Sinan Idrizi

Një foto intriguese, Idrizi bind dyshen e sulmit?
Flamurtari ka pasur probleme të shumta, por kjo nuk i pengon vlonjatët të mendojnë për sezonin e ri futbollistik. Julian Ahmataj pritet të jetë trajneri, ndërkohë që interes të madh ka për lojtarët që do të veshin fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm.

Administratori Sinan Idrizi ka premtuar lojtarët do të marrin me këste pagat e sezonit të shkuar. Nga ana tjetër ai ka pasur edhe një takim me dy prej titullarëve të sezonit të shkuar.

Sulmuesi Xhevahir Sukaj ka postuar një foto me Idrizin dhe Andi Ribajn, duke krijuar idenë se të dy këta futbollistë do të mbeten pjesë e Flamurtarit edhe kampionatin e ardhshëm.

Daja: Ne flasim me pikë! Licencimi? Çështje për drejtuesit
Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku ka diskutuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Teutës. I pyetur nga paneli i emisionit në lidhje me mundësinë e licencimit të klubit vlonjat, Daja “dribloi” pyetjen duke drejtuar gishtin nga presidenca.

TEUTA – “E menduam që ta nisnim vrullshëm lojën. Në futboll jo gjithmonë të del ajo që ke menduar, por neve sot na doli. Golat tanë erdhën në momentin e duhur, pasi kundërshtari po na vinte me vështirësi. Mposhtëm një ekip të fortë si Teuta, ku gjëja më e rëndësishme ishte rezultati”.

LICENCIMI PËR EUROPËN – “Ne kemi për detyrë që të fitojmë ndeshjet në fushën e lojës, pjesën tjetër e kanë drejtuesit e klubit. Ne duhet të përqendrohemi te fakti që po i shërbejmë qytetit me këto rezultate pozitive. Dihet që pjesa tjetër e ekipeve, si kundërshtari i sotëm,  kanë bërë merkato në janar, ndërsa ne kemi pasur shumë largime. Ne na mbetet të bëjmë tonën në fushën e lojës”.

EKIPI – “Ky grup ka një frymë skuadre mjaft pozitive, gjë që ja bën shumë të lehtë stafit. Kam mbështetjen e lojtarëve me eksperiencë çka mi bën gjërat më të lehta për ta motivuar këtë ekip e për të bërë këto gjëra që po arrijmë tani. Përderisa jemi në vend të tretë jemi të denjë për këtë, ne flasim me pikët. Kemi vetëm 10 lojtarë që përballojnë këtë intensitet ndeshjes. Lojtarët e stolit nuk kanë eksperiencën e duhur”.

Batha: Po na plaste zemra. Pagat? Pyesni presidentin
Mesfushori i Flamurtarit, Idriz Batha, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të sfidës ndaj Tiranës.

Futbollisti i skuadrës vlonjate u shpreh i kënaqur me fitoren e sotme, ndërsa shpjegoi dhe arsyen e formës së mirë që po kalon gjatë javëve të fundit.

“Është një kampionat me shumë pak diferenca. Jam shumë i kënaqur për fitoren, por jo për lojën. Gjithsesi, Tirana është një skuadër e mirë”.

MOTIVIM EKSTRA NDAJ TIRANËS? – “Nuk ka lidhje se luaj kundër Tiranës. Të them të drejtën po stërvitem mirë në Vlorë. Ambienti është shumë i qetë dhe trajneri po bën një punë të mirë. Fanella e kundërshtarit të motivon që ta mundësh, sidomos kur është një fanellë e rëndë”.

VUAJTJET NË PJESËN E DYTË – “Minutat e fundit po na plaste zemra, pasi e vuajtëm. Nuk jemi në kampionat anglez që të vuajmë kaq shumë. Me pak eksperiencë e menaxhon situatën.

SUKAJ DHE NDËRHYRJA “KUNG FU” – “Unë nuk bëj ndërhyrje ‘Kung Fu’, asnjëri nga ne. Me Sukajn folëm pak dhe tha që rrëshqiti. Ai tha se donte të shkonte te topi, por kishte humbur ekuilibrin dhe nuk e ka kuptuar pse ndërhyri ashtu.

PAGAT? – “Për situatën e pagave më mirë të pyesni presidentin”, përfundoi Batha duke qeshur.

“S’ka më nga ata që bëjnë sikur punojnë, tani klube me buxhet 1 milion $”
Sinan Idrizi këtë moment po priste. Në takimin që aktorët dhe faktorët e futbollit patën të hënën me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, ai nuk foli. Një pjesë të atyre gjërave që u diksutuan i kishte thënë prej kohësh në media, ndërkohë që rikthehet sërish të flasë. E bën këtë gjë sërish për gazetarët dhe është optimist. Gjithsesi ende ndryshimet e diskutuara nuk kanë ndodhur dhe Idrizi e të gjithë presidentët e tjerë duhet të presin.

NDRYSHIMET LIGJORE – “Mos ta nisim nga dhuna, që u bë sebep për të arritur në një konkluzion që për mua është vit demarkacioni në ekonominë e sporteve në Shqipëri. Kjo pasi do të kemi  të bëjmë me një sport, që nuk do të ngelet në dorë të enteve publike ku trokitet për të kapur ndonjë fond. Do të jetë një sport që do të rrugëtojë me normat e kapitalizmit. Nuk do të kemi më rrogëtarë bashkish, që marrin rrogën dhe bëjnë sikur punojnë pranë klubeve sportive. Ekonomia e sportit i kalon privatit. Tani do ketë një marrëdhënie biznesi”, tha fillimisht administratori i Flamurtarit.

