Shtubina

Shtubina i papërmbajtshëm, zbulon të ardhmen
Ndriçim Shtubina njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me skuadrën e Laçit disa ditë më parë dhe sot, ka gjetur skuadër të re. 32-vjeçari ka nënshkruar me Vllazninë, duke u rikthyer pas dy sezonesh në Shkodër.

Shtubina u aktivizua për dy sezone me skuadrën e Laçit në Superiore, duke qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm. Te kurbinasit, Shtubina luajti 52 ndeshje në Superiore dhe shënoi 12 gola.

Ndërsa me Vllazninë, 32-vjeçari ka luajtur në total 8 sezone, së bashku me një aventurë 1-vjeçare te Flamurtari në mes. Një lojtar me shumë eksperiencë që ka përforcuar ekipin e Vllaznisë.

Largime nga Laçi, “goleadori” i skuadrës e mbyll me kurbinasit
Ndriçim Shtubina nuk do të jetë lojtar i Laçit për sezonin e ri. Pas dy edicioneve futbollistike të suksesshme te kurbinasit, futbollisti shkodran ka mbyllur bashkëpunimin me bardhezinjtë. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Shtubina shkroi:

“KF Laçi, shumë falëminderit për këto 2 vite që ishim bashkë. Po largohem me respektin më të madh, nuk dua të vazhdoj me listën e falënderimeve, sepse kjo listë është shumë e gjatë.

Me respekt, Ndriçim Shtubina”

Shtubina paralajmëron Tiranën: Ndeshje vendimtare, njëra palë do digjet
Laçin e pret një ndeshje e vështirë këtë diel ku presin Tiranën. Faktori fushë mbështet kurbinasit që kanë mundur bardheblutë në dy ndeshjet e zhvilluara në fushën e tyre gjatë këtij sezoni.

Në një intervistë për “RTSH SPORT”, një prej protagonistëve të këtij sezonit te bardhezinjtë, Ndriçim Shtubina, u shpreh se kjo ndeshje vjen me presion për të dyja palët pasi të palët rrezikojnë përmbushjen e objektivave të tyre.

ECURIA E DOBËT – “Këto ndeshjet e fundit s’kemi pasur rezultate pozitive, futbolli i ka këto. Grupin e lojtarëve e kemi, por disa gjëra të vogla na kanë munguar në këtë fund sezoni”.

TIRANA  –  “Besoj se ka rëndësi të tjetër për të dy skuadrat. Është një ndeshje vendimtare për të dyja palët. Njëra palë do të digjet. Gjithsesi në futboll duhet të luash me përkushtimin e duhur  pavarësisht presionit”.

Shtubina: Njerëz te Vllaznia më prishën transferimin jashtë! Ja pse vuan Partizani
Futbollisti i Laçit, Ndriçim Shtubina, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku diskutoi në lidhje me barazimin e marrë ndaj Partizanit dhe mbi një rikthim të mundshëm te Vllaznia.

“Besoj se ishte një ndeshje e mirë dhe e bukur për t’u parë. Besoj se rezultati është i drejtë. Partizani ushtroi shumë presion gjatë pjesës së dytë, por nuk pati shumë raste”.

SHTUBINA SI SULMUES – “Vitin e kaluar kishim një treshe sulmi shumë të mirë si Nika, Uzuni dhe Rexhinaldo, prandaj mu desh të fokusohesha te detyrat mbrojtëse. Këtë sezon dikush duhet të merrte përsipër të plotësonte diçka në sulm dhe më ra mua fati ta bëja këtë detyrë”.

OFERTA NGA JASHTË SHQIPËRISË NË TË SHKUARËN – “Unë kam pasur dy tre mundësi për t’u larguar nga Shqipëria, por nuk janë realizuar për fatin tim të keq. Atëherë nuk kam pasur menaxher personal, por personat te klubi i Vllaznisë nuk kanë ditur si t’i zgjidhin disa probleme. Gjithsesi nuk u dorëzova kurrë dhe vazhdova të luaja në Shqipëri”.

TRAJNERËT – “Kemi pasur 4 ose 5 trajnerë këtë sezon (qesh). Ka trajnerë që duan të luajnë me disa skema edhe kur nuk i kanë lojtarët e nevojshëm për atë skemë të caktuar”.

POZICIONI I PREFERUAR – “E kam të vështirë për të zgjedhur, por roli që po më pëlqen më shumë është mbrojtësi i djathtë. Duke parë moshën time, ndihem më rehat aty”.

PARTIZANI – “Besoj se Partizani e meriton kampionatin. Muajt e fundit nuk janë më agresivë. Kur duan të fitojnë ndeshje si ndaj nesh hasin vështirësi. Kur mbrohen i marrin pikët. Ndoshta kjo ndodh ngaqë kanë lojtarë të rinj dhe s’janë mësuar të fitojnë kampionatin”.

