Stiven Xherard

Rrëshqitja e pafat, goli i Çelsit dhe humbja e titullit, Xherard: Luajta me injeksion!
Stiven Xherard është një nga simbolet e klubit të Liverpulit. 17 sezone me fanellën e kuqe mbi supe, një mesfushor fantastik, kapiten i madh dhe idhulli i tifozëve të “The Reds”.

Kulmi i karrierës së tij është ngritja e trofeut të Champions Ligës në vitin 2005, duke i “rrëmbyer” Milanit kupën në një finale, që vështirë të shpjegohet dhe sot se si përfundoi, ashtu siç përfundoi. Futbolli ka momente fantastike, por dhe të dhimbshme. Xherard ishte një luftëtar, por 27 prilli i vitit 2014 është një datë, që nuk e harron kurrë. Ai dhe gjithë tifozët e Liverpulit.

Luhej Liverpul-Çelsi dhe të kuqve i mjaftonte të mos humbisnin ndeshjen për të zgjatur dorën drejt titullit kampion, që mungon në qytetin e Bitëllsave që nga sezoni 1989-1990. Një rrëshqitje e kapitenit bëri që Demba Ba të marshonte i vetëm drejt portës për të shënuar golin, që i hoqi titullin Liverpulit, me Mançester Sitin fitues të Premier Ligës.

38-vjeçari, aktualisht në rolin e trajnerit të Reinxhërs, i është rikthyer episodit fatkeq në një prononcim për “Sportsmail”, duke zbuluar dhe një detaj të pathënë më parë.

“Unë jam një djalë nga Liverpuli dhe nuk mund ta humbisja atë ndeshje për asgjë në botë. Ajo që ndodhi atë ditë ishte një fatkeqësi e thjeshtë dhe e pastër, nuk ka lidhje shpina. Por, kur bën një dokumentar duhet të jesh i sinqertë dhe të tregosh çdo detaj. Për të marrë pjesë në ndeshje, bëra një injeksion epidural për dhimbjen që kisha në shpinë. Mos kujtoni se po justifikohem, sepse ishte vetëm fati i keq. Më duhej ta tregoja për të qenë sa më i ndershëm që të jetë e mundur”, përfundon ish-kapiteni legjendar i Liverpulit dhe trajneri i Gllazgou Reinxhërs.

Runi i sigurtë: Xherard dhe Lampard shumë shpejt trajnerë në Premier Ligë
Stiven Xherard dhe Frenk Lampard kanë qenë ndër dy mesfushorët më të mirë anglezë të viteve të fundit, por jo vetëm. Të dy kanë nisur karrierën e trajnerit, me ish-kapitenin e Liverpulit, i cili po drejton Gllasgou Rejnxhërs në Skoci, ndërsa Lampard ka marrë drejtimin e ekipit të Derbi Kauntit në divizionin e dytë të futbollit anglez.

Uejn Runi, i cili ka luajtur në kombëtaren angleze më dyshen e famshme, është i sigurtë që ata do të bëhen trajnerë të mëdhenj dhe shumë shpejt mund të prekin Premier Ligën.

“Stiven Xherard dhe Frenk Lampard janë bërë trajnerë dhe mendoj që kjo është një gjë e mrekullueshme për ta. Është koha e duhur për menaxherët e rinj anglezë për të bërë një hap përpara. Jam i sigurtë që brenda dy, ose tre vjetësh do të ketë klube të Premier Ligës, që do t’i besojnë stolin e skuadrës”, përfundon për “Mail on Sunday” Uejn Runi, i cili vazhdon të luajë me ekipin e D.C Junajtid në futbollin amerikan.