The Best FIFA 2018

Kritika e Shuker për dyshen Mesi-CR7: Duhet të jenë zotërinj edhe kur humbasin
Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Davor Shuker,  është i lumtur për çmimin e fituar nga Luka Modriç, si futbollisti më i mirë i vitit dhënë nga FIFA.

Ish-sulmuesi i famshëm ka kritikuar sjelljen e Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos, të cilët nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të zhvilluar në Londër. Mesfushori kroat i Realit të Madridit la pas Ronaldon dhe Salah dhe i shtoi trofeve të tij, një tjetër çmim prestigjioz.

“Nuk është momenti për të ndërprerë festën, por një ditë do ta them qartë se çfarë mendoj. Nuk mund të jesh i pranishëm vetëm kur gjithçka është fushë me trëndafila, por duhet të sillesh si zotëri edhe kur humbet”, thekson Davor Shuker për “TeleDeporte”.

The Best FIFA 2018: Prapaskenat e votave, ndryshimi mes Leo Mesit dhe CR7!
Luka Modriç u shpall lojtari më i mirë i sezonit nga FIFA, ku arriti të mblidhte 29.05% të votave, duke thyer dominimin e dyshes Ronaldo-Mesi. Në vend të dytë u rendit Kristiano Ronaldo me 19.8% të votave, ndërsa në vend të tretë ishte Mohamed Salah me 11.23% të votave, duke lënë Leo Mesin për herë të parë jashtë podit.

Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve janë zbuluar dhe votat e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, mes të cilëve ishin dhe portugezi me argjentinasin. Leo Mesi ka votuar Kristiano Ronaldon, ndërsa ky i fundit nuk e ka zgjedhur yllin e Barcelonës në tre votat e tij.

Mesi ka votuar për Luka Modriç, Kilian Mbape dhe Kristiano Ronaldo, ndërsa lojtari i Juventusit ka votuar Rafael Varan, Luka Modriç dhe Antuan Grizman.

“The Best FIFA 2018”: Modriç favoriti kryesor, Ronaldo dhe Mesi konfirmojnë… mungesën në ceremoni!
Luka Modriç, Muhamed Salah, apo Kristiano Ronaldos? Gjithçka do të zbardhet sot pasdite se kush do të fitojë çmimin “The Best FIFA 2018”, në ceremoninë që do të mbahet në “Royal Festival Hall” të Londrës. Mesfushori kroat është favoriti kryesor për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit sipas FIFA-s dhe ky mund të jetë shkaku që Kristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoni, ashtu siç bëri disa javë më parë në ceremoninë e çmimeve të UEFA-s.

Në atë rast, portugezi nuk njoftoi për mungesën e tij, ndërsa këtë radhë ka konfirmuar mungesën, me justifikimin që është i përqendruar te ndeshjet e mesjavës me Bolonjën dhe në fundjavë përballë Napolit.

Pjesë e treshes kandidate për të fituar “The Best FIFA 2018”, nuk është Leo Mesi për herë të parë, por argjentinasi konkurron për “çmimin Pushkash”, që i jepet golit më të bukur të shënuar në kompeticionet e FIFA-s. Ylli i Barcelonës konkurron me golin e shënuar kundër Nigerisë në Botërorin e Rusisë, por ai do të jetë një tjetër mungesë e madhe e ceremonisë së Londrës. Mesi justifikoi vendimin e tij “për motive personale”, siç citon “El Mundo”.

FIFA do të ndajë dhe çmimet e futbollistes femër më të mirë, trajnerëve më të mirë për të dyja gjinitë, portierit më të mirë dhe tifozërisë më korrekte. Zinedin Zidan është favorit për çmimin e trajnerit më të mirë, i cili kandidon me Deshampsin e Francës dhe Daliç të Kroacisë.

Tibo Kurtua, Hugo Loris dhe Kasper Shmajkëll kandidojnë për portierin më të mirë, ndërsa për golin më të bukur konkurrojnë: Kristiano Ronaldo me golin e shënuar përballë Juventusit në Champions, Garet Bejl me golin e shënuar në finale përballë Liverpulit, ndërsa kandidatë janë dhe Leo Mesi, Denis Çerishev, Bnexhamin Pavard.

Votimet kryhen nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve, që përbëjnë 50% të votave, ndërsa pjesa tjetër varet nga votimet online dhe votimet e  një grupi të përzgjedhur mediesh nga 200 vende të ndryshme të botës.