Më pas ai shtoi: “Shteti shqiptar ka marrë përsipër të sjellë një ligj ku investimet në sport do të kenë një status dhe një karakter të veçantë. Nëse një kompani ka 10 milionë dollarë tatim mbi fitimin, do i derdhte të gjitha shteti. Tani shteti i njeh të drejtën kompanisë që një pjesë të këtyre parave t’i kalojë në llogarinë e klubeve sportive. Kryeministri tha që Hungarinë nuk e bëjmë dot, pasi atje deri në 70% tw tatim-fitimit mund të jepet për sportet elitare. Të paktën të bëhet si në Kosovë, 30%. Nga ky moment klubet shqiptare e nisin me 1 milion dollarë buxhet në nisje. Me këtë ligj kompania nuk ngelet peng i asnjë strukture shtetërore”.

PRIVATIZIMI – “Kur Flamurtari të privatizohet sportivisht, objektet që marrim do të jenë të patjetërsueshme, siç ka ndodhur. Nga ai moment do të jetë një klub me rregulla të pastra kapitaliste. Kërkonim statutin tonë, kur ta dimë, atëherë mësohen edhe hapat e tjerë. Nëse klubet nuk privatizohen, atëherë do të kemi probleme pagesash. Nga ky moment kur klubet nuk do kenë nevojë për një financues që harxhon paratë e tij për një produkt inekzistent, që nuk krijon të ardhura. E mira e këtij ligji është se nuk do ketë njerëz që shpenzojnë dhe humbin nga lekët e tyre. Tani nga tatimet që do i çonin shtetit, do i hedhin në klub. Ata që investojnë në sport dhe art do kenë lehtësi”, deklaroi Idrizi para mediave.

GJYKIMET  – “Dhuna më e madhe në stadiumet tona është ajo psikologjike. Shkaktarët janë ata që menaxhojnë futbollin shqiptar. Nëse fokusohemi te një dhunë 5-minutëshe, që është e papranueshme, nuk vëreni dhunën që bëhet ndaj tifozëve, ndaj stafeve. Pra kemi një shkak, kemi edhe një pasojë. Nga njëra anë jemi të gjithë kundër dhunës fizike, nga ana tjetër nuk analizojmë dhunën psikologjike në stadiumet shqiptare. Një stadium i tëri fyhet nga një arbitër i keq, nga një menaxhim i keq. Dhuna zgjidhet lehtë, forco ligjin dhe kaq”, përfundon numri një i klubit vlonjat.

Idrizi e thotë troç: Ky Flamurtar, dështimi im!
Sinan Idrizi nuk shmanget. Administratori i Flamurtarit prej muajsh i ka dërguar Këshillit Bashkiak një shkresë dhe kërkon një përgjigje në lidhje me borxhet e prapambetura që ai dhe kompanitë turke kanë shlyer, por ende asnjë lëvizje. Para jo e jo, por as një përgjigje.

Kjo e “gërryen” përbrenda Idrizin, i cili i ftuar mbrëmë në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, i merr përsipër të gjitha përgjegjësitë. Gjithsesi e ka një shpresë dhe kjo te ndryshimet ligjore që pritet të bëhen në vend. Është me shumë rëndësi që sporti dhe futbolli në veçanti të kenë mbështetja nga shteti me poltika fiskale lehtësuese dhe nxitëse për të investuar në terrene.

“Flamurtari është dështim i drejtpërdrejtë i imi dhe është fakt. Arrita që vetëm në muajin gusht të ndërtoj një skuadër pretendente, por pas vetëm 3 muajsh, gjithçka u shpërbë, për arsye që tashmë dihen. Nuk është e ekzagjeruar, edhe pse është një çështje burokratike. Po të futemi në detaje do të duket sikur shmangemi nga përgjegjësitë”, shprehet Idrizi.

Më tej ai shton: “Ky ligj është vit demarkacioni, sepse do i japë fund tmerrit me Këshillin Bashkiak. Kam 5-6 vite qe nuk marr asgjë nga bashkia, nuk dua asgjë. Dua vetëm përgjegjësi qytetare, një përgjigje zyrtare për investimet e mia dhe nuk vjen asgjë. Nuk mund të pres 4-5 muaj për një përgjigje. Edhe nëse nuk vjen sërish është përgjegjësi e imja, nuk ua lë të tjerëve”.

Idrizi: Po veproi ligji “trimoshat” s’do kenë guxim! Gjykimi? Idiotësi me dashje
Sinan Idrizi ka folur për herë të parë për incidentet me tifozët në ndeshjen Partizani Flamurtari ku u sulmua zyrtari i klubit vlonjat. Në një konferencë për shtyp, Idrizi deklaroi se incidentet me tifozët do të marrin fund kur ligji të veprojë mbi shkelësit.

SIGURIA NË STADIUME –  “Të jeni të sigurt se këta trimoshat që masakrojnë klubet e tyre dhe futbollin shqiptar nuk do të kenë guxim të kalojnë gardhin kur të shikojnë se si vepron ligji mbi ata.  E përsëris nuk është problemi i dënimit të një klubi për katër ose pesë cuba ose gangstera, sepse kjo mund të më ndodh dhe mua nesër”.

GJYKIMI – “Tani jam i sigurt. Nuk bëhet fjalë për një gabim njerëzor, sepse të pretendosh që këto janë gabime njerëzore në vazhdimësi do të thotë që të pranosh realisht këtë pjesë të kësaj idiotëse që drejton futbollin shqiptar”.

Fakaj: Flamurtari po rrezikon ekzistencën, pesë vite e njëjta histori
Ish-futbollisti i Flamurtarit,  Ervin Fakaj, është shprehur i alarmuar gjendjen që po përjeton klubi vlonjate. Në emisionin “Zona Gol”, ku punon në rolin e analistit, Fakaj u shpreh se situata e tanishme e klubit mund të sjellë rrënimin  e klubit.

Flamurtari është në rrezik mbijetese, nuk po flas për mbijetesë në Superiore. Nëse situata vazhdon kështu rrezikohet që Flamurtari të mos ekzistojë më.

“Fajtorët janë disa. Unë nuk i di situatat fiks fare, pasi është diçka e ndërthurur, por nëse ti si administrator në pesë vite merr lojtarë me kontratat më të shtrenjta dhe lojtarët ikin të gjithë në janar unë se kuptoj këtë gjë. Të ndodhë një vit e kuptoj, por pesë vite rresht. Fundja klubin nuk e ke as pronë tënden”.

