Stadiumi kombetar

“Arena Kombëtare” dhe emri i ri, FSHF vjen me një lajmërim të rëndësishëm
Punimet në stadiumin e ri kombëtar vazhdojnë dhe ndodhen në fazën e fundit të tyre. Të gjithë po presin me emocion përfundimin dhe momentin kur “Arena Kombëtare” të jetë krejtësisht gati.

FSHF ka dalë me një lajmërim në faqen e saj, ku kërkon afrimin e sponsorëve të ndryshëm për blerjen e emrit të stadiumit. Çdo kompani e interesuar duhet të plotësojë disa kushte. Fituesi do të bëhet zyrtarisht sponsori i ri i FSHF-së për stadiumin kombëtar.

Data 15 gusht është dita e fundit e paraqitjeve të ofertave, ndërsa FSHF sqaron gjithçka në deklaratën e mëposhtme.

LAJMËRIMI I PLOTË I FSHF-SË

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbushë kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

Arena Kombëtare gati në shtator? Flet Armand Duka
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti në një vizitë zyrtare homologun e tij çek z.Marin Malik. Vizita nisi me një vëzhgim në kantierin  e “Arenës Kombëtare”, ku dy krerët u ndalën të flisnin për mediet pranishme.

“Së pari do të doja t’i uroja mirëseardhjen presidentit të federatës së futbollit të Çekisë, z. Martin Malik. Ka qenë një ftesë e bërë nga ne që është pranuar me kënaqësi. Qëllimi ka qenë për të shkëmbyer eksperienca. Jemi federata lë të themi të mesme e të vogla që mund të kemi shumë gjëra për të shkëmbyer”.

STADIUMI GATI NË SHTATOR – “Objekti është shumë i madh. Është i bukur e komod. Është punuar në të gjitha drejtimet me mjete bashkëkohore. Brenda njerëzve që bëjnë stadiumin shumëkush e sheh gjysmë plot e gjysmë bosh përsa i përket afatit të shtatorit. Ne i kemi vënë objektiv kompanisë që duam të luajmë në shtator. E kemi shumë të domosdoshme këtë gjë. Në këtë mënyrë besojmë se mund të arrijmë një rezultat të mirë në praninë e më shumë e spektatorëve dhe me një atmosferë akoma dhe më të mirë. Kompania po bën të gjitha përpjekjet. Ka shumë skeptikë dhe shumë optimistë. Gjithsesi s’mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin”.

FSHF njofton UEFA-n, “Arena Kombëtare” inaugurohet në qershor
Shtëpia e re e kombëtares shqiptare do të inaugurohet më datë 11 qershor. Prej kohësh FSHF ka deklaruar se me shumë gjasa stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë gati për ndeshjen e kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Moldavisë dhe kjo tanimë është e konfirmuar dhe në formë zyrtare.

“Supersport”, raporton se në procedurën standarde që FSHF  dhe UEFA ndjekin para zhvillimit të ndeshjeve eliminatore, institucioni i qeverisës i futbollit shqiptar ka njoftuar paraprakisht se “Arena Kombëtare” do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ndaj Moldavisë.

Takimi i parë i fazës eliminatore të “Euro 2020” do të jetë ai ndaj Turqisë më datë 22 mars që me shumë gjasa do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriçi”.

E bujshme, “Arena Kombëtare” bllokohet nga vendimi i Ministrisë
FSHF i ka shtangur të gjithë me njoftimin e fundit që lidhet me ndërtimin e stadiumit kombëtar. Njoftohet se përfundimi është në dyshim për shkak se Ministria e Financave nuk rimburson TVSH-në, ndaj edhe ata po përgatiten për gjyq. Ka kohë që shteti shqiptar është në luftë me Federatën dhe ka pasur sulme të hapura nga deputetë si Erjon Braçe e Bashkim Fino, ndërsa tani lufta kalon te stadiumi.

DEKLARATAT E FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT – “Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.

Gjithsesi FSHF do t’i drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk u ka dalë mërzia që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016” dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern”.