Solari

Solari thuajse i larguar, Perez befason me zgjedhjen e tij
Santiago Solarit nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë në krye të Real Madrid. “Los Blancos” u eliminuan brenda një jave nga Kupa e Mbretit, Champions League dhe humbja në “Santiago Bernabeu” ndaj Barcelonës i nxori përfundimisht jashtë garës për titullin e La Ligës.

Raportet e trajnerit me disa nga lojtarët janë si mos më keq dhe nuk duket se mund të ketë përmirësim të situatës.

Sipas “The Sun”, së shpejti klubi i Real Madrid pritet të dalë me një komunikatë zyrtare ku të njoftojë shkarkimin  e trajnerit dhe zëvendësimin  e tij me Roberto Karlos.

Ish-legjenda e Real Madrid do të jetë një trajneri i përkohshëm dhe pritet të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit. Braziliani shërbejë për të normalizuar ambientin e tensionuar që ekziston prej muajsh te Real Madrid.

Gjithsesi, pavarësisht karrierës së madhe si lojtar, duhet thënë se Karlos ka zhgënjyer si trajner, ku pasur dy eksperienca të shkurtra në Turqi dhe Indi.

Reali pezullon Iskon, “MARCA” zbulon debatin me Solarin
Problemet te Reali nuk po kanë fund. Pas sherrit midis Ramos e Perez, situatës kritike me Marselon që kërkon largimin prej muajsh dhe “prapësive” të Gareth Bejl, shtohet edhe një polemikë tjetër për skuadrën “Los Blancos”.

Fantazisti spanjoll, Isko, nuk ishte pjesë e skuadrës në transfertën e fituar me rezultatin 4 – 1 ndaj Real Vajadolit. Media spanjolle “MARCA” ka zbuluar se kjo gjë ka ardhur si pasojë e një dënimi nga kryesia  e klubit, pasi Isko nuk pranoi të udhëtonte me autobusin e skuadrës në prag të sfidës me Ajaksin të mërkurën e kaluar.

Në një mbledhje të bërë ditën e enjte, Isko shpjegoi se mori këtë vendim për shkak të raporteve të tensionuara që ekzistojnë midis tij dhe trajnerit Solari. Kapiteni i “Los Blancos”, i cili kryesoi mbledhjen theksoi se klubi vjen gjithmonë i pari.

Sipas “MARCA”, Solari nuk ishte pro dënimit për Iskon, por pezullimi ka ardhur me udhër nga lart. Ndërkohë, mësohet se lojtari ka kërkuar falje për sjelljen e tij dhe pritet që palët të pajtohen në ditët në vijim.

Solari: E dhimbshme të eliminohesh kështu
Santiago Hernán Solari nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen e thellë ndaj Barcelonës në kthimin e gjysmëfinaleve për Kupën e Mbretit, duke e pranuar se Real Madridi në këtë moment nuk ka forcë për të shënuar me lehtësi, si në të shkuarën.

REZULTATI – “Në futboll duhen gola dhe forcë, Barcelona e pati, ne jo. Patëm raste për gol, duhej të shënonim, sepse krijuam plot lojë e raste, por nuk shënuam dhe pësuam një humbje të merituar. Duhet të punojmë për ta gjetur më lehtë golin”.

PJESA E PARË – “Duhet të vazhdojmë në rrugën që na çon te fitorja, te origjinaliteti, rregulli, fantazia… Sot u mundëm, por ramë me nder, ndaj kthehemi të trishtuar në shtëpi. Dhamë gjithçka, dominuam në 45 minuta, kjo e bën të dhimbshëm këtë rezultat“.

EL CLASICO NË KAMPIONAT – “Tani do të pushojmë, ka kohë për të folur për El Clasico“.

REGUILON DHE VINICIUS – “Luajtën shumë mirë, të dy. Reguilon ishte sensacional, Vinicius po ashtu, i mungon veç qartësia para porte, por është i ri, do mësojë”.

“Boll më”, Marselo shkund Realin dhe kërkon largimin
Mbrojtësi brazilian Marselo po përjeton një nga momentet më të errëta të karrierës së tij. Futbollisti 30-vjeçar ka humbur vendin në formacionin e Real Madrid, pasi trajneri Santiago Solari preferoi të luajë që nga minuta e parë me të riun Serxhio Reguilon.

