Uejn Runi

E papritur, Runi drejt rikthimit në Angli
Uejn Runi mund të rikthehet shumë shpejt në Angli. Sipas medies së njohur “The Telegraph”, legjenda angleze është në bisedime me klubin e Derbi Kauntit për të marrë njëkohësisht rolin e trajnerit, por  njëkohësisht edhe lojtarit.

Pronari i klubit anglez, Mel Morris, i ka ofruar 33-vjeçarit të vijojë karrierën me skuadrën që militon në Championship, ku krahas të luajturit futboll do të jetë ndihmës-trajner Filip Koku. Holandezi do të ishte një mentor perfekt për hapat e parë të Runit në rolin e trajnerit.

Megjithatë, ka një pengesë të madhe që e pengon këtë lëvizje. Kontrata e Runit me amerikanët  e DC United mbaron pas një viti e gjysmë dhe gjasat që klubi amerikan ta lërë të lirë lojtarin pa një kompensim financiar janë të pakta.

Runi e ka shprehur shumë herë se dëshiron që pas futbollit të luajtur të provojë veten si trajner dhe përgatitjet për këtë i ka filluar duke marrë licencat e para si trajner.

Runi thumbon Murinjon: Diçka duhet të ndryshonte, ja çfarë më thanë lojtarët
Shkarkimi i Zhoze Murinjos nga stoli i Mançester Junajtid dha frytet e para. Ole Gunar Solskjaer ka marrë detyrën e trajnerit deri në fund të sezonit dhe norvegjezi debutoi me një fitore fantastike kundër Kardifit në transfertë. 1-5 për “Djajtë e Kuq” dhe tashmë të gjithë janë më të lumtur.

Uejn Runi ka folur për “BT Sport”, duke thumbuar trajnerin portugez. Raportet e Murinjos me një pjesë të lojtarëve ishin në pikën zero dhe kjo është diçka shumë e keqe për një ekip futbollit. Sulmuesi i famshëm, i cili mbylli sezonin në SHBA me DC United, mendon se klubi mori vendimin e saktë dhe është kurioz të shohë Solskjaerin dhe reagimin e ekipit në vijim.

SHKARKIMI – “Po, diçka duhet të ndryshonte dhe mendoj se është marrë vendimi i duhur. Klubi i ka dhënë detyrën e trajnerit Solskjaerit deri në fund të sezonit dhe do të shohim se si do të shkojë, ndërsa drejtuesit po kërkojnë një trajner të ri. Mbi të gjitha, do të tentojnë të gjejnë trajnerin e duhur kësaj radhe… ”

PROBLEMET – “Natyrisht, dëgjoj shpesh shumë persona nga Junajtid dhe sigurisht që kam folur shumë me ta gjatë kësaj jave. Duhet të shkojë gjithçka mirë që një klub të ketë sukses. Stafi teknik duhet të jetë i lumtur në fushat e stërvitjes, po ashtu duhet të ndihen dhe lojtarët. Kjo është tepër e rëndësishme, por mendoj se raporti midis stafit teknik dhe lojtarëve nuk ka qenë i mirë.

SOLSKJAER – “Mendoj se ai është zgjedhja e duhur për Junajtid, duke parë që i jep kohë klubit të zgjedhë trajnerin e ri për në verë. Në të njëjtën kohë është interesante të shohim se si Ole (Solskjaer) do ta vendosë skuadrën në fushë dhe si do i përgjigjen lojtarët, të cilët reaguan me një fitore të bukur me Kardifin.”

Pse Anglia nuk ecën? E shpjegon Uejn Runi
Uejn Runi i dha fund me kombëtaren, duke e mbyllur eksperiencën e tij me Anglinë. 120 ndeshje, 53 gola, por asgjë e fituar. Zhgënjimi më i madh ndodhi në Botërorin e vitit 2010, kur ekipi i drejtuar nga Fabio Kapelo u eliminua nga Gjermania, mes polemikave për golin e anuluar të Lampard.

Një brez i shkëlqyer lojtarësh: Runi, Lampard, Zherard, Terri, Ferdinand, Kol etj, por Anglia vazhdon e krenohet me Botërorin e fituar në vitin 1966. Të vetmin në historinë e “Tre Luanëve”.

