Suning

Bejl në Kinë? Gafat në Instagram i “vënë kapakun”
Gareth Bejl është pranë transferimit në kampionatin kinez. Sulmuesi uellsian kërkon largimin nga Real Madrid, por asnjë klub evropian nuk pranon të paguajë pagën e lartë prej 17 milionë eurosh në sezon që 30-vjeçari përfiton aktualisht.

Atë që nuk e bëjnë dot “gjigantët” e Europës mund ta bëjnë klubet kineze. Një ndër kandidatët favorit është Jiangsu Suning. Përveç raportimeve mediatike, një gjurmë që të çon drejt këtij transferimi janë disa veprime në rrjetin social “Instagram”.

Llogaria e klubit në “Instagram” ka vendosur në listën e ndjekësve  lojtarin uellsian, sikur të mos mjaftonte llogaria e klubit të njëjtën gjë kanë bërë edhe disa futbollistë të ekipit kinez .

Politikë mizore nga pronarët e Interit, në Kinë nisin protestat
Tifozët e skuadrës kineze të Jiangsu Suning kanë gjetur një mënyrë shumë origjinale për të protestuar ndaj një politike shumë të çuditshme që klubi i tyre ndjek për të pasur një numër sa më të lartë tifozësh.

Kompania që ka në pronësi aksionet e klubit detyron qindra punonjës të saj të shkojnë në stadium për të parë ndeshjet e klubet. Duke qenë se një pjesë e mirë e tyre punojnë me orare të stërgjatura, futbolli nuk është nga ato lukse që mund t’ia lejojnë vetes pas një dite rraskapitëse .

Tifozët duke protestuar

Në shenjë protestë me qindra tifozë i kanë kthyer shpinën fushës gjatë ndeshjes së zhvilluar së fundmi midis Jiangsu dhe Shanghai SIPG. Pronari i skuadrës së Jiangsu është Zhang Jindong, i njëjti preson që ka në pronësi klubin e Interit.

Miliona nga Hong Kongu për Interin, gati dhurata për Spaletin
Pak kohë më parë doli lajmi i interesimit të një fondi nga Hong Kongu për blerjen e aksioneve të Interit, ndërsa klubi italian ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes. “LionRock Capital” ka blerë 31.05% të aksioneve të Interit, që i takonin Erik Tohirit.

Aziatikët i kanë paguar 150 milionë euro indonezianit dhe tashmë janë aksionerit e dytë pas Suning. Interi ka lajmëruar akordin mes Tohir dhe “Sports Capital HK Limited” për rreth 1/3 e aksioneve të klubit zikaltër.

Italianët falënderojnë indonezianin për përpjekjet dhe i urojnë më të mirën, ndërsa i urojnë mirëseardhjen aksionerëve të rinj dhe shpresojnë që ata të ndihmojnë Suning për rritjen e klubit brenda dhe jashtë fushës.

LionRock Capital acquisisce il 31,05% di FC Internazionale Milano S.p.A. e diventa il secondo maggior azionista del Club ? https://t.co/IENCC5HGN6 #FCIM pic.twitter.com/Z9zGySpxTm

— Inter (@Inter) January 25, 2019

“LionRock Capital” është një fond investimi i krijuar në vitin 2011 në Hong Kong nga Daniel Kar Keung Tseung. Fondi është aktiv në investimet në sektorët e sportit, mjekësi dhe ushqime.

“Ne jemi shumë optimistë për perspektivat e rritjes së gjithë sektorëve sportivë dhe, me 110 vite histori dhe ndikim në futboll, Interi ka një potencial të madh për t’u zhvilluar. LionRock Capital do të mbështesë plotësisht objektivin kryesor të Interit për ta bërë klubin një nga markat më të mëdha në botë, brenda dhe jashtë fushës së blertë”, deklaron Daniel Kar Keung Tseung.

Nikolo Barela

Pasi arriti akordin me mbrojtësin Sedrik Soares, Interi është pranë sigurimit të një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit italian. Siç raportojnë mediat italiane, Marota është pranë arritjes së akordit me Kaljarin për Nikolo Barelën.

