Vangjel Zguro

Zguro shkëlqen në USL, votohet si mbrojtësi më i mirë
Vangjel Zguro u largua nga Kukësi në muajin janar dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po aktivizohet rregullisht me Chattanooga Red Wolves SC në USL. Mbrojtësi pogradecar ka bërë paraqitje të mira dhe është përfshirë së fundmi në katër mbrojtësit më të mirë në pjesën e parë të kampionatit.

Faqja zyrtare e USL ka organizuar edhe një votim dhe në fund Zguro ka qenë ai që ka marrë më shumë vota. Pogradecari, përmes rrjeteve sociale, sigurisht që nuk ka harruar të falënderojë edhe shqiptarët që e kanë mbështetur.

Shifrat e Zguros janë mjaft të mirë, teksa për në faqen e USL shkruhet: “Zguro është vetëm 1 asist larg më të mirit të kampionatit, me 4 asiste, dhe ka pasur paraqitje solide në përgjithësi me topin në këmbë, me kompletim pasimesh 75%, me 45 pasime mesatarisht dhe 13 pasime kyçe. Ka pasur numrin më të lartë në ekip për ndërhyrje në rrëshqitje për fitimin e topit (19) dhe është i nënti mes mbrojtësve, me 68 rikuperime topi”.

VIDEO | “Vangjel Zguro është një bishë”, ky aksion çmend amerikanët!
Vangjel Zguro në verë iu bashkua Kukësit me kërkesë të Peter Pakult, por austriaku u largua shpejt dhe me ndryshimin e trajnerit gjërat nuk shkuan mirë për pogradecarin që luan në krahun e majtë të prapavijës.

Në janar u gjet gjuha e përbashkët dhe Zguro zgjidhi kontratën me marrëveshje, për t’u larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje është pjesë e Çatanoga Red Ulvs, në USL, dhe luan rregullisht.

Në ndeshjen e fundit Zguro ka qenë protagonist në një aksion në prapavijë dhe klubi amerikan ka postuar edhe një video. Për t’u veçuar diçitura: “Vangjel Zguro është një bishë”.

https://www.facebook.com/251933882286417/posts/412223759590761/

Zguro gati për hapin tjetër, sot dita e falënderimeve
Vangjel Zguro do të luajë në SHBA dhe normalisht që është i lumtur për diccka të tillë. Anësori i majtë e mbylli me Kukësin këtë muaj dhe tani është gati për eksperiencën e re. Pogradecari nuk është kursyer me falënderime për klubet ku ka luajtur, por edhe për menaxherin që bëri të mundur transferimin e tij.

“Viti ri, fillim i ri. Zyrtarisht lojtar i Chatanoga Red Rolves USL, USA. Falënderimet i takojnë Zotit, i cili është më i madhi. Falënderoj klubin për besimin. Falënderoj jashtë mase dhe menaxherin Luan Kadriu, i cili mundësoi këtë kalim. Një falënderim i madh shkon dhe për ekipet të cilat unë kam luajtur në Shqipëri. Ekipi vendlindjes time Pogradeci, me të cilin kam mësuar çdo gjë dhe është ekipi që dua më fort.

Dua të falënderoj dhe ekipet e tjera ku un kam ngrënë bukë:  Butrintin, Korabin, Luftëtarin, Kamzën dhe Kukësin. Ju uroj suksese dhe lart e më lart gjithmonë. Janë fjalë që më dalin nga zemra. Respekte nga Vangjo Zguro”, shkruan Zguro në llogarinë e tij në “Facebook”.

Zyrtare: Vangjel Zguro transferohet në SHBA, çfarë vlerësimi për pogradecarin!
Vangjel Zguro la Kukësin para pak kohësh dhe u mendua se do të ishte pjesë e Kamzës, por sikurse ka raportuar “SportEkspres.com” më parë, mbrojtësi i majtë ishte thjesht një i ftuar në atë darkë të klubit periferik të kryeqytetit.

Tashmë është zyrtarizuar edhe ekipi i ri i Zguro dhe është Chattanooga Red Wolves SC, klub që garon USL League One. kështu, pas Shkëlzen Gashit dhe Afrim Takut, pogradecari bëhet shqiptari i tretë që sezonin e ri do të luajë në SHBA.

Për Zguron vlerësimet janë të mëdha. “Si një mbrojtës i majtë, Vangjel është shumë teknik dhe i pëlqen të shkojë në sulm. Për një lojtar të moshës së tij, ai ka goxha eksperiencë dhe luan në disa pozicione. Krijimi i rasteve dhe loja e tij do të jenë diçka e bukur për t;u parë”, është shprehur Tim Hankinson, drejtori teknik i Chattanooga Red Wolves.

Vetë mbrojtësi është shprehur: “Jam i lumtur t’i bashkohem Chattanooga Red Wolves SC. Qyteti i Chattanooga është i bukur dhe unë e di që kam marrë vendimin e duhur për të firmosur me Ujqërit e Kuq. Dëshiroj të falënderoj stafin e trajnerëve që më dha këtë mundësi. Mezi po pres të nis stërvitje”.

Zguro në Shqipëri e ka nisur karrierën te Pogradeci, për të provuar në Kategorinë e Parë edhe një eksperiencë te Butrinti. Në Superiore ka debutuar me Korabin dhe më pas kaloi te Luftëtari. Kamza dhe Kukësi janë skuadrat e tjera në elitë më të cilat është aktivizuar futbollisti polivalent, i cili tashmë do të provojë eksperiencën e parë jashtë vendit.

