Valon Ahmedi

VIDEO | “Raketa” Valon Ahmedi nuk ndalet, tjetër asist në Izrael!
Valon Ahmedi po bën një sezon të mirë në Izrael. Sulmuesi anësor është pjesë e Ironi Kirat Shmona dhe një ditë më parë ka qenë protagonist me skuadrën e tij, pasi ka arritur të asistojë në golin e vetëm të shënuar nga Rian në minutën e 12-të (Shmonda u mund 2-1 nga Hapoel Ber Sheva).

Një sprint i Ahmedit dhe më pas shërbim perfekt për shokun e skuadrës, i cili me portën thuajse të boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte. Futbollisti i kombëtares numëron disa asiste këtë sezon, ndërkohë që ka shënuar edhe një gol.

Deri më tani Ahmedi ka luajtur në 12 ndeshje me Ironi Kirat Shmona dhe të gjitha këto përballje i ka nisur nga minuta e parë. Më parë 24-vjeçari ka qenë pjesë e Maribor dhe Celje në Slloveni, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Sudtirol në Itali.

VIDEO | “Njeriu i korneve”, Valon Ahmedi bën edhe portierin të shënojë gol!
Valon Ahmedi është lojtari i cili po shkëlqen në Izrael. 24-vjeçari la Mariborin në verë, për të nisur një aventurë të re te skuadra e Hapoel Ironi Kiryat Shmona. Performanca e lojtarit të lindur në Ohër ka qenë mbresëlënëse, duke qenë “njeriu asist”, por ka arritur që të shënojë edhe një gol.

Edhe në ndeshjen e së shtunës, Ahmedi ka qenë protagonist në barazimin që skuadra e tij ka marrë ndaj Makabi Haifas. Lojtari kuqezi dha dy asiste, duke shërbyer dy herë saktë nga goditjet e këndit.

Të dy golat janë të veçantë, pasi në rastin e parë ishte një skemë perfekte e skuadrës së Hapoel Ironi Kiryat Shmona, ndërsa në rastin e dytë, pasimi i Ahmedit u kthye në gol nga portieri. Vetë Ahmedi kishte rast të shënonte gol, përmes një goditje dënimi, por topi shkoi ngjitur me shtyllën, edhe pse ekzekutimi i tij ishte mjaft i mirë.

Nga Izraeli te ëndrra e kombëtares, Valon Ahmedi i prek të gjitha
Gjatë merkatos së verës Valon Ahmedi u transferua në kampionatin izraelit, duke lënë pas Slloveninë, ku luajti për katër sezone, fillimisht për Çeljen e më pas me kampionët e Mariborit. Mesfushori 24-vjeçar ka pasur një fillim të kënaqshëm në Izrael, ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Në një intervistë për “TV Gurra”, Ahmedi ka folur mbi eksperiencën e tij të re dhe ëndrrën e tij të radhës: Rikthimin në kombëtaren shqiptare.

“Për momentin luaj në Izrael te Hapoel Ironi Kirjat Shmona. Aktualisht po kalojmë shumë të mirë si ekip jemi në vend të katërt, po ashtu edhe  në aspektin personal. Për momentin kam luajtur tetë ndeshje, ku kam dhënë pesë asiste e kam shënuar një gol. Kështu që mund të them se jam shumë i kënaqur me paraqitjen time këtu”.

“Që ditën e parë në Izrael më kanë mirëpritur shumë mirë. Më kanë vlerësuar shumë, pasi një futbollist që vij nga një skuadër e madhe si Maribori, ku kam luajtur dhe në Champions dhe ata kanë investuar shumë për mua”.

KOMBËTARJA – “Shpresoj që me paraqitjet e mia të kthehem shumë shpejt të kombëtare. Ënddra ime e një fëmijëria mia ka qenë të luaj për kombëtaren dhe kjo ëndërr mu realizua. Tani kam ëndërr të kontribuoj në fushë, të kem më shumë minuta e të shënoj golin tim të parë dhe t’i bëj sidomos të gjithë shqiptarët e Maqedonisë  krenarë. Kombëtarja të ndihmon shumë si futbollist në aspektin e statusit. Pasi në vitet e fundit kombëtarja e Shqipërisë ka kapur nivele të larta, sidomos me pjesëmarrjen në Europian”.

