Silvio Berlusconi

“Dua të takoj Xhampaolon, Suso më i miri. San Siro? Ja pse nuk duhet prekur”
Silvio Berluskoni është rikthyer të flasë për Milanin. Ai qëndroi plot 31 vite në krye të kuqezinjve dhe i dërgoi ata në majën e botës. Tani është ndryshe. Ekipi po kalon gradualisht krizën e madhe të viteve të fundit dhe po tenton të ringrejë kokë.

82-vjeçari është ndalur te ndryshimet e drejtuesve, trajneri i ri dhe Suso. Spanjollin e cilëson lojtarin më të mirë të ekipit dhe së shpejti dëshiron të njohë nga afër Marko Xhampaolon.

TRAJNERI – “I dërgoj urimet më të mira drejtuesve të rinj dhe shpresoj të bëjnë më mirë se ata që ishin dy vitet e fundit. Xhampaolo? Nuk kam biseduar ende me të, por shpresoj ta takoj së shpejti. Kam folur me presidentin Skaroni dhe mund të organizojmë një darkë. Skema me dy sulmues dhe një organizator pas tyre (Suso) është sistemi im i preferuar. Kemi luajtur prej vitesh ashtu dhe kemi fituar shumë. Sezonin e kaluar, Milani rikthehej në mbrojtje në pjesët e dyta dhe sulmuesi i vetëm ‘paralizohej’ në sulm.”

SUSO – “Është futbollisti më i mirë i Milanit. Zotëron gjithçka për të qenë një trekuartist fantastik. Askush nga lojtarët e tjerë nuk është aq i aftë në driblimin e kundërshtarit. Nisja nga e djathta e penalizon të realizojë goditjen e tij, një tjetër cilësi e madhe e Susos.”

SAN SIRO – “Jam kundër shembjes, është diçka pa sens. Stadiumi mund të përdoret për ngjarje të tjera. Ky tempull bën pjesë në zemrat milanistëve dhe interistëve. Është absurde ta mendosh shembjen. Le të ndërtojmë një tjetër të ri, por ta lëmë San Siron për funksione të tjera. Ka patur raste kur kemi marrë mbi 100 mijë kërkesa. Si mund të prishet një vend që ka bërë të rrahin fort zemrat e interistëve dhe milanistëve për dekada me radhë dhe vendi ku kemi arritur fitore të mëdha? Edhe zemra ka nevojë për pjesën e saj.”

Berluskoni shton misterin: Alegri te Monza? Nuk përjashtoj asgjë!
Lajmet e merkatos janë të ndryshme dhe nga më të çuditshmet. Maks Alegri e mbylli me Juventusin pas 5 viteve në Torino, ndërsa e ardhmja e tij është enigmë. Një ditë flitet për interesimin e Mançester Junajtid e një tjetër për atë të Monzës.

Klubi i Serie C ka përfunduar në duart e Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit. Dyshja e famshme që dërgoi Milanin në majën e botës kanë një projekt shumë ambicioz me Monzën.

Rreth këtij lajmi ka folur vetë presidenti në një prononcim për Telelombardia, duke shtuar misterin rreth mundësisë së kësaj lëvizje befasuese.

“Nuk varet nga unë, por nuk përjashtoj asgjë. Me këtë rast i dërgoj urimet më të mira Alegrit për suksesin e jashtëzakonshëm që arriti me Juventusin”, komenton shkurt Silvio Berluskoni.

Prapaskena e Milanit, sheiku arab zbulon negociatat me Berluskonin
Silvio Berluskoni ka qenë padyshim një ndër presidentët më të suksesshëm të historisë së Milanit. Italiani qëndroi në krye të kuqezinjve për më shumë se 25 vite. Në periudhën që Berluskoni mendoi ta shiste klubin kuqezi, duket se fillimisht e ka ofruar te princi saud Al-Ualid bin Talal.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që e ka zbuluar një prapaskenë të tillë në një intervistë. Princi saud ka thënë se e ka refuzuar blerjen e Milanit, pasi ishte i përqendruar për të investuar në vendin e tij dhe në fubollin e Arabisë Saudite.