Një situatë krejtësisht e habitshme, pasi deri pak muajsh Marselo konsiderohej nga shumë vetë si një ndër lojtarët më të mirë në planet në rolin e tij.

Sipas radios spanjolle “COPA”, lojtari nuk ka duruar dot më dhe pas takimin kundër Zhironës ai është takuar me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Hoze Angel Sançez. Në takimin me kreun me klubit ai ka bërë të ditur se nuk pajtohet me kritikat e shumta që po merr dhe në fund te sezonit do të ishte më e mira që dy palët të ndaheshin.

Kontara e Marselos me Realin e Madridit mbaron në vitin 2022 dhe për kartonin e mëngjarashit, klubi spanjoll pritet të kërkojë jo më pak se 25 milionë euro.

Solari: Ekipi ka pësuar lodhje, besoj ende te titulli
Humbja ndaj Zhironës ka qenë një goditje shumë e fortë për aspiratat e Real Madrid për titullin kampion. Trajneri i “Los Blancos”, Santiago Solari e ka justifikuar paraqitjen e skuadrës së tij, duke vënë gishtin te lodhja e madhe fizike e psikologjike e shkaktuar nga ndeshjet e javëve të fundit.

“Është për të ardhur keq. Po na ikin pikë nga duart, ndërkohë rivalët për titull po fitojnë e po na largohen. Ishim duke bërë një ecuri të mirë, ku shlyem disa humbje që bëmë në fillim. Do të na duhet të vazhdojmë të luftojmë”.

“Ky është futbolli. Lodhja nuk është vetëm fizike. Kemi lodhje në aspektin aspektin psikologjik dhe të shpërqendrimit. Ka shumë faktorë në pjesën e dytë skuadra ishte pa energji”.

FORMACION I GABUAR, E TEPRUAT ME ROTACIONIN –  “Çfarë është kjo pyetje. S’mund të flasim me hipoteza për të të shkuarën ose të ardhmen. Ne thjesht marrim vendime dhe më pas përpiqemi të fitojmë”.

GARA PËR TITULL E MBARUAR ? – “Absolutisht jo. As që bëhet fjalë. Do të luftojmë në të tre frontet. Javën tjetër na pret një ndeshje tjetër, siç  i pret dhe rivalët tanë. Çdo përballje është e vështirë, nuk ka rëndësi se cili është pozicioni i kundërshtarit në renditjen përfundimtare. Tani duhet të fitojmë për të shlyer humbjen e sotme”, përfundoi Solari.

Guardiola: Reali ka fituar vetëm dy tituj, Solari do ta kuptoje përgjigjen time!
Pep Guardiola bëri bujë me deklaratën e tij në media, teksa në ekipet më të mira të dekadës nuk përfshiu Realin e Madridit. Shtypi spanjoll reagoi menjëherë për këtë çështje, teksa tifozët e Realit ishin ata më të nervozuarit, teksa ekipi i tyre ka fituar Championsin tre sezonet e fundit.

Gjithsesi, kur ka kaluar disa kohë, Guardiola rikthehet përsëri tek ajo çështje, duke këmbëngulur në atë çfarë tha, madje duke shtuar se Solari do ta ketë kuptuar fare mirë se për çfarë spanjolli e ka fjalën.

“Tifozët e Realit janë të mërzituar me mua sepse besojnë se ekipi i tyre është më i miri në Europë. Po, Reali ka qenë një ndër më të mirët në Europë. Gjithsesi, ata nuk janë ekipi më i mirë i dekadës, kur numëron titujt e kampionateve, kupave dhe trofeve të tjerë.

Juve, Barcelona dhe Bajern kanë fituar 6 ose 7 tituj, ndërkohë Reali dy. Jam shumë i sigurt që përgjigjen time do ta kuptojë Solari. Gjitahshtu, Reali duhet të jetë i lumtur me mua tani.”

Solari bën ironikun: Tani e morët vesh kush është Benzema!
Karim Benzema po përjeton një formë të shkëlqyer, teksa ka shënuar pesë gola në tre ndeshjet e fundit. Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari e shfrytëzoi këtë formë të mirë, për t’iu kundërpërgjigjur gazetarëve, të cilët prej muajsh nuk i kanë kursyer kritikat për francezin.