Sulmuesi i DC United u largua mes duartrokitjeve të stadiumit “Wembley” pas fitores me SHBA, ndërsa vazhdon të jetë një tifoz i kombëtares ishullore. Aspak zili, apo xhelozi, siç ndjejnë shumë nga ish-lojtarët e Anglisë.

“Unë nuk kam aspak zili. Jam një fans i kësaj skuadre dhe dua që Anglia të bëjë mirë. Kam folur me disa ish-lojtarë të Anglisë dhe ata nuk e pranojnë dot faktin që kombëtarja po ecën mirë. Kam dhënë gjithmonë gjithçka kur kam mbrojtur ngjyrat e kombëtares, por nuk ka mjaftuar për të fituar diçka. Shpresoj që ky ekip ta bëjë të mundur një gjë të tillë”, përfundon sulmuesi 33-vjeçar.

Jo çdo gjë shkon vaj, Runi: Çfarë sikleti ditët e fundit me Junajtid!
Uejn Runi zhvilloi mbrëmë ndeshjen e 120 me kombëtaren e Anglisë dhe të fundit. Sulmuesi i famshëm u fut në fushë në minutën e 58, duke zëvendësuar Lingard në fitoren 3-0 përballë SHBA.

33-vjeçari i ekipit amerikan të “D.C United” ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ndalet te periudha e fundit me Mançester Junajtid. Në stol ishte Zhoze Murinjo, por sulmuesi po e shihte fushën gjithnjë e më pak.

Ish-sulmuesi potent i Evertonit zbulon faktin që ndihej keq dhe në vështirësi, çka e detyroi të braktiste “Djajtë e Kuq” për t’u rikthyer në shtëpi. Tek Evertoni, klubi i tij i zemrës.

“Në finalen e Europa League hyra në fushë në minutën e fundit dhe isha gati për të hyrë në të njëjtën mënyrë kundër Southemptonit. Në ato momente ndihesha shumë në siklet. Kisha arritur në një pikë të karrierës ku vazhdoja të ndjeja siklet. Nuk mund të vazhdoja në atë mënyrë. Ishte e vështirë, por më duhej të largohesha nga Mançester Junajtid”, zbulon Runi, i cili vazhdon duke treguar një detaj të veçantë të ndodhur me Zhoze Murinjon.

“Po bëhesha gati të hyja në fushë kundër Southemptonit për finalen e EFL Cup dhe Murinjo më tha: ‘Dua të ngresh trofeun’. Ndërsa unë mendoja: ‘Beh, por unë nuk kam luajtur’. Kur e ngrita kupën, e spostova dhe pyesja veten se çfarë po bëja. I kalova kupën një shoku të skuadrës”, përfundon Uejn Runi, i cili shënoi 53 gola me kombëtaren e Anglisë dhe golashënuesi më i mirë i historisë së Mançester Junajtid me 253 gola të shënuar në 559 ndeshje.

Ronaldo: Episodi me Runin në 2006 më terrorizoi, më mungon të luaj me të!
Kristiano Ronaldo i është rikthyer dhe njëherë episodit të ndodhur në çerekfinalen e Kupës së Botës të vitit 2006. Portugalia përballej me Anglinë, sfida mbyllej në barazim pa gola dhe goditjet e penalltisë i buzëqeshën luzitanëve, të cilët kaluan më tej.

Gjatë asaj ndeshje ndodhi një episod që shkaktoi shumë polemika. Uejn Runi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 61 për një ndërhyrje kundër Rikardo Karvajos, episod që u pasua nga një sherr i madh. Por, ajo që befasoi më shumë sesa gjesti i arbitrit, ishte ai i Ronaldos, i cili i shkeli syrin drejt pankinës pas ndëshkimit të ish-shokut të tij te Mançester Junajtid.

Sulmuesi i Juventusit e kujton atë episod dhe zbulon se ishte i frikësuar nga reagimi i anglezëve. Me Runin sqaroi gjithçka dhe vazhduan të fitonin së bashku. Ronaldo ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin potent anglez dhe e pranon që ai i mungon shumë. Një ditë mund të luajnë përsëri së bashku dhe kjo do të ishte diçka fantastike për nostalgjikët e Junajtid, por dhe fansat e futbollit.

