Ujkani

Aventura e “hidhur” turke, Ujkani flet hapur: Dua të kthehem në Itali
Gjatë verës së shkuar, portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, vendosi të provonte një eksperiencë e re, duke iu bashkuar skuadrës turke të Rizesporit. Fatkeqësisht, transferimi nuk solli atë që pritej.

“Gardiani” ka qenë zgjedhje e dytë përgjatë të gjithë sezonit, duke u aktivizuar vetëm në një takim të Superligës turke. Në një intervistë për “tuttomercatoweb”, Ujkani shpreh hapur mërzinë dhe flet për një rikthim në Itali.

“Nuk jam i lumtur, pasi nuk po luaj. Situata e skuadrës është shumë e keqe, do të na duhet një mrekulli për të shpëtuar.  Edhe këtu për të luajtur. Nuk është një moment i mirë për skuadrën dhe për mua në aspektin personal”, thotë portieri.

Kthim në Itali? Sinqerisht po. Kam kaluar një pjesë të mirë të karrierës sime në Itali, plot 11 vite. Do të më pëlqente shumë të kthehesha, por nuk është kaq thjeshtë.

Disa fjalë për Milanin e Gatuzos, i cili ka qenë trajneri juaj te Piza?

Jam i kënaqur për të. Është një trajneri i një niveli të madh. Milani është në duar të sigurta. Të gjithë presim gjëra të mëdha nga ai klub, por duhet të kuptojmë se ata do të rikthehen në nivelet e mëparshme, hap pas hapi. Ata që kanë punuar te Gatuzon e dinë mirë këtë”.

Ujkani: Në Kosovë të çmendur për bileta, nuk gjeta as për familjen
Samir Ujkani u largua nga Italia pas 11 vitesh radhazi në Serie A dhe Serie B. Portieri i përfaqësueses kosovare,  tashmë aktivizohet te Rizespor, ekip në të cilin luan edhe sulmuesi Vedat Muriqi. Në një intervistë “tuttomercatoëeb.com”, Ujkani ka folur mbi rriten e përfaqësueses së Kosovës dhe të ardhmen e karrierës së tij.

KOSOVA – “Skuadra jonë është rritur shumë gjatë viteve të fundit, ndërsa edhe lojtarët si individë janë përmirësuar ndjeshëm. Vitin e kaluar luajtëm në Shkodër, ndërsa tani u rikthyem në Kosovë. Interesi për dy ndeshjet tona të para atje ishte i çmendur. 13 mijë bileta u mbaruan në një orë e gjysmë. Ne futbollistët nuk mundëm të merrnim bileta as për familjarët tanë. Kemi shumë lojtarë të rinj në ekip, 19-vjeçarë, 20-vjeçarë 21-vjeçarë. Atyre u duhet ende kohë, pasi të veshësh fanellën e kombëtares kërkon shumë përgjegjësi dhe eksperiencë. Në 2020-ën fillojnë kualifikueset e Botërorit dhe objektivi jonë do të jetë pjesëmarrja për herë të parë në këtë kompeticion”.

ITALIA – “Kam luajtur për 11 vite në Itali. Jam formuar në Belgjikë te Anderlehti, por me Italinë kam krijuar një lidhje të veçantë. Jam i sigurt se karrierën do ta mbyll atë”.

VALON BERISHA – “Lacio ka bërë një blerje të shkëlqyer. Valoni e ka treguar në Europa League se është një lojtar shumë i mirë. Gjashtë muajt e parë janë gjithmonë shumë të vështirë për lojtarë e huaj, pasi duhet të ambientohen me skuadrën dhe idetë e trajnerit. Tifozët duhet të tregohen të durueshëm me të”, përfundoi Ujkani

Një jetë në Itali, Ujkani e braktis për Turqinë
Samir Ujkani pritet të lërë Italinë për t’u zhvendosur në Turqi, aty ku Rizespori e kërkon me ngulm. Portieri 29-vjeçar luan prej 11 vitesh në Itali dhe në edicionin e fundit ka luajtur me skuadrën e Kremonezes në Seria B, ku ka qenë një titullar i padiskutueshëm, duke u aktivizuar në 38 ndeshje në total.