BENZEMA – “Më vjen keq për ata që e zbuluan Benzeman vetëm gjatë javës së kaluar. Ai ka qenë për vite me radhë dhe mbetet një lojtari shumë i talentuar. Ai është në një formë të shkëlqyer (5 gola në tre ndeshje te fundit) dhe jemi shumë të lumtur për këtë”

“RINGJALLJA” E REALIT – “Meritat i takojnë lojtarëve. Ishin ata që u futën në fushë dhe u morën ndeshjen me seriozitetin maksimal nga fillimi deri në fund. Treguan vendosmëri, shpirt luftarak dhe klas”.

BEJL NË STOL ? – “Natyrisht lojtarët që vijnë prej dëmtimet u duhet pak kohë për të kapur ritmin e të tjerëve, kjo është diçka që dihet nga të gjithë. Do të dëshiroja që të kisha mundësinë të fusja më shumë lojtarë, pasi kam shumë talente në skuadër dhe të gjithë duan të tregojnë veten”

Navas nuk luan, Solari refuzon të përgjigjet dhe… largohet
Diçka ka ndodhur ndërmjet Realit të Madridit dhe Kejlor Navas. Portieri nuk po përjeton një moment të mirë, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës.

Vetëm dy ndeshje në La Liga dhe tre në Champions League. Më tej shumë stol, për t’i lënë vendin Kurtua. Një situatë e sikletshme, të cilën edhe trajneri Solari refuzon t’a sqarojë, madje duke u larguar nga gazetarët.

Kjo ndodhi pas ndeshjes me CSKA-në e Moskës. Në zonën miks, pyetjes përse Navas nuk luan, Solari i’u përgjigj: “Janë vendimet e mia dhe përgjegjësia është e imja”. Pas këmbënguljes së gazetarit, trajneri kërkoi leje dhe u largua.

Solari pas humbjes: Ishin më të fortë, më shqetëson ndeshja e rradhës!
Reali mori një disfatë të turpshme ditën e sotme ndaj CSKA-së së Moskës, teksa në “Santiago Bernabeu”, u shkatërrua 0-3 nga ekipi rus. Pas sfidës, tekniku i “Los Blancos”, Santiago Solari, foli për mediat duke theksuar se CSKA u shfaq më e fortë se Reali, por dhe pranoi faktin se më shumë po shqetësohej për ndeshjen në fundjavë se sa për ndeshjen e sotshme.

NDESHJA – “Nuk kemi qenë të fortë as në zonën e kundërshtarëve tanë as në zonën tonë, ndërsa ata po. Pjesa dytë e jona ishte shumë e keqe. Kemi një ndeshje ndaj Vajekanos në fundjavë dhe kjo është ajo që na shqetëson”.

PARAQITJA – “Mendoj se ishim mirë, gjysëm orëshin e parë luajtëm mirë, por nuk arritëm të konkretizonim, nuk shënuam. Gjithashtu në zonën tonë nuk ishim të vëmendshëm dhe kjo gjë në Europë të dënon”.

EKIPI – “Pjesa e dytë nuk më pëlqeu, por më duhet ta pranoj që në ekip kam marrë shum lojtarë të rinj, gjë që na ka ndihmuar për të bërë rotacion dhe disa nga lojtarët të pushojnë. E kam të qartë që nuk kam një rrugë të shtruar me trëndafila, nuk na pëlqen rezultati, donim ta mbyllnim me një fitore dhe shpresonim që kështu do të ishte”.

VINICIUS – “Vini luajti mirë në fillimin e ndeshjes. Kishte momentet e tij. Duhet të jetë më i fortë. Çdo gjë e bukur apo e guximshme, duhet që të ketë forcë. Ata e kishin këtë gjë sot, ndërsa ne jo”, përfundoi Solari.

