Sporting Lisbona

Reali “i etur”, hyn në garë për goleadorin portugez
Pol Pogba nuk duket në horizont dhe Realit i duhet të shohë për pista të tjera. Doni Van de Bek është emri i parë që synon Perez si plan rezervë për Pogba. Ditën e sotme ka dalë edhe një tjetër opsion shumë interesant.

Mediet evropiane raportojne se Reali është futur në garë për të transferuar Bruno Fernandes. Portugugezi është treguar i jashtëzakonshëm me Sportingun e Lisbonës gjatë sezonit të kaluar. Ai arriti rekordin si mesfushori që ka shënuar më shumë gola brenda një sezoni futbollistik në kampionatin portugez, me plot 32 rrjeta.

Reali ka nevojë për një fantazist të tillë dhe e ka në listë si një emër potencial për të ardhur në “Santiago Bernabeu”. Sporting pretendon rreth 70 milionë euro për 24-vjeçarin. Juanjtid e kërkonte me ngulm, por nuk arritën të plotësonin kërkesat e klubit portugez. Real do të hyjë në garë. Një mesfushor është nevojë e madhe në Madrid.

Ofertë e Tares, edhe Lacio në garë për “gjigantin” holandez
Simone Inzagi i ka kërkuar Igli Tares t’i sjellë një “pykë” në ekip dhe drejtori sportiv ka piketuar dy emra: Fernando Lorenten dhe Bas Dost. “Gjiganti” holandez është pjesë e Sporting Lisbonës prej vitit 2016 dhe ka edhe sy kontratë me klubin portugez.

Il Messaggero raporton se Lacio ka gati një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e 30-vjeçar, por Sportingu kërkon rreth 15-20 milionë euro. Dost ka zhvilluar 16 ndeshje me kombëtaren e tulipanëve, ndërsa ka shënuar 93 gola me klubin nga Lisbona.

Igli Tare nuk do ta ketë aspak të thjeshtë të sigurojë shërbimet e tij, pasi rivaliteti është i madh. Shalke, Sevija, Fenerbahçe dhe Bordo e pëlqejnë shumë holandezin dhe pritet të paraqesin ofertat e tyre te Sportingu.

Junajtid “flirton” me Dibalan, Totenhemi i vjedh objektivin kryesor
Mançester Junajtid është gati të firmosë me Dibalan, por duket se po u ikën nga duart një lojtar, që e kanë ndjekur prej muajsh. Bruno Fernandes është ylli që ka mrekulluar gjithë Eevropën me 32 golat e tij në të gjitha garat me Sportingun e Lisbonës.

Totenhemi është klubi i dytë që ka treguar interes konkret për yllin luzitan. Mediet e mëdha evropiane zbulojnë se klubi londinez ka dërguar agjentë në Lisbonë për të negociuar me portugezët mbi blerjen e fantazistit.

Totenhem ka propozon 56 milionë paundë. Sportingu pretendon më shumë, por merkatoja po vjen drejt fundit dhe mund të ketë një negocim për shumën e ofruar nga nënkampionët e Evropës. 24-vjeçari kërkon largimin drejt një klubi të madh evropian për të bërë kapërcimin e karrierës.

Ëndrra e madhe e Sportingut, synon thellimin e rekordit unik!
Mbiemri Ronaldo krijon shpresë dhe krenari te Sportingu i Lisbonës. Klub i famshëm portugez ka vendosur një rekord, që nuk e ka arritur asnjë kub tjetër i planetit deri tani. Ka “prodhuar” dy ‘Topa të Artë’ dhe është e vetmja akademi që ia ka dalë të përsërisë veten: Luis Figon dhe Kristiano Ronaldon.

Djali i yllit të Juventusit luan me ekipin U9 të bardhezinjve. Talenti nuk i mungon, përkundrazi e ka me shumicë. Sportingu po e kërkon ta marrë zyrtarisht vogëlushin dhe ta rrisë vetë.