“Përse gjithë ky investim. Duhej të ishin bërë kontrata me paga më të ulëta dhe një projekt ndryshe. Pas privatizimit le të bëhej një investim i tillë. E them se rrezikon ekzistencën pasi gjithë këto dëme në fund mund t’i ngelen stemës”, përfundoi Fakaj.

Idrizi konfirmon largimin: Ramë dakord me Danilo Alveshin, pagoi vetë kartonin
Danilo Alvesh ka firmosur me ekipin e Okzhetpes Kokshetaus dhe do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e Kazakistanit. Sinan Idrizi, administratori i deleguar i kubit vlonjat, është prononcuar për “Telesport”, duke zbuluar të vërtetën e kësaj lëvizje.

“Po, kemi gjetur një marrëveshje dhe lojtari do të luajë në Kazakistan. I erdhi një ofertë shumë e mirë financiare dhe dëshironte të luante atje. Kemi biseduar me të dhe kemi gjetur marrëveshjen. Do të jetë lojtari ai që do të paguajë një shifër të caktuar për kartonin e tij”, konfirmon Sinan Idrizi.

Pasi konfirmon marrëveshjen me sulmuesin brazilian, kreu i kuqezinjve lëshon dhe një batutë nga të tijat. “Mos u mërzisni, Danilo do të jetë përsëri në Vlorë në verë. E kemi huazuar në Kazakistan dhe nuk ka ku të shkojë tjetërkund përveçse të kthehet në Vlorë”, përfundon administratori i deleguar i Flamurtarit.

Bojkot dhe shumë dyshime për të ardhmen, Idrizi i lodhur
Situata te Flamurtari nuk është aspak e mirë. Bashkia e Vlorës e ka hequr barrën nga vetja dhe deri në fund të sezonit mund t’i gëzohet milionave të hedhura nga kompanitë turke, por për të ardhmen duhet të mendojë zgjidhje tjetër.

Vjet nisi vlerësimi për aksionet e klubit, por ende nuk ka asgjë të re. Administratori Sinan Idrizi bërtet me të madhe për privatizimin e klubit dhe ende asgjë. Ka vite që e kërkon diçka të tillë në fakt. Gjithçka është peng e burokracive dhe e mungesës së dëshirës për t’i bërë gjërat si duhet në vendin tonë.

Sinan Idrizi është i lodhur nga gjithë kjo situatë e krijuar dhe e ka thënë shpesh: “Boll, kështu nuk vazhdohet”. Në fund të sezonit me shumë gjasa ai do t’i lërë çelësat në dorë kryebashkiakut Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vlorë: “Merreni Flamurtarin, është i juaji”.

Gjatë këtyre viteve shpenzimet kanë qenë të mëdha, por nuk duhet harruar se pagat janë dhënë shpesh me vonesë. Madje disa muaj pas. Ka pasur edhe shpërblime prej vonesave, por ç’e do. Lojtarët duan të paguhen në kohë, ndryshe edhe rezultatet nuk do të jetë ato që priten.

Kur nuk paguan, ka edhe bojkot. Ka ndodhur në të shkuarën me gjithë ekipin, kurse tani kanë nisur ta bëjnë diçka të tillë individë të veçantë. Idrizi kish premtuar shlyerjen e futbollistëve ditën e djeshme, gjë që nuk ka ndodhur. “Do paguheni gjatë javës”, ka qenë premtimi i fundit. Se çfarë do të ndodhë nuk i dihet, por në Vlorë më së shumti duhet të shqetësohen për atë që i pret në fund të sezonit.

DOKUMENTI | Idrizi pret milionat, Këshilli Bashkiak “s’e vë ujin në zjarr”
“Bashkia nuk më kthen 470 mijë euro që më detyrohet për shlyerje të borxheve ndaj të tjerëve, ndërsa jep miliona për ekipe fshatrash”, shprehej Sinan Idrizi para disa kohësh në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në Supersport. Deri më tani asnjë qindarkë nuk i ka kaluar klubit vlonjat, që ende ka borxhe të shumta për t’u shlyer.

Administratori Sinan Idrizi e ka bërë një hap që në muajin nëntor, duke dorëzuar në Bashkinë e Vlorës një kërkesë ndaj Këshillit Bashkiak për detyrimet që institucioni vendor ka ndaj klubit. Kompanitë turke që financojnë Flamurtarin kanë shlyer borxhe që nuk u takojnë, por që duheshin likuiduar në kohën e duhur për të mos rrezikuar sanksione të rënda nga UEFA apo nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Deri më tani Këshilli Bashkiak i Bashkisë Vlorë nuk po i jep drejtim kësaj çështjeje, për të mos folur më pas për privatizimin e klubit që është kthyer në një telenovelë. Shkresa e 27 nëntorit 2018 nuk merr përgjigje, ndërkohë që Idrizi vetëm sa çirret nëpër media duke kërkuar atë që i takon.

Kërkesa e Flamurtarit dorëzuar në Bashkinë e Vlorës

Zyrtare, Xhevahir Sukaj “shpëtimi” i Flamurtarit
Flamurtari ka bërë lëvizjen e dytë në hyrje. Pasi mori nga Luftëtari Lejdi Liçajn, tanimë me vlonjatët ka nënshkruar edhe sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj. Futbollisti i njohur në verë zgjodhi të kalonte te Laçi, por me kurbinasit e mbylli shpejt bashkëpunimin.

Para disa ditësh është kontaktuar nga Flamurtari dhe bisedimet kanë shkuar në rrugën e duhur. Sukaj ka pranuar ofertën dhe ka nënshkruar kontratën që e bën atë pjesë të kuqezinjve. Sulmuesi kështu do të pasojë Tomislav Bushiç dhe do të jetë sulmuesi kryesor i Flamurtarit.