Përjashtimi i Iskos, mediet spanjolle zbulojnë debatin me Solarin
Emërimi i Santiago Solarit në krye të Real Madrid, ka larguar krizën te Real Madrid. Që prej ardhjes së argjentinasit në krye stolit madrilen, skuadra ka regjistruar pesë fitore dhe një humbje. Por, pavarësisht se ekipi është rikthyer, te skuadra kampionë në fuqi e Champions-it është hapur një çështje serioze.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Isko, i cili në ndeshjen ndaj Romës nuk ishte as në stolin e rezervave. Arsyen për lënien jashtë të yllit të skuadrës e kanë zbuluar mediet spanjolle “Cadena COPE” dhe “MARCA”.

Sipas medieve spanjolle, Isko nuk pranoi t’i jepet e dorën trajnerit të tij pas humbjes 3 – 0 ndaj Eibarit, takim ku  u fut si zëvendësues gjatë pjesës së dytë. Kjo zënkë midis Solarit dhe mesfushorit ishte e pritshme, pasi që prej emërimit të tij si trajneri i Real Madrid, Isko nuk ka filluar asnjë ndeshje si titullar.

Plas te Reali, Solari lë jashtë grumbullimit yllin e skuadrës
Shumë tifozë te Real Madrid janë befasuar kur kanë parë se në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin ndaj Romës mungonte emri i mesfushorit spanjoll Isko. E përditshmja spanjolle “MARCA”, raporton se nuk kemi të bëjmë me një dëmtim, por një zgjedhje teknike të trajnerit argjentinas.

Por, ky lajm nuk duhet të vijë si diçka  e papritur, pasi që prej emërimit të Solarit në krye të kampionëve në fuqi të Champions-it, Isko e ka nisur çdo ndeshje nga stoli i rezervave, diçka kjo që e ka mërzitur jo pak spanjollin.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë shpjegimi i Solarit lënien jashtë të yllit të skuadrës.

? ¡Nuestro once inicial contra el @ASRomaEspanol! #RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/1Rsml33n5p

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 27, 2018

Solari: Jemi klubi më i suksesshëm në planet, ngrihemi pas çdo disfate
Santiago Solari do të debutojë nesër në Champions League me “tutat” e trajnerit. Argjentinasi doli para gazetarëve në daljen për shtyp në prag të takimit ndaj vendasve të Romës. Tekniku i “Los Blancos” e konsideroi humbjen ndaj Eibar si një gjë të së shkuarës dhe se skuadra e tij është gati për të bërë kthesën në ndeshjen e nesërme.

“Ramos dhe Dopingu? Ramos është një njeri i sinqertë. Ai është një simbol jo vetëm për Realin, por edhe për të gjithë futbollin spanjoll. Mendoj se ju gazetarët e keni detyrë për ta mbrojtur atë, duke e kërkuar të vërtetën deri në fund”.

“Humbja ndaj Eibar? Ishte një humbje e rëndë, por tani mbetet diçka e së shkuarës. E kemi analizuar dhe diskutuar me skuadrën atë takim. Duhet të tregojmë se dimë të reagojmë pas kësaj humbje. I gjithë përqendrimi i ekipit duhet të jetë për takimin e nesërm. Te Reali çdo ndeshje është makth, por ky klub e merr veten pas çdo disfate. Prandaj jemi klubi më i suksesshëm në planet”.

“Deklaratat e Ramos për mungesë impenjimi të lojtarëve? Ju kërkoj ndjesë, por nuk kam pse t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja. Për këto çështje është më mirë të diskutohet midis meje dhe lojtarëve. Nuk është nevoja t’i bëjmë publike”, përfundoi trajneri i klubit spanjoll.

Solari: Eibar tregoi këllqe, nuk ishim në nivelin e tyre
Santiago Solari provoi për herë të parë shijen e humbjes si trajner i Real Madrid në trasnfertën ndaj Eibarit. Skuadra baske pati një dominim të frikshëm gjatë të gjithë takimit dhe rezultati 3 – 0 është mëse i merituar. Në përfundim të takimit, tekniku i “Los Blancos” përgëzoi kundërshtarin për lojën e bërë dhe bëri thirrje për të qëndruar optimist.

“Kundërshtari luajti një ndeshje të shkëlqyer. Ata na ndëshkuan në kundërsulm dhe pas golit të dytë u bë e pamundur që ne të reagonim. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Skuadra ka probleme nga më të ndryshmet, por këto mund të riparohen”.