VLLAZNIA – “Besoj se çdo njeri do të kishte dëshirë që të luaj në ekipin e qytetit të fëmijërisë. Do të më pëlqente të rikthehesha te Vllaznia, por për momentin nuk përputhen shumë gjëra”.

KONTRATAT – “Në futbollin tonë nuk bëhen kontrata të gjata, pasi ndodh që futbollistët rehatohen dhe fillojnë të mos bëjnë stërvitje siç duhet. Këtu te Laçi presidenti ka qenë shumë korrekt me pagat. Kjo ka qenë një ndër arsyet që vendosja të vijoja me këtë skuadër”.

Shtubina: Laçin e kanë bërë gogol! Na motivoi sherri me Tiranën
Ndriçim Shtubina ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Laçit gjatë këtij sezoni. Futbollisti shkodran ishte i ftuar në  emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, ku foli mbi formën e mirë që po kalon ekipi tij.

“Skuadra ka marrë formën që duhet, atë formë që duhet ta kishim marrë me kohë, por futbolli kështu është. Jemi afruar afër kreut, por nuk ka mbaruar asnjë gjë. Me një humbje mund të largohemi shumë shpejt. Kemi cilësi dhe jemi të motivuar. Të qëndrojmë me këmbë në tokë e të shohim përpara”.

“Besoj se është rikthyer entuziazmi edhe tek ne. Kishim disa javë që merrnim vetëm barazime, kjo javë foli për Laçin. Tani kampionati është bërë shumë i fortë. Çdo skuadër duhet të bëjë shumë kujdes, pasi një humbje të kushton shumë”.

KUKËSI – “Duhet të përfitojmë nga kjo situatë. Kukësi vjen nga një humbje dhe trajneri i tyre është shkarkuar. Është një ndeshje vendimtare për ne. Kukësi është një skuadër me lojtarë cilësorë që janë të aftë të të godasin në çdo moment. Duhet të tregohemi shumë vigjilentë. Nëse na përmendet objektivi ne fillojmë  e trembemi (qesh)”.

TITULLI ÇËSHTJE E MBYLLUR ? – “Besoj që po. Partizani e ka treguar se e meriton ta fitojë kampionatin. Ka qenë skuadra më e mirë, kanë marrë më shumë fitore se kushdo tjetër. Nuk e pashë ndeshjen ndaj Luftëtarit, por nga kronika shikoj që nuk kanë krijuar shumë raste. Ndoshta ka të bëjë motivimi arsyeja kryesore, ndoshta e kanë marrë ndeshjen lehtë. Gjithsesi meritat i takojnë Luftëtarit. Të shënosh tre gola nuk është pak”.

TIRANA – “Tirana çdo ditë është marrë me: Laçi po na godet! Laçi po na bën presion etj. Gjëra që nuk janë të vërteta. Nuk është më dhënë mundësia të flas më përpara për sherrin. Presidenti jonë thjesht po debatonte me arbitrin. Po na bëjnë gogol. Ai rast na motivoi më shumë dhe kjo u pa në ndeshjen e kthimit ku na penalizuan dy gabime. Unë nuk i uroj asnjë skuadre rënien. Por nga renditja rrezikojnë. Kastrioti po fiton dhe presioni do t’i shoqërojë deri ne fund. Gjithsesi, mund të them se ata luajnë një futboll të mirë”.

I kudondodhur edhe vendimtar, xholi-goleador i Laçit e ka “fiksim” Luftëtarin
Laçi u rikthe te fitorja në Gjirokastër duke triumfuar falë golit të Ndriçim Shtubinës. 31-vjeçari realizoi golin e tij të tretë këtë edicion, por të dytin kundër Luftëtarit. Duhet thënë se bluzinjët janë “preja” e preferuar e Shtubinës që në 3 sezonet e fundit u ka shënuar 6 herë, por duhet përmendur që në total gjatë kësaj periudhe ka realizuar vetëm 11 gola. Flasim për ndeshjet e kampionatit.

Shtubina rezultoi sërish vendimtar, duke i dhënë një fitore me shumë vlerë skuadrës së tij. Te Laçi, 31-vjeçari duket se ndihet mirë dhe është i njëjti futbollist që kemi parë dhe te Vllaznia fjalëpak e punëshum. E kemi parë të luajë si mbrojtës, por dhe në çdo pozicion ku i kërkon trajneri të luajë.

31-vjeçari ka qenë titullar fiks këtë edicion, duke luajtur në 11 ndeshje. Pa diskutim që me eksperiencën e tij po e ndihmon shumë Laçin, që rikthehet te fitorja dhe këtë edicion do të kërkojë të përsërisë suksesin e një viti më parë, kur arriti në Kupat ne Europës.

Autori i golit të 100-të, Shtubina: Shënova me fat, duhet të rrimë me këmbë në tokë
Ndriçim Shtubina shënoi jo vetëm golin e fitores në takimin kundër Luftëtarit, por dhe golin e 100-të në këtë edicion. Pas ndeshjes, shkodrani ishte i lumtur që e kishte ndihmuar skuadrën e tij, por duke pranuar se ishte një gol edhe me fat. Për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, Shtubina e pranoi se skuadra kishte probleme në sulm.