U largua nga Kukësi, Zguro përfundon në darkën e ish-ekipit
Prej ditës së sotme Vangjel Zguro është një lojtari i lirë. E ardhmja e mbrojtësit pogradecar mbetet ende një enigmë, por me siguri “CV”-ja e pasur e 23-vjeçarit do t’ia bënte të lehtë të gjente një tjetër ekip në Superiore.

Rastësia e solli që pak orë pasi lajmëroi ndërprerjen e kontratës me verilindorët, Zguro të merrte një ftesë për të qenë i pranishëm në darkën e ish-klubit të tij Kamzës. Për momentin nuk bëhet e ditur nëse palët janë në negociata, por dallohet që midis lojtarit dhe klubit të Kamzës ka një raport të mirë

src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKamzaOfficalPage%2Fposts%2F1167838560050850&width=500″ width=”500″ height=”407″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”>

Rikthimi i Zguros do të zgjidhte një nga problemet më të mëdha të skuadrës së Ernest Gjokës, pasi Kamza vuan prej kohësh në pozicionin  e mbrojtësit të majtë, që deri më tani është mbuluar më së shumti nga Idrizaj, por në mungesë të vlonjatit, alternativat për atë pozicion kanë qenë të pakta.

Mbrojtja problematike te Kukësi, vështirësohen llogaritë për Cungun
Kukësi ka pretendime madhore, por në tre takimet e fundit nuk ka mundur që të marrë asnjë fitore, çka ka bërë që diferenca me vendin e  parë të thellohet gjithnjë e më shumë. Ndeshja e radhës për kuksianët është ajo me Kamzën, por shqetësimet nuk janë të pakta për ndeshjen e radhës, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Në krahun e majtë duket se është problem  më i madh, pasi Zguro mungon për shkak kartonësh, ndërsa Rrumbullaku është në fazën e fundit të rikuperimit dhe stafi mjekësor nuk e jep lejen për të luajtur. Problemi bëhet akoma dhe më i madh, pasi edhe kapiteni Shameti ka prej kohësh shqetësime dhe nuk po gjen qetësi. Në mungesë të gjirokastritit, Cuculi nuk ka asnjë mundësi që të s’postohet në të majtë të mbrojtjes, ndaj do të vendoset në qendër me Qaqin.

Në të majtë me shumë gjasa do të tërhiqet Uillima Kordeiro, i cili edhe më parë është aktivizuar në këtë pozicion. Llogari të ndërlikuara për takimin e radhës që është mjaft i rëndësishëm, pasi nëse do i të vinte dhe një hap tjetër i gabuar atëherë situata do të vështirësohej akoma dhe më shumë.

Zguro humb ndeshjen “speciale”, kthehet Uilliam
Kukësi e luan ndeshjen e radhës kundër Kamzës dhe për trajnerin Armando Cungu do të kthehet i gatshëm braziliani Uilliam Kordeiro. I ndëshkuar me karton të kuq kundër Tiranës, anësori do të jetë në dispozicion të stafit dhe është padyshim një rikthim shumë i rëndësishëm.

Por sërish Kukësi nuk do të jetë i plotë. Vangjel Zguro do të duhet të qëndrojë pushim, pasi u ndëshkua me karton të verdhë në takimin kundër Kamzës. I katërti për pogradecarin, që mungon kështu në takimin kundër ish-skuadrës së tij.

Mbetet për t’u parë se si do ta zgjidhë trajneri Cungu këtë situatë, pasi mbrojtësi Simo Rrumbullaku do të vijojë të mungojë. Alternativat nuk është se janë të shumta. Një opsion është zhvendosja e Cuculit në ta majtë, por mund të luajë aty edhe braziliani Uilliam.

Zguro do titullin dhe “kokën” e Kamzës
Vangjel Zguro la Kamzën këtë verë dhe iu bashkua Kukësit. Të dielën do të jetë titullar në takimin kundër ish-ekipit të tij. “Situata është përmirësuar tek ekipi. Shpresojmë të ecim me të njëjtin ritëm dhe të mos ndalemi më”, shprehet fillimisht pogradecari në “Supersport”.

Mbrojtësi i majtë i ka të qarta objektivat: “Akoma nuk jam në maksimumin tim, shpresoj të ambientohem dhe të kem besimin e trajnerit. Uroj të dalim kampion, pasi është edhe objektiv i klubit”.

Zguro flet për rivalin e së dielës dhe sigurisht që do fitoren e Kukësit, edhe pse do ketë përballë shumë miq. “Kamza është ekip i fortë, kam shumë miq aty. Shpresoj që këtë ndeshje ta fitojë Kukësi. Kamzës i uroj suksese, por jo në këtë takim”.

Festa e golit, Kukësi vuan pasojat raundin e dytë
Kukësi barazoi 1-1 kundër Valetës dhe ka kaluar në turin e dytë falë golit të realizuar në fushë kundërshtare. Ndeshja e parë në Shkodër ishte mbyllur në barazim pa gola. Skuadra e trajnerit Armando Cungu ka festuar, por ka edhe pasoja.

Lojtari i linjës së majtë, Vangjel Zguro, pas golit të shënuar nga Irakli Dzaria ka festuar fort dhe për këtë është ndëshkuar me karton të verdhë në stol. Pogradecari e kishte nisur ndeshjen si titullar dhe me fillimin e pjesës së dytë ishte zëvendësuar.

Zguro kishte marrë një të verdhë edhe gjatë lojës, çka ka bërë të ndëshkohet me kartonin e kuq dhe në këtë mënyrë humbet të paktën njërën ndeshje të turit të dy në Champions League. Duke qenë se ka marrë të verdhë, zor se do të ketë dënim disiplinor për Zguron.