Njësoj si të atin, i cili u rrit në akademinë e Sportingut, luajti një vit me ekipin e parë dhe më pas u transferua te Mançester Junajtid i Aleks Fergusonit për të shkruar një nga historitë më të bukura të futbollit.

Junajtid i vendosur, “hap thesin” për mesfushorin
Mançester Junajtid duket këmbëngulës për të nënshkruar me Bruno Fernandes. Ikja e Herreras dhe mundësia e Pogba për t’u “arratisur” këtë verë e shtyjnë Junajtid të shpenzojë për të sjellë një mesfushor klasi.

Bruno Fernandes i ka të gjitha, mbron, asiston, por edhe shënon. Sezonin e kaluar e mbylli me 32 gola në të gjitha garat, duke u bërë mesfushori me më shumë rrjeta në një sezon gjatë gjithë historisë se kampionatit portugez.

Sportingu kërkon të paktën 70 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin. Junajtid ka limitet e veta dhe këtu qëndron ngërçi. Djajtë kanë nisur disa oferta, por të gjitha kanë marrë një “jo” nga klubi portugez.

Solskjaer nuk dorëzohet dhe sipas medieve evropiane, ka gati çekun me 62 milionë euro. Shifër që me shumë mundësi do e bëjë Sportingun të dorëzohet, duke parë se askush nuk ofron më shumë se anglezët.

Prapaskena e Ronaldos, mund të kishte përfunduar te… Deportivo La Korunja!
Mjafton një detaj i vogël dhe e gjitha karriera e një futbollisti mund të ishte ndryshe. Përveçse pasion dhe profesion, futbolli është puna dhe sakrificë, por në disa momente nevojitet fat që karriera të marrë për mirë.

Kristiano Ronaldo u transferua nga Sportingu i Lisbonës te Mançester Junajtid në vitin 2003, atëherë kur ishte vetëm 18 vjeç. Nëse Deportivo La Korunja do të kishte një buxhet më të madh, portugezi do të përfundonte në Galici.

Ekipi spanjoll kishte zbuluar talentin, por kërkesa e Sportingut ishte tepër e lartë. Detajin interesant e zbulon Augusto Sezar Lendoiro. Në një prononcim për “Idolos”, ish-presidenti i Deportivos tregon historinë, që mund të kishte ndryshuar totalisht karrierën e Ronaldos.

“Drejtori jonë teknik na sinjalizoi për Ronaldon, pasi e kishte parë nga afër. Unë, kur pashë videot e tij, u informova menjëherë për çmimin. Sportingu i Lisbonës më kërkoi 12 milionë euro. Ishte një çmim i shtrenjtë për klubin tonë. Rekordi ynë kishte shkuar deri në 6 milionë, që i investuam kur blemë Rivaldon. Kristiano ishte talent, por në atë moment nuk e dinim se deri ku mund të mbërrinte… ”, përfundon ish-presidenti i Deportivo La Korunjës.

Mançesteri nuk kursehet, një portugez zëvendëson Herrerën
Ikja e Ander Herrera ka krijuar jo pak probleme në Mançester. Mesfushori ishte një nga pikat kryesore dhe tani Junajtid duhet të “hapin thesin” për të sjellë një zëvendësues të denjë. Bruno Fernandez është kandidati kryesor për të ardhur në “Old Trafford”.

Solskjaer e pëlqen shumë fantazistin e Sportingut të Lisbonës dhe ka nisur negociatat me klubin portugez. Oferta e parë e anglezëve prej 34 milionë eurosh është refuzuar menjëherë. Mediet angleze njoftojnë se kërkesat e klubit portugez janë shumë më të larta. Duhen të paktën 55 milionë euro për ta parë Fernandez të veshur me fanellën e Junajtid.

Fantazisti ishte një lojtarët më të spikatur të kampionatit portugez sezonin e kaluar. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij, me plot 20 gola. Një si ai është gjithçka mungon në “Old Trafford”. Lojtar që organizon shumë mirë sulmin dhe ka marrëdhënie perfekte me golin.