“Berluskoni më ofroi Milanin dhe çmimi që më dha ishte shumë i favorshëm, por gjithsesi e refuzova një ofertë të tillë. Isha kundër asaj ideje, pasi doja që të investoja në vendin tim dhe në fubollin vendas”, përfundoi Al-Ualid bin Talal.

Këshilla e Berluskonit: Nëse Gatuzo bën këtë lëvizje, Milani fiton thellë!
Nesër në darkë zhvillohet derbi i Milanos. Kuqezinjtë e Gatuzos vijnë nga një moment shumë i mirë, ndodhen në vendin e tretë 1 pikë sipër Interit dhe kanë punuar qetësisht gjatë javës. Ndryshe paraqitet gjendja e ekipit zikaltër.

Djemtë e Spaletit po hasin vështirësi në lojë, shënimin e golave dhe rezultate. Të enjten erdhi eliminimi kundër Ajntrahtit të Frankfurtit në Ligën e Europës. Gjithsesi, të dy ekipet janë gati për t’iu dhuruar emocione, krenari dhe fitore tifozëve të tyre.

Silvio Berluskoni ka pëlqyer dhe vazhdon ta pëlqejë futbollin sulmues. Ish-presidenti i famshëm i Milanit, tashmë në të njëjtin rol te klubi i Monzës, ka dhënë një koment të shkurtër për derbin.

“Nuk e di se kush do e fitojë ndeshjen. Di të them që, nëse trajneri do të vendosë Suson pas dy sulmuesve, Milani do të fitonte me një diferencë golash”, komenton shkurt “Kavalieri”. Berluskoni njihet për dëshirën e madhe për të luajtur gjithmonë me dy sulmues dhe i urren skemat me një bomber në majën e repartit ofensiv.

Berluskoni: Nuk më mungon Milani, te Monza duam lojtarë pa vathë e mjekra!
Silvio Berluskoni bleu klubin e Milani në vitin 1986 për ta shitur atë në vitin 2017. Gjatë periudhës që ai ishte president, kuqezinjtë fituan gjithçka nëpërmjet një futbolli spektakolar dhe tifozët e “Djallit” shijuan emocione të paharrueshme.

82-vjeçari vendosi në verë të blinte Monzën, ekip që garon në divizionin e tretë të futbollit italian. Milani nuk i mungon dhe në prononcimin e dhënë për “La7”, Berluskoni tregon se bleu Monzën prej insistimit të krahut tij të  djathtë, Adriano Galianit.

Të dy bashkë kanë objektiva të mëdha për të arritur, por mbi të gjitha duhen ruajtur disa principe bazë, që Berluskoni i shpjegon më poshtë.

“Nuk më mungon Milani dhe as darkat elegante. Darkat ishin diçka simpatike, nga të cilat kanë dalë shumë të pavërteta ndaj meje. Sa i përket futbollit, unë bleva Monzën prej insistimit të Galianit. Duam të ndërtojmë një skuadër model së bashku, të përbërë nga italianë të rinj, nga djem të pastër pa mjekra, tatuazhe, apo vathë. Nëse shkaktojnë një faull, duhet t’i kërkojnë ndjesë kundërshtarit dhe duhet të kenë respekt maksimal për gjyqtarin. Kur të firmosin autografe, duhet të shkruajnë saktë emrin dhe mbiemrin e tyre. Shqetësimi ynë më i madh nuk është kalimi në Serinë B, apo Serinë A, por të ndërtojmë një skuadër shembullore”, përfundon presidenti më fitues i botës së futbollit.

Monza zyrtarizon trajnerin e ri, Berluskoni i beson një ish-milanisti
Silvio Berluskoni në fillim të këtij muaji zyrtarizoi blerjen 100% të klubit të Monzës dhe objektivi i tij është që ta ngjisë ekipin në elitën e futbollit italian. Monza është një klub, i cili militon në Serinë C të futbollit italian dhe momentalisht rezultatet e saj nuk kanë qenë ato që priten nga presidenca.

