Stefan De Vrij

I vodhi Lacios 2 milionë euro, arrestohet hakeri profesionist!
Bota e merkatos rezervon shpeshherë histori të veçanta dhe nga më të pabesueshmet. Një rast i tillë ka ndodhur përpara tre viteve. Lacio dhe Fejnordi janë “viktimat”, ndërsa në mes të dy klubeve ishte Stefan De Vrij (tashmë pjesë e Interit).

Ekipi italian bleu për 8 milionë euro mbrojtësin holandez në vitin 2014. Dy klubet ranë dakord që shuma të paguhej me katër këste, nga dy milion secila. Gjithçka shkoi mbarë deri në këstin e fundit.

Një person iu prezantua Lacios si agjent i klubit holandez dhe dy milionë eurot u zhdukën. Ngjarja ka ndodhur në qershorin e vitit 2016, siç raporton “Il Messaggero”. Personi ishte një haker profesionist, francez me banim në Zvicër.

Hakeri arriti të futej në komunikimet mes klubeve dhe hapi një llogari në të njëjtën bankë ku ishin bërë tre pagesat e mëparshme të Lacios. Fejnordi priste pagesën e fundit dhe lajmëroi ekipin kryeqytetas për faktin që paratë nuk kishin ardhur akoma. Ko gjë bëri që të zbulohej mashtrimi i madh.

Francezi është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihen akuzat e mashtrimit ndërkombëtar, ndërsa dy klubet do të përballen në Gjykatën e Nionit për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Spaleti me dhimbje koke, konfirmohen problemet e mbrojtësit
Luçiano Spaleti ka marrë vesh një lajm të keq përpara sfidës kundër Lacios, që zhvillohet të dielën në mbrëmje në “San Siro”. Stefan De Vrij ka probleme muskulore dhe ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar diçka të tillë, duke përcaktuar dhe kohën e rikuperimit të mbrojtësit holandez.

27-vjeçarit do i duhet të qëndrojë pushim nga 10 deri në 20 ditë. De Vrij do të humbasë sfidën kundër ish-ekipit të tij (i ka humbur të gjitha sfidat e këtij sezoni kundër Lacios), por dhe ato kundër Xhenoas dhe Atalantës, ndërsa Spaleti dhe tifozët shpresojnë në një rikuperim sa më të shpejtë të tij.

De Vrij: Ikardi, i pamarkueshëm! De Ligt? Fenomen, ja pse më befason!
Stefan De Vrij ishte një nga goditjet më të mëdha të Interit në merkaton e verës. Zikaltrit siguruan shërbimet e mbrojtësit holandez pa harxhuar asgjë, pasi kontrata e tij me Lacion përfundoi në fund të sezonit të kaluar.

26-vjeçari ka zhvilluar një fazë të parë shumë të mirë, ndërsa i rikthehet dhe një herë momentit kur vendosi të vazhdonte karrierën në Milano. Në një prononcim për “DAZN”, De Vrij rrëfen bisedën e bërë me Luçiano Spaletin dhe i rikthehet dënimit të fushës si pasojë e koreve racistë të tifozëve zikaltër kundrejt Kulibalisë së Napolit.

Në fund një koment për Mauro Ikardin dhe Matijs De Ligt. Të parin e ka kapiten tek Interi dhe e vlerëson shumë, ndërsa me të dytin luan te kombëtarja e Holandës. Mbrojtësi i Ajaksit është vetëm 19-vjeç, kërkohet nga gjysma e Europës dhe De Vrij tregon se çfarë e befason më shumë nga talenti i mbrojtjes tulipane.

VENDIMI – “Mbaj mend telefonatën e Spaletit, jo shumë kohë para momentit kur mora vendimin për të ardhur këtu. Trajneri më tha se do të ishte bukur të zgjidhja Interin për rritjen time si lojtar, por dhe rritjen e klubit zikaltër. Natyrisht që ai nuk ishte shkaku i vetëm për zgjedhjen që bëra. Gjithmonë mund të përmirësohesh, i shikoj gjithmonë ndeshet e ekipit vetëm, por dhe me shokët e mbrojtjes, pasi detajet bëjnë diferencën.”