“Gjatë ndeshjes luaj në disa pozicione duke parë dhe kundërshtarin. Me eksperiencë afrohem te porta, por kisha dhe pak fat. Skuadra luajti mirë dhe luftoj. Uroj të vijojmë me këtë ritëm, por mbi të gjitha duhet të rrimë me këmbë në tokë”.

“Kishim pak probleme nga ana psikologjike, pasi kishim humbur dy ndeshje. Ky ekip reagon shumë shpejt, Jemi në pozicion të mirë, por kem ndeshje të vështira para dhe duhet të rrimë me këmbë në tokë”.

“Kur erdhi krosi, kisha besim se do mbeste topi aty. E preka me gjurin tim dhe them se ishte dhe me pak fat”.

“Vuajmë pak me pjesën sulmuese, pasi nuk kemi një sulmues tipik goli, por në futbollin e sotëm nuk luhet vetëm me një sulmues të vetë, dhe të gjithë mundohemi të gjejmë golin”.

Shtubina: Laçi pret shumë prej meje, por nuk e ndjej presionin
Mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina është një ndër përforcimet e Laçit në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për futbollistin me më shumë eksperiencë në ekipin e ri kurbinas. Edhe vetë Shtubina, duke folur për Supersportin, e pranon se prej tij pritet shumë: “Skuadra i ka sytë nga unë, sepse kam ardhur ta ndihmoj ekipin. Është pak siklet, por kam një moshë që nuk e ndjej presionin. E vetmja gjë që më duhet është të marr ngarkesën në stërvitje dhe ta marr gradualisht që mos të ngutem”.

Largimi nga Kukësi natyrisht që e ka mërzitur Shtubinën, i cili e mendonte ndryshe kalimin te kampionët në fuqi, por tashmë në mendje është Laçi: “Tashmë ndihem mirë, sepse jam afruar edhe me shokët. Mendoj se do të bëjmë një punë të mirë por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kjo skuadër ka shumë grintë dhe dëshirë për të fituar. Besoj që e ka të ardhmen të garantuar dhe do të bëjmë një sezon të mirë”.

Mbijetesa apo Europa, Shtubina zgjedh: “Mund të shkojmë në Europë, sepse në Shqipëri diferencat janë të vogla dhe fiton ajo skuadër që ka më tepër dëshirë dhe që vrapon më shumë”.

Shtubina donte Vllazninë, tani sulmon Gjokën
Ndriçim Shtubina iku me polemika nga Vllaznia verën e shkuar, ndërsa pas dështimit të aventurës te Kukësi priste një thirrje nga Vllaznia. Nëse Cungu nuk u mundua ta mbante në verë, edhe Ernest Gjoka nuk e ka konsideruar të nevojshëm tani, duke parë sa shumë anësore ka në dispozicion.

Megjithatë, kjo gjë i ka mbetur peng Shtubinës, i cili ka firmosur për Laçin dhe ndërkohë zbraz dufin duke folur për ‘TV1 Channel’ në Shkodër. Në shënjestër trajneri Gjoka, që sipas Shtubinës nuk e do shumë Vllazninë, sepse nuk është shkodran. Shtubina flet edhe për merkaton e Vllaznisë, duke e gjykuar të gabuar deri tani, edhe pse nuk ka ende asnjë zyrtarizim dhe nuk dihej çfarë do të thoshte Shtubina nëse do të firmoste në Shkodër.

“E kam pritur një kontakt me drejtuesit, por nuk më ka kontaktuar kush dhe unë bëra zgjedhjen time, pasi drejtuesit e Laçit më kanë kontaktuar dy-tri herë rresht dhe kur e pashë që diçka në Shkodër nuk shkon, atëherë vendosa të firmosja direkt me Laçin”.

“Më vjen keq për situatën, sepse dita-ditës po rëndohet më shumë. Njerëzit mendojnë se do gjendet zgjidhja, por unë tani kam edhe eksperiencë në futbollin tonë dhe e shoh se situata nuk është e mirë, me gjithë dëshirën e drejtuesve, por ndoshta edhe nuk janë në dijeni të situatave, ndoshta edhe nuk dinë dhe e bëjnë pa dashje. Unë them se edhe disa emra lojtarësh që përmenden në gazeta e nëpër portale, të kenë kujdes sepse nuk janë për Vllazninë. Flas ngaqë unë e dua Vllazninë dhe mund ta jap edhe ndonjë këshillë, por gjithsesi ndoshta ata nuk e duan mendimin tim. Ka ish-futbollistë që mund ta japin një mendim për blerjet. Unë mund të thosha që mos t’ia lënë çdo gjë trajnerit, sepse trajneri nuk është shkodran dhe nuk i djeg shumë për Vllazninë”.