Godet Junajtid, akord me goleadorin portugez
Bruno Fernandes mahniti gjithe Evropën këtë sezon. Edhe pse mesfushor, 24-vjeçari shpërtheu, duke e mbyllur kampionatin portugez me 20 gola. Paraqitjet e tij me Sportingun e Lisbonës kanë tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane, ndër to dy klubet e Mançesterit dhe Juventusi.

Mediet angleze raportojnë se Fernandes e ka marrë vendimin e tij dhe është gjithçka e mbyllur. Ai do të transferohet te Mançester Junajtid. Klauzola e tij e lirimit nga Sportigu është 100 milionë euro.

Përtej kësaj, Junajtid do e blejë yllin luzitan për 78 milionë euro. Mesfushori pritet të jetë blerja më e shtrenjtë e kësaj merkatoje për Juanjtid, duke kaluar edhe shifrën e paguar për Aron Van Bisaka.

Ofertë zyrtare për kapitenin, Simeone shqetëson dy klubet e Mançesterit
Disa lojtarë kyç të formacionit janë larguar nga Atletiko Madrid, por drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të “dorëzohen”. Paratë nuk mungojnë dhe trajneri Simeone po monitoron situatën për të kryer lëvizjet e duhura.

Objektivi i fundit quhet Bruno Fernandez. Kapiteni i Sporting Lisbonës, i cili luan në rolin e fantazistit, kërkohet me insistim nga dy klubet e Mançesterit. Gara mes tyre është e fortë, por Atletiko kërkon t’i prishë planet e anglezëve.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, “Colchoneros” kanë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për Sportingun. Simeone e pëlqen shumë 24-vjeçarin portugez, i cili do të ishte një përforcim perfekt për ndërtimin e lojës dhe ofensivën e Atletikos.

“Nuk janë shifra normale, i ka të gjitha”, një portugez mahnit Murinjon!
Bruno Fernandez ka mrekulluar gjithë Europën me paraqitjet e tij këtë sezon. 24-vjeçari, edhe pse një mesfushor, ka arritur ta dërgojë plot 20 herë topin në rrjetë me Sportingun e Lisbonës. Kjo formë e jashtëzakonshme e tij ka bërë që tre klube të mëdha angleze të përplasin brirët për të.

Mançester Siti, Liverpul dhe Junajtid janë gati të boshatisin kasafortën për të bërë të tyrin portugezin. Edhe Zhoze Murinjo është i befasuar nga aftësitë dhe forma e bashkëkombasit të tij. “Special One” shprehet se mesfushori ka aftësi të një lojtari të madh.

“Jam i habitur nga sezoni i Bruno Fernandez. Mund të parashikohej cilësia e tij sepse ai është një lojtar shumë i mirë, por shënoi një numër të madh golash. Aq rrjeta për një mesfushor nuk janë shifra normale. Që ta bësh këtë duhet të kesh instikt dhe shumë cilësi. Ai i ka të gjitha. Godet mirë, ecën mirë me topin dhe ka saktësi në finalizim. E gjen gjithmonë një hapësirë kur është ballë për ballë me portierin”, u shpreh Murinjo.

“Sa vite keni pa fituar titullin?!”, sulmuesi replikon me tifozin “armik”
Sportingu i Lisbonës fitoi në shtëpi përballë Benfikës me rezultatin 1-0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Portugalisë. Ndeshja e parë ishte fituar nga “Shqiponjat e Lisbonës” me rezultatin 2-1.

Vendasit kishin nevojë për një gol dhe ai erdhi 15 minuta përpara fundit të ndeshjes. “Ylli” i Sportingut, Bruno Fernandez, shënoi golin që dërgoi tifozët në delir dhe ekipin në finale.

Mërzitje e madhe te Benfika për humbjen e derbit, ndërsa një tifoz i Sportingut nuk ka përtuar të provokojë brazilianin Xhonas.