Pikërisht ditën e sotme, Monza zyrtarizoi trajnerin e ri që do të jetë në krye të skuadrës, pasi tekniku i mëparshëm u shkarkua pas sfidës së humbur pasditen e djeshme në shtëpi ndaj Teramos. Ekipi i Berluskonit ka zbritur në vendin e tetë dhe në pesë ndeshjet e fundit nuk ka arritur asnjë fitore.

Për të larguar krizën dhe për të përmbushur objektivat që Berluskoni kërkon, 82-vjeçari ka menduar të sjellë në krye të Monzës, një njohje të vjetër të tij. Pikërisht Kristian Broki, ish-lojtar dhe ish-trajner i Milan, është tekniku më i ri i klubit të Serisë C. Broki ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me fanellën e Milanit, si dhe ka qenë trajner i kuqezinjve në shtatë ndeshjet e fundit të sezonit 2015-2016.

Projekti Monza, Berluskoni vendos rregullat: S’ka mjekra e tatuazhe
Silvio Berluskoni ka folur për herë të parë në lidhje mbi klubin e tij më të ri, Monzën. Miliarderi italian është që prej javës së kaluar pronari i vetëm i klubit që militon në Serie C. Në një event në Milano, 82-vjeçari nuk i kurseu batutat mbi këtë projekt të ri.

“Do të jetë një skuadër e re e përbërë krejtësisht nga italianë. Të gjithë djemtë do të kenë modele flokësh të zakonshme, e kemi gjetur një berber që the se është i gatshëm t’i qethë falas. S’do të lejohen as mjekrat e as tatuazhet dhe as përdorimi i vethëve”, tha “kavalieri” me shaka.

Merkaton e Monzës së re, nuk kishte si të mos ta bënte miku i ngushtë i ish-kryeministrit italian, Adriano Galiani, i cili momentalisht ka kryer vetëm një afrim.

Berluskoni e ka seriozisht, kërkon ish-Topin e Artë te Monza
Silvio Berluskoni para disa ditësh zyrtarizoi blerjen përfundimtare të klubit të Monzës. Italiani gjithashtu përveç blerjes së Monzës, zyrtarizoi dhe Adriano Galianin si administrator të përgjithshëm të klubit.

Synimi kryesor i dyshes është ngjitja e Monzës deri në Serinë A, teksa momentalisht militojnë në Serinë C. Berluskoni duket se e ka marrë mjaft seriozisht rikthimin në futboll dhe ka filluar menjëherë të mendojë për përforcimin e ekipit. Ideja më e fundit e presidentit është Rikardo Kaka. Braziliani një vit më parë u tërhoq nga futbolli por duket se ish-presidenti i tij te Milan, kërkon ta rikthejë përsëri në fushën e blertë.

Kujtojmë, me Berluksonin në krye të Milanit, Kaka kaloi periudhën e tij më të lavdishme të karrierës, teksa në vitin 2007 gjithashtu fitoi dhe Topin e Artë. Siç dhe raportohet nga mediat, është diçka që mund të realizohet dhe mund të jetë më shumë se një ide rikthimi i Kakas në futbollin e luajtur.

Zyrtare: Berluskoni-Galiani i rikthehen futbollit, blihet ekipi i Monzës
Silvio Berluskoni kthehet të drejtojë një klub. Ish-presidenti i Milanit është pronari i ri i Monzës. Fininvest njoftoi se me një komunikatë zyrtare, se kishte përfunduar blerjen e 100% të “Shoqërisë Sportive Monza 1912” nga familja Kolombo. President i mëparshëm i Monzës ishte Nikola Kolombo.

Gjithashtu përveçse Berluskonit, futbollit i është rikthyer edhe ish-administratori i deleguar i Milan, Adriano Galiani. Galiani bashkohet përsëri me Bersluskonin pas shumë vitesh, ku kujtojmë kanë arritur suksese të njëpasnjëshme më klubin e Milan.

Monza aktualisht luan në serinë C dhe këtë sezon e ka nisur në mënyrën më të mirë. Ekipi italian numëron 3 fitore në 3 ndeshje dhe kryeson tabelën e renditjes, duke qenë një ndër pretendentët kryesore për tu ngjitur një kategori më lart.