Taulant Xhaka

Ajeti i jep një dorë Bazelit, “shkëndija” e Lenjanit nuk i mjafton Sionit
Bazeli është ekipi i parë që kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, pasi ka mundur në shtesë Sionin me rezultatin 2-4. Protagonistë edhe shqiptarët në këtë përballje, teksa Ermir Lenjani asistoi në golin e parë të ndeshjes, shënuar nga Morgado në minutën e 71-të.

Grgiç për tetë minuta shënoi edhe golin e dytë dhe askush nuk besonte se Bazeli do arrinte të reagonte. Albian Ajeti (u aktivizua në minutën e 32-të) hapi ndeshjen, pasi gjeti rrugën e rrjetës në të 82′. Dy minuta para fundit të takimit u akordua një penallti, që u kthye në gol nga Zufi.

Me rezultatin 2-2 në kohën e rregullt gjithçka shkonte në shtesë, aty ku Bazeli u tregua më konkret dhe arriti të realizojë dy herë me anë të sulmuesit Valentin Stoker. Me rezultatin 2-4 Bazeli fitoi dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Për Sionin në fushë ishin edhe Bastien Toma e Pajtim Kasami, kurse në krahun tjetër gëzoi i zakonshmi Taulant Xhaka. Nuk mungoi edhe një karton i verdhë për mesfushorin në shtesë. Edon Zhegrova ishte i grumbulluar dhe e ndoqi takimin nga stoli.

VIDEO | Xhaka i papërmbajtshëm: As që më plas fare!
Ndeshja e së shtunës midis Lucernës dhe Bazelit u shoqërua me shumë tension midis lojtarëve të të dyja skuadrave. Rasti më polemik i ndeshjes ishte ai minutës së 37-të, ku Taulant Xhaka ndali me faull sulmuesin i Lucernës, Shkëlqim Demhasaj, i cili po vraponte i vetëm drejt portës kundërshtare.

Për habinë e të gjithëve gjyqtari i takimit Alen Bier e ndëshkon me të verdhë mesfushorin, veprim ky që sjell protesta nga lojtarët dhe tifozët e Lucernës. Loja vazhdoi të ishte acaruar deri në fund dhe gjithsej u morën katër kartonë të verdhë.

Në fund Bazeli arriti të barazonte me një gol në minutën e pestë të shtesës, duke marrë një pikë shumë të vlefshme në garën për vendin e dytë që të çon në kualifikueset e Champions. Në një intervistë në përfundim të ndeshjes, Xhaka u shpreh se veprimi i arbitrit ishte i duhur: “Demhasaj ndaloi dhe filloi të më tërhiqte, më pas unë dola gabova në ndërhyrjen e radhës. Protestat e Lucernës? Nuk më plas fare se çfarë thonë ata”, përfundoi Xhaka.

Rrëfimi i veçantë i Granit Xhakës: Dëmtimi që e bëri “yll” dhe sekreti i kalimit te Bazeli
Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit dhe ky sezon po shkon mirë për të. Mesfushori, i cili shpesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Zvicra, do të dëshironte që në të ardhmen të rikthehej te Bazeli. Sigurisht pasi ta kalojë kufirin e të 30-ve.

Tashmë 26 vjeç, Graniti sheh edhe më larg dhe ëndrra e tij e madhe është që të jetë trajner. Por jo vetëm kaq, ai do të donte të punonte së bashku me vëllanë e tij, Taulantin. Pikërisht të ndjekin shembullin e Hakan dhe Murat Jakin. “Për mua, do të ishte një ëndërr të isha trajner së bashku me Taulantin. Edhe pse nuk e di nëse ai e sheh veten si trajner në të ardhmen apo jo”, ka deklaruar Graniti për bzbasel.ch.

SI U BË PJESË E BAZEL – Gjithçka ndodhi kur Graniti ishte 12 vjeç dhe Bazeli donte Taulantin, por i ati Ragipi u tregua i zoti, duke e luajtur mirë lojën. “Është një histori për të qeshur. Unë u lejova të bëhem pjesë e Bazelit falë vëllait dhe babait tim. Taulanti ishte gjithashtu në Congeli dhe Remo Gaugler e donte atë te Bazeli. Por jo mua. Babai im i tha Remo-s: ‘Më vjen keq, por ose i merrni të dy djemtë, ose asnjërin’. Kështu unë përfundova te Bazeli”.

I PADËSHIRUARI – Asokohe Graniti ishte fëmijë dhe shumë gjera nuk i kuptonte, ndërkohë që tregon se prindërit i aktivizuan në futboll për të mos marrë rrugë të keqe. “Unë nuk e kuptoja atëherë. Në atë kohë, nuk e kuptoja se nëse nuk shkoja te Bazeli, kurrë nuk do të bëhesha një lojtar profesionist. Gjithsesi kjo nuk kishte shumë rëndësi për prindërit e mi. Në fillim ata na përfshinë në futboll sepse donin të na pengonin të shkonim në rrugë të keqe. Pas kësaj ata më pas donin që njëri prej nesh me çdo kusht të bëhej futbollist dhe tjetri të vazhdonte shkollën. Unë isha relativisht mirë në shkollë, ndaj qëllimi ishte që Taulanti të bëhej futbollist profesionist. Falë Zotit i eci, sepse në shkollë nuk ishte edhe aq i mirë (qesh). Në futboll, Taulanti ishte gjithnjë talenti më i madh nga ne të dy. Tani ia dolëm mbanë të dy, aq më mirë”.