“Duhet ta respektoni Benfikën. Sa vite keni pa fituar titullin?”, ka reaguar sulmuesi 35-vjeçar. Sportingu nuk fiton një titull kampion prej vitit 2001.

“Xhonas, rikthehu në Brazil”, thërret dikush, ndërsa autori i 10 golave në kampionat gjatë këtij sezoni i përgjigjet: “Do të qëndroj këtu që të fitoj më shumë se ju”.

«Têm que respeitar o Benfica» enquanto apontava para o símbolo. «Há quantos anos vocês não são campeões?» Nessa altura há um lagarto que diz “Ó Jonas, vai para o Brasil”. Já se dirigia para o exterior, mas parou: «Vou ficar aqui para ganhar mais vezes de vocês» atirou sorrindo pic.twitter.com/Hw4T4oU3kk

— Associação do Bem (@AssociacaoBem) April 3, 2019

Jo vetëm Piatek, Milani arrin akordin me talentin e mbrojtjes
Ndërsa të gjithë presin zyrtarizimin e Piatek, Milani ka vepruar shpejt dhe ka mbyllur një tjetër tratativë. Kuqezinjtë kanë përforcuar mbrojtjen dhe kanë siguruar shërbimet e Tiago Djalo, 18-vjeçarit të Sportingut të Lisbonës, kontrata e të cilit përfundonte në verë.

Leonardo ka fituar konkurrencën me Lacion dhe dy klubet e Mançesterit dhe, siç raporton “GianlucaDiMarzio”, ka arritur akordin me drejtuesit e klubit portugez. Lojtari nga Guinea Bisau, i cili aktivizohet me kombëtaret e moshave të Portugalisë, do të udhëtojë të hënën drejt Milanos për të nënshkruar kontratën me Milanin.

Një klauzolë e veçantë është përfshirë në marrëveshjen mes palëve, çka i mohon kuqezinjve ta shesin Djalon në të ardhmen te Porto, ose Benfika, dy rivalët më të “urryer” të Sportingut.

Detajet e rinovimit të Milinkoviç-Saviç, Nani “këshillon”: Kampionët të zgjedhin Lacion!
Milinkoviç-Saviç është pranë rinovimit me Lacion dhe kanë mbetur vetëm detajet e fundit të marrëveshjes. Palët do të rinovojnë deri në vitin 2023, duke e zgjatur me një vit kontratën e re, ndërsa rroga e mesfushorit do të prekë shifrën 3 milionë euro në sezon plus bonuset e parashikuara. Serbi nuk do të ketë një klauzolë largimi dhe kjo është risia e rinovimit të tij me Lacion. Lotito e vlerëson me 120 milionë euro kartonin e lojtarit dhe shpreson që ai të rikthehet të golat dhe paraqitjet e mira të sezonit të kaluar.

Luis Nani u aktivizua sezonin e kaluar me Lacion, ndërsa në verë vendosi të rikthehej në Portugali, duke firmosur me Sportingun e Lisbonës, ku është shpallur dhe kapiteni i ekipit. 31-vjeçari nuk e ka harruar eksperiencën me Lacion dhe ka vetëm fjalë të mira për bardhekaltërit.

“Nuk jam penduar që zgjodha ofertën e Lacios dhe iu bëj thirrje kampionëve të zgjedhin Lacion për të luajtur. Sportingu është shtëpia ime. Jam rritur këtu dhe ndjej dashuri për këtë klub. Të gjithë më kanë pritur krahëhapur dhe e kemi nisur sezonin shumë mirë. Lisbona është një qytet fantastik dhe më pëlqen të jetoj këtu. Kam shënuar tre gola decizivë, jemi në krye të tabelës dhe jam shumë i lumtur. Të jesh kapiten i Sportingut është një nder dhe ndjej që mund të jem një shembull për të rinjtë.”