Rizespori arriti që të shpallej kampion në ligën e dytë të Turqisë dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në elitën e futbollit turk. Ndërtimi për skuadrën që do të tentojë minimalisht mbijetesën ka nisur dhe puna ka filluar që nga porta, ku në horizont është emri i një futbollisti shqiptar. Nuk është emri i parë shqiptar, sepse Rizespori po bisedon edhe me Levanten për të marrë Armando Sadikun.

Një aventurë e re në Turqi i është dukur tunduese Ujkanit, që pritet shumë shpejt të vërë pikat mbi “i”, për të konkretizuar më pas transferimin te Rizespori.

Portieri ka një eksperiencë të gjatë, pasi është aktivizuar dhe në Serinë A, por njëkohësisht është dhe kapiteni i Kosovës, ndaj tekniku turk Yzylmez beson te aftësitë e Ujkanit dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e tij, së paku për edicionin e ardhshëm.

Ujkani lë përfundimisht Xhenoan, qëndron në B
Një sezon i tmerrshëm për Pizën, por pozitiv në aspektin personal, nmuk i ka mjaftuar Samir Ujkanit të bindë Xhenoan ta mbajë.

Klubi gjenovez e kishte lënë në huazim te Piza, ndërsa tani ia jep përfundimisht Kremonezes.

Daniele Croce e Samir Ujkani nuovi innesti grigiorossi. Benvenuti!#tantavogliadicremo pic.twitter.com/X9TY5IVVvq

— U.S. Cremonese (@USCremonese) July 14, 2017

Klubi nga Kremona sapo është kthyer në Serinë B dhe ka ambicie të mëdha, sepse përveç Ujkanit ka blerë edhe emra të njohur si Kroçe i Empolit, ndërsa i ka ofruar kontratë me 500.000 euro në sezon Alberto Xhilardinos, i cili pritet të firmosë.

Vetë Ujkani ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe sërish do të jetë titullar fiks në Serinë B.

Ujkani letër të hapur Kosovës: Na lejoni ta realizojmë ëndrrën
Kualifikueset historike të Kupës së Botës 2018 për Kosovën nuk kanë shkuar aspak ashtu si mendohej e shpresohej. Pas barazimit të bukur në Finlandë, vetëm humbje, lojë zhgënjyese, gabime pa fund dhe polemika, me shumë lojtarë që kanë “varur turinjtë” për mungesën e hapësirës.

Tani edhe populli i Kosovës është lodhur dhe u pa qartë që ndaj Turqisë kishin ardhur në Shkodër shumë pak tifozë në krahasim me ndeshjet e para, ndërsa pas ndeshjes plasën akuzat ndaj trajnerit Bunjaki, nga tifozët, por edhe superstari i kampionatit australian, Besart Berisha, i zhgënjyer që nuk luajti.

Kjo ka bërë që sot kapiteni Samir Ujkani të publikojë një letër të hapur drejtuar popullit të Kosovës, duke kërkuar kohë, durim dhe unitet, për ëndrrën e madhe.

I dashur popull i Kosovës,

Nuk po u drejtohem për të gjetur arsyetime, as për të larguar përgjegjësitë e secilit prej nesh, por për të treguar se më shumë se çdo kush tjetër jemi ne futbollistët ata që e ndjejmë peshën e këtyre humbjeve, sepse ndjejmë shumë përgjegjësi kur veshim atë fanellë, që për ne është pjesë e lëkurës, është identiteti ynë. Ne jemi këtu falë punës së palodhshme të federatës e kryesisë së saj, falë selektorit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe fal insistimit të njerëzve që ia donë të mirën Kosovës. Jemi këtu për të respektuar popullin prej të cilit vijmë, jemi këtu, sepse Kosovën e ndjejmë më shumë se çdo gjë tjetër, jemi këtu sepse të bashkuar emrin e Kosovës do ta ngjitim shumë lartë.

Jemi këtu sepse kemi një staf udhëheqës në federatë që ka triumfuar mbi çdo sfidë që i është paraqitur dhe ka arritur ta anëtarësoj Kosovën në FIFA, ndonëse shteti nuk e kishte e nuk e ka akoma as edhe një stadium për t’ i zhvilluar ndeshjet tona në Kosovë, por ata ia dolën të na fusin në këtë nivel.