Klubi sard kërkon 50 milionë euro për mesfushorin, ndërsa Interi ka një propozim ndryshe: 20-30 milionë euro kesh dhe huazimin e tre lojtarëve. Të rinjtë Pinamonti, Emers dhe Vanheusden do të kalonin në ishull, por Interi do të ketë të drejtën për t’i riblerë në të ardhmen.

Tohir ikën nga Interi, interesim nga Hong Kongu
Gjatë ditës së djeshme u fol për një interesim nga ana e një fondi me bazë në Hong Hong për blerjen e klubit të Interit. Lajmi konfirmohet nga “Gazzetta dello Sport”, që raporton se fondi është pranë blerjes së aksioneve të Erik Tohir dhe është gati t’i bashkohet grupit Suning në drejtimin e zikaltërve.

Indoneziani zotëron 31.05% të aksioneve dhe është gati t’i shesë ato për shumën e 150 milionë eurove. Palët po negociojnë prej kohësh, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet brenda një muaji.

“Tratativat vazhdojnë prej disa javësh. Nuk ishte e lehtë për të gjetur një pikë takimi për vlerësimin e aksioneve, gjë për të cilën janë ulur në tryezën e bisedimeve Zhang dhe Tohir. Marrëveshja është arritur për shifrën e 150 milionë eurove dhe fondi nga Hong Kongu do të blejë 31.05% të aksioneve të Erik Tohir”, raporton gazeta italiane.

Suning zotëron përqindjen më të madhe të aksioneve të Interit dhe president është Zhang Jindong, i cili ka ambicie të mëdha për të dërguar Interin në nivele të larta. Ardhja e fondit të ri është një lajm i mirë për tifozët, pasi ata janë gati për të investuar dhe ndihmuar rritjen e klubit, ku nuk përjashtohet dhe investimi në ndërtimin e stadiumit të ri.

Interesim dhe ofertë për blerjen e Interit, vjen replika e Zhang
Suning ka ambicie të mëdha për klubin e Interit dhe kinezët po japin sinjale për këtë gjë. Ardhja e Marotës në postin e administratorit të deleguar, akordi me Diego Godin, i cili do t’i bashkohet ekipit të Spaletit në fund të sezonit me parametra zero dhe dëshira e madhe e presidentit Zhang për të kthyer Interin në nivele të larta kanë ngrohur zemrat e tifozëve zikaltër, të cilët janë befasuar nga një lajm i bujshëm.

Siç raporton “Il Messaggero”, një fond nga Hong Kongu është i interesuar për blerjen e klubit zikaltër. Aziatikët kanë bërë ofertën e tyre për blerjen e Interit, por Suning ka kthyer përgjigje negative. Tifozët mund të qëndrojnë të qetë, pasi janë lodhur nga ndërrimet e pronarëve të klubit gjatë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, media italiane nuk përjashton asnjë mundësi. Një ofertë nga Hong Kongu për shumën e 800 milionë eurove mund t’i tundonte kinezët, pavarësisht se, për momentin, ata nuk kanë asnjë interes për ta shitur klubin, madje po bëjnë të pamundurën për të përforcuar ekipin.

Suning shkëlqen në marketing, “Gazzeta” e rendit Interin të 13-in në Europë
Konkurrenca e madhe në industrinë e futbollit modern ka bërë që midis klubeve të futbollit të fillojë një “luftë” jashtë fushës së blertë. Bëhet fjalë për vlerën e markave të klubeve, ku gjatë viteve të fundit klubet e Serie A kanë pësuar një rritje të frikshme.

Sipas llogaritjeve të “Gazzeta Dello Sport”, Interi është klubi italian me rritjen më të madhe, pasi vlera e markës së zikaltërve është trefishuar në dy vitet që kompania kineze Suning ka marrë në pronësi klubin.

Vlera e markës së Interit është 389 milionë € euro, shifër kjo që e rendit klubin italian në vendin 13-të në Europë, dy vende poshtë Juventusit. Në vendet e para dominojnë klubet angleze si dhe dyshja spanjolle Real Barça, por pa harruar dhe përfaqësuesin e vetëm të klubeve gjermane, Bajernin e Mynihut.

