nuk zgjodha Malmon. Fushë-Kruja? Policët u larguan”
Fidan Aliti e ka mbyllur me Kategorinë Superiore. Pas një viti e gjysmë te  Skënderbeu, mbrojtësi është transferuar te skuadra suedeze e Kalmarit, ku ka firmosur për katër vite. Në emisionin “Gol pas Goli”, mëngjarashi zbuloi se ishte pranë transferimit te “gjiganti” suedez Malmo.

“Të them të drejtën ishte një vit shumë i rëndësishëm për mua. Menaxheri im Shkumbin Qormemeti më ka bindur të shkoj te Skënderbeu. Falënderoj atë dhe presidentin Ardian Takaj që ka bërë shumë për të gjithë futbollin shqiptar, Skënderbeun dhe Korçën”.

“Të them të drejtën, para pak ditësh isha shumë afër transferimit te Malmo, por më pas folëm me drejtorin e Kalmarit. Unë e shoh shumë të rëndësishme që të jem pjesë kryesore e ekipit, prandaj vendosa të vij te Kalmari. E shoh këtë kalim si një trampolinë për të ardhmen”.

“Nuk kam folur me Etrit Berishën, por kam biseduar me ish-trajnerin e Kosovës  Albert Bunjakin, i cili më parë ka qenë në postin e asistentit te Kalmari. Ai më foli shumë mirë për këtë ekip”.

“Çdo lojtar e ka ëndërruar largimin në momente të mira. E di që nuk është në një moment shumë të mirë, por jam shumë i sigurt se çunat do të rikthehen më të fortë”.

“Ngjarja në Fushë-Krujë? Nuk dua të flas për detaje. Është gjynah për sportin e për futbollin që të flas për ato gjëra që kanë ndodhur. Aty ishin policë që u larguan. Lojtarë si Radas dhe Vangjeli kanë bërë shumë për futbollin shqiptar dhe nuk e meritonin të trajtoheshin ashtu”, përfundoi Aliti.

Vangjeli përqafon sërish Skënderbeun dhe ka një mesazh për të rinjtë
Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, ka dalë sot para mediave, për të folur pas kthimit te Skënderbeu, sepse ka firmosur kontratën e re, duke qëndruar në shtëpi, edhe pse mendoi gjatë largimin për në Greqi.

“Situata e krijuar rreth klubit nuk ishte aspak e mirë, pas vendimit marrë në CAS për mospjesëmarrje në kupat e Europës. Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar për ekipin dhe shpresoj që në muajt e ardhshëm të rikthehet buzëqeshja dhe të vijojë puna në këtë klub, që synon të jetë gjithmonë në majë.

Personalisht, e kam pasur mjaft të vështirë të marr një vendim për të qëndruar ose jo në Korçë, por gjithçka varej prej familjes sime, që ka bërë sërish një sakrificë duke më qëndruar pranë.

“Me presidentin Takaj kam pasur që në fillim një marrëdhënie shumë korrekte, ai i di vlerat e mia dhe gjithnjë jam treguar i ndershëm me të. Ai më ka qëndruar gjithnjë pranë, duke më mbështetur në vendimet e mia. Duke qenë se sezoni ka nisur dhe nuk duhet të mbetem pas me stërvitjen, u takova me presidentin dhe arritëm marrëveshjen për rikthimin, jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kanë mbajtur peshën më të madhe në ekip.

“Janë larguar disa lojtarë shumë të rëndësishëm dhe ndoshta kjo do të ndikojë pak, por merkatoja nuk ka mbaruar dhe besoj se do afrohen lojtarë të tjerë që do na ndihmojnë dhe do rikthejnë grupin e kompletuar që Skënderbeu ka pasur gjithmonë. Për lojtarët e rinj është një mundësi e artë që do të përfaqësojnë Skënderbeun, duhet ta kapin dhe ta shtrëngojnë fort këtë shans, sepse nuk të vjen çdo ditë kjo mundësi”.

Vangjeli shqetëson Skënderbeun, por: Ia dal, është ndeshje tepër e rëndësishme
Mbrojtësi korçar ka pasur një kontraktim, por do të jetë të enjten, duke sakrifikuar për ekipin, ashtu si në Zagreb

Kristi Vangjeli foli dje pasdite për “Supersport”, pas stërvitjes, ku pësoi edhe një dëmtim. Mbrojtësi vuri në dukje rëndësinë e takimit me Dinamon e Zagrebit dhe premtoi se ekipi është gati të japë 100%-shin e tij për të arritur kualifikimin në fazën e grupeve: “Në takimin e kaluar mora një risk përsipër, duke luajtur i dëmtuar. Ende kam një kontraktim të vogël, por do të bëj maksimumin për t’u rikuperuar dhe për të qenë në dispozicion të skuadrës në këtë ndeshje të rëndësishme” – u shpreh mbrojtësi i korçarëve. Vangjeli e komentoi rezultatin e arritur në Zagreb si një arritje të korçarëve, të cilët janë përmirësuar shumë gjatë këtyre viteve, por nuk harroi të përmendë edhe largimin e shumë futbollistëve nga kampionët kroatë.

“Normalisht, jemi përmirësuar shumë, pasi u bënë vite që luajmë në këto nivele dhe kemi fituar mjaftueshëm eksperiencë për t’u përballur pa frikë ndaj këtyre kundërshtarëve. Por, edhe nga Dinamo e Zagrebit janë larguar disa futbollistë të rëndësishëm”, – tha Vangjeli.

DËMTIMI – Gjatë stërvitjes së djeshme Kristi Vangjeli ka “trembur” për një moment trajnerin Daja. Në mesin e seancës mbrojtësi i krahut të djathtë u shtri në tokë dhe stafi mjekësor i është afruar menjëherë. Vangjeli ka vetëm një kontraktim në këmbën e djathtë dhe për të mos rrezikuar la stërvitjen. Lajmi i dytë ka gëzuar disi Dajën, pasi nuk ka problem dhe sot pritet që Kristi të bashkohet me skuadrën. Këto probleme vijnë nga lodhja e madhe. Një problem të vogël ka pasur edhe Nimaga, por edhe ai nuk ka asgjë serioze.

Vangjeli nuk e tradhton Skënderbeun, vjen rinovimi
Kristi Vangjeli nuk ndahet më nga Skënderbeu.

Mbrojtësi 31-vjeçar bëhet gati të nisë sezonin e katërt te klubi i vendlindjes, ku u shkëput për pak javë vetëm në fillim të sezonit të shkuar, kur shkoi në Rumani tek Astra.

Sot Vangjeli ka rinovuar edhe për një vit kontratën, duke zyrtarizuar diçka që në fakt dihej, sepse tashmë nuk ka ndërmend ta lërë më Korçën.

Sezonin e fundit Vangjeli luajti 33 ndeshje titullar në Superiore, duke treguar formë fizike perfekte.