Të gjithë së bashku, duke filluar nga Kryetari i Federatës, Selektori dhe të gjithë futbollistët kemi derdhur shumë djersë e mund për të vu themelet e këtij ekipi, të cilin jemi gati ta mbrojmë me çdo kusht.

I fortë nuk është ai që nuk rrëzohet, por ai që bie e ngrihet përsëri. Vetëm të bashkuar mund të ringrihemi, na lejoni t’ ia arrijmë këtij qëllim, sepse zemra na është djegur rrugëve të Evropës kur kemi besuar te Kosova më shumë se askush tjetër, aso kohe këtë nivel vetëm e kemi ëndërruar, na lejoni që tash të gjithë së bashku ta realizojmë këtë ëndërr.

Në emër të grupit të futbollistëve,

Samir Ujkani, kapiten

I dashur popull i Kosovës, Nuk po u drejtohem për të gjetur arsyetime, as për të larguar përgjegjësitë e secilit prej nesh, por për të treguar se më shumë se çdo kush tjetër jemi ne futbollistët ata që e ndjejmë peshën e këtyre humbjeve, sepse ndjejmë shumë përgjegjësi kur veshim atë fanellë, që për ne është pjesë e lëkurës, është identiteti ynë. Ne jemi këtu falë punës së palodhshme të federatës e kryesisë së saj, fal selektorit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe fal insistimit të njerëzve që ia donë të mirën Kosovës. Jemi këtu për të respektuar popullin prej të cilit vijmë, jemi këtu, sepse Kosovën e ndjejmë më shumë se çdo gjë tjetër, jemi këtu sepse të bashkuar emrin e Kosovës do ta ngrisim shumë lartë. Jemi këtu sepse kemi një staf udhëheqës në federatë që ka triumfuar mbi çdo sfidë që i është paraqitur dhe ka arritur ta anëtarësoj Kosovën në FIFA, ndonëse shteti nuk e kishte e nuk e ka akoma as edhe një stadium për t’ i zhvilluar ndeshjet tona në Kosovë, por ata i’a dolën të na fusin në këtë nivel. Të gjithë së bashku, duke filluar nga Kryetari i Federatës, Selektori dhe të gjithë futbollistët kemi derdhur shumë djersë e mund për të vu themelet e këtij ekipi, të cilin jemi gati ta mbrojmë me cdo kusht. I fortë nuk është ai që nuk rrëzohet, por ai që bie e ngrihet përsëri. Vetëm të bashkuar mund të ringirhemi, na lejoni t’ ia arrijmë këtij qëllim, sepse zemra na është djegur rrugëve të Evropës kur kemi besuar te Kosova më shumë se askush tjetër, aso kohe këtë nivel vetëm e kemi ëndërruar, na lejoni që tash të gjithë sëbashku ta realizojmë këtë ëndërr. Në emër të grupit të futbollistëve, Samir Ujkani, kapiten #unëbiriytkosovë

A post shared by Zio Bubu (@samirujkani) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2017-06-15T20:49:10+00:00">Jun 15, 2017 at 1:49pm PDT</time>

Shpërthen Ujkani: Te Kosova mungon organizimi e dëshira
Ka qenë dukshëm nervoz gjatë ndeshjes kundër Turqisë portieri Samir Ujkani, i cili doli për dëmtim dhe në stol debatoi edhe me pjesëtarë të stafit të Kosovës.

Pas ndeshjes së humbur në Shkodër kapiteni i Kosovës tha fjalë të ashpra kundrejt skuadrës dhe në përgjithësi të gjithëve që kanë lidhje me përfaqësuesen.

“Isha i dëmtuar dhe para një jave nisa stërvitjen. Para ndeshjes provova nëse do ia dilja. Që në fillim ndjeva dhimbje. Nuk kishim angazhimin dhe organizimin, apo dëshirën për të luftuar për njëri-tjetrin. Nuk ishim në ditën tonë, por mos të harrojmë se luanim përballë Turqisë. Shumë faktorë u bashkuan që arritëm tek kjo situatë, por duhet të punojmë dhe jo të ulim kokën. Organizimi duhet të jetë më i mirë”.