Stadiumi “Wembley”

Siti ka një shqetësim, Sterling emocionon 550 nxënës!
Mançester Siti po zhvillon një sezon fantastik. Djemtë e Guardiolës kanë fituar trofeun “Carabao Cup”, duke mposhtur Çelsin e Sarrit në finale dhe janë në garë për të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë.

Të shtunën luhet ndeshje gjysmëfinale e “FA Cup” kundër Brajtonit. Takimi zhvillohet në Londër dhe klubi po has vështirësi në shitjen e biletave. Siti ka shitur 25 mijë nga 30 mijë biletat që ka në dispozicion dhe ka kthyer 2 mijë bileta që i kishte marrë ekstra nga Federata.

Këto janë më të shtrenjtat, pasi çmimi i tyre shkon në 120 sterlina. Tifozët janë ankuar dhe për orarin e ndeshjes dhe orarin e kufizuar të trenave në Londër atë ditë, që do të mundësonte rikthimin e tyre në Mançester.

Nga ana tjetër, drejtuesit e “Qytetarëve” janë befasuar nga kërkesa e Rahem Sterling. Sulmuesi ka vendosur t’u dhurojë disa momentet emocionuese 550 nxënësve të shkollës së tij të vjetër në veriun e Londrës.

Sterling do të paguajë biletat e 550 fëmijëve nga etni dhe vende të ndryshme. Ata do të jenë të pranishëm në mitikun “Wembley” për të ndjekur nga afër idhullin e tyre, ndërsa ky i fundit do të paguajë rreth 20 mijë sterlina vetëm për kënaqësinë e tyre.

“Kjo tregon edhe njëherë se çfarë djali me zemër të madhe është Rahem. U befasuam nga kërkesa e tij. Ai nuk donte që kjo gjë të bëhej publike dhe nuk dëshironte vëmendje. Donte vetëm të bënte një gjë të mirë për nxënësit e ish-shkollës së tij”, sqaron një zyrtar i klubit për “Daily Mail”.

Ideja e kreut të UEFA-s, Ceferin: U tregoj vendin përfekt për Kupën e Botës 2030!
Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka folur për “The Sun”, sa i përket Botërorit të vitit 2030. Slloveni ka hedhur idenë e organizimit të këtij kompeticioni në Angli, ose Britaninë e madhe.

Kreu i qeverisë europiane të futbollit intrigohet nga ideja e zhvillimit të kompeticionit më të rëndësishëm në botë në ishull, ndërsa zbulon dhe stadiumin që mund të presë finalen e madhe. Pa dyshim që mitiku ‘Wembley’ mbetet favorit, por nuk përjashtohet dhe një tjetër stadium fantastik.

“Fakti që Anglia nuk e ka organizuar Kupën e Botës prej kohësh edhe pasja e një infrastrukture të mirë janë dy faktorë tepër të rëndësishëm. Do të ishte një eveniment fantastik, jam i sigurt. Gjithmonë që vijmë këtu, çdo gjë është e organizuar mirë. Finalja? Mund të zhvillohet në ‘Wembley’ kryesisht, por dhe stadiumi i Kardifit është një opsion, pasi ka pritur finale të Champions-it në dhjetë vitet e fundit.”

“Europa duhet të vijë me një ofertë dhe jam i sigurt që ashtu do të ndodhë. ‘Wembley’ është stadiumi më i madh në Europë, Londra nuk ka probleme me hotelet dhe transportin. Jam i bindur se Anglia, ose Britania e Madhe mund të organizojnë një turne të bukur dhe të sigurt për tifozët, ashtu siç dhe Spanja“, përfundon Aleksandër Ceferin.

Anglia pranë shitjes së mitikut “Wembley”, zbulohen detajet e marrëveshjes
Stadiumi “Wembley” është një nga pasuritë dhe krenaritë e futbollit anglez. Një gjë e tillë nuk do të vazhdojë dhe për shumë kohë, sepse Federata Angleze e Futbollit është pranë arritjes së akordit të shitjes së tij. Shahid Kan, pronari i ekipit të Fulhemit dhe ekipit të Xheksonvill Xhaguar, ekipit të futbollit amerikan, ka arritur akordin me Federatën Angleze siç citon “Financial Times”.

Manjati amerikan do të paguajë 600 milionë sterlina për stadiumin e famshëm, me Federatën Angleze të Futbollit, që është e detyruar të bëjë këtë lëvizje për të përmirësuar infrastrukturën në nivel lokal dhe shkollat e futbollit.

Qëllimi i Kan është të transferojë ekipin e Xheksonvill Xhaguar në këtë stadium, duke u bërë kështu i pari ekip nga përtej oqeanit, që luan jashtë Amerikës. Një gjë e vështirë, por kampionati i futbollit amerikan është i shkurtër dhe ky fakt do t’ia lehtësojë punën Shahid Kan, i cili dëshiron që ekipi i tij i ragbisë të luajë në ishull.

Në këtë marrëveshje do të ketë, natyrisht, klauzola të mirëpërcaktuara. Kombëtarja angleze e futbollit do të vazhdojë të luajë në “Wembley”, si dhe disa ndeshje klasike si finalja e “FA Cup” dhe ndeshjet “play-off” të ndryshme, do të vazhdojnë të luhen në këtë stadium.

Një klauzolë përcakton dhe faktin nëse Kan mund të arrestohet, ose dënohet në të ardhmen. Nëse kjo ndodh, atëherë, Federata Angleze do të ketë të drejtën e riblerjes së stadiumit.

Të enjten do të mblidhet këshilli drejtues i Federatës dhe nëse aprovohet plani i shitjes së stadiumit, do të mblidhet Asambleja e madhe, që do të marrë mendimet e të gjitha kategorive dhe sektorëve të futbollit anglez.

Duke marrë parasysh dashurinë e madhe të anglezëve për stadiumin mitik, nuk do të mungojnë protestat për vendimin e marrë, por gjithçka do të zbardhet në ditët në vijim, nëse “Wembley” do të vazhdojë të jetë krenaria e futbollit ishullor, apo do të kthehet në shtëpinë e futbollit amerikan…