Skocia

Udhëtimi i parë i MekLish në Shqipëri, bashkëshortja mendoi se ishte në grusht shteti
Aleks MekLish erdhi në Shqipëri me synimin, që Skocia të evitojë humbjen në “Loro Boriçi”. Kjo nuk është hera e parë, që trajneri vjen në vendin tonë, madje udhëtimi i kaluar ka një histori në kufijtë e së pabesueshmes.

35 vjet më parë, ai erdhi në Shqipëri si një prej yjeve te Aberdinit, për të luajtur kundër Dinamos së Tiranës. Ndërkohë, bashkëshortja e tij e alarmuar, i telefonoi Ambasadës Britanike në vendin tonë, pasi mendoi se MekLish ishte përfshirë në një grusht shteti.

Shkak u bë lajmi i publikuar në mediat skoceze, se dy persona të armatosur u vranë në një pritë. “Më kujtohet ajo ngjarje. Ne erdhëm në Tiranë për ndeshje, ndërsa gazetat në Skoci shkruanin rreth një grushti shteti në Shqipëri”.

“Në atë kohë nuk kishte celularë që të njoftonim të afërmit, e për këtë arsye bashkëshortja ime i telefonoi Ambasadës Britanike për t’u informuar se çfarë po ndodhte vërtetë. Ngjarja lidhej me dy persona, të cilët po tentonin të largoheshin nga vendi me një varkë dhe u qëlluan nga rojet kufitare. Kaq ishte grushti i shtetit. Ne lojtarët e dinim çfarë ndodhi, por shqetësimi lidhej me familjet tona në Skoci”.

Skocia e gjymtuar në Shkodër, humbet një tjetër titullar
Skocia në emergjencë të plotë dëmtimesh. Nëntë lojtarë kryesorë janë jashtë skuadrës për ndeshjen me Shqipërinë. Më i fundit është Kieran Tiernej, i cili zhvilloi seancën stërvitore me ekipin, por nuk udhëtoi drejt Shqipërisë.

Stafi mjekësor vendosi që ylli 21-vjeçar i Sëlltik e kishte të pamundur të luante në sfidën me kuqezinjtë dhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit. Largimi nga skuadra i Tiernej erdhi menjëherë pasi jashtë ekipit mbeti edhe Xhon MekGin.

Mbrojtësi ishte parashikuar si një prej titullarëve të padiskutueshëm të skuadrës, duke lënë një boshllëk të madh në skuadrën e Aleks MekLish. Skocia duhet me patjetër të evitojë humbjen këtë të shtunë në Shkodër dhe të fitojë ndaj Izraelit për të synuar fitimin e grupit. Misioni nuk është aspak i lehtë, me skuadrën që është gjymtuar nga dëmtimet.

Mekleish: Grezda i rrezikshëm, edhe barazimi do na bënte punë
Trajner i përfaqësueses skoceze Aleks Mekleish foli para gazetarëve në daljen për shtyp për takimin e nesërm, ku skuadra e tij do të ndeshet në “Loro Boriçi”, ndaj Shqipërisë. Tekniku skocez nuk i kurseu elozhet për Eros Grezdën, ndërsa foli edhe për dëmtimet e shumta që kanë prekur ekipin e tij.

DËMTIMET – “Kemi shumë mungesa, por me lojtarët që kam në dispozicion jemi përgatitur për të marrë rezultatin që na nevojitet. Vijmë pas disa ndeshjeve, ku skuadra ka treguar nivele të kënaqshme, por kemi ende probleme me disa detaje të vogla. Do vazhdojmë të luajmë me të njëjtin sistem loje. Jam i bindur se do të arrijmë një rezultat pozitiv.”

SHQIPËRIA DHE GREZDA – “Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Grezda është një lojtar që po përmirësohet shumë. I duhet të vijë në formë, sidomos në kampionatin skocez, pasi te ne luhet një futboll shumë i shpejtë. Kam vënë re se kohët e fundit është përshtatur mirë dhe ka për të qenë një rrezik për ne. Synojmë të fitojmë, por dhe barazimi s’do të ishte keq për ne”, përfundoi Mekleish.

Monedhat e çelësat lërini në shtëpi, masat e Policisë për Shqipëri-Skoci
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka publikuar planin e masave të marra për ndeshjen Shqipëri-Skoci, që zhvillohet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 20:45. Ashtu si zakonisht janë bërë publike rrugët që do të bllokohen dhe aty ku sportdashësit dhe qytetarët mund të lëvizin lirisht. Më poshtë ju sjellim komunikatën e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

“Njoftim Për Shtyp.  Më datë 17.11.2018 ora 20.45 në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërmjet përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Skocisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në kuadër të planit të masave të marra nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhur nga Skocia, dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.

Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

-Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

-Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

-Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

-Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozeve vendas dhe të huaj.

Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

o “Xhabije – Parrucë”

o “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

o “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

o “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17.00.

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloj, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues, duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë. Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin”, përfundon njoftimi i policisë.