Idrizi: Mblidhni urgjent Këshillin Bashkiak, duam mbrapsht paratë!
Problemet e pagave në Vlorë konsiderohen një normalitet. Gjithsesi ka edhe nga ata që nuk kanë duruar. Tomislav Bushiç dhe Goran Siljanovksi mbyllën kontratat, kurse Danilo Alvesh ende nuk është kthyer në Shqipëri.

Në lidhje me situatën në klub ka folur vetë administratori Sinan Idrizi, i cili thekson se gjendja nuk është aq e rëndë sa thuhet. Madje ai e quan normale.  “Situata e klubit është në kufijtë e normales në syrin tim. Në gusht, 80 për qind e ekipit ka marrë 30 për qind paradhënie. Pra, për Vitin e Ri, Flamurtarit i janë shpërndarë 50 mijë euro shpërblim. Ne kemi vonesa rreth një muaj e gjysmë ose dy në pagesat e lojtarëve, në pjesën më të madhe të tyre”, ka deklaruar Idrizi për “Top Channel”.

“Pyetja, nëse ka financa apo s’ka Flamurtari, është një pyetje për të cilën, ne që mbajmë përgjegjësi te Flamurtari, i dalim për zot. Nga ana tjetër, gjej rastin që nëpërmjet jush t’i bëj thirrje Bashkisë që në rastin e parë të mbledhë urgjent Këshillin Bashkiak, të na rikthejë detyrimet që ne kemi paguar për këta dhe për të tretët” përfundon numri një i klubit vlonjat.

“Hipokrizi, nuk pyetemi për të drejtën televizive”, polemikat e ligës dhe kërkesa e Gjicit
Krijimi i Ligës Profesioniste u mirëprit nga të gjithë klubet, por mbeten ende shumë paqartësi në lidhje mbi organizimin e kësaj shoqate në të ardhmen. Televizioni “Ora Neës”, ka marrë në intervistë presidentin e Kukësit dhe Flamurtarit, Safet Gjicin e Sinan Idrizin, si dhe drejtorin sportiv të Tiranës Arbi Laçi.

Të tre drejtuesit kanë shprehur para mikrofonit të “Ora Neës”, disa nga kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë zhvillim madhor të futbollit shqiptar.

Safet Gjici:Liga duhet të kërkoj sponsorë të fuqishëm, sidomos kryetari i Shoqatës dhe të gjithë klubet që janë pjesëtar të ligës. Kryetari i Ligës duhet të jap rezultate çdo 6 muaj, duhet të raportoj para presidentëve se çfarë kemi bërë. Duke pasur të ardhura më të larta klubet shqiptare, natyrisht do të ketë produkt akoma më të fortë sepse do ketë blerje më cilësore, lojtarë më të mirë. Do të bëhet loja më e fortë, më e bukura. E duke ndodhur kjo do na vijnë tifozët. E duke ardhur tifozët do të rriten edhe të ardhurat e klubit. Pra janë të lidhura zinxhir. Unë nuk e kam parë në fakt kontratën që e drejta televizive është shitur për 4 vite, por nëse Kryetari i Ligës  do të ketë sponsor më të fuqishëm se kjo që është shitur padiskutim që nuk do të jetë pjesë e diskutimit të Ligës, pasi prandaj është krijuar. Por duhet të shikojnë se nëse ka sponsor më të fuqishëm ky që na ka blerë të drejtën televizive për 4 vjet, e nëse do të ketë patjetër që do të shikohen me sy tjetër, pasi të ardhurat e klubit kryesisht janë nga të ardhurat televizive. Liga duhet ta kontrollojë edhe pse prapë e ka në mbikëqyrje Federata. Koordinimi mes Federatës dhe Ligës besoj se do të jetë bashkëpunues që të kemi sa më pak gabime të arbitrave në fushë.

Sinan Idrizi: Si iniciativë e kam përkrahur dhe e përkrah deri në fund. Pra na duhet një Ligë Profesioniste për njerëz profesionist. Kjo është ana teorike e çështjes. Ana praktike është se cilët janë ata që do e krijojnë Ligën Profesioniste. Pra nëse do të bëjmë skanerin e aktorëve që duan të krijojnë Ligën Profesioniste, do të shikojmë një tablo që nuk ka lidhje në terminologjinë, Ligë Profesioniste. Pse? Poseduesit e aseteve dhe aksioneve kryesore të kësaj, të ashtuquajtur Ligë Profesioniste duhet të jenë ente publike shqiptare. Pra e përsëris për Bashkitë që menaxhojnë dhe janë aksionere kryesore të të gjitha këtyre shoqërive që ne sot menaxhojnë. Pra flas në rastin konkret Flamurtarin. Nëse unë do të vij dhe do të marr përsipër që të jem pjesë e Ligës Profesioniste, unë jam askushi. Jam vetëm një firmëtar i radhës. 100% aksioner i SHA-së është Këshilli Bashkiak i Vlorës. Po kështu, përjashto Partizanin janë të gjitha ekipet shqiptare. Nëse ne nuk zgjidhin përfundimisht në mënyrë të qartë ose kapitalizëm ose bolshevizëm, Liga Profesioniste për mua është ajo dilema e madhe mes një virusi dhe një bakteri. Pra nuk ka të ardhme në syrin tim. Pra ky muhabet nuk fillon nga A-ja. A-ja është që sporti shqiptar duhet t’i kthehet kapitalizmit. Nuk duhet të ngelet peng i aseteve publike. Domethënë klubet shqiptare janë të gjitha me minus dhe vazhdojnë të mbeten në këmbë. Dmth me ligj ne duhet të kishim falimentuar të gjithë, duhet të kishim shfaqur falimentimin. Janë të gjitha hipokrizi. Klubet shqiptare janë qesharake, ose më mirë jemi qesharak.