“Mediat krijuan një tragjedi, që nuk ekzistoi kurrë. Kështu që, kur u ktheva në Angli kisha frikë, jo për shkak të Runit, por për shkak të tifozëve të kombëtares angleze. Ata bënë shumë zhurmë, kur unë shkela syrin, por kjo nuk kishte të bënte me Runin, por me një situatë tjetër. Ishte një moment i vështirë për mua. Mendoj se kur të kthehesha te Mançesteri, do të më fishkëllenin në të gjitha stadiumet. Tashmë ajo gjë i përket së kaluarës. Kam folur me Runin kur u ktheva në Mançester. Jemi akoma miq, mbajmë kontakte dhe ai më ka mirëkuptuar. Më tha: ‘Kristiano, e kaluara është e kaluar, të flasim për të tashmen dhe të fitojmë trofe së bashku’.”

“Ai është një djalë fantastik, Ne gjithmonë e thërrisnim ‘pitbulli’. Më kujtohet se kur e humbiste topin, ishte aq i fuqishëm sa turrej për ta rikuperuar. Uejn është një djalë i fortë, ka një aftësi goditëse të jashtëzakonshme dhe ka shënuar shumë gola. Më mungon, në të ardhmen, ku i dihet, mund të luajmë përsëri bashkë”, përfundon 33-vjeçari portugez.

Runi i sigurtë: Xherard dhe Lampard shumë shpejt trajnerë në Premier Ligë
Stiven Xherard dhe Frenk Lampard kanë qenë ndër dy mesfushorët më të mirë anglezë të viteve të fundit, por jo vetëm. Të dy kanë nisur karrierën e trajnerit, me ish-kapitenin e Liverpulit, i cili po drejton Gllasgou Rejnxhërs në Skoci, ndërsa Lampard ka marrë drejtimin e ekipit të Derbi Kauntit në divizionin e dytë të futbollit anglez.

Uejn Runi, i cili ka luajtur në kombëtaren angleze më dyshen e famshme, është i sigurtë që ata do të bëhen trajnerë të mëdhenj dhe shumë shpejt mund të prekin Premier Ligën.

“Stiven Xherard dhe Frenk Lampard janë bërë trajnerë dhe mendoj që kjo është një gjë e mrekullueshme për ta. Është koha e duhur për menaxherët e rinj anglezë për të bërë një hap përpara. Jam i sigurtë që brenda dy, ose tre vjetësh do të ketë klube të Premier Ligës, që do t’i besojnë stolin e skuadrës”, përfundon për “Mail on Sunday” Uejn Runi, i cili vazhdon të luajë me ekipin e D.C Junajtid në futbollin amerikan.

Runi çon peshë tifozët e Juves: Ronaldo sjell Championsin në Itali
Runi dhe Ronaldo ishin një dyshe e frikshme për çdo kundërshtar, kur ishin pjesë e Mançester Junajtid. Rrugët e tyre u ndanë, ndërsa sot, anglezi luan në kampionatin amerikan të futbollit dhe Ronaldo është transferuar te Juventusi në Itali. Në një prononcim për “CNN”, Runi flet për ish-shokun e tij të skuadrës dhe është i bindur që me të në ekip, bardhezinjtë do të fitojnë Championsin e shumë dëshiruar.

“Kristiano do të bëjë çfarë ka bërë në 10 vitet e fundit. Ai do të shënojë shumë gola dhe besoj se Juventus do të fitojë Championsin, vetëm për faktin që bleu portugezin. Ai është një djalë i shkëlqyer, i cili punon shumë dhe e dashuron familjen e tij, të cilët i mban gjithmonë pranë.

Ronaldo meriton gjithçka ka arritur, sepse gjithmonë është impenjuar në objektivin për t’u bërë më i miri”, shprehet golashënuesi më i mirë në histori i kombëtares angleze. Dhe kur dikush si Runi beson se bardhezinjtë do arrijnë të ngrenë kupën me veshë të mëdhenj me Ronaldon, tifozëve juventinë shpresojnë që ai të ketë të drejtë.