“Derbi”, dyndje tifozësh dhe bamirësi: ka një tjetër Shqipëri-Skoci
Shqipëri-Skoci, me gjithçka po ndodh dhe do të ndodhë të shtunën në fushën e blertë, rezulton më shumë se një ndeshje futbollit. Prej rreth një jave plot 2 mijë skocezë kanë mbërritur në Shqipëri dhe po shijojnë bukuritë e vendit tonë. Nëpër rrugët e Tiranës i sheh të shumtë dhe të veshur fustanellën karakteristike. Sa shumë ngjashmëri me shqiptarët!

Fotot janë të shumta me kalimtarë të rastit, ndërkohë që të shtunën do të udhëtojnë drejt Shkodrës të organizuar me autobusë. Gjithçka e programuar, ndërkohë që Tartan Army kanë pasur edhe mbështetjen e Tifozave Kuqezi në organizimin e tyre.

BAMIRËSIA – Është traditë e tifozëve skocezë, që në vendet ku udhëtojnë në transferta të ofrojnë edhe donacione. Gjatë gjithë vitit ata mbledhin fonde dhe plot 5 mijë sterlina do t’ia dorëzojnë fondacionit “Jonathan” ditën e shtunë.

Kjo traditë ka nisur prej vitit 2003 në Lituani dhe në total Tartan Army kanë dhuruar plot 120 mijë sterlina në vende të ndryshme. Këtë herë ishte radha e Shqipërisë.

Tartan Army Sunshine Appeal, degëzimi i krijuar për bamirësi nga grupimi Tartan Army, do të dhurojë 5000 sterlina, gjatë një takimi me Jonathan Center, një organizatë jo fitimprurëse e cila ndihmon fëmijët me Sindromën Down, çrregullime të spektrit të autizmit dhe nevoja të tjera të veçanta.

https://www.facebook.com/tkz.al/photos/a.591987384197022/2080101088718970/?type=3&theater

DERBI I TIFOZËVE – E premtja do të jetë e veçantë. Në Kamzë, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, një grup i Tartan Army do të përballet prej orës 19:00 me formacionin e përzgjedhur nga Tifozët Kuqezi. Një përballje tifozësh, të cilët në fund do shtrëngojnë duart.

Sikurse kuptohet, një klimë mjaft e mirë mes tifozëve. Edhe në Skoci ndodhi njëjtë, teksa pati festë të përbashkët dhe shumë respekt nëpër rrugë. Tanimë shqiptarët po ua kthejnë mbrapsht mikpritjen. Të shtunën më pas do jetë një betejë që u përket futbollistëve, atyre që janë profesionistë dhe kanë shansin të përfaqësojnë dy kombe.

VIDEO/ Skocezët bëjnë nxehje në… “play station”
Skocia nuk ndodhet në momentin më të mirë të mundësh dhe këtë gjë e dëshmoi dhe humbja 0-4 pak ditë më parë me Belgjikën. Gjithsesi, situata nuk duket shumë e tensionuar në kampin kundërshtar, kjo për faktin se lojtarët po e shfrytëzojnë kohën e lirë për të luajtur “play station”.

Edhe pse kanë një ndeshje shumë të rëndësishme (gjithnjë në këndvështrimin tonë), në skuadër kanë një kampionat shumë të rëndësishëm “play stationi”, por në një version të vjetër dhe jo këtë modern që jemi mësuar të shohim. Videon e ka postuar vetë Federata Skoceze.

Vërtetë të qetë  dhe duket që nuk e vrasin shumë mendjen. Ndoshta një mënyrë apo strategji për të larguar presionin, ku i dihet, por e sigurt është që skocezët nuk janë aq të qeshur dhe dashamirës sa në ndeshjen virtuale!

https://www.facebook.com/scotlandnationalteam/videos/314512555766522/

Panuçi: Luajmë për t’i dhënë goditjen një skuadre të plagosur
Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi ka folur para ndeshjes me Skocinë në konferencën e zakonshme për shtyp. Numri 1 i stolit kuqezi e ka pranuar se do të ketë ndryshime nga ndeshja me Izraelin, kjo për faktin se ndeshjet kanë qenë shumë afër me njëra tjetrën.

Duhet të presim ndryshime nga ndeshja me Izraelin?

Luajmë 2 ndeshje për 3 ditë dhe do të dyshoj diçka, për një ndeshje kaq serioze dhe të rëndësishme. I kam menduar disa ndryshime, nga takimi i mëparshëm. Do i shikoni në fushë.

Mund të jetë prezenca e Agollit në fushë…

Agolli është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por do ta mësoni nesër nëse do të jetë në fushë apo jo. Ka punuar mirë dhe nëse do të luajë apo jo do ta mësoni nesër. Agolli është kapiteni i skuadrës pasi ka më shumë prezenca me skuadrën përfaqësuese.

Në Skoci do të kënaqeshit dhe me një barazim?

Nuk zbresim në fushë për një pikë, por për të fituar. Do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Luajmë në një ambient të vështirë, pasi mbështetja për vendasit do të jetë e madhe. Nuk vijmë me idenë se është mundur me Belgjikën.

Me pak fjalë vini në Skoci për të fituar?