Tohir sqaron tifozët: Ja pse ua shita Interin kinezëve
Erik Tohir është akoma president i Interit, por prej dy vitesh indoneziani nuk është më aksionari maxhoritar. Biznesmeni nga azia ishte në krye të klubit në një ndër periudhat më të vështira të skuadrës zikaltër. Tranzicioni Morati-Tohir ishte i dhimbshëm, por i domosdoshëm për të ardhmen afatgjatë të skuadrës italiane. Në një intervistë për medien italiane “La Pressa”, Tohir shpjegon se përse ua shiti Interin kompanisë “Suning” dhe .

“Ua shita Interin, pasi pashë që kishin një  projekt serioz. Kam akoma 31% të aksioneve dhe vazhdoj ta ndjek skuadrën, por prioriteti im ka qenë dhe do të jetë biznesi im në Indonezi. Kur mora Interin, nuk u talla në asnjë moment. S’premtova “Scudetto”-n. Rregullova shumë gjëra në ekip”.

“E fillova me rinovimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e klubit. Rrita pak e nga pak kualitetin e skuadrës dhe më pas do vinin dhe blerjet e yjeve, dhe të gjitha këto duke respektuar rregullat e “Financial Fair-Play”, ndoshta tifozët prisnin më shumë, por gjatë të gjithë kohës kam i qenë i qartë dhe më këmbë në tokë”, përfundoi indoneziani.

Një vit Inter “kinez”, shumë miliona e pak rezultate
Qershorin e shkuar Interi kalonte në duart e kompanisë së fuqishme kineze Suning, që bleu shumicën e aksioneve, duke i lënë 31,05% Erik Tohirit, që mbetet ende president, deri në tetor. Qendra stërvitore Appiano Gentile u riemërtua Suning Training Center dhe u bënë ndryshime të mëdha, por ditëlindja e parë e Interit “kinez”, që koincidon me emërimin në drejtim të Luçiano Spaletit, nuk është për t’u festuar me pompozitet.

12 muaj më parë në Nanzhing Erik Tohir i shiti pjesën më të madhe të Interit grupit Suning, një ndër më të pasurit në Kinë, por pritshmëritë e mëdha nuk janë justifikuar, deri më sot.

Një vit aspak i lehtë për kinezët, që kanë një projekt afatgjatë dhe kanë futur në arkat e Interit më shumë se 400 milionë euro, përveç sponsorizimeve që do të ndihmonin për të plotësuar normat Fair-Play të UEFA-s, ndërkohë që Steven Zhang u transferua në Milano, ku punon me kohë të plotë për ringritjen e Interit. Sforcime të mëdha, por rezultate në fushë shumë pak. Edhe për faktin se Suning nuk ka shumë eksperiencë në sport dhe jo rastësisht edhe klubi i futbollit Zhiangsu Suning nuk ka arritur asnjë rezultat në Superligën kineze, pavarësisht nga investimet e mëdha.

Fillimisht ishin Tohir dhe Bolingbrouk ata që menaxhonin Interin, ndërsa tani gjithçka është në duart e familjes Zhang, ndërsa në Tohir me shumë mundësi “do të hapë krahun” përfundimisht.

Organizimi i klubit është ai që duket se çalon: kinezët javët e fundit kanë vendosur t’i besojnë gjithçka Valter Sabatinit, por drejtori i ri do të mbulojë edhe klubet e tjera të Suningut dhe nuk kuptohet qartë si do të funksionojë hierarkia te klubi zikaltër. Shembulli më i qartë është ai i Lele Orialit, menaxheri aktual i kombëtares italiane, i cili në muajt e fundit ka biseduar për rikthimin tek Interi dhe ka arritur një paramarrëveshje, por më pas qetësi totale. Oriali do të jetë shef delegacioni i U-21 në Europian, ndërsa në korrik pritet tek Interi, por nuk është çudi që të vazhdojë me kombëtaren, ose të shkojë te Çelsi.