DËNIMI – “Kur arbitri fishkëllen përqendrohem vetëm te ndeshja dhe izolohem, por normal që është më bukur të luash me tifozë. Gjatë ndeshjes nuk i vura re thirrjet raciste kundër Kulibalisë. Kur mori të kuqen e mendova njëherë, por nuk isha i sigurt. Më pas në fund të ndeshjes e  pashë që kisha të drejtë.”

Matijs De Ligt

IKARDI-DE LIGT – “Brenda zonës është vrasës dhe është e vështirë ta markosh. Mauro po stërvitet mirë, është i përqendruar dhe nuk shoh ndonjë ndryshim tek ai këtë periudhë. De Ligt? Ai është një futbollist mbresëlënës për moshën që ka. Është shumë i fortë, natyra i ka dhuruar një fizik të frikshëm, por ajo që më befason më shumë është mentaliteti i tij. Kërkon gjithmonë që të përmirësohet dhe dëshiron që të punojë për t’u rritur. I kam thënë që nëse ka nevojë për këshilla duhet të më telefonojë. Gjendem shumë mirë me Matijs dhe jashtë fushave.”

De Vrij: Ikardi kapiten i madh, ja çfarë na ndryshoi për mirë
Stefan De Vrij u largua gjatë verës nga Lacio tek Inter mes polemikave të shumta, ndërkohë që po shijon aventurën në Champions dhe formën e mirë të ekipit zikaltër. Mbrojtësi 26-vjeçar ka folur për “Sky Sport”, për kthesën e Interit, ndeshjet kundër Barcelonës, presidentin dhe trajnerin e ekipit, si dhe shokë të ndryshëm të ekipit, duke filluar nga Shkriniar për të përfunduar te portieri Handanoviç.

“Fundi i ndeshjes kundër Totenhemit ishte një pikë kthese për ne. Pas asaj ndeshjes, pothuajse i kemi fituar të gjitha, përveç ndeshjeve kundër Barcelonës. Në dhomat e zhveshjes përqendrohemi në ndeshjet e radhës, dy ndeshjet kundër Barcelonës mund të na mësojnë shumë, sepse ata janë një ndër skuadrat më të mira të botës. Mezi prisja ndeshje të tilla, i njoh mirë, janë të fortë, por është bukur t’iu luash kundër për të kuptuar nivelin tonë. Zhang? Ai është një njeri shumë i mirë dhe e kam njohur në kaq pak kohë që ndodhem këtu. Ai e dashuron Interin, është kurioz dhe kjo është diçka e rëndësishme.”

Holandezi nuk kursen dhe komentin e tij për Luçiano Spaletin. “Trajneri i përgatit ndeshjet shumë mirë dhe i bën zgjedhjet në të mirë të skuadrës. Ndihem mirë me Shkriniar dhe qëndrojmë në të njëjtën dhomë në grumbullime. Ai është një futbollist i fortë dhe nuk është e vështirë ta kuptosh. Miranda ka më shumë eksperiencë, pastaj është dhe Ranokia, kështu që jemi të bashkuar.”

De Vrij e mbyll prononcimin e tij me kapitenin, Mauro Ikardi. Argjentinasi po udhëheq Interin me golat e tij, por ai ka vlera dhe si kapiten, pasi arrin gjithmonë të motivojë ekipin.

“Gjendet gjithmonë në pozicionin e duhur në zonë dhe bën lëvizje të pabesueshme. E kam kuptuar dhe kur kam luajtur kundër tij, arrin të lirohet në zonë në momentin e duhur. Mauro është një kapiten i madh dhe di gjithmonë çfarë të thotë për të na motivuar. Handanoviç? Ai është një perfeksionit, një profesionist i madh”, përfundon mbrojtësi i Interit.