Arbi Laçi: Emri duhet shitur më mirë. Emri duhet mbrojtur. Emri duhet kuruar në të gjitha pikat më të rëndësishme të tij. Dhe në këtë linjë logjike duhet në mënyrë absolute që ajo pjesa organizative të ndihmojë futbollin në mënyrë që të jetë më i shitshëm, të jetë më produktiv për thithjen e të ardhurave dhe më pas, jo vetëm që duhen marrë por edhe duhen rishpërndarë më mirë. Kam kërkuar gjithmonë të na vihet në dispozicion kontrata katërvjeçare për të drejtën televizive. Ende nuk e kemi marrë. Unë vijoj ta kërkoj për ta konsultuar dhe për ta parë sepse ajo kontratë duhet ribërë në momentin që Liga do të marrë jetë sepse Liga do të vendosi vetë për sa i përket burimit të të ardhurave, menaxhimit të shitjeve të të drejtës televizive etj. Kështu që Liga domosdoshmërisht duhet të jetë kompetente për të vendosur kontratën që normalisht duhet rishikuar.

Danilo Alvesh bëhet çështje, Sinan Idrizi “kërcënon”
Danilo Alvesh është sërish çështje në Vlorë. Sulmuesi brazilian nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri pa u paguar. Nuk ndodh për herë të parë diçka e tillë, por tanimë administratori Sinan Idrizi nuk ka duruar më.

“I kemi dërguar letër FIFA-s dhe lojtarit për vonesën. Alvesh duhej të ishte në Vlorë. Nuk tolerojmë për vonesat”, ka thënë mes të tjerash Sinan Idrizi sot para mediave. Sulmuesi braziliani u largua në verë, por u kthyer sërish në ekip pak para fillimit të kampionatit. Problemet e pagave te Flamurtari vijojnë, çka pranohen edhe nga vetë Idrizi. Pjesa tjetër e futbollistëve janë kthyer në stërvitje, sikurse ka ndodhur me Elton Kale dhe Agustin Torasën.

“Situata te Flamurtari është normale. Mund të kemi çdo lloj problemi, por jo për pagat. Kush ka pretendime të tilla t’i drejtohet me një letër klubit. Për Alvesh për çdo ditë vonesë do të marrë gjobat e përcaktuara. Te Flamurtari nuk ka asnjë lojtar që i është drejtuar klubit për pagat. Me përgjegjësi të plotë. Ka vonesa një apo dy muaj, por ka edhe pagesa 30% parapagim”.

“Është një histori më e gjerë, lidhur me atë çfarë pranohet se ka një apo dy muaj vonesë pagash. Gjithçka lidhet edhe me privatizimin. Nëse klubi do të ishte privat, të jeni të sigurt se këto vonesa nuk do të ishin. Nga ana ligjore dua vetëm një letër që i është drejtuar një lojtar klubit për pagat e prapambetura. Nuk ka asnjë gjë të tillë, gjithçka është normale”.

ÇFARË KA NDODHUR NË TË SHKUARËN – “Duke qenë se nuk paguhesha, u shtira sikur udhëtova për në Brazil, për t’u fshehur në hotelin e skuadrës time të re (Tropical Resort, Durrës), deri në momentin kur kjo çështje të zgjidhej”, shprehej Alvesh për Yahoo Sports para disa kohësh.

Më tej ai tregonte: “Më zbuluan, një fotograf më fotografoi në Durrës dhe kjo më krijoi shumë probleme. Në fund, Flamurtari i shleu detyrimet dhe u ktheva. Edhe vitin pasardhës, qëndrova katër muaj pa u paguar. Bleva një biletë dhe u ktheva në Brazil. Kur drejtuesit më telefonuan, u thashë se arsyeja e largimit lidhej me mungesën e pagave”.

“Ata më thanë: ‘A je çmendur, ktheu menjëherë’, ndërsa përgjigjja ime ishte ‘Është e thjeshtë, më paguani detyrimet edhe do të vij’. Më paguanin dhe unë kthehesha. Duke qenë se kur unë luaja, ekipi fitonte dhe kur nuk isha në fushë, pësonim humbje, klubi u tregua gjithnjë më i duruar me mua dhe nuk më përzinte”.

“Jam një ndër kapitenët e ekipit dhe kam debatuar shpesh me presidentin Idrizi, edhe nëpërmjet gazetave. Pavarësisht kësaj, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë. Ndoshta sepse në Shqipëri është e rrallë që një lojtar të dalë kundër presidentit. Aq e pazakontë, sa kur i thashë presidentit që doja të largohesha nga klubi, më organizoi një festë surprizë, me tortë dhe gjithçka tjetër. Lojtarët e tjerë u çuditën dhe më pyesnin: ‘Si ka mundësi, ti u largove, debatove dhe ai sërish bën këto gjëra për ty?’. Çështja është që pavarësisht debateve me presidentin, ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

Viti (a)normal i Flamurtarit, spektaklin e dhuron… Sinan Idrizi!
Viti 2018 ka qenë absurditet normal për Flamurtarin, një vit i hedhur poshtë, mes investimeve madhore, parave të papaguara, premtimeve të mëdha dhe dështimit konstant për të hedhur hapin vendimtar drejt majës.

Në Vlorë jetojnë me lavdinë e së shkuarës dhe duan të shohin futboll të madh në stadium, për të qenë të pranishëm. Realisht, ka disa vite që shpresat që kjo të ndodhë ekzistojnë, të paktën në vjeshtë.

Më pas, nis pikiata, vonesat në pagesa, dëmtimet, ndonjë problem i vogël me arbitrat dhe…krizë! Kjo ndodhi edhe këtë vit, sepse në janar Flamurtari ishte në pozita perfekte, rivali kryesor i Skënderbeut për titullin kampion, me synim ndonjë përforcim që do të vlente kapërcimin cilësor që do të afronte majën.

Shpëtim Duro tentoi, më kot, të bindte Dejvi Bregun të kthehej në Vlorë. Nuk ia doli mbanë dhe i ktheu sytë nga Muarem Muarem, një mesfushor ofensiv që ka një CV mahnitëse, por në bregdetin vlonjat nuk funksionoi. Nuk ishte faji i tij, pati probleme fizike, nuk i eci mbarë, por edhe Flamurtari u fundos pa ardhur pranvera. Lëvizjet e tjera në merkato rezultuan dështim, dëmtimet u bënë të papërballueshme dhe filluan edhe problemet e zakonshme me pagat, si në fund të vitit të shkuar, apo si në sezonet e tjerë.

