Sulejman Mema

Mema: Tirana të shohë kampionatin, kjo është ajo që i kish munguar
Sot Kategoria Superiore nis udhëtimin për dy fazat e tjera të saj, ndërkohë që këtë mesjavë ka trokitur viti 2019 me ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Duke qenë se Tirana e fitoi 2-0 takimin e parë të këtij turi me Flamurtarin, ish-trajneri bardheblu Sulejman Mema deklaron për SportEkspres.com se kjo skuadër e madhe sot duhet të mendojë më shumë për mbijetesën se sa për Kupën.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Pas fitores në Kupë 2-0 me Flamurtarin, si e shikoni situatën te Tirana?

-Mendoj se skuadra është më mirë moralisht, ndaj edhe tregoi se ky moral i kishte munguar. Një fitore e pastër ndaj një skuadre me kualitete besoj se e ngre moralin e Tiranës për vazhdimësinë, edhe pse besoj se interesi i saj për Kupën nuk është primar.

Nga mbyllja e fazës së dytë në kampionat, e deri te ndeshjet e Kupës: çfarë mendoni se ka ndryshuar te Tirana gjatë muajit janar?

-Mendoj se te Tirana është rikthyer grinta, element ky që kjo skuadër tradicionalisht e ka patur si bazë në sukseset e saj. Veç këtij elementi, shoh se Tirana ka ndryshuar në aspektin pozitiv edhe funksionimin e grupit në fushën e lojës. Grupi po bën diferencën.

Sa ndjehet në këtë situatë dora e Ardian Memës në pankinën e Tiranës?

-Natyrisht që edhe Ardiani së bashku me stafin e tij kanë dorë në këtë situatë të përmirësuar te Tirana. Sepse kur themi që skuadra është më mirë moralisht, këtu gjithçka i referohet punës së trajnerit, jo vetëm në aspektin fizik dhe tekniko-taktik.

Mendoni se fitorja 2-0 në Kupë ndaj Flamurtarit do të jetë moral i mirë për vazhdimësinë e këtij sezoni për Tiranën?

-Fitorja në Kupë e Tiranës ndaj Flamurtarit është vetëm një sinjal drejt përmirësimit, por jo gjithçka që i kërkohet kësaj skuadre në rrugën e këtij sezoni. Janë edhe 18 javë në kampionat, njëherësh edhe ndeshjet e Kupës. Tirana duhet të tregojë grintën si me Flamurtarin.

Nisur nga përbërja aktuale, mendoni se Tirana ka nevojë për merkato?

-Patjetër që ka nevojë për merkato, madje do të thoja se qëndrimi në Kategorinë Superiore i kërkon Tiranës detyrimisht përforcim me dy-tre lojtarë që të garantojnë këtë objektiv. Nga Kupa Tirana mund të shkojë në Europë, por në kampionat duhet ta mendojë mirë mbijetesën.

Të dielën Tirana pret Kamzën, si e mendoni këtë sfidë të parë të fazës së tretë?

-Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e luftuar për të dyja skuadrat. Unë nuk mund them se do të jetë një ndeshje e lehtë për Tiranën, se fitoi në kupë me Flamurtarin. Në Superiore të gjitha ndeshjet do ta kenë shkallën e vështirësisë shumë të lartë, pa diferenca skuadrash.

Speciale | Formacioni i karrierës, Sulejman Mema “flet me zemër”
Sulejman Mema e “ngjyros” vetëm bardheblu skuadrën e tij më të mirë në karrierën si trajner në futbollin shqiptar. Edhe pse me pak hezitim, Mema i tha “po”  ftesës së SportEkspres.com për të ndarë me sportdashësit shqiptarë formacionin e tij të karrierës.

Duke qenë besnik në modulin e lojës 4-4-2, Mema nuk e diskuton që portieri më i mirë që ka drejtuar mbetet Blendi Nallbani, të cilin ai e vlerëson si më të mirin e asaj kohe. “Është një nga portierët më jetëgjatë në katërkëndorin e portës bardheblu, që e ka mbrojtur me shumë personalitet”.

Por edhe reparti i mbrojtjes mbetet bardheblu për Sulejman Memën, i cili edhe pse përmend shumë emra, në fund zgjedh Elvis Sinën, Nevil Deden, Krenar Alimehmetin dhe Ansi Agollin, të cilët i quan “diga” dhe “pistonë” që Tiranës i dhanë më të mirën. “Këta kanë qenë katër mbrojtës që jepnin siguri në këtë repart. Sina e Agolli si ‘pistonë’, ndërsa Dede me Alimehmetin si ‘diga’ për kundërshtarët”.

Në repartin e mesfushës Mema vendos emra futbollistësh që nuk mund të harrohen lehtë te Tirana. Vështirësia në përzgjedhje ishte e madhe, por veçon nga krahët Ardian Memën djathtas dhe Eldorado Merkoçin majtas, ndërsa në qendër të mesfushës për Sulejman Memën kanë spikatur më shumë në periudhën që ai ka drejtuar Tiranën, kryesisht Auron Miloti dhe Devi Muka. “Në këta katër mesfushorë ishte prezente eleganca, klasi dhe vizioni në organizim e finalizim. Ata janë veçuar edhe për kualitetin e tyre në futbollin shqiptar”.

