Vanda Nara
Ikardi “luftë” me Interin, kërcënon për gjyq
Ikardi dhe Inter duket se do e zgjasin çështjen e tyre më gjatë se merkato e kësaj vere. Mediet italiane raportojnë se argjentinasi i është shprehur klubit se nuk dëshiron të largohet për shkaqe familjare. Ikardi dhe Vanda mësohet se po presin një fëmijë tjetër dhe një ndërrim ambienti do të ndikonte negativisht në jetën e familjes së tij.
Konte dhe Marota ja kanë bërë të qartë se duhet të largohet. Ata nuk e llogarisin në planet e së ardhmes së klubit. Ikardi është shumë i zhgënjyer nga kjo situatë dhe kërkon vazhdimisht një zgjidhje të situatës. Juventusi ka humbur si ide dhe nuk është më një zgjidhje për këtë situatë.
Konte paralajmëron Ikardin se nuk do e bëjë pjesë të listës së lojtarëve për Serinë A dhe Champions League. Një kërcënim i qartë për ta bërë të largohet. Sulmuesi nuk e mendon aspak largimin. Ai kërcënon klubin se do i hedhë në gjyq nëpërmjet avokatëve të tij, në rast se materializohet ky kërcëmin i klubit.
Takimi sjell kthesën e papritur, Ikardi drejt firmës!
Mauro Ikardi ka qenë ai që ka shqetësuar ditët e fundit tifozët e Interit, por drejtuesit e klubit dhe Uanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e argjentinasit, janë takuar ditën e sotme për të folur dhe për të ulur “tensionin” e ditëve të fundit.
“Tifozët e Interit mund të rrinë të qetë: Mauro ka akoma një kontratë të vlefshme edhe për dy vite dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur Vanda, duke rikthyer humorin në kampin zikaltër. Për momentin ka “paqe” raporton Andrea Paventi, gazetar i Sky Sports.
Marota, Auzilio e Gardini mendohet ta kenë takuar Uandan të hënën, duke konfirmuar se të dyja palët kanë dëshirë të vijojnë së bashku. Ishte takimi i parë mes Uandas dhe administratorit të ri zikaltër, Bepe Marota, ndërsa ditët e ardhshme është planifikuar takim i ri, duke folur edhe për shifrat.
Ndjesia është se Interi do të pranojë ta mbajë klauzolën e prishjes së kontratës, por ende nuk ka një shifër mbi të cilën ka marrëveshje, me Interin që kërkon ta çojë mbi 150 milionë euro për klubet jashtë Italisë.
Vanda “thumbon” CR7: Do doja ta shihja në pankinë, ndërkohë që Juvja fiton 5-0
Interi zhvilloi një ndeshje fantastike me Xhenoan, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Trajneri Spaleti shfrytëzoi mundësinë për të lënë pushim disa nga titullarët e tij për ndeshjen e rëndësishme në Champions kundër Barcelonës.
Mauro Ikardi ishte një mes lojtarëve, të cilët qëndruan pushim në kampionat për të qenë të freskët në ndeshjen e sotme në mbrëmje kundër ekipit katalanas. Sulmuesi dhe kapiteni i zikaltërve po kalon një formë fantastike, me gjashtë gola të shënuar në kampionat, një më pak se Kristiano Ronaldo dhe tre më pak se kryesuesi Piatek i Xhenoas, dhe dy në Champions.
Vanda Nara, bashkëshortja e Ikardit ka folur për “Tiki Taka”, duke marrë në mbrojtje interistin dhe duke “thumbuar” yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldon.
“Mauro nuk ka luajtur tre ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe është aty aty me Kristiano Ronaldon. Do të doja të shihja Kristianon te Juventusi, duke qëndruar i qetë n stol, ndërkohë që skuadra e tij shënon pesë gola dhe ai mund të shënonte tre të tillë”, “thumbon” gruaja dhe njëkohësisht menaxherja e kapitenit të Interit.
VIDEO | Dygolëshi i Ikardit dhe festa e shfrenuar e Vandës
Mauro Ikardi shënoi një dygolësh të bukur përballë Lacios, duke ndihmuar Interin të ngjitet në vendin e dytë. Goleadori dhe kapiteni i zikaltërve ndodhet në një formë fantastike, ashtu si dhe shokët e tij të ekipit.
Goli i gjashtë në kampionat për argjentinasin dhe fitorja e gjashtë rresht për Interin. Një gjë e tillë ka dërguar tifozët e Interit në ekstazë, por jo vetëm. Vanda Nara, njëkohësisht gruaja dhe menaxherja e sulmuesit, ka festuar në mënyrë të shfrenuar gjatë dygolëshit të mbrëmshëm.
E ftuar në emisionin “Tiki Taka”, bukuroshja është “çmendur” nga gëzimi dhe në golin e dytë të 25-vjeçarit, ajo ka shkuar drejt Xhampiero Muginit, i cili është një tifoz i thekur i Juventusit. Gjithçka ka ndodhur prapa skenave dhe emocioni i shënimit të një goli është gjithmonë i vështirë për t’u kontrolluar. Aq më shumë, kur ai që shënon është burri yt.
? Ieri sera nel backstage di @Tikitakaita1
?? @wandaicardi27 scatenatissima esulta per i gol di #Icardi e #Brozovic
?? Cuore Pazza Inter!
— SportMediaset.it (@Sport_Mediaset) October 30, 2018
“Ikardi nuk do të largohet nga Interi, ai do të bëhet Zaneti i dytë”
Vanda Nara është jo vetëm bashkëshortja e sulmuesit Maurio Ikardi, por dhe agjentja e tij njëkohësisht. Edhe pse argjentinasi është një lojtar që lakohet jo shpesh në merkato, ai nuk ka preferuar që të largohet nga Interit. Menaxherja e tij, në këtë rast ka lëshuar një deklaratë që me suhmë gjasa do i mbyllë dyert çdo skuadre që do të kërkojë shërbimet e lojtarit në fjalë.