TAULANTI MË I TALENTUAR – “Ai ka qenë gjithmonë më i talentuar, që në fëmijëri. Dhe sipas mendimit tim, ai është edhe sot më i talentuar. Unë jam ai që punoj më fort. Nëse Taulanti dëshiron ta shtyjë diçka për nesër, unë preferoj të bëj atë gjë sot edhe nesër. Meqë unë isha ai me më pak talent, kurrë nuk besoja se do të bëhesha futbollist. Ishte një ëndërr, asgjë më shumë.

MENDIMI PËR T’U BËRË PROFESIONIST – “Sinqerisht nuk kam besuar kurrë që do të bëhesha, derisa erdhi momenti. Kam qenë gjithmonë i vogël, i hollë dhe nuk mund të dominoja asnjëherë.  Ndërkohë që të tjerët nga datëlindja ’92 bashkoheshin me ekipin e parë, unë qëndroja me moshatarët e mi. Pastaj në moshën 15-vjeçare këputa ligamentin dhe atij momenti i jam mirënjohës edhe sot. Pse? Sepse ai më ka forcuar jashtëzakonisht shumë në aspektin mendor. Forca që unë kam sot vjen prej asaj që ndodhi”, shprehet Graniti, i cili më pas fitoi titullin me Bazelin dhe u shpall kampion bote Zvicrën U17. Nga ai moment, Torsten Fink u bë fans i Xhakës dhe më pas mori rrugë karriera e tij si futbollist profesionist. Sot është pjesë e Arsenal dhe të gjithë e njohin më së miri.

Probleme në mbrojtje te Shqipëria? Zgjidhja na vjen nga Zvicra
Largimi i Loret Sadikut mund të ketë prishur planet e Kristian Panuçit për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin. Futbollisti 27-vjeçar i Kasimpasha refuzoi, por gjithsesi për italianin ka disa zgjidhje si për mesfushën dhe mbrojtjen.

Një opsion për në prapavijë është Taulant Xhaka. “Xholi” i kombëtares dhe i Bazelit së fundmi po luan në qendër të mbrojtjes dhe trajneri Marcel Koler është i kënaqur me paraqitjen e tij. Diçka të tillë ai edhe e ka shprehur.

“Balanta po bën mirë në mesfushë dhe Xhaka po bën shumë mirë si qendërmbrojtës”, është shprehur Koler. Eder Balanta është aktivizuar zakonisht në qendër të mbrojtjes dhe “rokada” me Xhakën u ka dalë për mbarë në Zvicër.

Derbin kuqezi të vëllezërve e fiton… Ajeti Jr.
Grasshopers është thyer në shtëpi në ndeshjen me Bazelin dhe nga minuta e parë ishin katër shqiptarë. Sigurisht skuadra e Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit ishte favorite. Sulmuesi i Zvicrës asistoi në golin e parë të Bazelit, që në fund fitoi 1-3.

Titullarë ishin edhe Arlind Ajeti e Nedim Bajrami, kurse për Bujar Likën dhe Gjelbrim Taipin, nuk pati asnjë minutë me Grasshopersin. Qendërmbrojtësi i kombëtares luajti vetëm pjesën e parë të ndeshjes, duke mbetur në dhomat e zhveshjes.

https://twitter.com/FootballSwiss/status/1056243527204700160

Xhaka në “shënjestër”, e duan në Premier League
Taulant Xhaka mund të transferohet në Premier League. Zërat e merkatos janë ndezur që tani për mesfushorin e kombëtares dhe të Bazelit. Lojtari polivalent sigurisht do ta dëshironte një lëvizje të tillë dhe do të mund të ishte sërish kundërshtar me Granitin, i cili është pjesë e Arsenalit.

Për Xhakën interesohet Njukasëlli i Benitez. “Qymyrxhinjtë” synojnë mbijetesën në Premier League dhe momentalisht janë të rrezikuar. Synimi është që Xhaka të transferohet që në muajin janar.

Kartoni i Xhakës vlerësohet me shumën e tre milionë eurove, por gjithsesi do të jetë Bazeli që do t’ia vendosë çmimin lojtarit të kombëtares. Mesfushori është një nga lojtarët më të rëndësishëm të zviceranëve dhe largimi i tij do ta dobësonte skuadrën.

Granit Xhaka e ka festë sot, Taulanti i bën urimin special
Sot është një ditë e shënuar për Granit Xhakën. Mesfushori i Arsenalit feston 26-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që urimet dhe dhuratat për të janë të shumta. nuk mund të mungojë një urim special nga ana e të vëllait, Taulantit.