EIBAR –  “Ata treguan se janë një ekip me këllqe. Kjo duhet pranuar. Nuk arritëm të ishim në nivelin e tyre. Nuk mund ta mohoj që na dominuan më ngelet vetëm t’i uroj për paraqitjen e mirë që treguan. Duhet të tregohemi optimist, pasi jemi një skuadër që ia ka të gjitha mundësitë për ta kaluar këtë moment të keq”, përfundoi Solari.

Solari: Mos më krahasoni me Zidanin, situata është shumë e vështirë
Trajneri i ri i Real Madrid, Santiago Solari, ka folur para gazetarëve në daljen e për shtyp që i paraprin ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj skuadrës gjysmëprofesioniste të Melijës, takim ky kuadër të raundit të parë të Kupës së Mbretit.

Fakti që vjen në këtë detyrë nga ekipi B i Realit e bën të pamundur që gazetarët të mos e ngacmojnë mbi ish-trajnerin e “Los Blancos”, Zinedin Zidan, i cili tri vite më parë erdhi ndoqi të njëjtën trajektore, por Solari tregohet i kujdesshëm duke shmangur menjëherë krahasimet me francezin.

“Zidan është një prej më të mirë në histori dhe me kaq mbyllet kjo temë. Nuk mund të më krahazoni mua me atë”, tha argjentinasi në fjalët e tij të para gazetarëve.

“Të punosh për Realin e Madridit është një mundësi e madhe. Kam dhënë gjithçka kur kam luajtur si lojtar në këtë klub. Këtu kemi një grup kampionësh që po vuajnë. Nuk është një situatë e lehtë, por do të përpiqem t’i kthej gjërat në normalitet. Është një moment delikat, por në këtë raste del në pah karakteri i vërtetë i njeriut”.

Solari e tepron me “testikujt”, Melija i dërgon një mesazh plot “spec”
Santiago Solari ka marrë përkohësisht drejtimin e Real Madridit, pas largimit të Lopeteguit, por në konferencën e parë për shtyp, në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit, kundër Melijas modeste (të mërkurën në mbrëmje), ish-futbollisti i famshëm bëri një gafë të vogël.

Batuta e vetme që bëri xhiron e mediave ishte: “Do shkojmë në Melija të tregojmë koqet”, një mënyrë figurative për të thënë që Reali do bëhej “burrë” dhe do tregonte sa vlen.

Unión Deportiva Melija, që nuk është Barcelona dhe nuk e meriton që të trajtohet kështu, ka reaguar me një postim plot humor në Twitter: “Atëherë ne do nxjerrim 22 koqe, mister!”.

Nosotros le echaremos 22, míster ??#BuenViaje?? https://t.co/OTZKB4AMmG

— Unión Deportiva Melilla (@UDMelilla) October 30, 2018

Zyrtare / Shkarkohet Lopetegui, e pason një argjentinas
Real Madrid ka njoftuar para pak minutash shkarkimin e trajnerit Hulen Lopetegui. Tekniku bask largohet nga kjo detyrë katër muaj pas emërimit, që solli dhe shkarkimin e tij të parakohshëm nga posti i trajnerit të kombëtares spanjoll vetëm dy ditë  para fillimit të Botërorit “Rusi 2018”.

“ Bordi drejtues e kupton se ka një diferencë të madhe midis kualiteti të skuadrës së Real Madridit, që ka në përbërje tetë lojtarë të dominuar për çmimin e “Topit të Artë”. Rezultatet e arritura deri më tani nga klubi janë të papreçedenta. I jemi mirënjohës Lopeteguit dhe stafit të tij dhe u urojmë më të mirat në karrierën e tyre”,  shkruhej në komunikatën e publikuar në sajtin e klubit madrilen.

Official Announcement.#RealMadrid https://t.co/DoBj8MKMrO

— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) October 29, 2018

Pasuesi i Lopeteguit do të jetë trajneri i ekipit B, Santiago Solari. Argjentinasi është një zgjidhje e përkohshme, teksa pritet që në ditët në vazhdim të mbyllen negociatat me teknikun italian Antonio Konte.

Santiago Solari