Interi me shumë gjasa do të gëzojë shërbimet e kapitenit të saj dhe për shumë vite, pasi Uanda thekson se Ikardi do të bëhet një Zanet i dytë. Normalisht që është e vështirë që të jetë një i dytë si Zaneti, por me punë Ikardi mund të bëhet një “legjendë” tek zikaltrit.
“Qëndrimi për një kohë të gjatë në një klub normalisht që t’i shton vlerat. Ai gjithnjë ka preferuar që të qëndrojë tek Interi dhe tifozët e duan atë. Duhet të marrim shembuj si Zaneti tek Interi apo dhe Toti tek Roma”.
Vanda Nara: Ikardi do të shënojë shumë gola. Dugllas Kosta? Juventus nuk e fal dot!
Vanda Nara, e cila është gruaja dhe menaxherja e Mauro Ikardit është e bindur që sulmuesi i Interit do të zhbllokohet shumë shpejt dhe do të nisë të shënojë gola. Në një prononcim për “Tiki Taka”, Nara komenton dhe rikthimin e Ikardit në kombëtaren e Argjentinës dhe e mbyll me dyshen e Juventusit: Kristiano Ronaldo e Dugllas Kosta.
Ikardi – “Për Mauron do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse e ndjen shumë bluzën e Interit. Vitin e kaluar, kur askush nuk besonte, ai ishte i bindur që Interi do të kualifikohej në Champions. Ekipi ka nevojë për më tepër kohë dhe pastaj do të shohim një Inter shumë të fortë, sepse ka lojtarë të mëdhenj dhe një trajner shumë të aftë.
Mungesa e golit? Mauro është i qetë dhe ashtu jam dhe unë. Nuk po e përjeton me ankth mungesën e golit, sepse nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet. Mauro do të shënojë, sepse e ka bërë gjithmonë dhe është një gjë që i vjen natyralisht.”
Argjentina – “Nuk shihnim një Argjentinë të tillë prej kohësh. Janë grumbulluar shumë lojtarë të rinj, të cilët sfiduan një Kolumbi të madhe. Një Argjentinë e tillë na bën të ëndërrojmë.”
Ronaldo-Dugllas Kosta – “Ai është një fenomen dhe vlera e tij është e pallogaritshme. Para ndeshjes me Sasuolon kisha dëgjuar që Ronaldo po përjetonte pak ankth, sepse si për çdo sulmues, goli është ai që vlen. Dugllas Kosta? Juventus është një klub serioz dhe nuk bën polemika për episode të tilla. Ata do e gjobisin brazilianin, sepse futbollistët janë një shembull për të gjithë fëmijët. Sipas meje, ai është këshilluar keq, sepse nëse provokimi i Di Françeskos ishte aq i rëndë, atëherë, mund ta shkruante në postimin e bërë dhe të kërkonte falje”, përfundon Vanda Nara.
Vanda zbulon ofertat për Ikardin dhe sfidon Ronaldon
Vanda Nara, gruaja dhe menaxherja e Mauro Ikardit, ka folur për sulmuesin e Interit dhe krahasimin me Kristiano Ronaldon. Gjatë prononcimit të saj, Nara zbulon dhe klubet që kërkuan Ikardin gjatë merkatos, mos grumbullimin në Botërorin e Rusisë dhe të ardhmen me Argjentinën.
Ikardi vs CR7 – “Kur nuk shënon Mauro kthehet në shtëpi i zemëruar dhe në ato raste unë nuk gjendem aty, sepse zhdukem (qesh). Shpresoj që të shënojë më shumë se Kristiano Ronaldo. Futbolli italian duket i thjeshtë për lojtarët e huaj, por fakti që portugezi po vuan për të shënuar është dëshmia që është e kundërta.”
Juventus – “Mund të them që i vetmi kontakt i Ikardit me Juventusin janë 7-të golat që iu ka shënuar. Është normale që kur shënon gola të bie shumë herë telefoni, por zgjedhja e tij ka qenë e qartë që në fillim dhe ne interistët ndihemi krenar për këtë fakt. Nëse të telefonon një president, unë duhet të bëj punën time dhe të përgjigjem, sepse nëse nuk do e bëja, Mauro do të më pushonte nga puna, por është ai që thotë fjalën e fundit. Juventusi e ka kërkuar, por objektivi kryesor ishte Kristiano Ronaldo për të synuar Champions Ligën.”
De Laurentis – “E kam takuar dhe është një njeri i mirë. Ai i bëri një ofertë Interit, por Mauro mori një tjetër vendim.”
Naingolan – “Polemikat nuk kanë të bëjnë me një futbollist si Naingolan. Të gjithë e dinë potencialin e tij dhe të gjitha skuadrat e donin për formacionin e tyre. Jetën private çdokush e menaxhon si të dojë vetë, por e rëndësishme është që në fushë, ai bën atë që duhet.”
Ikardi jashtë Botërorit – “Argjentina ka sulmues të mëdhenj dhe shumica e tyre luajnë me kombëtaren prej vitesh. Për këtë shkak ishte e drejtë të shkonin ata në Rusi. Mauro e dinte dhe ishte i qetë. Sot është një rrugëtim i ri, që bazohet në lojtarë të rinj dhe të shpresojmë që ta shohim në kombëtare që në ndeshjet e ardhshme miqësore.”
Kritikat e Maradonës – “Mauro është përgjigjur gjithmonë me edukatë kundrejt kritikave, sepse ka shumë respekt për Maradonën si futbollist.”