trukim

Kukësi-Kastrioti e trukuar? Ja si reagojnë dy klubet
Hijet e trukimit vazhdojnë të prekin klubet shqiptare. Së fundmi e përditshmja sportive “Panorama Sport”, ka zbuluar një raport konfidencial të dorëzuar FSHF-së nga UEFA në lidhje me takimin e datës 30 maj midis Kukësit dhe Kastriotit.

Raporti i bazuar në monitorimet e sistemit “BFDS” ngre dyshime se persona të caktuar kanë pasur njohuri për rezultatin final të ndeshjes, që u mbyll me fitoren 3 – 1 të Kukësit. Të dyja klubet kanë reaguar në lidhje me këtë lajm duke kundërshtuar këto akuza.

REAGIMI I KUKËSIT

FK Kukësi hedh poshtë akuzat për trukim të ndeshjes me KS Kastriotin, luajtur më 30 Maj 2019 në stadiumin e Kamzës, ku skuadra jonë fitoi me rezultatin 3-1 duke qenë ekip pritës për shkak të mungesës së fushës.

Deklarojmë me përgjegjësi se nuk ka asnjë element që të vërtetojë këtë akuzë. Ekypi ynë e ka pasur jetike këtë ndeshje, për të siguruar vendin e dytë në Kategorinë Superiore dhe për të qenë i sigurt në pjesëmarrjen e kupave të Europës. Ndaj, impenjimi ka qenë maksimal nga skuadra dhe stafi.Ne sigurojmë Uefa-n, institucionet e futbollit në Shqipëri, gjithë opinionin sportiv dhe tifozerinë se jemi të hapur ndaj çdo hetimi dhe se FK Kukësi kurrë nuk është përfshirë në ngjarje të tilla që shëmtojnë futbollin dhe imazhin e Klubit.

Nuk është hera e parë që nga tregu i basteve vijnë akuza për Ekipin tonë. Në një rast në Austri, pati një hetim të gjerë dhe të shtrirë në kohë nga prokuroria vjeneze. Pas hetimit 2-mujor, Ekipit  iu kërkua falje, pasi nuk u vërtetua asnjë element i trukimit apo paravendosjes së rezultateve.

FK Kukësi ka luajtur me dinjitet në rreth 100 ndeshje miqësore dhe zyrtare me ekipe të huaja dhe kurrë nuk e ka prishur imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Përkundrazi, e ka ngritur lart në shumë stadium të Europës flamurin tonë kombëtar dhe atë të klubit, duke marrë vlerësime maksimale nga institucione, emra të shquar dhe ekipe futbolli elitë në Europë dhe më gjerë.

FK Kukësi, stafi dhe skuadra, nuk do të shpërqendrohen nga insinuate të tilla, por po vijojmë punën për nisjen e sezonit të ri futbollistik, ku synim mbetet titulli Kampion dhe përmirësimi i infrastrukturës, ku përfshihet ndërtimi i stadiumit të ri të futbollit, ku ndeshjet për kupat e Europës do të luhen në qytetin tonë.

REAGIMI I KASTRIOTIT

Reagim kundër gazetës “Panorama Sport” dhe dashakeqësve që duan të prishin imazhin e Klubit tonë.

KS Kastrioti u njoh mëngjesin e sotëm me një tjetër shpifje të ndyrë dhe dashakeqëse ndaj nesh, nga gazeta “Panorama Sport” dhe palë të “dyta”. Siç tashmë është bërë zakon, kjo gazetë vazhdon të sulmojë vazhdimisht ekipin tonë, për interesa të saja, dhe palëve të dyta që i shërben kjo si gazetë. KS Kastrioti është i hapur të ballafaqohet me çdo fakt që i përket çështjes në fjale, dhe nëse kjo gazetë është aq serioze t’i publikojë të gjitha, dhe ne mbajmë përgjegjësi për gjithçka, po mesa duket kjo   gazetë është e kapur, dhe e vënë në shërbim të dikujt. Ne si klub do i drejtohemi organeve kompetente për prishje imazhi dhe do kërkojmë dëmshpërblim për trillime të tilla. Dhe i themi boll, s’lejojmë askënd të hedhë baltë mbi ne dhe ekipin tonë, në të kundërt do përballet ligjërisht me ne.

T’i vijë turp kësaj gazete që në vend të flasë për garë të rregull sportive që i dhuruam kampionatit vitin e shkuar merret me lajme boshe, ishim pikërisht ne që e zbukuruam Superligën sezonin që u mbyll dhe përfundimin e saj e pranuam me sportivitet, këto janë lajmet që duhet të pasqyrojë kjo gazetë.

E BUJSHME / “L’Équipe” e zbulon, ndeshje e trukuar në Champions
Media e njohur franceze “L’Équipe” ka dalë me një lajm që pritet të tronditë futbollin evropian. Sipas së përditshmes së njohur franceze, UEFA ka njoftuar autoritetet franceze për një trukim të mundshëm në takimin midis PSG-së dhe Cërvena Zvezdës, ndeshje kjo e luajtur më datë 3 tetor dhe që përfundoi me rezultatin 6-1.

Sipas asaj që raportojnë në Francë, pak ditë pra zhvillimit të ndeshjes një informator ka lajmëruar UEFA-n se drejtues të lartë të klubit të Cërvena Zvezdës dhe një grup bashkëpunëtorësh, do të vënë bast rreth pesë milionë euro për humbjen e ekipit beogradas me të paktën pesë gola diferencë.

Autoritet franceze kanë nisur hetimet mbi këtë rast, që nëse faktohet do të jetë një njollë e madhe për kompeticionin e Champions League, që prej vitesh UEFA mburrej me “imunitetin” e këtij turneu nga fenomeni i trukimeve.