Skënderbeu, koreani dhe Valon Ahmedi: Skënder Gega hap “kartat”
Skënder Gega ka debutuar në Europë me Partizanin, ndërkohë që të premten përballet me Skënderbeun në Superiore. Nis kampionati dhe trajneri i të kuqve ka dalë para mediave dhe ka folur për gjithçka: ndeshjen, Ahmedin, koreanin e afruar, gjendjen e ekipit dhe objektivat.

E nisni sezonin ndaj Skënderbeut, si po e përjetoni këtë përballje të parë?

Është e vërtetë që është ndeshja e parë kundër ekipit ndoshta më të fortë në pesëvjeçarin e fundit, nuk është se na krijon trysni më të mëdha se sa është zakonisht. Ky është testi i parë i vërtetë. Jemi të përgatitur për këtë test se u bë kaq kohë në fazë përgatitore, ndeshjet e UEFA-s, disa ndeshje miqësore, një turne në Durrës. Kështu që vijmë në momentin më të mirë për tu ballafaquar me sukses në këtë sfidë.

Si e shihni Skënderbeun, në krahasim me vitet e tjera?

Mendoj që Skënderbeu e ka bazën e ekipit, pavarësisht nga lëvizjet që ka bërë, edhe prurjet e reja. Besoj që ka kualitetin dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Besoj se duhet respektuar për vetë historinë e tyre edhe për momentin, pavarësisht nëse ka mungesa apo se ka bërë lëvizje të mëdha. Por duhet të mësojmë të respektojmë veten tonë, të dimë se për çfarë shkojmë dhe për çfarë jemi përgatitur, besoj se kemi gati.

Si e sheh gjendjen e ekipit pas pjesëmarrjes në turneun në Durrës?

Kjo ishte që në fillim ideja, që të shihnim të testonim ekipin në dy ndeshje nga 45 minuta, edhe pse me dy skuadra të ndryshme. Në ndeshjen me Teutën besoj se e arritëm objektivin, jo vetëm se morëm Kupën, por për mënyrën se si luajtëm, se kishim punuar për të dhe nesër do të bëjmë maksimumin që ekipi të shfaqë atë për të cilën është përgatitur.

Kush është më i fortë mes Partizanit dhe Skënderbeut?

Nuk mund ta them, se secili ka planet dhe parametrat e veta. Besoj se, pa dalë nga modestia, jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë grup lojtarësh që kemi, se jemi përgatitur për çdo gjë sipas ideve, e kemi të gjithë të qartë si trajner e lojtarë, urojmë që të premten të shkojnë gjërat mirë.

Si e parashikoni ndeshjen në Korçë?

Unë nuk para parashikoj, nuk para jap parashikime për rezultatin, futbolli i ka të tre rezultatet. Ne do të mundohemi të marrim maksimumin, dihet që pretendimet tona janë shumë të larta, për vetë historinë dhe klubin. Unë kam dëshirë ta filloj me një sukses, edhe vetë çunat po ashtu.

A ka gjë që ju shqetëson përpara kësaj sfide?

Asgjë, shqetësimi është derisa të fillojë loja. Në ditët e para kisha shqetësime ndoshta me lojtarët, mentalitetin, frymën që deshëm të sillnim. Në ditët e para ishin presione të brendshme normale në futboll. Por tani jam i kënaqur, janë sheshuar gjërat dhe pjesa më e madhe e ekipit është gati. Uroj që këtë punë që e kanë bërë në stërvitje ta shfaqin nesër.

Cili është plani i lojës së Partizanit për takimin ndaj Skënderbeut?

Nuk mund të them sot se si do të dalim në fushë të premten, është pjesë e planit të ndeshjes, se si do të luajmë në fillim, gjatë apo në pjesën e dytë. Do të shoh në seancën e fundit, do të mundohem të dalim me një ndeshje të fortë e të kompletuar.

Së fundmi skuadrës i është bashkuar një lojtar korean…

Është afruar sot, kishte ditë që po punohej për të. Ai është një lojtar i ekipit kombëtar nga Koreja e Veriut, është risi në Shqipëri nga ky vend. Ka një CV mjaft të mirë. Nga informacionet që kemi, vitin e kaluar ka bërë sezon të mirë në Bosnjë, ka qenë ndër më të mirët. Sigurisht, nuk mund të jap sot për sot asnjë lloj përfundimi, se është bashkuar sot me grupin. Deri me 31 gusht do të mundohemi të jemi të kujdesshëm dhe të japim një vlerësim përfundimtar.

