simone Skufet

Kur mbetesh gjithmonë “talent”: Cilësohej si Bufoni i dytë, përfundon në… Turqi!
Më datë 1 shkurt të vitit 2014-ës, trajneri i Udinezes, Françesko Guidolin, i befasoi të gjithë duke ulur në stol portierin Zheljko Brkiç. Zëvendësuesi i serbit ishte një 17-vjeçari Simone Skufet, i cili provonte për herë të parë shijen e futbollit profesionist.

Skufet e kaloi “provimin” e tij të parë, duke mbajtur portën e paprekur gjatë fitores 2-0 të skuadrës friulane. Guidolin i besoj sërish dhe adoleshenti ia shpërbleu ndeshje pas ndeshje me paraqitje të mira. Gardiani blindoi vendin e titullarit dhe luajti 16 ndeshje deri në fund të sezonit.

Në mbyllje të atij sezoni, i riu italian mori elozhe të pafundme nga shtypi, duke u konsideruar si e ardhmja e portës së Italisë, madje ndokush nuk ngurroi as ta cilësonte si Bufoni i dytë. Vetë portieri legjendar deklaroi asokohe se Skufet mund ta meritonte një vend për në Botërorin “Brazil 2014”. Megjithatë, jeta nuk është një fushë me lule.

Ne verë, drejtuesit e Udinezes transferojnë nga Granada portierin Orestis Karnezis. Greku, 9 vite më i madh se Skufet, preferohet si zgjedhje e parë nga trajneri i ri Andrea Stramaçoni. Atë sezon Skufet luan vetëm dy ndeshje ku nuk luftohej për asgjë në muajin maj.

Nga ai moment, djaloshi i lindur dhe rritur në Udine nuk ishte më kurrë i njëjti. Huazohet në Serie B, ku kryen nje sezon mesatar me Komon, ndërsa në tri sezonet e fundit qëndron si rezervë te Udineze. I vjen një mundësi e shkëlqyer pas transferimit të Karnezis drejt Anglisë, por humbet “betejën” për një vend në formacionin titullar ndaj 40-vjeçarit Albano Bizarri.

Këtë vit e njëjta histori. Kësaj radhe humbet garën ndaj argjentinasit Huan Muso. Rikthehemi në të tashmen. Skufet tashmë 22 vjeç, ka rënë dakord për një transferim te Kasimpasha. Ndoshta tani është në një avion, gati për t’u ulur në Stamboll, ku do të fillojë një eksperiencë të re. Gjithsesi për shumë vetëm zhgënjimi mbetet i madh, pasi kishte fatin të arrinte gjëra shumë më të mëdha.

Prezantimi i Skufet te Kasimpasha 16/01/2019