Shtubina e mbyll vitin me ekip të ri, firmos për Laçin
Ndriçim Shtubina e mbylli para pak ditësh aventurën e shkurtër të Kukësi, duke u larguar me zhgënjim, pas gjysmë sezoni ku luajti pak dhe nuk pati mundësi të tregonte sa vlente.

Ish-kapiteni i Vllaznisë pranoi pa bërë llafe ndarjen me Kukësin dhe u mendua se do të kthehej në shtëpi, edhe për faktin se vetë mesfushori e la të hapur mundësinë.

Megjithatë, nga Vllaznia nuk ka pasur sinjale dhe ndërkohë Laçi i bëri ofertë anësorit shkodran, i cili nuk është menduar gjatë duke pranuar.

Laçi po zhvillon një sezon madhështor dhe tashmë sheh Evropën, por i duhet eksperiencë dhe alternativa, ndaj Shtubina është përforcim serioz.

Shtubina bëhet afrimi i parë i epokës Milinkoviç: U lodha së luftuari për mbijetesë
Ndriçim Shtubina është zyrtarisht i Kukësit dhe bëhet afrimi i parë i epokës Milinkoviç.

Mesfushori shkodran u prezantua menjëherë pas trajnerit serb dhe lëshoi deklaratat e para si kuksian.

“Falënderoj drejtuesit e Kukësit për besimin. Jam i kënaqur që kemi gjetur marrëveshjen me Kukësin. Nuk ka nevojë të flas për arsyet që më larguan nga Vllaznia, pasi i kam thënë më parë dhe dihen, nuk dua t’i kthehem së shkuarës, për mua nis një epokë e re tani.

“U bënë disa vite që luftonim për mbijetesë te Vllaznia, u mërzita me atë situatë. Tani dua të mat forcat e mia në një klub që lufton për trofe.

“Konkurrenca nuk më tremb, edhe nëse vijnë mesfushorë të tjerë në krahun e djathtë. Rivalët për titull? Jam i përqendruar te Kukësi, nuk shoh klubet e tjera”.

Shtubina-Kukësi, detajet e fundit
Ndriçim Shtubina është shumë pranë firmës me Kukësin.

Mesfushori shkodran është te zyrat e Kukësit, së bashku me menaxherin Elton Marini.

Të dy po studiojnë detajet e kontratës së ofruar nga Kukësi, para firmave.

Zbulohen dy arsyet që ndajnë Shtubinën nga Vllaznia
Shumë zhurmë, shumë deklarata, por asnjëherë nuk u kuptua qartë pse Shtubina po ikën nga Vllaznia. Ditën e djeshme kapiteni shkodran sqaroi vetëm se ishin disa probleme të vogla dhe nuk po merrte përgjigje nga klubi, por sot më në fund vetë mesfushori ka folur për “Sport News” në Supersport, duke treguar gjithçka.

“Nuk kam kërkuar rritje rroge, ndryshe nga sa shkruhet. Kam kërkuar të hiqet klauzola e minutave të aktivizimit, që ka qenë sezonin e shkuar. Së dyti, kam kërkuar kontratë dyvjeçare, jo një-vjeçare, për të pasur më shumë qetësi dhe siguri për të ardhmen”.

Kohëzgjatja e kontratës është natyrisht edhe e drejtë e klubit, që vendos vetë si i duket më e drejtë, por nga ana tjetër Shtubina ka të drejtë për sa i përket pikës së parë, pasi nuk është normale që kapitenit të skuadrës t’i caktohet një pagë në bazë të minutave që luan, sepse me këtë logjikë, një dëmtim e lë Shtubinën pa pagë, çka do të përbënte një skandal më vete, pasi nuk është parë në futbollin profesionist që kapiteni të paguhet vetëm nëse zbret në fushë.

Shtubina e mbyll me Vllazninë: Probleme të vogla, por nuk mund të prisja pa fund
Kapiteni shkodran nuk bie dakord me drejtuesit dhe del i lirë në treg. Gjithçka vjen nga mosmarrëveshjet për kontratën e re, edhe pse Shtubina e lë një derë hapur: “Unë jam dakord që të bisedoj përsëri me Vllazninë, por nga ana tjetër dua të shoh edhe lëvizjet e mia”.

Gaspër Marku

Kishte ditë, ose më saktë, plot një javë, që Ndriçim Shtubina nuk shfaqej në seancat stërvitore të Vllaznisë. Arsyeja e kësaj braktisjeje të stërvitjes fillimisht u mendua se kishte të bënte me problemet e mosmarrjes së rrogës mujore që i takon majit të sezonit të kaluar, por në ditët në vazhdim nga vetë Shtubina u bë e ditur se ekziston disa mosmarrëveshje me klubin kuqeblu, në lidhje me disa kërkesa të paplotësuara kundrejt tij nga klubi kuqeblu. Pikërisht kur gjërat dukeshin se po zgjidheshin dhe të gjithë prisnin Shtubinën në stërvitjen e së hënës, gjithçka është mbyllur me “divorc”. Takimi që Shtubina ka pasur me drejtuesit nuk ka rezultuar pozitiv, që do të thotë se mesfushori shkodran ka dalë futbollist i lirë. Lajmin e bëri publik në një farë mënyre vetë Shtubina dje, me një status në Facebook, ndërsa për “Sport Ekspres” kapiteni i Vllaznisë konfirmon gjithçka, duke folur menjëherë pas takimit që ai pati mesditen e së hënës me administratorin e klubit kuqeblu, Astrit Gjyrezi.