“Lacio? Eksperienca ime me Lacion kishte uljet dhe ngritjet e veta. Do të më kishte pëlqyer të luaja më rregullisht, por nuk pendohem që kalova një sezon në Romë, sepse e adhuroja qytetin dhe kam patur kënaqësinë të shijoja eksperiencën në Seria A. Përfitoj të falënderoj të gjithë lacialët. Faleminderit për dashurinë që më transmetuan. I uroj skuadrës më të mirën në Itali dhe Europa League, për sa kohë që nuk luajnë përballë Sportingut”, përfundon Kampioni i Europës në fuqi me Portugalinë, Luis Nani.

Xhon Terri pranë kalimit në Portugali, e shtuna zbardh gjithçka!
Xhon Terri nuk ia doli të rikthente Aston Vilën në Premier Ligë, mbas humbjes së ndeshjes “play-off” me Fulhemin, ndërsa tashmë është gati për t’u transferuar në kampionatin portugez të futbollit. Ish-kapiteni i Çelsit është pranë akordit me Sportingun e Lisbonës, por gjithçka do të përcaktohet qartë mbas ditës së shtunë.

Në fundjavë zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të Sportingut dhe nëse fiton kandidati Pedro Madeira Rodrigez, Terri mund të bëhet pjesë e projektit të tij. Mbrojtësi kërkohet dhe nga Aston Vila, që vendosi të mos rinovonte më të në fundin e sezonit, por klubi ka ndërruar drejtues dhe trajneri, Stiv Brus, kërkon shërbimet e mbrojtësit për të përforcuar ekipin, që ka grumbulluar vetëm 9 pikë mbas 6 ndeshjeve të para.

Megjithatë, Xhon Terri është i prirur të transferohet në Portugali, vend në të cilin kalon pushimet familjare dhe është i lidhur shumë. Atë e intrigon projekti i Rodrigezit, i cili është kandidati kryesor për të qenë kreu i ri i Sportingut të Lisbonës. Ai dëshiron të luajë në Europë dhe mund të bëjë diçka të tillë me Sportingun, që është pjesë e fazës së grupeve të Europa League, ku ka rënë në grup me Arsenalin, Karabakun dhe Vorskla Portavën.

“Nëse do të isha president përpara javës së kaluar, Markizio dhe Jaja Ture do të ishin lojtarët tonë. Nëse do të doja, do të prezantoja tre lojtarë që sot, por nuk mund të tejkaloj limitet. Po negocioj me një mbrojtës të majtë, një sulmues, një kampion të madh dhe të tre janë pa kontrata. Terri? Ai është një kampion, i cili nuk do të vijë për të fituar ndeshjet zyrtare, por dhe ato të stërvitjes. Nuk mund ta paguaj me shifrat që përfliten, por jemi shumë afër zyrtarizimit të tij si lojtari i Sportingut”, zbulon kandidati Rodrigez, i cili ëndërron Ranierin në postin e trajnerit, por i jep besim dhe trajnerit aktual, Zhoze Peseiro, i cili e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, duke marrë tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para.

“Peseiro është zgjidhja ideale për momentin, por Ranieri është personi i duhur për këtë klub. Kemi folur bashkë dhe më premtoi që do të fitojë titullin nëse bashkohet me ne”, përfundon Rodrigez. Mbetet për të pritur ditën e shtunë dhe nëse Rodrigez fiton zgjedhjet, atëherë, Xhon Terri do të jetë lojtari më i ri i ekipit nga Lisbona.

Mihajloviç në KAS: Më shkarkuan pa të drejtë, ja e vërteta me kontratën time
Në fund të qershorit, Sinisha Mihajloviç pranoi ofertën e Sportingut të Lisbonës dhe nënshkroi për tre vite me klubin portugez, por vetëm 10 ditë me vonë, ai u shkarkua në mënyrë të çuditshme. Klubi pësoi ndryshime dhe drejtuesit e rinj vendosën për të shkarkuar trajnerin serb.