Sinan Idrizi, “mbreti” pa fron i Flamurtarit, ka një qetësi olimpike që ndonjëherë të irriton dhe nuk e vriste mendjen për asgjë, as për rezultatet që nisën të përkeqësoheshin, as për gabimet e arbitrave që dukeshin qartë që kishin një prapavijë aspak të maskuar, për të ndalur vrapin vlonjat. Bosi kuqezi preferon filozofinë ndaj sharjeve dhe këtu bën dallim nga presidentët e tjerë në Superiore, por nga ana tjetër lojtarët nuk duan filozofi, tifozët nuk marrin vesh nga ironia e hidhur e Idrizit dhe FSHF nuk është se e vret shumë mendjen nga akuzat, direkte apo indirekte, fundja ka parë edhe më keq.

Nga fundi i sezonit, jo ndonjë çudi e madhe kjo, Flamurtari mori vesh se nuk shkonte dot në kupat e Europës, edhe sikur të fitonte titullin. Në fakt, ishte diçka që pritej, pasi gjyqet dhe borxhet e vjetra qëndrojnë si një hije e zezë mbi qiellin e stadiumit Flamurtari, ndërsa Idrizi me të drejte ankohet: “Nuk jam pronari i Flamurtarit, pse duhet të paguaj unë borxhet e bashkisë?”.

Verë e re, Flamurtar i ri. Duro kishte ikur që në pranverë, i pafuqishëm për të ndalur rrënimin, ndërsa kampioni i freskët Ilir Daja mori frenat e ekipit, herë entuziast e herë mosbesues. La Skënderbeun e sigurisë për të marrë Flamurtarin e pikëpyetjeve. Me sforcime të mëdha, u ndërtua një ekip vërtet cilësor, edhe pse me probleme, pasi disa lojtarë shkuan me vonesë në Vlorë dhe Elton Kale u bllokua nga Kukësi, për një problem të vogël kontrate, nga ata tipikët e Kukësit, e keni parasysh vetë (se kush dreqin i gënjen lojtarët se Kukësi falsifikon kontratat dhe FSHF nuk e vret mendjen).

Në shtator erdhi goditja e parë fatale: Skënderbeu fitoi duke shëtitur në Vlorë, stadiumi ishte plot dhe depresioni përfshiu tifozët. Brenda 90 minutash Flamurtari humbi 3 pikë, entuziazëm dhe tifozët, sepse më pas asnjëherë stadiumi nuk u mbush si atë mbrëmje të 17 shtatorit.

Ishte vetëm fillimi i problemeve, sepse në kampin vlonjat nuk mjaftonte fakti që loja nuk po ngjitej aty ku duhej, por edhe problemet financiare nisën të rishfaqeshin. Nën zë, në Vlorë të thonë se disa lojtarë nuk janë likuiduar as për këstet e verës, apo ndonjëri ka para pa marrë nga sezoni i shkuar. Thashetheme, Sinan Idrizi këmbëngul se të gjithë lojtarët janë likuiduar, por nuk dihet për cilin e ka fjalën, sepse kur i takon futbollistët, varin kokën të dëshpëruar.

Viti u mbyll me 3 fitore në 5 ndeshje, kreu i renditjes është vetëm 9 pikë larg dhe në teori 18 ndeshjet e mbetura mjaftojnë për të bërë diçka të madhe, duke kapur të paktën vendin e tretë, por nga e thëna në të bërë, është në mes… paraja!

Idrizi ka premtuar pagat, dha edhe një bonus pas ndeshjes kundër Tiranës, ndërsa ka premtuar edhe 2-3 përforcime “bombë”. Ilir Daja këto përforcimet ndoshta nuk i do fare, preferon që skuadra të jetë e qetë mendërisht, me barkun plot, për të luftuar denjësisht deri në fund të sezonit. Pastaj bilanci bëhet në fund: ndoshta arbitrat do të sillen mirë, ndoshta dëmtime nuk do ketë, ndoshta licencimi për në kupat e Europës do arrihet më në fund. Ndoshta… varet nga forma e Sinan Idrizit!

Idrizi: Ka më të mirë? E hap krahun direkt! Kam shpenzuar 11 milionë €!
Sinan Idrizi është nga ata që flet hapur. Nuk e ka për gjë të pranojë se te Flamurtari ka vonesa pagash dhe sipas tij e gjitha vjen për shkak të sistemit. Administratori i klubit vlonjat madje është i gatshëm të hapë krahun nëse dikush tjetër në Vlorë është në gjendje të bëjë më mirë se ai.

PAGAT – “Është krejt normale, kush tha që nuk është folur?! Ka katër-pesë muaj që flitet për problemet e pagave.  Unë e kam thënë dhe e them përsëris, Flamurtari është i vetmi ekip në Shqipëri,  në këto pesë vjet që jam unë, që ka probleme pagash. Asnjë ekip tjetër nuk ka, i vetmi ekip jo funksional jemi ne. Të gjithë të tjerët janë të lulëzuar, kanë një ekonomi. Thirrja ime është e thjeshtë fare. Nëse ka të tjerë që e bëjnë më mirë këtu në Vlorë, nuk flas për kafexhinjtë e kafeneve apo këta që shtyjnë ditën këtu në “Lungomare”, të vijnë dhe të vazhdojnë punën, unë e dorëzoj që sot”.

SISTEMI – Shpenzimet janë të shumta në një klub futbolli dhe Idrizi tregon se deri më tani ka shpenzuar rreth 11 milionë euro. Ai i mëshon idesë së tij që në vendin tonë duhet ndërtuar sa më shpejt ekonomia e futbollit. Nuk mungojnë as thumbimet dhe në shënjestër ka përfunduar sërish ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.