“Si fillim dua të them se falënderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty që mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese .Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim, të uroj edhe 100 vite të lumtura”, shkruan Taulant Xhaka në llogarinë e tij në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/BoOC7rpA7cc/?utm_source=ig_web_copy_link

Asisti nuk i mjafton Xhakës, Voca mes “yjeve”
Taulant Xhaka po rigjen formën më të mirë dhe një ditë më parë ishte protagoniste me Bazelin, teksa asistoi në golin e vetëm që skuadra e tij shënoi në transfertë kundër Zyrihut. Mesfushori e nisi nga minuta e parë dhe te goli shmangu bukur një kundërshtar dhe pasoi saktë për Kampo, i cili shënoi golin e avantazhit.

Gjithsesi katër shqiptarët e Zyrihut (Toni Domgjoni, Mirand Kryeziu, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli) nuk dolën të humbur në fund, pasi në të 76’ Jagne realizoi golin që i dha një pikë skuadrës së tij. Sot, si zakonisht “Blick” ka publikuar formacionin më të mirë të javës dhe Xhaka nuk bën pjesë në të.

Por mes të mirëve është përfshirë një tjetër shqiptar dhe ai është mesfushori Idriz Voca, i cili është pjesë e Kosovës, por më parë ka qenë edhe në fokusin e moshave të Shqipërisë. Në fund bëri zgjedhjen e tij dhe tanimë është pjesë e Lucernës në Zvicër.

Ditën e djeshme ai ka shënuar golin e vetëm për ekipin e tij në transfertë kundër St. Gallen. Një gol me rëndësi, që i dha tre pikët Lucernës, ndaj edhe nuk mund të mbetej jashtë “Top11” të javës.

Video | Xhaka bën “Mesin”, Voca gol trepikësh për Lucernën
Taulant Xhaka është rikthyer të luajë si titulluar me skuadrën e Bazelit pas plot katër muajsh mungesë si pasojë e demtimeve të njëpasnjëshme në gju. Në transfertën e sotme ndaj Zyrihut, Xhaka shërbeu me një top të shkëlqyer zviceranin Kampo, i cili më pas dërgoi topin në rrjetës e portës së vendasve. Gjithsesi Bazeli nuk fitoi kundër Zyrihut, që barazoi në pjesën e dytë.

Rikthimi i Xhakës është një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin e kombëtares tonë, Kristian Panuçi. 27-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm në sytë e teknikut italian, që i duhet të bëjë kthesën në ndeshjet e “Nations League” ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Protagonist në kampionatin zviceran ishte dhe mesfushori i Lucernës, Idriz Voca, i cili shënoi të vetmin gol për skuadrën e tij në barazimin 1-1 në transfertën ndaj St.Gallen. 21-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë, por një ofertë nga kombëtarja e parë e Kosovës bëri që Voca të braktiste kuqezinjtë.

Xhaka mëson emrin e trajnerit të ri, Bazeli i beson Kolerit
Kriza që ka përfshirë ekipin e Bazelit që në fillim të kampionatit solli dhe shkarkimin e trajnerit Rafael Viki, ndërsa vendi i tij iu besua përkohësisht legjendës së klubit zviceran Aleksandër Frai, por në sytë e drejtuesve ish-sulmuesi nuk është ende për të marrë në dorë “frerët” e ekipit më të madh të momentit në Zvicër.

Kreu i ri i bankinës së Bazelit pritet të jetë tekniku 57-vjeçar Marsel Koler. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja zvicerane “Blick”, që konfirmon se palët kanë rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare. Ish-tekniku përfaqësueses austriake ishte shumë pranë firmës me kombëtaren e Izralit, por oferta e Bazelit ka qenë e pa rezistueshme për Kolerin, i cili kthehet së drejtuari një klub pas nëntë vitesh.

Koler pritet të fillojë stërvitjen në fundjavë. Pritet më interes të shikohet dhe marrëdhënia që do të ketë trajneri i ri me mesfushorin e kombëtares shqiptare Taulant Xhaka, i cili për momentin po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju.

Xhaka pëlqehet në Spanjë, por varet nga… Arsenali
Taulant Xhaka ende nuk është gati për lojë dhe muajt e fundit ka qenë jo aktiv, por kjo nuk e përjashton atë nga zërat e merkatos. Mesfushori pëlqehet nga spanjollët e Seviljes shkruan gazeta “Estadio Deportivo” dhe kjo për faktin se bëhet fjalë me një përgatitje fizike për t’u admiruar dhe që di të luajë mirë edhe me topin.

Xhaka luan edhe në mbrojtje, në qendër dhe në të djathtë nëse do të jetë e nevojshme, por Sevilja e shikon si një opsion për mesfushën. Gjithsesi ka vetëm pëlqim për momentin dhe asgjë më shumë. Lojtari ka kontratë me Bazelin, që sigurisht do e shiste 27-vjeçarin vetëm për një ofertë të mirë, pasi Xhaka është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës zvicerane.

Sevilja do e merrte seriozisht në konsideratë transferimin e Xhakës në rast se do të shitej Nzonzi, mesfushori qendror që kërkohet nga Arsenali, klubi i Granitit, të vëllait të Taulantit. Një transferim në Spanjë për mesfushorin e Shqipërisë do ishte një hap përpara. Të presim e të shohim…