Do të provojmë të fitojmë dhe me kualitetet që kemi. Duhet ta respektojmë kundërshtarin. Është e drejta jonë që të pretendojmë të fitojmë. Në varësi të ndeshjes, pas saj mund të flasim nëse do të jemi të kënaqur me një pikë.

Sa mbani mend nga hera e fundit që keni qenë në këtë stadium?

Para shumë kohësh kam qenë këtu në një nga netët më të bukura të jetës time. Kam shënuar një nga golat më të rëndësishëm në karrierë. Shënova dhe çova Italinë në Europian. Tani është situatë tjetër, pasi jam trajneri i Shqipërisë. Ka qenë një Skoci tjetër atëherë nga kjo e sotmja. Është vështirë që të luash ndaj Skocisë që vjen e plagosur nga një humbje me Belgjikën. Duhet respektuar krenaria e kësaj skuadre.

Është një skuadër që nesër do të reagojë pas humbjes me Belgjikës. Reagimi i takon çdo futbollisti dhe i frikësohem krenarisë së lojtarëve, për të reaguar në një moment jo shumë të mirë. Është një ndeshje e vështirë, por do të luajmë me shumë kurajo. Do t’i japim goditjen e fundit një skuadre të plagosur dhe jo ta pësojmë vetë.

E keni krijuar një strategji se si mund të arrini tek suksesi?

Nëse duam të jemi kompetitive nuk mund të përsërisim gabimet që bëmë me Izraelin. Janë dy modele të ndryshme. E kam parë skuadrën dhe uroj të shkojë gjithçka mirë. Skocia është një kundërshtar që luan me topa të gjatë. Kam idenë time për ndryshimet që do të bëj. Nëse do të përsërisim gabimet teknike që ndodhën në pjesën e parë në ndeshjen e fundit atëherë do ta paguajmë shtrenjtë. Nëse do të kalojmë në disavantazh do të jetë e vështirë për të shënuar.

Qendra e mbrojtjes…

Gjimshiti dhe Veseli mund të them se jam i qetë për ta. Më kanë bindur me lojën e tyre. gabimet ndodhin në futboll. Nuk kemi të bëjmë me gabime themeltare për ndonjë budallallëk në prapavijë. Jam i kënaqur me ta dhe më bindin me lojën që bëni. Janë gabime teknike që ndodhin, siç pamë me Izraelin.

Rikthimi i Kaçes…

Kemi një problem muskulor me Lilën dhe isha i detyruar që ta zëvendësoja. Nuk është më Lila me ne. Ishte një zgjidhje emergjente. Edhe ai ka pasur probleme fizike në shpinë. Është një lojtar me personalitet dhe do të shoh në pjesën e dytë nëse do të jetë në fushë. Problemi fizik i Andi Lilës më çoi që të bëj këtë zgjidhje.

Skocia dilema për sulmin, Naismith gati të sfidojë Strakoshën
Kombëtarja jonë përballet ditën e hënë me Skocinë në Gllasgou. Ndeshja zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Nations League dhe djemtë e Panuçit do të tentojnë të hedhin një hap drejt kualifikimit mbas fitores kundër Izraelit.

Kundërshtari vjen nga humbja me katër gola përballë Belgjikës, ndërsa sulmuesi i Sëlltikut, Leig Grifits është në dyshim për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe trajneri MekLeish do të vendosë të dielën për aktivizimin e tij. Nëse ai nuk ia del, Stiven Naismith është gati për ta zëvendësuar.

Ish-sulmuesi i Evertonit, i cili aktivizohet me ekipin e Hartsit në Skoci është gati për të shfrytëzuar shansin e tij kundër Shqipërisë. Ai shënoi një tripletë në ndeshjen e fituar përballë St.Mirren dhe 31-vjeçari ndihet në formë të mirë.

“Unë kam besuar që do të vinte momenti për të dhënë kontributin tim për kombëtaren. Jam rikthyer në skuadër dhe nuk më mbetet veçse të punoj fort në stërvitje dhe në ndeshje, për t’i treguar trajnerit që e meritoj postin tim.

Mendoj që bëra mirë përballë Belgjikës, një ndër ekipet më të mira në botë dhe kundër tyre duhet të jesh strategjik dhe të presësh momentin për t’i sulmuar, sepse kur bën gabime, ata të ndëshkojnë dhe kjo ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Personalisht, jam i lumtur që luajta një pjesë loje dhe do të jap maksimumin tim për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe për ta nisur mbarë kompeticionin e ri. Ti nuk e zgjedh dot momentin se kur luan, ose jo, por nëse Grifits nuk ia del, unë do të jem gati për të luajtur.

Ndihem mirë, kam bërë mirë kundër Kroacisë dhe shumë herë të tjera. Do të luaj kudo që vendos trajneri dhe kam një ndihem i sigurtë përpara portës. Sulmuesit përgjithësisht luajnë me besimin për të shënuar dhe kur ia del gjithçka bëhet më e thjeshtë. Shpresoj që të kem rastet e mia në ato minuta që do të aktivizohem. Kemi një skuadër me lojtarë të rinj, të cilët do të luajnë me skuadra të mëdha në të ardhmen”, përfundon 31-vjeçari i sulmit skocez.