Ky i fundit nuk e harroi kurrë gjestin dhe e ka çuar çështjen në KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv). 49-vjeçari pretendon që është pushuar nga puna pa asnjë shkak. “E pranova ofertën e Sportingut me një entuziazëm të madh, siç ndodh gjithmonë, kur nis një aventurë të re sportive. Këtë herë bëhej fjalë të shkoja në një kampionat prestigjioz dhe të ri për mua. Gjatë tratativave mora të gjithë informacionin dhe masat e nevojshme. Kurrë nuk do e besoja që nga pankina do të gjendesha në një sallë gjyqi për të mbrojtur të drejtat e mia, që ishin shkelur”, flet Mihajloviç për “Gazzetta dello Sport”, i cili vazhdon e tregon ngjarjen dhe insiston në të drejtën e tij.

“E konfirmoj që u shkarkova pa asnjë shkak nga Sportingu, pak ditë para nisjes së kontratës, që do të më mbante për tre vite në Lisbonë. Në mes të qershorit shkova në Lisbonë për të negociuar me drejtuesit e klubit për rrogën time dhe të stafit. Me 18 qershor nënshkruam kontratën tre-vjeçare, që do të niste me 1 korrik. Disa ditë më vonë, presidenti Bruno De Karvajo u shkarkua nga Asambleja e përgjithshme dhe me datë 27 qershor, klubi më shkarkoi nga detyra me pretendimin që nuk e kisha kaluar periudhën e provës të përcaktuar nga rregullat portugeze të futbollit për kontratat midis klubeve dhe trajnerëve.

Ky shpjegim dhe ky shkak është absolutisht i pabazë, sepse në atë moment kontrata ime nuk kishte nisur dhe unë isha akoma me pushime në Sardenjë. Unë dhe stafi im kemi mandatuar një studio ligjore për të vazhduar procedurat ligjore në KAS. Duam kompensimin e parashikuar në kontratë në rastin e një shkarkimi. Dosja është bërë gati dhe dje nisi procesi. Më mbetet të pres dhe në 30 vite karrierë nuk më kishte ndodhur kurrë një sjellje e tillë. Por, unë do të mbroj të drejtat e mia dhe kjo është e qartë”, përfundon Sinisha Mihajloviç.

Markizio vendos për të ardhmen, por gjithçka varet nga… zgjedhjet!
Klaudio Markizio u nda me Juventusin pas 25 vitesh dhe tani është gati për të nisur aventurën e re. Mesfushori kërkohet nga Monako, që po insiston për ta afruar në ekip, por 32-vjeçari kërkon të bashkohet me Klaudio Ranierin.

Lojtari punoi me Ranierin për dy vite me Juventusin gjatë sezoneve 2007-2009 dhe tashmë është gati për ta përsëritur diçka të tillë në Portugali. Sportingu zhvillon zgjedhjet për president në shtator dhe nëse fitues shpallet Pedro Madeira Rodrigez, Klaudio Ranieri do të ulet në stolin e ekipit portugez.

Atij mund t’i bashkëngjitet dhe Markizio, i cili i ka dhënë fjalën trajnerit. Gjithçka varet nga zgjedhjet për kreun e Sportingut dhe nëse fiton Rodrigez, atëherë të dy Klaudiot do të kalojnë në futbollin portugez.

Klaudio Ranieri drejt Portugalisë, zyrtarizimi vjen mbas zgjedhjeve
Klaudio Ranieri pritet të nisë një tjetër aventurë. Mbas eksperiencave në Itali, Spanjë, Angli, Francë dhe për pak kohë trajner i kombëtares greke, 66-vjeçari është pranë kalimit në futbollin portugez. Siç citon “Tuttosport”, italiani do të jetë trajneri i ri i Sportingut të Lisbonës.

Me datë 8 shtator janë zgjedhjet për presidentin e ri të Sportingut dhe mbas këtij procesi, Ranieri do të ulet në stolin e bardhejeshilëve të Lisbonës. Tekniku i cili mahniti botën sportive duke fituar Premier Ligën me Lester Sitin, vitin e kaluar ishte trajner i Nantesit në Francë dhe mbylli një sezon të mirë me ekipin.

Tashmë ai është gati për të marrë drejtimin e ekipit të famshëm portugez.