Stiven Gerard

“Ishte penallti, aktrimi i Grezdës nuk e bindi arbitrin”
Eros Grezda mund të kishte fjetur i qetë, nëse do të kishte shfrytëzuar mundësinë e krijuar në sekondat e fundit të shtesës. Një rast i shkëlqyer për t’u shndërruar në heroin e Rejnxhërs, për ti dhënë skuadrës fitoren në ndeshjen e Europa League përballë Spartakut të Moskës. Përveç atij momenti, pak minuta më parë ylli shqiptar pretendoi edhe një penallti, me arbitrin që vazhdoi lojën.

Trajneri Stiven Xherard u përqendrua pikërisht te ai episod. Ish-kapiteni i Liverpulit ishte i bindur se kontakti në zonë ishte i ndëshkueshëm, por i tërhoqi edhe vëmendjen Grezdës. “Nga fusha dukej si penallti, por nuk i kam parë përsëritjet. Megjithatë, lojtari ynë aktroi pak më tepër në momentin e rënies dhe arbitri vazhdoi lojën. Nuk kemi asnjë pretendim për gjykimin”, tha ai pas ndeshjes.

Xherard vendosi një rekord të ri për klubin nga Gllazgou, duke registruar rezultatin e 11 pozitiv me radhë në ndeshjet ndërkombëtare, duke thyer primatin e skuadrës që 25 vjet më parë arriti në finalen e turneut të parë të Champions League. “Më thanë që do të vendosnim një rekord, por më tepër se kjo, jam i kënaqur për rritjen që ka patur skuadra. Komplimente djemve, sepse jemi rritur si skuadër”.

“Arritëm të frenonim një ekip që ka luajtur në Champions, madje provuam ta fitonim ndeshjen, por na mungoi cilësia në finalizimin e aksioneve. Nëse do të më kishin thënë se pas tre ndeshjeve të para do të kishim tre pikë, do të kisha firmosur menjëherë. Por, nuk kënaqemi me kaq, do të qëndrojmë të përqendruar për ndeshjet e radhës”.