Takimi me Gjyrezin – “Të them të drejtën, ka pasur fjalë, disa të vërteta dhe disa të pavërteta, por nga ky moment jam lojtar i lirë. Nuk jam aq i lumtur që jam i lirë, pasi dëshira ime ka qenë që të jetoj sa më gjatë me Vllazninë, por gjithsesi gjërat kështu shkojnë, marrëdhënie pune janë, shpresojmë që të rregullohet, edhe nëse nuk rregullohet, gjithsesi gjithkush e ka të ardhmen e vet”. Këto ishin fjalët e para që Ndriçim Shtubina tha pasi la zyrën e administratorit të klubit kuqeblu Astrit Gjyrezi. Takimi i djeshëm duket se nuk ka qenë i vetmi që Shtubina ka pasur me drejtuesit në lidhje me problemin e tij, gjë që e shpjegon më pas në prononcimin e tij: “Me drejtuesit jam takuar dy-tre herë dhe nuk kemi pasur një mendim të përbashkët, por gjithsesi unë jam dakord që të bisedoj përsëri me Vllazninë, por nga ana tjetër dua të shoh edhe lëvizjet e mia”. Gjithnjë sa u takon takimeve që ai ka pasur me njëshin e klubit kuqeblu, Astrit Gjyrezi, ai pohon se “ne bisedojmë, por nuk zgjidhim asgjë”. “Nuk e di pse, ndoshta jam gabim unë, ndoshta është klubi, nuk e di çfarë të them, nuk e di se si mund të zgjidhet. Mendoj se vonesat janë ato që bëjnë që të ngecë puna. Ulesh dhe bisedon me dikë, duhet t’ia kaloj këtij, duhet t’ia kaloj një tjetri, ndërsa unë dua të zgjidh të ardhmen time sa më shpejt”, shprehet ai.

Keqardhja – Një prononcim që kishte brenda edhe keqardhjen e mosakordit me drejtuesit, por në të njërën kohë edhe reagimin apo edhe pakënaqësitë rreth asaj që ai nuk po mirëkuptohej me drejtuesit në lidhje me kërkesat që ai kishte parashtruar. Një gjë e tillë do të shikohej qartë edhe në publikimin e një statusi në profilin e tij të rrjetit social Facebook, teksa Shtubina shkruante dje:” Nga ky moment jam lojtar i lirë, shpresoj që Vllaznia të blejë Mesin në vendin tim, s’kam çfarë flas ma!”

Kërkesat  – Në pamje të parë duket se Shtubinën me Vllazninë e ndajnë gjëra të mëdha, por sipas kapitenit nuk bëhet fjalë për gjëra të mëdha, madje sipas tij krejt të vogla që edhe mund të rregullohen. Pyetja direkte se cilat janë kërkesat që Shtubina i ka paraqitur klubit, ai i përgjigjet: “Ah, nuk janë kërkesa që nuk janë të realizueshme, por gjithsesi janë gjëra që nuk dua t’i bëj publike. Gjëra të vogla janë, por edhe drejtuesit e kanë në dorë. Ata më njohin si karakter, si lojtar, besoj se ata kanë më shumë vendimmarrje në këtë drejtim. Unë jam lojtar që jam rritur këtu, nuk është se kam aq dëshirë të largohem”. Megjithatë, në vazhdim ai e pranon se problemi është financiar. “Normale që kontrata kur firmoset, baza financiare është patjetër, por e vërteta është që unë nuk kam kërkuar rrogën e fundit, që të sqarohemi dhe gjërat t’i themi drejt. Unë kam kërkuar të ardhmen time që të jetë sa më saktë dhe sa më e drejtë. Gjërat nuk po na përputhem dhe unë mendoj se vetëm për pak gjëra nuk po mirëkuptohemi besoj, por edhe unë kam të drejtat e mia”, sqaroi Shtubina.

Një javë pa stërvitje

Problemet që ka pasur me klubin në lidhje me kontratën kanë bërë që Shtubina të qëndrojë plot një javë larg skuadrës, duke munguar sistematikisht në seancat stërvitore. Mungesë që nëse gjërat do të vazhdojnë të jenë në këtë gjendje, jo vetëm që do të thellohet, por edhe pritet të shkojë në ndarje përfundimtare. “Unë besoj që vetëm në fushë nuk kam qenë me shokët dhe drejtuesit, pasi unë rri me shokët çdo ditë, interesohem dhe pyesim njëri-tjetrin për situatat aktuale që shoqërojnë skuadrën tonë. Edhe me drejtuesit rri në kafe, janë njerëz të mirë, por kur nuk ecën puna, diçka nuk shkon. Diçka e vogël besoj, por nuk dua të them asgjë në këtë drejtim për momentin. Ditët në vazhdim do ta shohim se çfar do të ndodhë”, shprehet ai.

