Valter Sabatini

Sabatini: Më dhemb kur e shoh sot Pastoren, dikur çonte stadiumet peshë!
Valter Sabatini është një tifoz i zjarrtë i Havier Pastores, që nga koha kur të dy ishin pjesë e Palermos. I pari punonte si drejtori sportiv i klubit dhe ishte ai që e zbuloi duke e blerë nga Hurakani në vitin 2009, ndërsa i dyti vallëzonte në fushe, duke plotësuar një sulm ëndrrash bashkë me Edinson Kavanin dhe Fabricio Mikolin.

Argjentinasi la PSG në verë për t’u transferuar te Roma. Aventura me verdhekuqtë nuk po shkon në mënyrën më të mirë, pasi Pastore ka shënuar vetëm 3 gola dhe nuk po arrin të shprehë gjithë potencialin e tij.

“Rendimenti i Pastores më vë në siklet të madh, sepse kam patur fatin ta shoh duke dominuar në fushë. Kam parë stadiume ku të gjithë qëndronin në këmbë për të shijuar lojën e tij dhe nëpër transferta. Nuk e harroj kur në Firence e duartrokiti i gjithë stadiumi. Ndihem shumë keq kur e shoh duke luajtur kështu. Ia kam thënë dhe atij, i duhet të nxjerrë në pah krenarinë argjentinase për t’u kthyer në nivelin e tij.”

“Askush nuk mund ta ndihmojë dot, thjeshtë duhet të japë më shumë për të zhvilluar futbollin që di të bëjë. Ai është një fantazist ofensiv, një ‘playmaker’ në të gjithë fushën. Ka një nivel të jashtëzakonshëm vrapimi, por i duhet të qëndrojë gjithmonë afër topit”, përfundon drejtuesi i Interit.

Futbolli i Sabatinit: Nuk ka vetëm agjentë kriminelë! Pengu? Pastore, luante futboll ëndrrash!
Valter Sabatini është një ndër drejtorët sportivë më të suksesshëm të futbollit italian. Pasi kaloi disa probleme shëndetësore, 63-vjeçari është gati për të rinisur punën me Sampdorian dhe për të provuar përsëri emocionet e blerjes së ndonjë talenti të madh.

Në një prononcim për “Rai Tre”, Sabatini flet për futbollin, rolin e tij, negociatat me agjentët e lojtarëve dhe në fund tregon pengun më të madh të karrierës së tij. Ai është Havier Pastore, të cilin e zbuloi kur ishte pjesë e Palermos. Sabatini insistoi shumë, udhëtoi katër herë drejt Argjentinës për të bindur lojtarin dhe agjentët e tij dhe në fund fitoi konkurrencën me Milanin, Çelsin dhe Porton.

“Futbolli ka qenë më romantik më parë. Në futboll shoh gjithçka që mund të njihet në jetë dhe përtej saj. Të negociosh sot me agjentë lojtarësh nuk është kaq e vështirë. Jo të gjithë janë kriminelë, pasi ka dhe të ndershëm. Për të blerë një lojtar duhet të mbetem i hipnotizuar, duhet të emocionohem. E imagjinoj më parë atë që ai mund të dhurojë në fushën e blertë, sepse kjo është veçoria ime kryesore.”

“Pengu më i madh? Havier Pastore. Ai luante një futboll ëndrrash, ka bërë një karrierë të mirë, por më pas pati një rënie dhe ia kam thënë një gjë të tillë. Mos të flasim dhe për Iturben dhe Dodo. Blerjet e dështuara? Kam dhe unë gabimet e mia. Ndonjëherë presim shumë nga lojtarët e huaj, por nuk është e thjeshtë të luash në Itali. Kam vuajtur shumë shitjen e disa lojtarëve kur isha te Roma, por në ato momente klubi kishte nevojë për para dhe ishte një problem për t’u zgjidhur”, përfundon Valter Sabatini.