Për dyshen e vijës së sulmit, Mema sjell dy emra të mëdhenj në futbollin shqiptar, Arben Mingën dhe Indrit Fortuzin, dy “ikona” bardheblu në këtë repart dhe në Kombëtare. “Ben Minga nuk mund të anashkalohet për gjithçka që ai ka lënë në futbollin shqiptar, e kryesisht te Tirana. Edhe Fortuzi mbetet i tillë. Të dy golashënues, të cilët skuadrat i motivonin shumë në rezultatet pozitive. Ishin sulmues race, që sot në futbollin shqiptar ende nuk po duken”.

KARRIERA – Sulejman Mema gjithë karrierën e tij e ka kaluar te Tirana, fillimisht si futbollist dhe më pas si trajner, por këtu ka “tradhtuar” ngjyrat bardheblu në sezonet 2003-2005 kur drejtoi Partizanin. I lindur më 17 nëntor të vitit 1955, Sula ishte 19 vjeç kur debutoi në elitë me 17 Nëntorin në vitin 1974, për të vazhduar në 12 sezone bardheblu. Gjithashtu ka veshur edhe fanellën e kombëtares.

Në këtë karrierë si trajner, Sulejman Mema ka fituar 2 Kampionate, 3 Kupa të Shqipërisë dhe 3 Superkupa, pasi ka drejtuar skuadra si Tirana e Partizani. Shkëputjet e tij nga pankina ishin pasi drejtoi për disa vite sektorin e garave në FSHF, ndërsa pas sezonit 2008-2009 ka drejtuar Shkollën e Mjeshtërisë Sportive dhe aktualisht është skaut i moshave në të gjithë Europën.

IDEUAN DHE PËRGATITËN: Vladimir Prenga, Agron Kaja

Mema-Hafizi-Dede, skaner Tiranës: “Partizani shumë më lart, duhen burra në ekip”
Tirana u mposht nga Laçi dy ditë më parë, ndërkohë që nuk duhet mohuar se bardheblutë dominuam në më të shumtën e kohës. Gjithsesi gabimet në prapavijë vijojnë të jenë prezente. Rastet e krijuara nga skuadra e drejtuar prej Ardian Memës ishin të shumta, por në fund 0 pikë.

Një analizë të asaj që ndodh te Tirana e kanë bërë edhe Astrit Hafizi, Sulejman Mema dhe Nevil Dede. Të pranishëm në studion e emisionit “Zona Gol” në Supersport, ata ndanë mendimet e tyre dhe theksi u vendos te mungesa e një lideri dhe e burrave në skuadrën e Tiranës.

ASTRIT HAFIZI –  “Ndoshta te Tirana është i akumuluar problemi i drejtimit dhe menaxhimit të klubit. Nuk është se u bë këtë herë, por ka një dhjetëvjeçar që po kalon një ngërç që nuk po e zgjidhin sot, apo nuk po gjejnë atë grupin e njerëzve që duhet të bashkëpunojnë në klub. Nuk mund t’i zgjidhë punët vetëm një njeri. Nuk fola për krizë financiare. Nuk më duket e mirë zgjedhja e lojtarëve për një skuadër që do të pretendojë. Është një skuadër që për momentin duhet të rrijë në Superiore. Ka disa vite që aty luhatet. Nuk po e kuptojnë arsyen. Është emri, tradita dhe këtyre ata nuk u shkojnë mbrapa. Është emblema e klubit, këtu kemi dy lojtarë që kanë qenë pjesë e Tiranës, si Nevili, ashtu edhe Mema. Në kohën e tyre triumfi ka qenë i padiskutueshëm. Shumë më të mirë i ka lojtarët Partizani se Tirana. Ky është mendimi im personal. Partizani është shumë më lart”.

SULEJMAN MEMA: “Tirana nuk ka një lider dhe është pikërisht ai që mund ta drejtojë. Lideri hyn te burrat. Tirana në të gjitha repartet, po e theksoj dhe e kam thënë edhe herë tjetër, ka nga një mangët. I bie që Tirana të luajë me shumë pak vetë, normalisht karshi një kundërshtari që me ato aftësi që ka, i ka 11 që mund të jenë burra, 11 që mund të luftojnë. Tirana nuk i ka të tillë, kjo është edhe arsyeja që bën diferencën me pikë. Diferenca me Partizanin, ndryshe është në letër dhe ndryshe në fushë. Fanella e Tiranës është e rëndë”.

NEVIL DEDE: “Në ndeshjen e fundit deri diku Tirana kuptoi që është skuadër dhe mbi të gjitha kuptoi se ka mundësi për të bërë më mirë. Pjesën e dytë,  me disa ndryshime të Memës, do dëshiroja që t’i kishte bërë pak më përpara në disa pozicione. E kam mik dhe takohemi shpesh e diskutojmë. Gjëja e parë ishte se skuadra mori një mesazh nga vetja e vet: të kuptojnë kë përfaqësojnë. Pjesa e dytë tregoi se kush duhet të jetë Tirana, pasi e dominoi kundërshtarin. Gjykova që kjo do të niste që javën e shkuar me Kastriotin.

“E dyta kanë fituar nga kjo pjesë e dytë, që pozicionet duhet të jenë ato që përmendëm. E treta është besimi që duhet të ketë kjo skuadër për atë që përfaqëson. E katërta, që është edhe më kryesorja, është filozofia që u injekton klubi lojtarëve, konkretisht dëshirën për të fituar ndeshjet, jo frika për të humbur. Tirana historikisht këtë ka pasur. Tirana duhet të kuptojë se si i ka rritur ndeshjet në këtë klub”.