Kontaktet me klubet e tjera

Ndriçim Shtubina në treg, një lajm që natyrisht nuk mund të lërë indiferente disa klube në Superiore. Për t’u theksuar është fakti se Shtubina lë shteg edhe për ndonjë mundësi mirëkuptimi gjatë ditëve në vazhdim me Vllazninë, por tashmë po studion edhe alternativat në Superiore. “Them që janë gjëra personale, gjëra që njerëzit ndoshta nuk kanë pse t’i dinë, por çdo gjë do të zbulohet dhe besoj se nuk është ndonjë problem i madh që do të largohem unë. Vllaznia do të jetë gjithmonë, shpresoj që të jetë e ardhmja më e mirë, edhe për mua edhe për klubin, por kështu vijnë gjërat”, shprehet në mënyrë të përgjithshme Shtubina për të ardhmen e tij. Kapiteni shkodran është i shqetësuar: “Është e drejta ime, si morale, ashtu dhe burrnore, nga marrëdhëniet që kemi pasur me klubin, por gjithsesi durimit i vjen fundi duke pritur, pasi ekipet po ndërtohen, ata po fillojnë stërvitjet. Nuk e di, jam shumë i paqartë dhe nuk e di krejt mirë çfarë të flas, por gjithsesi do të ulem dhe të bisedoj edhe me njerëzit e mi dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat”, sqaron më tej Shtubina. Konkretisht, në lidhje me ofertat, ai thotë: “Shtubina ka pasur për çdo vit oferta dhe prandaj jam ulur dhe kam biseduar duke i duruar drejtuesit, në momentet më të vështira kur kam bërë sezone të dobëta më ka pranuar klubi, kur kam bërë sezone të mira dhe kam pasur oferta nuk jam larguar, pra ky ka qenë bashkëpunimi i im më i mirë me klubin”.

Shtubina në treg, në horizont edhe Kukësi
Ndriçim Shtubina i dha një sinjal të fortë sot Vllaznisë, duke postuar një mesazh të qartë largimi në Facebook, edhe pse pak më vonë deklaroi se “telefonin e ka të hapur, drejtuesit e Vllaznisë ta kontaktojnë po të duan”.

Menjëherë klube të ndryshëm janë vënë në ndjekje të ish-kapitenit të Vllaznisë, i cili sot është parë nën shoqërinë e menaxherit Elton Marini.

Të dy kanë biseduar rreth ofertave të mundshme, por “Sport Ekspres” mësohet se në tryezën e Shtubinës është edhe një ofertë konkrete nga Kukësi.

Ajo që habit është se kush ia ka bërë ofertën nga Kukësi, që është pa trajner.

Shtubina bën një hap pas: Nëse më duan, të më kontaktojnë
Lajmi i ditës nga Shkodra është divorci i Ndriçim Shtubinës me Vllazninë, sepse kapiteni i Vllaznisë ka postuar një mesazh në Facebook ku i jep lamtumirën klubit shkodran, duke shkruar me hidhërim: “Shpresoj tëmë zëvendësojnë me Mesin”.

Megjithatë pas interesimit të mediave, Shtubina ka folur sot në Shkodër, duke komentuar situatën e krijuar.

“Ka pasur disa gjëra të vogla në lidhje me kontratën. Jemi ulur për të diskutuar, por nuk është se ka marrë ndonjë zgjidhje. Unë e kam shprehur se telefonin e kam të hapur. Në qoftë se u pëlqen puna ime, mundet të ulemi dhe të rregullohemi. Janë disa gjëra të vogla, që s’mundem t’i bëj publike. Janë mes meje dhe drejtuesve, nuk janë gjëra shumë të mëdha, por nuk e di pse ngurrojnë”. Rinovimi? Pres më gjithë qejf, pse jo. Kam 20 vite që merrem me këtë punë, prej moshës 19-vjeçare dhe se kam shumë të lehtë të largohem, por mund të vazhdojmë, mund të mos të vazhdojmë”.

Për sa i përket postimit në Facebook, Shtubina ka sqaruar: “Nuk besoj se do të gjejnë një më të mirë, ajo është ideja, jo se kam ndonjë ironi të madhe me ndokënd. Kjo është ideja ime dhe pa dashur të jem modest për veten, duke parë punën time, duke vlerësuar djersën time, kërkoj atë që më takon”.

ZYRTARE/ Shtubina ndahet me Vllazninë: Shpresoj të më zëvendësojnë me Mesin!
Ndriçim Shtubina largohet nga Vllaznia! Lajmi i bujshëm është bërë zyrtar nga vetë futbollisti i njohur, i cili me një postim të shkurtër në Facebook i ka dhënë fund historisë së tij te Vllaznia, ndoshta përfundimisht në karrierë.