Sa ndryshe është Partizani i këtij viti me atë të viti të kaluar. A është titulli objektivi i klubit?

Mendoj se jemi në rrugën e drejtë në krahasim me vitin e kaluar. Vjet është bërë shumë merkato, emrat të mëdhenj, kanë qenë njerëz që i janë afruar klubit me CV dhe hapësirë më të madhe. Besoj se zhurma është më e vogël, puna po bëhet mirë, jam i kënaqur me këtë grup. Nuk është se kemi presion nga drejtuesit për të dalë kampion. Unë e shoh kampionatin si një sfidë të gjatë dhe objektivat vijnë duke u konsoliduar. Mosmarrja e titullit prej shumë vitesh nuk është presion, është dëshirë, të cilën e bashkoj me punë. Nëse nuk punojmë që të marrim maksimumin, mbetet vetëm dëshirë. Ne e kemi potencialin dhe dëshira nuk mungon, lojtarët janë të bindur dhe të ndërgjegjshëm pse kanë ardhur dhe çfarë qëllimesh kemi.

Si po shkojnë bisedimet në lidhje me afrimin e Valon Ahmedit?

Në këtë aspekt unë jam munduar të jem pjesë e fushës, e njoh personalisht se e kam pasur lojtar kur drejtoja Shpresat. Ai është një djalë me të dhëna të mira. Më vonë mësova se ka dëshirë të vijë, por ka shumë faktorë, shumë arsye që një lojtar të afrohet, është koordinim mes klubit dhe lojtarit. Për të mund të jap mendim nëse vjen, se e njoh dhe do të ishte një plus për ekipin.

A është ekipi gati për sezonin?

Pasnesër është testi i parë i vërtetë siç është Skënderbeu në transfertë. Nuk besoj se ka diferencë të mëdha mes asaj që kemi bërë deri më sot. Me këta që janë sot, besoj se shkojmë larg se stërviten mirë, ishim me fat e nuk kishim dëmtime. Po mundohemi t’i ingranojmë edhe Hebaj e Mensah, pjesa tjetër është bashkë prej kohësh.

A prisni emra të tjerë në merkato?

Deri me 31 gusht do presim, është një listë, një grup lojtarësh që ua kam propozuar klubit. Shumë prej tyre kanë ndryshuar në momentin e fundit, për arsyet e tyre, ndoshta për pagesa, mënyrë kontrate. Po punohet por nuk them dot gjë se kur dalin pa përfunduar, prishen në momentin e gabuar. Janë disa pika që po t’i ketë ekipi, përforcohet. Nuk është se nuk jemi të kënaqur me këta që kemi, por të kemi një numër më të madh lojtarësh, përballon më mirë një kampionat të gjatë.

Formacioni më i shtrenjtë në Slloveni, dy shqiptarë në të
Maribor në Slloveni është dominues, por vjet nuk u shpall kampion. Klubi që eliminoi Partizanin në turin e parë të Europa League ka lojtarët që vlejnë më shumë në kampionat, referuar “transfermarkt”. Në një portal slloven, “Novijce.najdi.si”, është publikuar edhe formacioni me lojtarët më të shtrenjtë.

Në të bien në sy emrat e dy futbollistëve shqiptarë, ndërkohë që shumica e lojtarëve janë të skuadrës së Mariborit. Gjithçka nis nga porta, me Kenan Piriç, i vlerësuar me 800 mijë euro. Martin Milec (Maribor, 900 mijë euro) pozicionet në të djathtë, kurse Dino Shtiglec (Olimpija, 600 mijë euro) në të majtë.

Denis Shme (Maribor, 600 mijë euro) dhe Gaber Dobrovoljc ( Domzhale, 550 mijë euro) plotësojnë prapavijën. Në mesfushë janë edhe Agim Ibrahimi e Valon Ahmedi. Ish-sulmuesi i Maqedonisë vlerësohet me 700 mijë euro dhe aktualisht është pjesë e Domzhale. Ahmedi, edhe pse pak ka luajtur me Mariborin, vlerësohet me 500 mijë euro.

Alex Pihler dhe Gregor Bajde, shokë skuadre të mesfushorit të kombëtares, janë pjesë e formacionit më të shtrenjtë. Ata vlerësohen me 600 dhe 450 mijë euro.  Luka Zahoviç është më i shtrenjti me 1.1 milionë euro. Krah tij është një tjetër lojtar i Mariborit, Jasmin Mesanoviç, i vlerësuar me 850 mijë euro.