“Përsëris, nëse nuk ndërtoni një ekonomi futbolli që të jetë korrekt me listpagesat, atëherë pyetjes tënde ironike unë nuk i përgjigjem dot më me ironi. Të ndërtohet njëherë ekonomia e futbollit, të kalohen në skaner si mbahen klubet shqiptare, nga financohen, nga vijnë të ardhurat, dhe pastaj flisni për korrektësinë në listëpagesa. Është një gjë që nuk funksionon, nuk funksionon TVSH-ja, nuk funksionon tatimi mbi pagën, nuk funksionon asnjë gjë”.

“Nëse unë kam probleme me zyrën e tatimeve, për të paguar këtë shumë të madhe që paguaj, pra 1.6 miliard, nëse unë nuk paguaj tatimet, duhet të kem pare shtesë për këtë dhe për këtë. Kërkoni sistemin, kërkoni si funksionon ky sistem, a ka një futboll shqiptar që ecën në shinat e kapitalizmit apo jo? Kur pata thënë se kjo është një ekonomi, një fabrikë, një pjesë e mirë e ish-futbollistëve që tani janë bërë komentatorë studiosh, fillonin historitë, “Sinani e kupton futbollin si një fabrikë”.

“Futbolli është një fabrikë mor zotëri. Është një fabrikë që ka bilance, ka hyrje, ka dalje. E përsëris, jemi në vitin e pestë dhe kam bilancet e mia ku janë paguar 10.870.000 euro. Të paktën faleminderit nuk thonë. Dalin këto historitë e këmbëve të gjata dhe thonë që janë vonuar pagat. Po pagat janë vonuar dhe do të vonohen sa të jetë ky sistem. Nëse sistemi nuk hyn në linjë, lojtarët nuk kanë pse të më presin mua, transferta, erdhi, s’erdhi e kjo histori!”.

“Pasaj kemi dhe këto ironitë e zevzekëve të “Facebook”. A është dikush ta bëjë më mirë pa vjedhur pronat publike të Vlorës?! Unë nuk kam Flamurtar që e financoj duke vjedhur pronat publike. Unë nuk financoj duke mbajtur nën hije bilancet e mija, por që ka vonesa në pagesa, ka mor ka!”.

NDESHJA ME KASTRIOTIN – “E kam thënë dhe  më parë, ky është Flamurtar “Leninist”: dy hapa para, një hap mbrapa. Në një fushë të rënduar si ajo në Fushë-Krujë nuk mund të pritej më shumë se kaq. Ishte një ndeshje, ku ndoshta mund të kishim bërë diçka më shumë. u luajt pjesërisht futboll. Kruja nuk kishte ekip të keq, po ta vije re erdhën në portën tonë tre-katër herë. Në atë fushë, në ato kushte ishte e vështirë të flisje për futboll bio. Nuk bëhej fjalë për një futboll bio dhe nuk kam çfarë kërkoj më tepër nga ekipi. Unë them se ky ekip, kam idenë, se duhet të vazhdojë të eci më lartë në kuptimin e seriozitetit në fushë. Kam një ekip komod, kemi marrëdhënie korrekte”, është shprehur Idrizi për mediat

Idrizi “thumbon”: Leli është ndryshe nga zevzeku i “Facebook”-ut!
Flamurtari po vazhdon përgatitjet në kuadër të sfidës së nesërme me Skënderbeun. Një përballje e fortë dhe tepër e ndjeshme, me të dy klubet që ndodhen në vendin e parë me nga shtatë pikë mbas tre javëve.

Ilir Daja do të përballet me ish-ekipin e tij, ndërsa Orges Shehi vjen për herë të parë në Vlorë si trajner. Flamurtari tenton titullin dhe për ta bërë diçka të tillë duhen mposhtur kampionët në fuqi të Skënderbeut.

Stërvitjen e Flamurtarit e kanë ndjekur dhe administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, i cili ka qenë i shoqëruar nga kreu i bashkisë, Dritan Leli. Tema e diskutimit të tyre ka qenë projekti “Vlora Sport”, por ata kanë dashur dhe t’i rrisin moralin ekipit para sfidës deçizive.

Por Leli është nga ata që rrallë shkon në stadium, e jo më në stërvitje. Gjithsesi Sinan Idrizi nuk mund të mos e komentojë këtë gjë, por edhe të “thumbojë” paraardhësin e Lelit, por pa përmendur emra. Sigurisht dihet që e ka me Shpëtim Gjikën.

“Kryetari i bashkisë nuk është vetëm sot pranë ekipit, por ka qenë gjithmonë. Ai nuk është ai ‘zevzeku’ i facebook-ut, i cili bezdis çdo njeri. Kryetari i bashkisë i rri gjithmonë nga mbrapa Flamurtarit. Nuk është hera e parë që vjen dhe nuk vjen për të bërë ‘show’. Pra, ai rri nga mbrapa pa bezdisur njeri, pa fyer qytetin, pa shkatërruar qytetin, por i rri nga mbrapa në çdo lloj forme Flamurtarit”, u shpreh për mediat administratori i kuqezinjve, Sinan Idrizi.

Merkato, privatizimi dhe planet e Flamurtarit: Idrizi i thotë të gjitha
Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Zona Gol”, foli gjerë e gjatë për klubin e tij.  “Kam katër vite me Flamurtarin dhe me Kukësin kam fituar vetëm një finale. Është hera e parë që fitojmë, pasi kemi pasur vetëm rezultate negative”.

“Mungoi Gjici? Shako, të lutem mos i hap udhë rrugëve të komplotit (qesh)”.

“fusha? Në kohën e spërkatjes është hedhur dyfishi. Në ndeshjen me Skënderbeun do shihni fushën në kushte të tjera. Do rimbillet fusha. Baza e fushës është në rregull. Për dy-tre javë është gati. Është e katërta herë që bëhet fusha. Ndryshojnë temperaturat këtu, në krahasim me ato në Korçë”.