Kapiteni 30-vjeçar, i cili vetëm në dy sezone nuk ka luajtur në Shkodër, duke shkuar në Korccë në sezonin 2008/2009 dhe në Vlorë në 2011/2012, ka qenë pikë kyçe e Vllaznisë në 4 sezonet e fundit, duke luajtur ccdo sezon mbi 30 ndeshje si titullar dhe duke shënuar 23 gola në Superiore vetëm në 4 sezonet e fundit, mjaft të vështirë për Vllazninë.

Prej ditësh Shtubina nuk dilte në stërvitje dhe nëse në fillim u mendua një bojkot për një pagë të prapambetur nga sezoni i shkuar, më pas vetë Shtubina ka sqaruar se ka pasur disa probleme me drejtuesit.

U mendua se do të gjendej një zgjidhje, por sot vjen “bomba” e shkodranit, i cili njofton shkurt: “Nga ky moment, jam futbollist i lirë. Shpresoj që Vllaznia të blejë Mesin në vendin tim”.

“Shtubina të sillet si profesionist!”
Administratori i Vllaznisë ka reaguar, pas deklaratës së mesfushorit për probleme me klubin. Kuqeblutë duan të afrojnë edhe një portier

Gaspër Marku

Mungesat në seancat stërvitore të Vllaznisë e kanë vënë kapitenin kuqeblu Ndriçim Shtubina në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv në Shkodër. Dje ka qenë dita e katërt që mesfushori vijon të mos jetë prezent me grupin. “Sport Ekspres” ka raportuar fillimisht pretendimet e Shtubinës, që kishin të bënin me mosmarrjen e rrogës së muajit maj, një shqetësim ky për tërë skuadrën.

Më pas, vetë Shtubina e ka spostuar vëmendjen nga rroga tek mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit. Të pyetur për këtë problem, drejtuesit nuk marrin përsipër të pranojnë se ka një mosmarrëveshje me futbollistin në fjalë.

“Sa i përket Shtubinës, do ketë një qëndrim zyrtar nga klubi në lidhje me kërkesat që ka. S’besoj që mund të jetë shprehur ‘që kam probleme me drejtuesit’, pasi nga ana e drejtuesve ka qenë një ndër sportistët e vlerësuar, teksa i është besuar shiriti i kapitenit. Ai është në kontratë me klubin dhe për sa kohë ka një kontratë, duhet të sillet si profesionist”, u shpreh mbrëmë për “Sport Ekspres”, administratori Gjyrezi.

Nuk paraqitet në stërvitje, Shtubina misterioz: Nuk është çështje page
Ndriçim Shtubina nuk është paraqitur në dy ditët e fundit në stërvitje dhe problemi mendohet se lidhet me pagat, sepse burime brenda skuadrës bëjnë të ditur se rroga e muajit maj nuk është likuiduar akoma nga ana e klubit.

Drejtuesit kanë garantuar futbollistët dhe stafin teknik që pagat mujore do të kalojnë shumë shpejt në numrat e llogarive të gjithsecilit, por ndërkohë ka pakënaqësi në skuadër dhe nuk përjashtohet që kapiteni ta ketë ndërmarrë këtë hap si shenjë proteste.

Megjithatë, sot Shtubina ka mohuar gjithçka, me një deklaratë të shkurtër: “Nuk është e vërtetë ajo çka thuhet. Prisni edhe pak, Shtubina nuk ka nevojë për një rrogë. Për momentin kaq, krejt shkurt”.

Një deklaratë misterioze, që nuk kuptohet qartë, pasi kapiteni shkodran thotë që të presim edhe pak. Nëse ka pasur dëmtim, do të merrej vesh nga lojtari ose klubi, por nëse Shtubina ka ndonjë plan tjetër dhe mendon largimin nga Vllaznia, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

“Revoltë” te Vllaznia, Shtubina nuk duron më
Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se kapiteni, por edhe ekipi, kërkojnë rrogën e muajit maj. Mesfushori prej dy ditësh nuk ka dalë në stërvitje

Gaspër Marku

Situata tek Vllaznia nuk duket të jetë e qetë. Shqetësimet në këtë rast vijnë nga problemet financiare dhe më konkretisht bëhet fjalë për një rrogë të munguar për pjesëtarët e skuadrës kuqeblu nga sezoni i kaluar. Burime brenda skuadrës bëjnë të ditur se rroga e muajit maj nuk është likuiduar akoma nga ana e klubit, që kanë garantuar futbollistët dhe stafin teknik që pagat mujore do të kalojnë shumë shpejt në numrat e llogarive të gjithsecilit.

Për hir të së vërtetës, nisur edhe nga korrektesa që klubi ka pasur vazhdimisht edhe në periudhat e mëparshme, kishte bërë që deri më tani të mos kishte reagime. Por, pikërisht dy ditë më parë kanë nisur edhe reagimet e para dhe për problemin në fjalë kanë kërkuar sqarime thuajse të gjithë futbollistët që janë nën kontratë me Vllazninë. Megjithatë, njëri prej tyre, dhe pikërisht kapiteni Ndriçim Shtubina, ka shkuar më tej se kolegët e tjerë të skuadrës.

Dje ka qenë dita e dytë radhazi që mesfushori kuqeblu nuk është paraqitur në seancën stërvitore. Nëse një ditë më parë, atë të së hënës, u mbajt disi larg mediave, mungesa e tij edhe për ditën e djeshme ka bërë që lajmi të mos mbahej më i fshehtë, pasi ai qarkullonte lirshëm në mjediset e “Reshit Rusit”.

Burime konfidenciale pranë klubit kuqeblu e pranojnë problemin në fjalë, madje edhe e mirëkuptojnë kapitenin. Por, edhe pse një problem i tillë, që thuhet se vjen nga problemet e përkohshme që ka klubi me lëvrimin e financave, pritet të zgjidhet shumë shpejt. “Sport Ekspres” tentoi të lidhej me kapitenin Ndriçim Shtubina, por telefoni i tij ishte i padisponueshëm. Gjithsesi, lidhur me problemin në fjalë, mbetet për t’u parë nëse Shtubina apo edhe të tjerët do të vijojnë të jenë në këto pozita edhe në ditët e ardhshme, apo mund të kemi ndonjë sqarim apo reagim nga ana e klubit për këtë çështje.

Shtubina thumbon Vllazninë: U kënaqëm me pushime!
Kapiteni i Vllaznisë e thotë shumë qartë: Po presim të fillojmë stërvitjen brenda kësaj jave, sepse po shkon vërtet shumë vonë

Gaspër Marku

Edhe pse për momentin vëmendja në qytetin verior të Shkodrës, ashtu si në të gjithë vendin, është e përqendruar te zgjedhjet, opinioni sportiv vazhdon të jete kërkues për fatin e skuadrës kuqeblu. Madje, nuk e teprojmë të themi se Vllaznia ka ditë të tëra, që është kryefjala e të gjithëve në komunitetin shkodran, veçanërisht pas deklaratës së deputetit Tom Doshi se do të sponsorizojë për Vllazninë në vazhdim. Mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet, por nëse rezulton një premtim i mbajtur, Vllaznia mund të ndryshojë shumë për mirë. Qytetarët shkodranë në përgjithësi dhe në veçanti fansat kuqeblu, shfaqen çdo ditë e më tepër këmbëngulës në kërkesat për një Vllazni ndryshe nga ajo që kemi parë sezonet e fundit, për një Vllazni, që të pretendojë Kupat e Europës. Prej ditësh ishte thënë se pas zgjedhjeve do të vijnë lajmet pozitive rreth Vllaznisë së re, që nga riorganizimi i skuadrës e deri te momenti i shfaqjes së sa në fushë për të nisur kështu përgatitjet për sezonin e ri.

Por, me gjithë këmbënguljen e vazhdueshme dhe dëshirën e mirë që “Sport Ekspres” ka në drejtim të marrjes së informacioneve dhe përcjelljen e tyre sportdashësve shkodranë, në këtë drejtim nuk ka asnjë përgjigje pozitive nga zyrtarët e klubit kuqeblu. Gjithsesi, duke pasur parasysh se procesi i zgjedhjeve nuk është mbyllur përfundimisht, ka shumë mundësi që sot situata të jetë më e qartë dhe brenda javës Vllaznia mendohet se do të ketë zbritur në fushë.

Mesazhi i kapitenit: Jemi vonë!

Me shqetësimin e opinionit sportiv shkodran, pjesë e të cilit janë edhe specialistët e këtij qyteti, bashkohet edhe kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. Në një bashkëbisedim të shkurtër me “Sport Ekspres” ai nuk nguroi ta konsideronte problem vonesën e fillimit të stërvitjes për Vllazninë. Ditë më parë, si Shtubina, ashtu edhe kolegë të tjerë të tij në skuadrën kuqeblu, bënë të ditur se i kishin konsumuar pushimet e nevojshme verore dhe se ishin në pritje të fillimit të procesit stërvitor, gjë që në fakt akoma nuk është bërë e mundur. Pikërisht për këtë, duke përdorur edhe paksa humorin, Shtubina thumbon në këtë drejtim, teksa  shprehet: ”Besoj se në fund të muajit do të fillojmë nga përgatitjet, sepse jemi kënaqur me pushime deri tani…!”

Një fjali kjo e kapitenit shkodran, që nuk ka nevojë për shumë komente, pasi tregon qartë mendimin e tij se skuadra është vonë në lidhje me nisjen e stërvitjes. Në të njëjtën kohë, një deklaratë e tillë mund të merret edhe si një mesazh ndaj drejtuesve të klubit kuqeblu për të bërë veprimet e duhura sa më shpejt në lidhje me riorganizimin e Vllaznisë, ashtu siç në fakt edhe kanë premtuar përpara pak ditëve.