“Administrator apo president? Do quhem kështu derisa Shqipëria të ndahet nga komunizmi. Sinqerisht dua t’iu them, më vërtetoni se në sport ka kapitalizëm në Shqipëri. Kini parasysh, nuk është kapitalizëm. Vetëm Partizani është privat. Të tjerat janë të lidhura me ente publike. Menaxhojnë vetëm aktivitetin, jo asetet”.

“Ligji i Sportit në Kosovë, 30% të TVSH shkarkohet. Nëse nuk ndodh kjo, sporti nuk do të ketë zhvillim”.

“Është e vështirë të merresh me futboll, pasi nuk është fusha ime. Unë e shoh si biznes. Për ne të ardhurit në futboll është e vështirë”.

“Licencimi dhe roli i bashkisë me borxhet? Nuk parashikoj dot, shpresoj të shkojmë në Europë. Me bashkinë kemi të njëjtën situatë, këshilli nuk i njeh borxhet qe kemi paguar ne. Deri më tani askush nuk e merr përsipër. Ka një problem, kryetari bashkisë më thotë se nuk kemi borxhi. Borxhin real ata thonë qe e kanë ngarkuar. Problemi është se janë borxhe të mbledhura nga menaxhimi i mëparshëm. Do shkojë në gjyq kjo punë. Dikush më kthen përgjigje në ‘Facebook’, dikush më thotë që do mblidhet këshilli. Janë 400 e ca mijë euro borxhe. Askush nuk merr përsipër të mbrojë firmën e vet”.

“Kam tejkaluar të drejtën time të përdorimit të budallëkut me Flamurtarin”.

“Ëndrra më e madhe në aspektin sportiv? E para dhe e fundit është “Vlora Sport”. Motoja ime është jo vetëm një klub. Duam të kalojmë në stad tjetër, të bëjmë një klub modern. Për atë që ndodh në fushë, me injorancën time nuk kam çfarë t’u kthej përgjigje”.

“Hasani i Shkëndijës e kam kërkuar, më tha se pres një ofertë nga Arabia dhe do vij te ju. I kemi thënë edhe Ekuban të dëgjojë ofertën tonë”.

“Përpiqem të mos e poshtëroj qytetin dhe fanellën që ka. Kale? Çështja është në DHKZHK. Na ka thënë se jam i lirë. Ai na ka thënë se nuk është firma ime ajo te Kukësi. I kam thënë ta zgjidhë, ose me kriminalistikën. Nëse është i Kukësit, të shkoje aty. Nëse është i lirë, është i yni”.

“Buxheti për Ekubanin? I kemi ofruar t’i paguajmë gjysmën e pagës. I kam bërë ofertë 250 mijë euro Ferhan Hasanit. Duhet ta çojmë tregun që të ofrohen shumë”.

“Maçaç? Është e vërtetë pjesërisht. Është pak interesant me shokët me sjelljen e tij dhe kjo bën që të stepemi për të marrë një vendim”.

Idrizi: Gjykimi? Nuk është burrëri nëse…
Administratori i Flamurtarit është i kënaqur me paraqitjet e kuqezinjve, ndërkohë komenton edhe arbitrimin. “Penalltitë kundër? E çuditshme!”

Elton Nika

Flamurtari ka marrë vetëm një pikë në transfertën e luajtur në Shkodër, një rezultat që në nisje të takimit nuk mund të quhej aspak i keq. Nisur nga fakti që vlonjatët ishin në avantazh, si dhe nga 11-metërshi i akorduar kundër, apo edhe gjykimi i kontestuar, në Vlorë mendojnë se skuadra meritonte tre pikët ndaj Vllaznisë. Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e cilëson si mjaft pozitive paraqitjen e skuadrës, jo vetëm ndaj Vllaznisë, por edhe gjatë gjithë pesë javëve të para të kampionatit. Ndërkohë ai ka diçka edhe për gjykimin, si dhe çështjet që aktualisht kanë mbetur pezull. “Nuk dëshiroj të ndalem apo të komentoj gjatë gjykimin e ndeshjes, por nëse gjykimi apo penalltia e dhënë ishte tendencioze, atëherë kjo nuk është burrëri. Në fakt është pak e çuditshme që Flamurtari në këto pesë javë nuk ka marrë asnjë penallti në favor, edhe pse na kanë takuar, duke ju referuar edhe rastit në Shkodër. Por jemi ndëshkuar, në pesë javë janë dhënë tre të tilla kundër Flamurtarit, madje në raste tejet të diskutueshme. Kjo është shumë e çuditshme. Nuk kam komentuar ndaj tyre ndonjëherë, por nëse kemi të bëjmë me sjellje tendencioze në Shkodër, atëherë e ripërsëris se kjo nuk është burrëri”, tha Idrizi fillimisht, ndërsa më pas foli edhe për paraqitjen e skuadrës së tij. “Jam mjaft i kënaqur, jo vetëm në ndeshjen e fundit në Shkodër, por edhe gjatë gjithë këtyre javëve të kampionatit. Një skuadër me karakter dhe lojtarë që respektojnë fanellën në fushën e lojës, kjo është shumë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, madje edhe se rezultati i arritur. Dua të theksoj se kjo skuadër ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë edhe në ndeshjen e fundit dhe të gjithë besojmë maksimalisht te lojtarët, stafi dhe tek e gjithë skuadra. Gjithsesi duhet vetëm të shohim përpara dhe ashtu si edhe kemi thënë që prej fillimit të kampionatit, e rëndësishme mbetet vetëm ndeshja e radhës. Nëse vijohet në këtë rrugë, padyshim që Flamurtari ka për të ecur përpara. Ndeshja në Shkodër ishte mjaft e mirë nga skuadra, por unë kam parë një skuadër të tillë edhe në ndeshjet e tjera të luajtura deri më tani”, u shpreh kreu i klubit vlonjat, ndërsa në fund theksoi se do ta vijojë betejën e tij ligjore me FSHF-në dhe ish-trajneri Gjoka. “Do të vijoj rrugën time ligjore me FSHF-në dhe këtë e kam thënë disa herë, s’kam çfarë të shtoj më shumë”, ka përfunduar Sinan Idrizi deklaratën e tij.